Close
Faqja 2 prej 2 FillimFillim 12
Duke shfaqur rezultatin 11 deri 12 prej 12
  1. #11
    i/e regjistruar Maska e Brari
    Anėtarėsuar
    23-04-2002
    Postime
    18,826
    Agjensia e Lajmeve "SOT"

    Ambasada Amerikane, “Bastija” e Tiranės


    Written by Gazeta SOT
    Friday, 20 February 2009 20:21

    Nga Kastriot Myftaraj

    Ėshtė njė reagim qė e kanė tė gjithė tė huajt me tė cilėt kam udhėtuar me makinė nė Rrugėn e Elbasanit, kur kalojmė para selisė sė Ambasadės Amerikane. Duke parė muret masive prej betoni tė ambasadės, tė rrethuara me karakolle rojesh, vizitorėt e huaj tė gjithė pa pėrjashtim kanė pyetur: “Ēfarė ėshtė kjo?” Disa kanė bėrė njė hipotezė, duke thėnė: “Ēfarė ėshtė kjo, njė burg?”. Kur kanė dėgjuar pėrgjigjen time “Ambasada Amerikane”, tė gjithė pa pėrjashtim kanė reaguar: “Ah, ambasada amerikane!” Tek toni i kėtyre fjalėve “Ah, ambasada amerikane!” ka diēka sikur pėrgjigja pėr pyetjen e tyre tė ketė qenė: “Njė burg”.
    Qė ambasada amerikane ka pamjen e njė burgu tė sigurisė sė lartė, kjo mund tė justifikohet me rrezikun e terrorizmit qė i kėrcėnon selitė diplomatike amerikane nė botė. Por, nė rastin e ambasadės amerikane nė Tiranė, nuk duhet qė tė jesh ekspert i sigurisė, tė tė mos habitesh nga diskrepanca mes masave tė sigurisė dhe vendndodhjes sė ambasadės, nė njė gropė tė rrethuar nga pallate tė larta, ku mund tė banojė ēdokush. Terroristėve do t’u mjaftonte qė tė merrnin njė apartament me qira nė njė nga pallatet e lartė pėrreth ambasadės, qė tė urinonin drejt e nė oborrin e ambasadės. Kur shikon vendndodhjen e ambasadės amerikane nė Tiranė, nuk mund tė mos krijohet bindja se dikush nė Washington e ka dashur shumė qė tė bėhet njė atentat ndaj ambasadės amerikane nė Tiranė. Nė rast se kėrcėnimi terrorist ka ndenjur mbi ambasadėn amerikane nė Tiranė si “Shpata e Damoklesit”, atėherė kjo “shpatė” rri varur mbi njė “qyp”, brenda tė cilit gjenden tė rrezikuarit.
    Ėshtė pėr t’ u habitur qė SHBA, kur u rihap ambasada pas rėnies sė komunizmit, nuk ngritėn njė ndėrtesė tė re pėr ambasadėn e tyre, aq mė tepėr kur e dinin qė marrėdhėniet me Shqipėrinė do tė qenė kaq intensive. Edhe nė Maqedoni amerikanėt ndėrtuan njė ambasadė tė re, tė madhe dhe tė sigurt, nė njė vend tė pėrshtatshėm, nė njė kodėr. Ndėrtesa ku ėshtė sot ambasada amerikane nė Tiranė ėshtė ndėrtuar nė fillim tė viteve njėzet tė shekullit tė kaluar, dhe vendi ku ėshtė ndėrtuar, si dhe natyra e vetė ndėrtesės, reflektojnė natyrėn dhe shkallėn e angazhimit tė SHBA nė atė kohė nė Shqipėri dhe Ballkan, qė ishin mjaft modeste, si dhe nė Europė nė pėrgjithėsi. Ndėrtesa dhe vendndodhja e saj reflektojnė modestinė dhe shpengimin e diplomacisė amerikane tė kohės sė izolacionizmit tė pas Luftės sė Parė Botėrore. Asnjė rrezik serioz nuk priste Washingtoni pėr ambasadėn e vet nė kohėn kur u ndėrtua. Por, nė vitet nėntėdhjetė, kur ambasada u rihap, gjėrat kishin ndryshuar shumė.
    Kur u ndėrtua ambasada e re amerikane nė Bagdad , para pak kohėsh, u tha se ndėrtimi i saj ėshtė shprehje e angazhimit serioz amerikan nė kėtė vend. Nė rast se ėshtė kėshtu, atėherė fakti qė amerikanėt nuk kanė ndėrtuar njė seli tė re pėr ambasadėn e tyre nė Tiranė, ėshtė shenjė e joseriozitetit tė angazhimit tė tyre nė Shqipėri. Nė Shqipėri ėshtė bėrė zakon tė thuhet nga media dhe politika se SHBA janė aleati jonė strategjik. Por nuk ėshtė analizuar kurrė ky term. Ėshtė mjaftuar duke u pėrmendur angazhimi amerikan pėr ēlirimin e Kosovės. Termi “aleat strategjik” ėshtė njė term gjeopolitik, saktėsisht i politikės sė forcės. Aleatė strategjikė tė deklaruar SHBA kanė Izraelin, Korenė e Jugut, Taiwanin, tė cilėt i mbėshtesin pėr tė influencuar nė raportet e forcės nė Lindjen e Mesme dhe nė Lindjen e Largme. Aleatėt strategjikė SHBA i kanė mbėshtetur me tė gjitha mėnyrat, deri edhe duke i asistuar me ndihmė ekonomike, nė mėnyrė qė tė arrijnė njė nivel tė prosperimit ekonomik. Nė rastin e Shqipėrisė, ndihma financiare qė SHBA i kanė dhėnė vendit tonė nė kėto 19 vjet, ėshtė mė tepėr se tre herė mė e vogėl se ndihma qė i kanė dhėnė Armenisė, e cila ka mė pak banorė sa Shqipėria, dhe qė pėr mė tepėr ėshtė aleat strategjik i Rusisė. Nė rast se do tė shikoni faqen on-line tė Departamentit tė Shtetit pėr Armeninė, do tė vėreni se atje thuhet me mburrje se SHBA, qė nga viti 1992 i kanė dhėnė Armenisė ndihma financiare qė kapin shumėn mbi 2 miliard USD. Nė rast se do tė hapni faqen pėr Shqipėrinė, do tė shikoni se shuma e ndihmės amerikane as qė pėrmendet. Kjo pėr arsyen se kjo ndihmė ėshtė tre herė mė e vogėl, dhe pėr mė tepėr gjurmėt e saj janė tė padukshme. Nė rast se SHBA do ta shihnin Shqipėrinė si aleat strategjik, atėherė shifrat duhet tė qenė tė pėrmbysura dhe ndihma e SHBA pėr Shqipėrinė tė ishte tre herė mė e madhe se pėr Armeninė, pra 6 miliard USD.
    Dikush mund tė thotė se kėtu ėshtė influenca e lobit armeno-amerikan, por kjo i bėn SHBA njė aleat joserioz. Me lobe funksiononte dhe Perandoria Osmane nė kohėn e dekadencės sė saj, kur qeverisja funksiononte si njė dyqan qė ishte hapur nė oborrin e Sulltanit, ku lobistėt grekė, armenė, ēifutė, arabė etj., blinin influencėn nė favor tė komuniteteve tė tyre. Le tė mos na e shesin lobingun qė bėhet nė Washington pėr politikėn e jashtme si njė aspekt tė demokracisė amerikane, se atė e njohim nga historia nė Perandorinė Osmane, si njė dukuri tė dekadencės sė saj.
    A mos ndoshta, pavarėsisht pretendimit tonė se SHBA janė aleati jonė strategjik, SHBA e shohin SHBA, dhe shqiptarėt nė pėrgjithėsi, nė Kosovė, Maqedoni etj., thjesht si njė aleat taktik. Aleati taktik ėshtė nė traditėn e gjeopolitikės anglo-saksone. “Aleat taktik” do tė thotė se SHBA e shohin Shqipėrinė, Kosovėn, Maqedoninė, me popullsi konsistente shqiptare, Malin e Zi, me popullsi shqiptare, si protektorate amerikane, tė cilat duhet mbajtur njė gjendje destruktiviteti tė kontrolluar, nė mėnyrė qė tė pėrbėjnė probleme potenciale pėr Europėn, si “mina” nė oborrin europian, butonin pėr shpėrthimin e tė cilave e kanė amerikanėt. Nė tė njėjtėn gjendje ndodhet dhe Bosnjė-Herzegovina, dhe amerikanėt do tė donin qė nė tė njėjtėn gjendje tė shihnin dhe Serbinė, Rumaninė, Bullgarinė, deri edhe Greqinė.
    Nė rast se amerikanėt do ta shihnin Shqipėrinė dhe shqiptarėt nė rajon nė pėrgjithėsi si aleat strategjik, atėherė do tė duhej qė tė punonin pėr bashkimin e shqiptarėve nė njė shtet tė vetėm, tė cilin pastaj do ta asistonin ekonomikisht qė tė prosperonte. E vėrteta ėshtė qė amerikanėt, ndėrsa e lenė tė hapur kėtė perspektivė, duke ia mbajtur Europės si njė kėrcėnim ndryshimin e kufijve, nė fakt punojnė fort kundėr kėsaj linje. Ambasada e SHBA nė Shqipėri financon dhe kultivon njė elitė thellėsisht antinacionaliste nė Shqipėri. Natyrisht qė kjo ėshtė linja e pėrgjithshme politike amerikane nė rajon, por nuk mund tė zbatohet e njėjta politikė nė Serbi, Bullgari, Kroaci, ku ka njė nacionalizėm shumė tė fuqishėm, dhe nė Shqipėri, ku elita nacionaliste ėshtė shumė e dobėt, edhe pėr shkak tė mungesės sė mjeteve financiare. Politika amerikane nė Shqipėri arrin efekte tė shpėrpjesėtuara me vendet fqinje, nė dobi tė nacionalizmave fqinj.
    Tashmė kemi hyrė nė vitin e tetėmbėdhjetė tė partneritetit me SHBA pas Luftės sė Ftohtė. 18 vjet, dreqi i marrtė proamerikanėt hipokritė, janė vėrtet shumė. 18 vjet janė thuajse njė brez njerėzor. 18 vjet vazhdoi partneriteti i Shqipėrisė me Italinė e Musolinit, nga viti 1925 nė vitin 1943. Por shenjat e kėtij partneriteti janė shumė tė prekshme nė Shqipėri. Italia e Musolinit financoi ndėrtimin e infrastrukturės nė Shqipėri. Ende dhe sot nė Tiranė rrugėt mė tė mira dhe ndėrtesat kryesore shtetėrore janė ato tė ndėrtuara nė atė kohė nga italianėt dhe me financim Italian, duke pėrfshirė kėtu Bulevardin “Dėshmorėt e Kombit”, Rrugėn e Kavajės, Rrugėn e Durrėsit, Rrugėn e Elbasanit. E njėjta gjė ka ndodhur dhe nė qytetet e tjera tė Shqipėrisė. Imagjinoni pėr njė moment sikur nė vitin 2009 i ashtuquajturi partneritet strategjik Shqipėri-SHBA tė marrė fund dhe amerikanėt tė largohen nga Shqipėria, si dikur italianėt. Ēfarė gjurme do tė kenė lėnė amerikanėt? Asgjė! Thjesht asgjė! Ne e dimė shumė mirė se SHBA kanė bėrė mrekullira nė vende qė i kanė konsideruar aleat strategjik, dhe pėr kėtė dėshmitar ėshtė fqinji jonė, edhe pse mosmirėnjohės, Greqia.
    E sa kohė duhet tė presim qė tė shohim tė mirat e aleancės strategjike me SHBA? Edhe 18 vjet tė tjera? Nuk ka shenja se do tė ndryshojė ndonjė gjė pėr mirė, madje mund tė ndryshojė pėr keq. Nė Washington veprojnė lobe tė fuqishme antishqiptare qė kėrkojnė tė determinojnė politikėn amerikane ndaj Republikės sė Shqipėrisė, Kosovės, dhe ndaj shqiptarėve nė pėrgjithėsi nė rajon. Unė do tė isha dakord me ftesat pėr durim, sikur tė mos shikoja ambasadorin amerikan nė Tiranė, qė teston fort durimin e njė pjese tė madhe tė popullsisė sė Shqipėrisė, siē ndodhi me qėndrimin ndaj ish-zyrtarėve tė organeve tė dhunės sė diktaturės komuniste, qė sot janė nė poste-kyēe nė drejtėsi dhe shėrbimin sekret, nė Shqipėri dhe qė humbnin postet me ligjin e lustracionit.
    Mbrojtja qė ambasadori amerikan u bėri kėtyre njerėzve ėshtė njė stimulus pėr antiamerikanizėm tek ajo pjesė e popullsisė qė e shikon praninė e kėtyre personave nė kėto poste kėtė si njė fyerje tė drejtpėrdrejtė qė i bėhet asaj. Por jo vetėm tek kjo pjesė e popullsisė, por edhe tek njerėz si unė, qė nuk janė persekutuar drejtpėrdrejt, por qė e shohin fyese dhe dhunuese nė kulm kėtė aleancė tė diplomacisė amerikane nė Tiranė me oligarkinė e drejtėsisė tė ardhur nga ish-nomenklatura e dhunės e regjimit komunist. Ky qėndrim i ambasadorit amerikan, qė ėshtė tekefundit edhe qėndrimi zyrtar amerikan, tregon pėr njė mungesė kujdesi tė SHBA, pėr reputacionin e SHBA tek shqiptarėt. Se tekefundit del qė njė grusht oligarkėsh tė drejtėsisė me prejardhje nga organet e dhunės tė diktaturės komuniste, paskan pėr SHBA mė shumė vlerė se qindra mijė shqiptarė qė u persekutuan nga diktatura komuniste, por edhe se shumė tė tjerė, tė cilėt nuk janė persekutuar, por qė ndihen tė fyer kur shikojnė se nuk gjejnė akses nė drejtėsi, e cila duhet tė mbetet ekskluzivitet i nomenklaturės sė dhunės komuniste.

    Tash qė ligji i lustracionit u pezullua me votat e mazhorancės sė vrasėsve politikė tė Gjykatės Kushtetuese, gjeti qetėsi ambasadori amerikan. Duket se pėr SHBA nuk pėrbėn shqetėsim fakti qė ēelėsat e drejtėsisė shqiptare i kanė vrasėsit politikė, tė kamufluar si juristė. Kjo tė shtyn tė pyesėsh nėse SHBA janė tė shqetėsuara vetėm pėr formėn e ligjeve kushtetuese, apo dhe pėr pėrmbajtjen e tyre? Se forma supozohet tė jetė nė funksion tė pėrmbajtjes dhe jo e kundėrta. Qėndrimi i SHBA pėr ligjin e lustracionit ėshtė njė argument se SHBA na shohin si aleat taktik dhe jo strategjik. Tash mbetet tė shihet nėse kjo gjė ndodh pėr shkak tė influencės sė lobeve diabolike antishqiptare nė Washington, apo ėshtė njė politikė e pėrpunuar amerikane. E vetmja mėnyrė pėr ta verifikuar kėtė gjė ėshtė ai qė unė e quaj: antiamerikanizėm taktik. Antiamerikanizmi taktik ėshtė njė lloj antiamerikanizmi qė nuk synon t’ i dėbojė amerikanėt nga Shqipėria, por t’ i bėjė ata tė sillen si aleat strategjik, nėse janė tė tillė. Antiamerikanizmi ėshtė njė zhvillim qė duket i paevitueshėm nė tė ardhmen, nisur nga sjellja e amerikanėve nė Shqipėri, por ēėshtja ėshtė qė ai tė shihet si antiamerikanizėm taktik dhe tė mos precipitojė nė antiamerikanizėm me pasoja mė tė rėnda, aq mė tepėr kur ka shumė forca ndėrkombėtare qė do ta ushqejnė atė. Amerikanėt e kanė deligjitimuar veten me qėndrimin pėr ligjin e lustracionit dhe nė kėto rrethana bėhet legjitime dhe njė guerilje, nė kuptimin e plotė tė fjalės, antiamerikane nė Shqipėri. Amerikanėt kanė manuale pėr raste tė tilla, por e dinė shumė mirė se ka dhe kundėrmanuale. Nėse amerikanėt mendojnė se do tė mund ta kontrollojnė situatėn me forcat e sigurisė shqiptare qė janė nomenklaturė e tyre dhe kolaboracionistėt e tyre, gabojnė shumė rėndė. Forcat e sigurisė shqiptare qė do tė mund tė angazhohen nė rast se shpėrthen njė konflikt i tillė, gjithsej nuk janė mė tepėr se 12-13 mijė vetė, dhe bėrthama qė mund tė angazhohet seriozisht nė konflikt nuk pėrbėhet nga mė tepėr se dy-tre mijė vetė. Nė konflikte tė tilla, shkallėzimi i dhunės i paralizon forcat e sigurisė, gjė qė e dimė nga ajo qė ndodhi nė vitin 1997. Meqenėse goditja kryesore do tė jetė e pėrqendruar ndaj amerikanėve, ēka i zhvlerėson akuzat bajate pėr sulm ndaj institucioneve, qė do tė shihen si kolaboracioniste tė amerikanėve, reagimi i shtetit nuk do tė ketė sukses. Guerilja antiamerikane nė Shqipėri do tė sigurojė menjėherė njė mbulim tė jashtėzakonshėm mediatik ndėrkombėtar, dhe akuzat pėr grusht shteti thjesht do tė shihen si qesharake. Ky ėshtė skenari i rastit mė tė keq, por ėshtė pikėrisht skenari tė cilin e stimulon qėndrimi i diplomacisė amerikane nė Tiranė.
    Nė njė guerilje antiamerikane nė Tiranė skenari do tė ishte ai i sulmit ndaj “Bastijės”, me tė cilėn tė ngjan ambasada amerikane nė Tiranė, e cila tė krijon asosacionin e njė burgu. Bastija nė Francė ishte simbol i njė shoqėrie aristokratike me kasta. “Bastija” amerikane nė Tiranė ėshtė bėrė simbol i njė politike amerikane me kasta nė Shqipėri. Amerikanėt nė Shqipėri mbėshtesin njė kastė me origjinė nga nomenklatura e ish-regjimit komunist. Ēdo 4 korrik, kasta aristokratike mblidhet nė oborrin e “Bastijės” amerikane, me rastin e festės sė SHBA. Nė rastin e amerikanėve, nė Shqipėri, “Bastija” e tyre ėshtė njėkohėsisht edhe Versajė. A mos ndoshta hezitimi i amerikanėve pėr tė ndėrtuar njė seli tė re diplomatike nė Tiranė, ka tė bėjė me njė skenar tė tillė, duke u lidhur me njė bestytni tė hershme tė tė huajve nė Tiranė. Nė 1961, rusėt ikėn nga Shqipėria fill pas pėrfundimit tė ndėrtimit tė ambasadės sė re (ku sot ėshtė selia e Presidentit tė Republikės), ku ambasadori sovjetik nuk arriti tė hyjė dot. E njėjta gjė ndodhi dhe me kinezėt nė 1978. Marrėdhėniet mes dy vendeve u prishėn nė 1978, pikėrisht nė kohėn qė po pėrfundonte sė ndėrtuari ndėrtesa e re e ambasadės kineze, ku sot ėshtė Ministria e Jashtme. Kjo bestytni ėshtė edhe mė e hershme. Italianėt u larguan nga Shqipėria nė 1943, pikėrisht nė kohėn qė pėrfundoi sė ndėrtuari pallati i ri i mėkėmbėsit (sot Pallati i Brigadave), i cili mėkėmbės ishte ekuivalenti i ambasadorit sovjetik, kinez, por dhe amerikan nė Tiranė. Edhe turqit u larguan nga Tirana dhe Shqipėria nė 1912-13, (nga Tirana nė 1912) pikėrisht nė kohėn kur pėrfundoi sė ndėrtuari selia e re e qeveritarit osman tė qytetit, ndėrtesa pranė Urės sė Tabakėve ku ka qenė biblioteka e vjetėr.
    Nė rast se amerikanėt e kanė kėtė bestytni, atėherė ata e shohin ambasadėn e tyre si njė talisman, njė hajmali. Por edhe Bastija ishte njė talisman i shoqėrisė me kasta. Ashtu si ē’ ndodhte nė tragjeditė e vjetra greke, ku gabimi shihej si faj tragjik, qė ēonte drejt fundit tragjik, marrėdhėniet shqiptaro-amerikane kanė hyrė nė njė kurs tragjik. Siē e do tradita e tragjedive antike, komunikimi mes palėve ėshtė ndėrprerė totalisht, paraprakisht.

    kmyftaraj@yahoo.com


    This e-mail address is being protected from spambots. You need JavaScript enabled to view it

  2. #12
    i/e regjistruar Maska e juanito02
    Anėtarėsuar
    09-07-2007
    Postime
    2,964
    Fabrika e genjeshtres paska punesuar shume punetore qenka rritur se tepermi si industri ne Shqiperi. Sic duket me kete lloj industrie i ben llogarite Saliu kur quan rritje ekonomike 10% ne vit.
    Se pune reale ska ne Shqiperi vetem fabrika genjeshtrave paska celuar filiale ne cdo cep bile pa bere zhurme paska shume te punesuar edhe te ky sit.

Faqja 2 prej 2 FillimFillim 12

Tema tė Ngjashme

  1. Greqi, radikalėt kėrcėnojnė me vdekje gazetarėt
    Nga DYDRINAS nė forumin Problemet ndėrkombėtare
    Pėrgjigje: 0
    Postimi i Fundit: 23-02-2009, 17:38
  2. Berisha: Disa prej mediave, hanxharė tė mafies
    Nga Shijaksi-London nė forumin Tema e shtypit tė ditės
    Pėrgjigje: 203
    Postimi i Fundit: 16-05-2007, 02:27
  3. Viti 2005- vlerėsohet i tmerrshėm pėr gazetarėt
    Nga Davius nė forumin Tema shoqėrore
    Pėrgjigje: 0
    Postimi i Fundit: 02-04-2006, 18:28
  4. Vizita e Nanos, gazetarėt dy orė pėr viza nė kufirin me Maqedoninė
    Nga Genti^Itali nė forumin Tema e shtypit tė ditės
    Pėrgjigje: 0
    Postimi i Fundit: 18-06-2004, 08:02

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund tė hapni tema tė reja.
  • Ju nuk mund tė postoni nė tema.
  • Ju nuk mund tė bashkėngjitni skedarė.
  • Ju nuk mund tė ndryshoni postimet tuaja.
  •