18 vjet me pare Shqipetaret i dhane fund diktatures 45 vjecare qe udhehoqi Shqiperine. Me qindra e mijra njerez, studente e pedagoge, punetore e njerez te thjeshte, vershuan drejt sheshit Skenderbej per te rrezuar monumentin e diktatorit. Te inatosur dhe te zemeruar shfryne ter energjte negative te akumuluara per gjate 45 vjeteve, kundrejt nje objekti te bronxt, cfare nuk i bene e terhoqen zvarre i hipen persiper, e qelluan, e thyen, e shane thua sikur ajo statuje ishte e keqja. “Me kaq mbaruam thane, tani jemi njerez te lire, do mendojme si te duam, do shprehemi si te duam, do veprojme si te duam”, dhe shpejte e shpejte i pregatiten te gjtha takemet qe i duhen nje shoqerie te lire.
Por akoma me shpejt kuptuan zhgenjimin dhe hidherimin qe ju erdhi nga klasa e re politike, dicka ju mungonte, prandaj te gjithe ashtu sic ju sulen monumentit te bronxt, ju sulen edhe anijeve e trageteve per tu larguar nga vendi i tyre i lire, qe me zi e “cliruan”
Madje disa prej tyre filluan te sillnin ndermend vargjet e Konices: “O Shqiperi te kam dhjere se nuk te njoha asnje here.”

Shqetesimi im eshte i thjeshte dhe prandaj mendova te hapim nje diskutim,.

Si mendoni a kane mbaruar se shkuluri “monumentet” e diktatures apo jo?
A duhet te mjaftohemi vetem me shkulje bustesh?
A duhet te ndergjegjesohemi ne, apo politikanet tane per te kaluar kete tranzitcion pa fund?