Une meqe diten e shen vlantinit kam njoftur edhe femren qe jam gjer sot e ksaj dite edhe meqe mbusha 2 vjet e mora e shkuam ne araxova kaluam 2 dite atje duke bere ski... Per naten e shen valentinit e kalova afer oxhakut kaq ju mjafton) flm respekt.
une bera nje nga fotografit ku kam dal me burrin si puzzel...dmth e cova ne dyqan dhe ma ben ato shum e bukur doli ne form zemre....
Shën Valentini tashmë po troket në dyer, e ti sigurisht je përcaktuar për njërën prej dhuratave klasike por megjithatë të mira për të- lule. Por edhe nga lulet mund të dhemb koka. E këtë vit nuk do të ishte befasi nëse në vend të një luleje t’ia dhurosh një buqetë? Ja se si ta bësh përzgjedhjen, varësisht se çfarë tipi është e përzgjedhura jote.
Adhuruesja e natyrës
Asaj i pëlqen natyra dhe të gjitha aktivitetet e jashtme- që nga shëtitjet, përmes ngasjes me biçikletë deri tek alpinizmi. Ajo gjithmonë më me qejf do ta zgjedh shëtitjen sesa filmat.
Buqeta për të: të gjitha ato lule që mund t’i selektosh në natyrë. Merrni parasysh edhe fijet e gjata të barit madje edhe lulet e thata që në këtë stinë është shumë më e lehtë për t’i gjetur. Nëse shkon në lulishte, zgjidh lulet në kosh. Tash mund të sigurohen trëndafilat e verdhë apo të kaltër, por nëse ajo është adhuruese e natyrës, të tillat duhet t’i tejkaloni.
Pak e egër
Ajo e para do të vallëzojë në aheng, mezi pret të merr lejen e veturës dhe të shëtisë rrugëve, e me dëshirë do ta provonte edhe bungee jumping.
Buqeta për të: ardhmëria është ajo që e intereson atë, ardhmëria nga pak e pahulumtuar, por plot gjëra të mira. Ajo është e bindur në atë. Andaj selektoni një buqetë futuristike- gjithsesi përzgjedh tulipanët, e nëse gjen lule me ngjyrë të kuqe, edhe pse kjo është e verdhë ajo do të mahnitët. Ki parasysh- zgjedh lule me ngjyra dhe forma sa më të gjalla.
Vajzë moderne
Nëse e ke parë ‘Sex and the City’, kjo është Carrie- e pavarur, me shije të theksuar, por vdes për dashuri.
Buqeta për të: vendosi për diçka të thjeshtë dhe të butë. Mos përziejë shumë ngjyra dhe lule të ndryshme. Për shembull, zambakët e bardhë apo zambakët e lugjeve rreth se cilit ka gjethe të gjëra të gjelbra do të jetë buqetë e përkryer për këtë tip të vajzës.
Vajza tradicionale
Ajo adhuron pizza dhe filmat me ty dhe asgjë tjetër nuk i duhet. Edhe ajo tashmë e di se një ditë do të martohet dhe do t’i ketë 1 apo 2 fëmijë.
Buqeta për të: merr disa trëndafila me ngjyra të ndryshme dhe pak gjethe të gjelbra për zbukurim. Do të jetë shumë e lumtur.
Hipi vajza
Nuk ka nevojë t’i ketë flokët e gjata dhe stolitë e viteve të 60-a për të ditur se ajo është hipi. Por stili i saj i jetës është dashuria dhe paqja, jeto dhe leni të tjerët të jetojnë, vegjetariane dhe lufton kundër padrejtësisë dhe për të drejtat e shtazëve.
Buqeta për të: luledielli, lule margarite, në kosh. Krahas kësaj buqetën mund ta zbukuroni me fije të grurit apo tërshërës.
lulet me te bukura per mua jane keto
Mos u mundo te behesh njeri i suksesshem por me mire te behesh i vlefshem..
"Expensive watches do not create time, but reflect how expensive it is to their owner."
A e festoni Shen Valentinin?E bej kete pyetje nga qe shume te martuar kesaj dite nuk ja vene dhe shume rendesine, si nga meshkujt ashtu dhe nga femrat, sepse jeta monotone e nje cifti te sotem bashkohor, ka bere qe nje numer i madh njerezish te mos kene mundesine dhe deshiren qe ta shijojne. Dashuria te ben te kalosh castet me te vecanta qe ndoshta me nje njeri te cilin mund ta kesh thjesht shok mund te duken gjera normale por me personin e zemres cdo cast te duket i vecante. Pra ju si mendoni? JU UROJ NGA ZEMRA GEZUAR SHEN VALENTININ...
Ndryshuar për herë të fundit nga DI_ANA : 15-02-2009 më 11:36
PARA KOMBIT DHE KOMBESISE. VE NJERIUN;
Njerezit e dashuruar kane nje "Shen Valentin" te perditshem, nuk e kuptoj perse duhet nje dite unike per ta per tu ndjere prane njeri - tjetrit apo per te festuar per ndjenjat e tyre.
Un amigo verdadero es algien que cree en ti aunque tu hayas dejado de creer en ti mismo.
Ata q'jane t'sapo dashurum, e festojne , e e presin gjith gzim; ndrkohe q'ata qe kane vite t'martum , po t'ken ndonji hall a problem edhe e harojn'!
UROJ NGA ZEMNA DHE UN' SHEN' VALENTININ , DITEN E T'DASHURUMVE!
Krijoni Kontakt