selam alejkum
Ju lutem mund te me shpjegoni c'eshte tarikati?
ruela
selam alejkum
Ju lutem mund te me shpjegoni c'eshte tarikati?
ruela
Alejkum Selam
Ana shpirterore e Islamit (Sufizmi) shoqėronte muslimanėt e devotshėm, tė sinqertė dhe qėndronte afėr shpirtėrave tė vetmuar tė besimtarėve muslimanė qė kėrkonin shpėtimin, prehjen e tyre personale nė Allahun pėrmes praktikimit religjioz asket te kohe pas kohshėm, pėrmes meditimeve tė njėpasnjėshme.
Herė pas here, gjindej njė udhėheqės shpirtėror qė ndriēonte rrugen e besimtarėve/ithtarėve. Kėshtu formohej njė rreth apo grup i besimtarėve (dishepujve) muslimanė. Ky rreth apo grup, jetonte disa gjenerata pas vdekjes sė udheheqėsit shpirteror, i cili para se tė vdiste caktonte pasardhėsin e tij i cili do tė udhėhiqte dishepujt e mbetur dhe besimtaret e tjerė muslimanė ne rrugen e Allahut me pastėrtinė me tė madhe tė mundshme shpirtėrore.
Ky grup apo rreth i ngushtė i njerėzve i udhėhequr nga njė prijės shpirtėror i devotshėm njihet me emrin Tarikat apo edhe Vėllazėri.
Kėshtu, ēdo tarikat apo vėllazėri ėshtė e lidhur pėrmes nje zinxhiri autentik, pra silsilės, prej themeluesit tė tarikatit deri te profeti Muhamed a.s. Nė kėtė mėnyrė, ēdo sufi beson se shpirti profetik i predikuar nga tarikati apo vėllazėria ku bėn pjesė ai, ėshtė bazamenti ezoterik i fesė Islame.
Pershendetje
Ndryshuar pėr herė tė fundit nga ocean : 11-02-2009 mė 08:15
"Koka duhet pėrkulur zemrės"
- Ēka ėshtė Tarikati (rruga sufite)
Fjala tarikat, rrjedh nga gjuha arabe e cila d. m. th. rrugė tė cilės duhet ecur, metodė e cila duhet tė ndiqet, gjendje dhe pozitė. Nė fillim tarikati kishte kuptim tė largimit prej dynjasė pėr ta fituar ahiretin dhe tė rrugės e cila do tė ndiqej me edukimin e fuqive shpirtėrore, kontrollimin e shtytėsve tė unit dhe tė karakterit njerėzor. Ndėrsa mė vonė, me tarikat nėnkuptohej tėrėsia e rregullave dhe parimeve etike-sociale tė ndjekura nga ana e personave qė marrin edukatė shpirtėrore nėn kontrollin e njė shejhu dhe brenda njė teqeje tė caktuar. [22]
Qėllimi i tarikatit ėshtė t’i nxjerr nė pah vlerat shpirtėrore me origjinė hyjnore tė fshehura nė brendinė e ithtarit tė tarikatit (murid) dhe t’ju ndihmoj atyre ta gjejnė All-llahun xhel-le sha-nuhu.
Themeluesi i ēdo rruge (tarikati) nga ana e pararojės sė tij (shejhu) i cakton disa rregulla dhe adete.
Sipas sufive rrugėt e arritjes tek All-llahu janė tė panumėrta. Secili nė mėnyra dhe rregulla tė ndryshme arrin tek All-llahu dhe e realizon me metoda dhe rrugė te ndryshme.
Tarikatet nė bazė tė metodologjisė sė tyre ndahen nė tre grupe:
1. Tarik-i ahjar - rrugė shpirtėrore nė tė cilėn pėrparohet vetėm nėpėrmjet namazit, agjėrimit, leximit tė Kur’anit, haxhit dhe xhihadit tė pandėrprerė. Personat qė e ndjekin kėtė rrugė kanė nevojė pėr mė tepėr pėrpjekje se sa dy grupet e tjera.
2. Tarik-i ebrar - rrugė shpirtėrore nė tė cilėn pėrparohet nėpėrmjet pėrpjekjes (muxhadele) dhe stėrvitjes kuptimore (rijadat). Pėrpjekja dhe stėrvitja nė kėtė rrugė kanė pėr qėllim qė personi tė largohet prej sjelljeve tė liga dhe tė furnizohet me mė tė mirat.
3. Tarik-i shuttar - ėshtė rrugė e shkrirjes, ekstazės (fena, vexhd), pėrkushtimit (teslimijjet), meditimit (tefekkur) dhe falemnderimit (shukr). Personat qė ecin nė kėtė rrugė (salik) pėrpiqen qė ta pastrojnė unin e tyre dhe tė ngrihen sa mė lartė shpirtėrisht.[23]
Ndėrsa nė bazė tė metodave tė edukimit dhe arsimimit mistik, tarikatet ndahen nė dy grupe dhe atė tarikate “shpirtėrore” dhe tė “Unit”.
1) Tarikatet shpirtėrore (ruhanijje) - Kėto tarikate bazė tė sistemit tė tyre e kanė shpirtin dhe nėpėrmjet kryerjes sė farzeve, sunneteve[24], ibadeteve nafile, pėrkujtimit tė pandėrprerė tė All-llahut xhel-le shanuhu dhe lidhjes kuptimore (rabėta)[25] pėrpiqen ta arrijnė pastėrtinė shpirtėrore. Nė procesin edukativ-arsimor sufik (sejr-i suluk) tė kėtyre tarikateve ka disa shkallė qė duhet tė kalohen edhe atė:
a) Kalb (zemra)
b) Ruh (shpirti)
c) Sir (sekreti)
ē) Hafi (fshehtėsia)
d) Ahfa (metafshehtėsia/gjysėmfshehtėsia)
dh) Letaif-i nefs (shėmbėlltyra e unit)
e) Letaif-i kul-l (shėmbėlltyra e tėrėsisė)
Zotėrimi i kėtyre shkallėve dhe kapėrcimi i tyre bėhet nėpėrmjet vird[26] tė posaēėm tė emrave tė All-llahut xhel-le shanuhu, dhe si rezultat arrihet nė pastrimin e fundmė tė shpirtit tė njeriut nga tė gjitha njollat e kėsaj bote dhe kthimin e tij nė origjinalitetin parazanafillor.
2) Tarikatet e unit (nefsanijje) janė tarikatet qė bazė tė sistemit tė tyre e kanė unin dhe qė kanė zhvilluar njė metodologji tė caktuar nė luftėn kundėr pasioneve dhe lakmive negative tė unit njerėzor. Personi (saliku) i cili e zgjedh kėtė rrugė duhet qė nėpėrmjet shtatė pozitave ta pastroj unin e tij. Kėto pozita (sipas besimit tė tyre sh. a.) janė:
a) Nefs-i emmare - Ėshtė uni qė e urdhėron tė keqen dhe zemrėn e tėrheq nga e liga. Saliku nė kėtė pozitė veten e konsideron si mė tė ulėt nė qenėsi dhe mundohet qė t’i heshtė pėshpėrimat e brendshme tė epshit tė tij.
b) Nefs-i levvame - Ėshtė uni qė pengohet pėr gabimet e bėra dhe qė e fajėson veten. Herė pas here e urdhėron tė keqen, por shpejt pendohet dhe kthehet e bėn vepra tė mira.
c) Nefs-i mulhime - Ėshtė uni qė frymėzohet nga njė intuitė e brendshme pėr tė keqen si e keqe dhe pėr tė mirėn si e mirė. Ai i kahėzon veprat e njeriut nė bazė tė kėtij frymėzimi, e kundėrshton shejtanin dhe pasionet epshore tė paligjshme.
d) Nefs-i mutmainne - Ėshtė uni i shėndritur me dritėn e zemrės, i pastruar prej cilėsive tė liga dhe me etikė tė pėrsosur. Ai ėshtė i bindur se do tė pėrgjigjet para Zotit pėr veprat e bėra. Veprat e mira i bėn me dashuri dhe sinqeritet.
e) Nefs-i radije - Ėshtė uni qė tregon kėnaqėsi pėr tė gjitha gjendjet nė kėtė botė. Ai nuk ngren krye nė asnjė fatkeqėsi tė kėsaj bote por gjithmonė ėshtė i nėnshtruar pranė Fuqisė Krijuese.
f) Nefs-i merdijje - Ėshtė uni me tė cilin ėshtė i kėnaqur All-llahu xhel-le shanuhu.
g) Nefs-i kamile - Ėshtė uni qė ka arritur pozitat mė tė larta shpirtėrore. Saliku nė kėtė pozitė ėshtė i pėrsosur dhe mund tė bėhet udhėrrefyes pėr tė tjerėt.[27]
Tarikatet mė tė njohura dhe mė tė pėrhapura nė botėn islame janė:
1. Tarikati Kadirijje - Abdul-Kadir Gejlaniu ka vdekur (v. 562h/1166)
2. Tarikati Jesevijje - Hoxha Ahmed Jeseviu ka vdekur (v. 562h/1167)
3. Tarikati Rifaijje - Ahmed er-Rifaiu ka vdekur (v. 578h/1182)
4. Tarikati Medjenije - Ebu Medjen Shuayb bin Huseyin, ka vdekur (v. 590h/1193)
5. Tarikati Kubrevije - Nexhmuddin Kubra, ka vdekur (v. 618h. /1221),
6. Tarikati Suhreverdije - Ebu Hafs Omer Shehabuddin Suhreverdī, ka vdekur (v. 632h/1234)
7. Tarikati Ēishtije - Muinuddin Hasan el-Ēishtīu, ka vdekur (v. 633h/1236)
8. Tarikati Ekberijje - Muhjuddin ibn Arabiu, ka vdekur (v. 638/1240)
9. Tarikati Shazelije - Ebu'lHasan Shazelīu, ka vdekur (v. 656h/1258)
10. Tarikati Bektashije - Haxhi Bektash Veliu, ka vdekur (v. 669h/1270)
11. Tarikati Mevlevije - Mevlana Xhelaleddin Rumī, ka vdekur (v. 672h/1273)
12. Tarikati Bedevije - Ahmed bin Ali Bedeviu, ka vdekur (v. 675h/1276)
13. Tarikati Desukijje - İbrahim Desukīu, ka vdekur (v. 676h/1277)
14. Tarikati Sadije - Saduddin bin Musa Xhebbavī, ka vdekur (v. 700h/1300)
15. Tarikati Nakshibendije - i themeluar nga Bahauddin Nakshibendī, ka vdekur (v. 791h/1388)
16. Tarikati Halvetije - Omer bin Ekmeluddin Lahixhī, ka vdekur (v. 800h/1397)
17. Tarikati Bajramije - Haxhi Bajram Veli, ka vdekur (v. 833h/1429) [28]
23. Burime sufite, Eraydin, Selēuk, Tesavvufi dhe Tarikatet, fq. 24
24. E qė sunneti autentik ėshtė i pastėr nga kėta
25.e ke tek tema e [partite dhe sektet]tek postimi me titull "Kujdes nga Tarikatet Sufiste (Dervishėt)"
26. Lloje tė ndryshme tė dhikrit qė i veprojnė sufitė, kėto dhikre nuk kanė bazė nė sunnetin e tė Dėrguarit tė All-llahut, sal-lAllahu alejhi ve sel-lem, disa i bėjnė me zė(xhehri)-si rifaijtė dhe kadirijtė, e disa pa zė(hafijj)-si melamijtė dhe nakshibenditė, disa prej tarikateve dhikrin e bėjnė duke qėndruar nė kėmbė si mevlevijtė(sema) dhe kadirijtė ndėrsa tė tjerėt e bėjnė ulur, disa lėshojnė zėra tė ēuditshme duke qarė nė njė ambient tė errėt.
27. Burime sufite, Yilmaz, Kamil, Hyrje nė Tesavuf, fq. 194-195.
Ndryshuar pėr herė tė fundit nga abdurrahman_tir : 11-02-2009 mė 09:34
selam alejkum
faleminderit per shpjegimet qe me dhate dhe qe mesova dicka me shume per tarikatet.Po islami cmendim ka per tarikatet?
Alejkum Selam
Moter e nderuar po te flas aq sa di nga ajo qe kam mesuar une. Allahu me falte ne gabofsha dicka.
Nga kendveshtrimi radikal (Vehabizmi) I Islamit, Tarikatet (Sufizmi) jane te devijuara nga Islami. Por ky qendrim nuk perfshin mazhorancen ne Islam edhe pse pretendohet ashtu nga ana radikale e Islamit.
Mund te flas per veten time, une e kam perqafuar Islamin nga ana shpirterore e tije pra Sufizmit, (te bazuar ne Kur’an dhe Sunnet) ketu kam gjetur ngrohtesine dhe dashurine e Islamit. Ashtu ka dashur Zoti per mua.
Thene kete njeri duhet te kete shume kujdes sepse me aq sa kam mesuar une ne Sufizem do te gjesh njerez nga te dy anet e spektrit. Ata qe kane devijuar plotesishte nga ana e jashtme e Islamit por gjithashtu aty do te gjesh edhe besimtaret me te devotshem te Islamit. Ketu qendron I gjithe keqkuptimi per sufizmin.
Sufizmi I bazuar ne Kur’an dhe Sunnet eshte grada me e larte e Islamit qe te shpie ne zgjim-ndricim.
Sot ka disa nivele te ndrysme te zgjimit ne mes te Muslimaneve, disa e percjellin themelin fundamental esencial te Islamit, apo vetem anen e jashtme te Islamit, (gje qe eshte plotesishte ne rregull dhe e domosdoshme) mandej kemi nga ata qe deshirojne te thellohen me shume dhe te kuptojne domethenien e gjerave, mandej kemi nga ata qe deshirojne te thellohen edhe me shume ne Islam dhe qe deshirojne te kuptojne domethenien e domethenies qe deshirojne ta njohin Realitetin, qe deshirojne ta njohin Driten, te Verteten.
Metoda per te kerkuar keto pergjegje qe jane nje impulse nga zemra e njeriut qe nga fillimi I kohes, eshte qe njeri ta interiorizoje Sheriatin. Kjo metod mund te gjendet ne fjalen el-Tarikah. Eshte metod per te interiorizuar Sheriatin, ne menyre qe I tere personaliteti im te rrezaton komandat e Sheriatit ne menyren me natyrale, pa ndonje sofistikim apo artificialitet. Ai person qe interiorizon Sheriatin nepermjet metodes se Tarikatit, eshte I bekuar me realizimin e te Vertetes (Ma’fiah). Ne qofte se besimtari perparon edhe me tutje ne kete rruge ai/ajo arrin Realitetin (Hakikah)
Ne shekullin e 13-te. rryma e vetme qe perhapi shume besimin islam ishte rryma sufiste e cila mundesoi qe Islami te shtrihet deri ne Spanje, Azi e gjetiu.
Doktrina sufiste eshte mjaft hermetike ne formulimin e saj. Fundamentalisht, sufizmi permban konceptin e unionit me Allahun kurse Islami ortodoks apo literalist, vendos besimtarin nė ndarje me Allahun. Shikuar nga ky aspekt, sufizmi ben pjese ne filozofite me te avansuara te planetit. Ne shkence, fizika kuantike dita dites eshte duke e vertetuar ate qe ana shpirterore e Islamit e ka mesuar qe nga ardhja e Profetit a.s.
Moter e nderuar po qe se je e vendosur ta perqafosh Islamin (me fale se ndoshta ju veq keni vendosur) fillo qe nga themeli me faljen e namazit, zekatin, ramazanin, deshmo Zotin Nje, beso ne engjujt, ne librat e shenjte etj. Kur ti pervetesosh keto, (anen e jashtme te Islamit) po qe se zemra te deshiron qe te vazhdosh me tutje ne ndriqimin shpirterore, sufizmi permban nje thesar vigan te zgjuarsise dhe literatures me ane te se ciles mund te mesosh se si te vazhdosh me tutje.
Me fale se ndoshta e zgjata pak
Kalofshi mire
Ndryshuar pėr herė tė fundit nga ocean : 12-02-2009 mė 09:43
"Koka duhet pėrkulur zemrės"
Selam alejkum vella i dashur
Faleminderit per pergjigjen dhe flm per keshillen qe te behem muslimane por me pare duhet te pyesesh njehere sepse une kam 13 vjet qe jam ne islam praktikante e rregullt.Por te kerkosh dije ne islam eshte gje emire dhe une e bera se me duhet per dicka.
Zoti ta shperblefte
rudina
Alejkum Selam e nderuara Rudina,
Me fale per keqkuptim, dhe faleminderit per keshille se me te vertete duhej te pyesja njehere per poziten tende ne Islam.
Pajtohem plotesisht me ju se po te kerkosh dije ne Islam eshte gje e mire, edhe po te jete njeri shume i ditur. Une jam ende i ri ne Islam. Me siguri se ju dini shum gjera qe une nuk i di sa i perket Islamit. Kam filluar ta praktikoje perafersishte para 3 viteve edhe ende di shum pak.
Ju faleminderit shume per mirekuptim
"Koka duhet pėrkulur zemrės"
selam alejkum moter e nderuar
me behet qejfi per kete mendim "Por te kerkosh dije ne islam eshte gje emire ....."
Allahu te ndihmofte ne gjetjen e te vertetes.
besoj se e ke te qarte se ēeshte tarikati dhe se ēfare praktikash kane ithtaret e tarikateve te ndryshme.besoj se e di edhe se ēeshte Teuhidi dhe nese jo kliko ketu:
http://www.forumishqiptar.com/showthread.php?t=105289
Selam alejkum
Jo ju drejtova djalit me perpara...E di nuk eshte hera e pare qe degjoj keshilla per tu bere muslimane per tu falur.Por muslimanet duhet te komunikojne me perpara me tjetrin pastaj ti japin keshilla.Psh jo ne kete ramazan ne tjetrin po falja teravit tek dine hoxha dhe po dilja, nje goce ne mes te shkalleve (ajo pa te keq)mbase e nisur edhe nga veshja ime mu drejtua moter behu pak muslimane dhe fillo falu .Nuk jam ndjere me keq sepse asnje nuk ka te drejte te bej deklarata te tilla pa e ditur me ke eshte duke folur.Dhe pergjigjja ime ishte ne kete xhami kur ti se kishe kuptuar islamin une jepja mesime.
Sa i perket tarikatit mu donte informacion i plote sepse kam diskutua me dike per kete pune.
Megjitha faleminderit qe me kushtuat kohe dhe ma bete me te lete per t'ju drejtuar serish ne rast se do kem paqartesi ne lidhje me tema te tjera.
Selam alejkum dhe zoti jua shperblefte.
ruela
es Selamun Alejkum
Tė spjegohet vetėm Tarikati, nuk mundet sepse ėshtė i lidhur edhe me disa sende tjera. Nė fakt mundė tė spjegohet, por pa ato tjerat nuk ka efekt dhe nuk ėshtė "tamama", nuk ėshtė i pėrkryer.
E ato tjerat janė:
Njė Sufi pėr tė arritur cakun e tijė, duhet tė kalojė nė kėto katėr stacione:
1. Sheriat - Ligji i Islamit
2. Tarikat - Rruga shpirtėrore
3. Hakikat - e Vėrteta
4. Marifet - Njohja, pranimi.
Nė Tarikatin Bektashi ėshtė Marifeti para Hakikatit.
Kėto stacione njėherit janė edhe dyer tė cilat njė Sufi njė pas nji duhet ti kalojė apo ti hapė pėr tė arritur deri tek Krijuesi. Kėto nuk mundė tė kalohen duke hyrė ne mė shum se nji nė tė njejtėn kohė. Kėto kalohen rradhazi, njėra pas tjetrės.
Shejh ul-Ekber Myhidin ibn Arebi, kėto katėr stacione i pėrshkruan kėshtu:
Nė nivelin e Sheriatit, e jotja ėshtė e jotja dhe e imja ėshtė e imja. Kjo do tė thotė se Ligji i religjionit rregullon tė drejtat individuale e njerėzve.
Nė nivelin e Tarikatit, e imja ėshtė e jotja, e jotja ėshtė e imja. Nga dervishėt kėrkohet qė ndermjet veti tė jenė si vėllezėr dhe motra dhe tė ndajnė si tė mirėn, si tė keqen ashtu edhe materialen.
Nė nivelin e Hakikatit, nuk k as e jotja as e imja. Sufinjtė nė shkalla mė tė larta e kuptojnė qė gjithēka vjen nga Allahu, dhe se vet janė vetėm pėrgjegjės, administrator (tė materiales) dhe se nė tė vėrtetė nuk posedojnė asgjė. Ata tė cilėt e njohin tė Vertetėn, nuk ju interesojnė pasuria, sipėrfaqsorja nė pėrgjithsi si dhe autoriteti nė shoqėri.
Nė nivelin e Marifetit (Njohjes,Pranimit) nuk ka as unė e as ti. Me kėtė pranohet se asgjė dhe askush nuk ėshtė i ndarė nga Allahu. Kjo ėshtė caku mė i lartė i arritshmėrisė sė njė Sufiu.
Sufizmi ėshtė sikur njė Trėndafil. Therrat e trėndafilit janė Sheriati Ligji i Islamit. Bishti (trupi) i trėndafilit ėshtė Tarikati Rruga. Lulja e Trėndafilit ėshtė Hakikati e Vėrteta dhe nė fund era e lules ėshtė Marifeti Njohja,pranimi.
Therrat e mbrojnė trupin (bishtin), pa kėto Trėndafili mundė tė zhduket nga kafshėt. Por edhe pa trupin (bishtin) therrat nuk do tė kishin asnjė kuptim dhe do ishin pa vlerė se nuk kanė ku tė rriten. Kėtu shifet qartė thėnia e Imam Shafiut: Pa Sheriat nuk ka Tarikat, por edhe pa Tarikat nuk ka Sheriat.
Trupi i Trėndafilit pa lulen, nuk do tė kishte kuptim por edhe njė lule e Trėndafilit pa aromė nuk do tė ishte e kuptimtė dhe pa vlerė. Por edhe aroma e vetme pa Trėndafilin nuk do tė kishte mundėsi tė ekzistojė.
Krijoni Kontakt