Presidenti i SHBA-ve, Barack Obama e ka falenderuar kryeministrin e Republikës së Kosovës, Hashim Thaçi
PRISHTINË,11 SHKURT 2009(VushtrriaPRESS)-Presidenti i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Barack Obama i ka shkruar letër falenderuese Kryeministrit të Republikës së Kosovës, Hashim Thaçi ku në mes tjerash në këtë letër thuhej: I nderuari z. Kryeministër. Ju falenderoj për urimin tuaj me rastin e zgjedhjes sime President i Shteteve të Bashkuara. E vlerësoj shumë mesazhin tuaj domethënës. Kam besim se mund të punojmë së bashku në frymën e paqes dhe miqësisë për të ndërtuar një botë më të sigurtë gjatë katër viteve të ardhshme. Mirëpres të punoj me ju në këtë përpjekje dhe për të promovuar raporte të mira midis dy vendeve tona, përfundon letrën e tij Barack Obama,President i Shteteve të Bashkuara të Amerikës.
VushtrriaPRESS
Krijoni Kontakt