Close
Faqja 3 prej 9 FillimFillim 12345 ... FunditFundit
Duke shfaqur rezultatin 21 deri 30 prej 89
  1. #21
    Buena Suerte Maska e MI CORAZON
    Anëtarësuar
    21-07-2002
    Postime
    7,485
    Citim Postuar më parë nga Xhuxhumaku


    Nuk ka feste me te shemtuar dhe te dhimbshme se Shen Valentini, per ate qe perkoheissht eshte pa partner.
    Gjëja më tragji-komike që ke shkruar ndonjëherë.

    S'kam mbaruar së lexuari, se kushedi sa do gjej. (lol)
    Where does a thought go when it's forgotten?

  2. #22
    i/e regjistruar Maska e Xhuxhumaku
    Anëtarësuar
    19-11-2003
    Vendndodhja
    sopr'un'curva
    Postime
    13,379

    Historia e Shen Valentinos

    Historia e Shen Valentinos
    E Enjte, 10 Shkurt 2005
    Diku nga viti 175 para krishtit, kur lindi ne Terni, Shen Valentino, padroni i qytetit te Dashurise dhe mbrojtesi i te dashuruarve ne te gjithe boten. Valentino ia dedikoi te gjithe jeten e tij komunitetit kristian, qe ishte formuar ne qytet, 100 kilometra nga Roma, ku ishte shume e fuqishme persekutimi ndaj njerezve qe predikonin mesinmet e Jezusit. Pikerisht ne ate vend ndodhen nje sere mrelkullish te beran nga i Shenjti, si pershembull sherimi i te riut Keromone, djali i te famshmit Kratone, erdhi deri ne Rome e u shpernda shume shpejt ne te gjithe perandorine, aq sa Papa San Felicano, ne 197 para krishtit, e emeroi ipeshkvi i pare i qytetit te Terni, i cili akoma sot i ruan veshjet mortore. Emri i tij prej kohesh eshte lidhur me dashurine per nje episod qe ne ate kohe beri shume jehone, duke u kthyer ne nje legjende, e cila ka ardhur deri ne ditet tona. Ne fakt Valentino ishte i pari fetar qe celebroi bashkimin mes nje pagani dhe nje te reje kristiane. Me pas ishin te shumte personat qe donin bekimin e tij, edhe sot e kesaj dite kujtohet gjate festes se premtimit ne kishen qe mban emrin e Ipeshkvit. Gjate periudhes se jetes se tij baritore Santi ishte shume i dashur nga popullsia, Kur perandori Aureliano urdheroi persekutime te tmerrshme kunder klerit kristian, Shen Valentino u burgos dhe e torturuan me kamzhike pergjate te gjithe rruges Flamina, larg qytetit per te evituar grumbulimet dhe raprezaliet e besimtareve, keshtu u martirizua. Trupi i Ipeshkvit te Terni u varros me shuem ngut ne nje varreze te hapur, ne kilometrin e dyte te ruges Flaminia, ne distance shume te shkurter nga Roma. Pak nete me vone, dishepujt e tij, Efebo, Apollonio dhe Prokolo, u kthyen ne varreza per te cvarrosur trupi e te Shenjtit, Pasi kaluan shume pengesa, te tre arriten te sillnin Shen Valentinon ne qytetin e tij, per tio bere nje varrim te denje per meritat e tij. Ishte 14 shkurti i vitit 273 para krishtit, kur ra martir: nje date qe prej asaj kohe kujtohet ne te gjithe boten per te festuar Shen Valentinon, i Shenjti i Dashurise.

  3. #23
    i/e regjistruar Maska e Xhuxhumaku
    Anëtarësuar
    19-11-2003
    Vendndodhja
    sopr'un'curva
    Postime
    13,379
    Citim Postuar më parë nga MI CORAZON
    Gjëja më tragji-komike që ke shkruar ndonjëherë.

    S'kam mbaruar së lexuari, se kushedi sa do gjej. (lol)
    vetem pjesa e pare eshte komenti im. Te tjerat jane copy paste..lol

  4. #24
    i/e regjistruar Maska e Xhuxhumaku
    Anëtarësuar
    19-11-2003
    Vendndodhja
    sopr'un'curva
    Postime
    13,379

    FESTA/ Diaspora shqiptare do të presë kuqezi Ditën e të Dashuruarve. Veshje elegante

    FESTA/ Diaspora shqiptare do të presë kuqezi Ditën e të Dashuruarve. Veshje elegante dhe muzikë live

    Shën Valentini, me këngë shqip në SHBA

    Koncerti madhështor do të organizohet në Hartford. Të ftuar specialë, Aurela Gaçe dhe Gëzim Nika

    Elisabeta ILNICA

    HARTFORD - Diaspora shqiptare ka krijuar një traditë të re për Shën Valentinin. Edhe pse dita e veçantë u dedikohet të dashuruarve, lobi shqiptar në SHBA do të mblidhet për të festuar në Hartford. E planifikuar prej disa muajsh, festa do të fillojë që nga mbrëmja e 13 shkurtit për të vijuar deri në mëngjesin e shenjtë. Ajo çfarë do të mbajë zgjuar pjesëmarrësit do të jetë një koncert madhështor në një bar-restorant po kaq madhështor, që quhet “Casa mia”, në Hartford të Connecticutit. Ndërsa të ftuar specialë në këtë festë do të jenë këngëtarët Aurela Gaçe dhe Gëzim Nika. Altoparlantët në të katër anët e restorantit do të gjëmojnë muzikë shqip nga të gjitha trevat. Është menduar që t’i këndohet vetëm dashurisë, duke qenë se 14 Shkurti është dita e saj. Megjithatë, këngëtarët kanë vendosur që të mos refuzojnë edhe kërkesat për ndonjë pjesë të veçantë, sidomos në rast të ndonjë kënge patriotike. Kryesore është që gjithçka do të jetë shqip.

    Organizimi

    Në fakt, fillimisht ishte menduar që Dita e të Dashuruarve të festohej në Nju-Jork. Ky është qyteti që mund të gjesh pjesën më të madhe të këngëtarëve shqiptarë. Megjithatë, kësaj here u zgjodh Hartford i Conneckticut-it, i cili është 3 orë larg Nju-Jorkut. Ky ndryshim i axhendës erdhi për shkak që muzika jonë të mos jetë vetëm e shqiptaro-njujorkezëve, por e gjithë diasporës shqiptare në SHBA. Ky fakt u ka pëlqyer edhe vetë këngëtarëve Aurela Gaçe dhe Gëzim Nika. Këngëtarja vlonjate pohon se ka zgjedhur disa nga këngët e saj më të mira ndër vite, si dhe do të dalë me disa surpriza të reja, të cilat do t’i shfaqë për herë të parë më 13-14 shkurt. Ndërsa Nika do të anojë më tepër nga repertori popullor, ku dhe ka gjetur më tepër veten vitet e fundit. Pra, do të ketë një gërshetim të muzikës së lehtë dhe asaj tradicionale popullore. Që të dy këngëtarët kanë tashmë disa vite eksperiencë në këto lloj koncertesh dhe janë ndër më të preferuarit në spektaklet e ndryshme që organizon lobi shqiptar në SHBA.

    Veshjet

    Shën Valentini në Hartford do të jetë dita që do të detyrojë të dashuruarit të heqin dorë nga xhinset dhe atletet. Luku duhet të jetë perfekt. Stop,të zakonshmes në bar-restorant “Casa mia” më 13-14 shkurt. Çiftet duhet të jenë elegante he me një veshje të posaçme, në një ditë të posaçme. Organizatorët e koncertit nuk e kanë vënë të detyrueshëm si rregull, por kanë sugjeruar ngjyrën e kuqe për veshjen e femrave dhe të zezën për meshkujt. Ky kombinim kuq e zi do të jetë dhe si simbol për të treguar ngjyrat e flamurit shqiptar në një ditë të kaq të rëndësishme. Megjithatë, kjo do të mbetet në dëshirën e gjithsecilit. E përbashkëta në këtë koncert do të jetë argëtim 100 për qind shqip për Shën Valentin.

    HISTORIA

    Tre variantet për të gjetur Valentinin e vërtetë

    TIRANË – Janë shumë histori për Shën Valentinin, edhe pse ai është një. Sipas njërës prej alternativave, Perandori Klaudius II, në vitin 200 a.d. ndaloi të rinjtë të martoheshin me motivin se “beqarët bëheshin ushtarë më të mirë”. Kështu, një prift me emrin Valentin, nisi t’i martojë fshehurazi të rinjtë, duke mos iu bindur urdhrit të perandorit. Ndërsa një variant tjetër flet për një Valentin, një mik i mirë me të gjithë fëmijët. Por ky Valentin nuk respektonte asnjë nga perënditë zyrtare. Atëherë romakët e burgosën. Fëmijët nisën t’i shkruanin letra përditë përtej hekurave të qelisë. Ndërkaq, në historinë e 14 shkurtit shfaqet edhe një Valentin i tretë. Ky ka të bëjë me të bijën e verbër të rojes së burgut, që Valentini ia solli shikimin. Pavarësisht rrëfimeve, ende nuk dihet saktë se çfarë lidhje direkte ka midis martirizimit të Shën Valentinit dhe celebrimit të festës së të dashuruarve. Bashkimi i tyre mund të jetë thjesht një aksident fonetik. Ka nga ata që thonë se ngjashmëria midis fjalës se frëngjishtes së hershme "galantine" (që do të thotë -i dashur-) me Valentine, mund t’i ketë shtyrë njerëzit ta shohin Shën Valentinin si mbrojtës të të dashuruarve. Kjo, sepse fillimisht, Shën Valentini kishte të bënte me hyrjen në sezonin e çiftimit të zogjve. e.i.

    KONCERTI/Spektakli me 30 këngëtarë shqiptarë, do të realizohet pas ditës së dashurisë

    Dështon koncerti për 14 Shkurtin

    TIRANË – Ishte planifikuar një koncert madhështor që do të realizohej më 14 Shkurt, në qytetin Pesara të Italisë, por faktikisht është anuluar. Problem është bërë mosrealizimi i sponsorve të cilët nuk kanë mundur dot të plotësonin shumën e madhe për të realizuar një spektakël gjigant. Ideja e një spektakli të tillë ka qenë e njëjtë për organizatorëve italianë që merren me këto koncerte. Mario Terenci kishte menduar një spektakël të madh, i cili do të realizohej për shqiptarët në Itali dhe komunetitin e tyre. Spektakli me një numër të madh artisitësh nuk do të realizohej vetëm për Ditën e të Dashuruarve, por dashurisë në përgjithësi, për njerëzit, të afërmit dhe atdheun. Një qëllim tjetër i këtij spektakli ishte dhe ai i bamirësisë. Fondet e mbledhura nga ky spektakël do të dërgoheshin në ndihmë të fëmijëve jetimë në Shqipëri dhe Indonezi. Edhe pse ky koncert nuk mund të realizohet dot në datën e programuar, ai pritet të realizohet në ditët pasardhëse. Në këtë koncert janë planifikuar të marrin pjesë emra të njohur të muzikës shqiptare si: Ledina Çelo, Mariza Ikonomi, Manjola Nallbani, Rovena Stefa, Rovena Dilo, Liljana Kondakçi, Ingrid Jushi, Zef Deda e mjaft artistë të tjerë, të cilët për pak kohë do të shpërngulen nga vendi ynë. Ky koncert është menduar të bëhet në formën e një spektakli, ku, përveç këngëtarëve, do të ketë humor dhe balet, ku do të jetë i ftuar një prej grupit të balerinëev të përgatitur nga mjeshtri Arjan Sukniqi. Organizatori i cili dhe merret me këtë spektakël, ka menduar që edhe vitin tjetër të përsëritë të njëtin organizim dhe njëkohëisht të organizojë një koncert me këngëtarë italianë, por kjo e fundit me pak probleme, sepse këngëtarët italianë nuk mund të shpërngulen lehtë, pasi kërkojnë sponsorizim të madh. Në këtë koncert është planifikuar që të ftohen dhe emra të njohur të skenës shqiptare, të cilët jetojnë dhe punojnë në Itali. Të tillë do të jenë Kledi Kadiu, Andeta Toromani e mjaft artistë të tjerë. Ky spektakël do të drejtohet nga prezantuesja e njohur Hygerta Sako. A. Çuli

  5. #25
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    03-10-2003
    Vendndodhja
    Big Apple
    Postime
    1,256
    Citim Postuar më parë nga Xhuxhumaku
    Veshjet

    Shën Valentini në Hartford do të jetë dita që do të detyrojë të dashuruarit të heqin dorë nga xhinset dhe atletet. Luku duhet të jetë perfekt. Stop,të zakonshmes në bar-restorant “Casa mia” më 13-14 shkurt.

    Çiftet duhet të jenë elegante he me një veshje të posaçme, në një ditë të posaçme. Organizatorët e koncertit nuk e kanë vënë të detyrueshëm si rregull, por kanë sugjeruar ngjyrën e kuqe për veshjen e femrave dhe të zezën për meshkujt.

    Ky kombinim kuq e zi do të jetë dhe si simbol për të treguar ngjyrat e flamurit shqiptar në një ditë të kaq të rëndësishme.


    hahahahahahha nuk lexova dot me tutje ...opopopo se ne fakt edhe pa perpjekjet per tu treguar 100 % shqiptare, nuk.u duken hic ato..

    me kenaqe xhuxhke...ti me ke do me jesh per shen valentin? se ta kam merakun qe shef shume endrra dhe fle pak gjume

    une ju pershendes me kengene e anitkes per shenin e valit te tinkes:

    Mė do apo s'mė do

    Ti loz e qesh me mua
    Si njė fėmijė
    Ti ndez nė zemrėn time
    Njė zjarr tė ri
    Njė zjarr qė thellė shpirtin ma shqetėson
    Ē'ke vashė qė mė ngacmon

    Vjen e ikėn plot naze ke
    Me e bukura ēapkėne je
    Me shikime e fjalė mos mė mundo
    Thuaj mė do apo s'mė do ?

    Me sytė qė shkėlqejnė
    Ti mė shikon
    O sa veshtrime t’ėmbla
    Ti mė dėrgon
    Njė natė tė mos mė shohėsh
    Zė mė kėrkon
    Sikur mė dashuron

    Ditė e natė pranė meje qėndron
    Perqafime t’i s’mė lejon
    Me shikime e fjalė mos mė mundo
    Thuaj mė do apo s'mė do ?

    Thuaj mė do apo s'mė do ?

    Tė dua, ( moj qene' te dua po mos trego shshsh !.....
    Ndryshuar për herë të fundit nga Larsus : 11-02-2005 më 11:14

  6. #26
    i/e regjistruar Maska e Xhuxhumaku
    Anëtarësuar
    19-11-2003
    Vendndodhja
    sopr'un'curva
    Postime
    13,379
    Citim Postuar më parë nga Larsus
    ti me ke do me jesh per shen valentin? se ta kam merakun qe shef shume endrra dhe fle pak gjume
    "Do flija pak, do enderroja me shume, sepse cdo minute

    qe mbyllim syte humbim gjashtedhjete sekonda drite. "

    Gabriel Garsia Markez

    Me te dashurin tim Librin...lol, pasi te Marten kam provim...

  7. #27
    i/e regjistruar Maska e Xhuxhumaku
    Anëtarësuar
    19-11-2003
    Vendndodhja
    sopr'un'curva
    Postime
    13,379
    Miniguida ka treguar se 14 shkurti nuk do të kurorëzojë asnjë çift në martesë

    “Valentini” nuk vjen në Tiranë

    Dita e të dashuruarve, shumë larg historisë së vërtetë që i ka dhënë emrin kësaj dite

    Aida MALAJ

    TIRANË- E keni parasysh zanafillën e ditës së të dashuruarve? Priftin Valentin që u martirizua për të lidhur në lidhjen e shenjtë të martesës zemrat e të dy të rinjve të dashuruar dhe që u bë nuni i kësaj dite? Me sa duket njerëzve u kanë dalë nga mendja gjithë këto hollësira, sepse duket se historia ka ndryshuar origjinën. Fakte? Valentini nuk ka aspak në plan “të mbërrijë” në Tiranë. Nuk bindeni ende? Atëherë pyesni në disa nga parukeritë e shumta të kryeqytetit, në disa nga dyqanet e luleve që marrin përsipër të zbukurojnë makinën ku do të udhëtojë çifti i ri, apo dhe në katedralen e “Shën Palit”, për t’u bindur se “Valentini” nuk do të kurorëzojë në martesë asnjë çift të ri. Kudo që shkuam, ndeshëm me të njëjtat fjalë “Nuk kemi asnjë prenotim për dasma”.

    Me sa duket e diela para kësaj dite, por as vetë 14 shkurti, nuk do shohë ndonjë çift të dalë nga dera e kishës, vello të bardhë, buqeta me lule, bori pafund makinash apo “procedura” të tjera karakteristike për këtë ditë. E çuditshme ose jo, duket se dita e të dashuruarve do të jetë vetëm e çifteve “ilegalë”.

    Faji? Ndoshta duhet kërkuar te bestynitë e shumta që qarkullojnë mes njerëzve. Sipas miteve që ekzistojnë, muaji shkurt sjell ters. Origjina? Sipas besimeve të vjetra pagane, ky muaj parashikonte festa që zgjasnin 12 ditë dhe gjatë të cilave njerëzit sakrifikonin diçka për Zotin. Për romakët ky muaj ka qenë mjaft negativ, pasi konsiderohej si muaji i të vdekurve, e kjo ishte arsyeja që ata vendosën të jetë më i shkurtër se “kolegët” e tij të kalendarit. Kjo traditë u ndoq edhe në kalendarin modern. Kjo ishte historia, por me sa duket, kjo gojëdhënë vazhdon të qarkullojë edhe në kohët moderne, pasi muaji shkurt dhe dy javët e para të gushtit konsiderohen “të papërshtatshme” për të kurorëzuar martesën, sepse sjellin ters, shterpësi dhe mbrapësi çiftit të ri.

    Por duket se këtë vit koiçidenca ka qenë më e madhe seç duhet. 14 shkurti është dita e parë e javës dhe për rrjedhojë e diela, (që njihet si ditë dasmash) është data 13, që konsiderohet si numër ters. E pra, ndoshta “akuza” për këtë mospërmbushje të qëllimit të kësaj dite, duhet të rëndojë mbi këto koiçidenca aspak të këndshme dhe ogurzeza, që mesa duket i kanë “frikësuar” çiftet e reja që të hedhin hapin e madh të jetës, pikërisht në ditën të gjithë të dashuruarve.

    Dhuratat

    Për femrat

    Buqetë me lule minimumi 700 lekë

    Parfum 2000

    Çokollata në formë zemre 500

    Bluzë 2000

    Pantallona 3000

    Të brendshme 1000

    Arusha pellushë 500

    Bizhuteri 500

    Kuti tualeti 1500

    Orë dore 1000

    Për meshkujt

    Parfum 2000 lekë

    Këmishë 3000

    Pantallona 3000

    Bluza 2500

    Të brendshme 500

    Kollare 1500

    Orë dore 1500

    Portofol 1500

    Çokollata në formë zemre 500

    Makinë rroje 1000

  8. #28
    i/e regjistruar Maska e Xhuxhumaku
    Anëtarësuar
    19-11-2003
    Vendndodhja
    sopr'un'curva
    Postime
    13,379

    Valentini, shpëtimtari i dashurive

    Cilat janë dëshmitë historike dhe çfarë tregojnë legjendat për Shenjtin, që i dha emrin ditës

    Valentini, shpëtimtari i dashurive

    Kush ishte Shën Valentitni dhe si u lidh ai me ritin e vjetër? Sot kisha katolike njeh të paktën tre shenjtë të ndryshëm me emrin Valentin dhe që të tre janë martirizuar. Një prej legjendave tregon se Valentini ishte një prift që shërbeu në shekullin e tretë në Romë. Kur perandori Klaudius mendoi që burrat e pamartuar ishin ushtarë më të mirë se sa të martuarit, vendosi ta ndalonte martesën për trupat e ushtrisë së tij. Valentini e theu këtë urdhër dhe vazhdoi të organizonte martesa në fshehtësi për të rinjtë e dashuruar. Kur ky veprim i tij u zbulua, Klaudius urdhëroi që ta dënonin me vdekje. Histori të tjera tregojnë se Valentini është vrarë, pasi kishte ndihmuar kristianët të largoheshin nga burgu, ku ata shpesh torturoheshin dhe vriteshin. Sipas një legjende tjetër, Valentini e dërgoi urimin e tij të parë për veten e vet. Në kohën që ishte i burgosur, mendohet që Valentini ra në dashuri me një vajzë, e cila ishte gardiane në burgun ku ai qëndronte. Përpara se të vdiste, besohet se ai shkroi një letër të firmosur: “Nga Valentini yt”, një shprehje e cila është ende në përdorim edhe sot. Ndonëse e vërteta në lidhje me historinë e Valentinit është e mjegullt, të gjitha ngjarjet e tregojnë atë si një hero simpatik dhe si një figurë romantike shumë të rëndësishme. Nuk është çudi që në Mesjetë Valentini ishte një nga shenjtët më popullorë në Angli dhe në Francë.

    Shën Valentini, i festuar më 14 Shkurt, ka nisur të njihet si një festë e tillë që në shekullin VI në epokën e S. Gregorio Magno. Festa vazhdon të qëndrojë mes legjendave të shumta dhe siç ndodh shpesh në ceremonitë religjioze e afron shpesh origjinën e saj me një rit pagan të fertilitetit. Një tjetër legjendë, lidhur me Shën Valentinin, është ajo e përhapur në vendet e Mesdheut dhe veçanërisht në Francë e në Angli, e cila e nis pranverën pikërisht në ditën kur zogjtë fillojnë të çiftëzohen. Në rrjedhën e shekujve kanë lindur dhe janë përhapur legjenda të ndryshme, të cilat kanë me siguri një sfond vërtetësie dhe që kanë çuar në konsiderimin e Shën Valentinit si mbrojtës i të dashuruarve. Një prej legjendave tregon se Shën Valentini, duke dëgjuar një ditë dy të rinj të dashuruar, të cilët po grindeshin teksa kalonin pranë kopshtit të tij, del i takon dhe u fal atyre një trëndafil. Pamja e qetë dhe buzëqeshja e sinqertë e plakut, si dhe ai trëndafil në duart e tij patën magjinë që t’i qetësonin shpirtrat e dy të rinjve të dashuruar. Kur ai ua dha atë lule të kuqe në duart e tyre, gjithçka ndryshoi si me magji dhe dashuria u kthye sërish në zemërn e tyre si më parë. Në kohën që ishin duke u larguar, ata kthyen kokën edhe një herë nga ai, për t’i kërkuar të ishte pagëzuesi i martesës së tyre, por ai kishte ikur, pasi kishte të tjera misione për të kryer, por për hir të tyre qëndron festa e 14 Shkurtit, pasi atë ditë ata shkuan për të kurorëzuar martesën e tyre në parajsë. Pavarësisht nga të gjitha këto, duhet theksuar se letra më e vjetër e urimeve është një poezi e shkruar nga Çarls, Duka i Orleanit, për bashkëshorten e tij në kohën që ishte i burgosur në kullën e Londrës. Letra është shkruar në vitin 1415 dhe është ruajtur në Muzeun Britanik të Londrës.

  9. #29
    Creator Spiritus Maska e Dito
    Anëtarësuar
    02-04-2004
    Vendndodhja
    Ne Bahçen time
    Postime
    3,882
    Citim Postuar më parë nga selina_21
    Mendoni Te Beni DHURATA Per Shen ValentiniN...




    C'fare DHURATE Do Ti Benit '' Te Dashures' Dashurit '- TE Fejuares Apo TE Fejumit tuaj.






    Ju Lutem Jepni Mendimin Tuaj.

    Dhurata ka shume por e imja eshte kjo:
    Dhurata ime: eshte ZEMRA IME s`kam c`jap me teper.

    Dito.

  10. #30
    Anetar i Rrezikshem Maska e kacaku basket
    Anëtarësuar
    16-10-2002
    Vendndodhja
    Torino (Itali)
    Postime
    1,700
    Une per veten e ime i kom ble i kostum intimo se du me e pa vetem une

    hajd gezuar

Faqja 3 prej 9 FillimFillim 12345 ... FunditFundit

Tema të Ngjashme

  1. Pierre-Pandeli Simsia
    Nga artisti. në forumin Shkrimtarë shqiptarë
    Përgjigje: 21
    Postimi i Fundit: 02-06-2010, 01:44
  2. Zanafilla e “festës” së Shën Valentinit
    Nga celyy në forumin Komuniteti musliman
    Përgjigje: 13
    Postimi i Fundit: 10-02-2009, 03:11
  3. Thuaji JO Shën Valentinit
    Nga Klevis2000 në forumin Komuniteti musliman
    Përgjigje: 61
    Postimi i Fundit: 16-02-2007, 01:18
  4. Përdhunohet ditën e Shën Valentinit
    Nga baby dream në forumin Aktualitete shoqërore
    Përgjigje: 55
    Postimi i Fundit: 03-03-2006, 14:54
  5. Jezuiti italian që adhuronte Shqipërinë
    Nga PLaku-i-Detit në forumin Elita kombëtare
    Përgjigje: 0
    Postimi i Fundit: 06-08-2004, 06:50

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund të hapni tema të reja.
  • Ju nuk mund të postoni në tema.
  • Ju nuk mund të bashkëngjitni skedarë.
  • Ju nuk mund të ndryshoni postimet tuaja.
  •