Close
Duke shfaqur rezultatin -9 deri 0 prej 1
  1. #1
    Perjashtuar
    Anėtarėsuar
    15-05-2006
    Vendndodhja
    Nė zemėr tė Tiranės (pėr disa kohė)
    Postime
    256

    Islami dhe Orientalizmi

    Sejjid Alim ASHRAF



    ISLAMI DHE ORIENTALIZMI


    Leksion i mbajtur mė 8 Prill 2003

    Nė Institutin Islam tė Arsimimit dhe Kualifikimit Profesional

    Moka, MAURITANI



    Unė do tė doja, para sė gjithash, tė kėrkoj falje pėr anglishten time sepse unė nuk jam mėsuar ta shpreh veten time nė anglisht. Siē e dini, gjuha ime amtare ėshtė urdishtja dhe gjuha ime akademike ėshtė arabishtja. Unė do tė doja t’ju falenderoja tė gjithė juve pėr mundėsinė qė m’u dha mua pėr t’ju drejtuar tė gjithė juve mbi temėn shumė tė rėndėsishme tė orientalizmit dhe strategjitė e tij makiaveliste kundėr Islamit. Nuk ėshtė e tepėrt tė thuhet se orientalizmi ėshtė rreziku mė i madh i muslimanėve me tė cilin po pėrballen sot. Unė duhet tė kėrkoj falje pėr shqiptimin e emrave ashtu siē janė marrė fonetikisht nga burimet arabe.

    Orientalizmi ėshtė njėri nga kėndet e njė trekėndėshi tė fshehtė kundėr Islamit, dy kėndet e tjera janė misionarizmi dhe kolonializmi. Nė tė vėrtetė, orientalizmi ėshtė mė i rrezikshmi sepse synimet dhe objektivat e tij shkojnė mė larg nė mendjet e mendimtarėve dhe intelektualėve; efekti i tij ėshtė mė serioz nė vrapimin e gjatė. Vėllimi i dėmit dhe i bezdisjes sė tij ndaj Islamit ėshtė mė i madh se sa ato tė misionarizmit dhe kolonializmit, tė vjetra ose tė reja, ashtu siē orientalizmi dėshiron ta dėmtojė imazhin e vėrtetė tė Islamit nė mendjet e njerėzve.

    Ndryshimi kryesor mes orientalizmit dhe misionarizmit ėshtė se misionarizmi pėrqendrohet nė njerėz tė pėrgjithshėm, ndėrsa orientalizmi ka si objektiv intelektualėt. Pėrndryshe, qė tė dyja janė tė njėjta nė synimet dhe objektivat e tyre. Pa dyshim, qė tė dyja veprojnė pėr dominimin e Perėndimit mbi Lindjen nė pėrgjithėsi, dhe mbi Botėn Islame nė veēanti, pėr dominimin social, kulturor, ekonomik, politik, moral dhe fetar tė Perėndimit. Orientalistėt paralajmėruan fillimin e kolonializmit. Sė pari, pėrmes studimeve dhe kėrkimeve tė tyre nė vendet e Lindjes, ata formuluan idenė e pushtimit nė mendjet e udhėheqėsve perėndimorė. Pėr shembull, Napoleoni nė kėtė mėnyrė ishte joshur qė tė pushtonte Egjiptin mė 1798 nė sajė tė bllokut me shėnime tė udhėtimeve tė orientalistit francez Compte De Volnay. Sė dyti, orientalistėt i ndihmuan kolonialistėt dhe sundimin perėndimor qė tė pushtojnė territoret e Lindjes duke shtruar rrugėn pėr ndėrhyrje tė tilla. Dhe ne e dimė qė njė numėr i madh i orientalistėve ishin tė parėt nė ushtritė e kolonialistėve, si Watson, Richard etj. Sė fundi, ata luajtėn rolin mė tė spikatur nė pėrjetėsimin e orientalistėve dhe sundimit perėndimor, si hartues tė politikės dhe diplomacisė. Dhe ne e dimė mirė se ata zunė vendet kryesore nė ēėshtjet ministrore, bile dhe nė administrimin e vendeve tė pushtuara. Politika famėkeqe dhe e urryer e ndarjes dhe sundimit ishte si rezultat i studimeve tė kryera nga orientalistėt mbi sekte tė ndryshme islame. Nė kėtė vėshtrim, ne mund tė pėrmendim njė listė tė gjatė tė emrave tė orientalistėve si William Muir, Kromer, Sprenger, Gilbitt dhe Lawrence. Pas pavarėsisė politike tė vendeve tė Lindjes, politika e pėrmendur mė lartė nuk ishte e dobishme pėr shumė kohė; orientalistėt menduan dhe zhvilluan mė mirė politikėn e ‘Shpifjes dhe Sundimit’. Ata i falsifikuan historitė nė pėrpjekje tė tyre pėr tė prishur pastėrtinė e mesazhit islam, dhe pėr tė futur mashtrimet e tyre tė kohės si dhe citatet e tyre nė shkrimet e shenjta islame. Kėshtu, lexuesit e pavetėdijshėm u futėn nė rrugė tė gabuar. Qėllimi i tyre ėshtė qė tė dėmtojnė imazhin e pėrkryer tė Islamit nė sytė e njerėzve evropianė me qėllim qė t’i pengojnė ata qė tė bashkohen me tė vėrtetėn. Nga kjo pikėpamje, lordi musliman britanik N. G. Headley thotė nė librin e tij ‘Njė zgjim perėndimor nė Islam’, ‘se ėshtė njė gjynah i madh qė kėta njerėz e paraqesin fenė tonė tė pastėr nė njė mėnyrė tė dėmshme. Nė kohė tė ndryshme, orientalistėt na thanė neve, gjatė diskutimeve tona, se ju adhuroni Muhammedin (a.s.), martoheni katėr herė dhe ju besoni se gruaja nuk ka shpirt, dhe ju i ndaloni ato qė tė hyjnė nė xhami’. Lord Headley shtoi: ‘Se ky nė tė vėrtetė ėshtė njė veprim shumė dashakeqės pėr tė pėrhapur njė besim me mashtrime tė shpifura duke e kėmbyer me njė fe tjetėr.’

    Vėllezėrit e mi, orientalistėt kanė njė dredhi tė shkėlqyer pėr tė provuar diēka nėse ata nuk kanė ndonjė mbėshtetje historike dhe akademike pėr mashtrimet e tyre. Me pėrsėritjen e shpeshtė dhe tė shumtė tė mashtrimeve tė tyre, gradualisht citimet e tyre dashakeqe dhe tė pasakta marrin trajtėn e bindjes nė mendjet e njerėzve. Fuqia e tyre e pėrsėritjes nė metodėn e zgjuar tė tyre bėhet i barazvlefshėm me fuqinė e argumenteve. Nė kėtė mėnyrė, ata i bėjnė shumė njerėz qė t’i besojnė mashtrimeve tė tyre. Pėr shembull, njė orientalist pėrhap njė ide tė pabazė kundėr Islamit, njė tjetėr vjen dhe e pėrpunon, njė i tretė e pėrhap atė me shtesa tė mundshme tė asaj ideje, njė i katėrt e shndėrron tė njėjtėn nė njė teori, dhe i fundit vjen dhe e transformon kėtė teori nė njė fakt jashtė dyshimit. Prandaj, ne mund tė shohim se si njė ide e pabazė nė katėr ose pesė faza bėhet njė fakt.

    Libri ‘Vargjet Satanike’ ėshtė fryt i kėtij plani djallėzor. Ky libėr nuk ėshtė vetėm njė mal me abuzime, por gjithashtu, ai pėrmban shembuj tė ndryshėm tė sajimeve si ajo qė Xhebraili a.s. i ka thėnė profetit a.s. qė: ‘Pėrtej ēdo hije dyshimi, ėshtė e pamundur qė tė pėrshkosh hėnėn.’

    Tė gjithė ne i jemi pėrgjigjur kėsaj pune satanike tė pėrqendruar nė pjesėn mė tė madhe tė librit pėr sa i pėrket abuzimeve, ndėrsa, sipas meje mashtrimet helmuese mė tė rrezikshme nė trillimet tė cilat autori pėr tė dėmtuar i fut nė librin e tij, janė vetėm pėr tė krijuar keqkuptime nė mendjet e njerėzve perėndimorė. Pėr shembull, citimet e synimeve tė pėrmendura mė lart, nė paraqitjen e Islamit si njė besim (fe) tė prapambetur dhe joshkencor. Deklarata tė tilla tė imituara dhe joshkencore mund tė gjenden vetėm nė vargjet satanike por jo nė vargjet e pandryshuara tė Allahut. Ky libėr ishte sajuar qė tė jepte atė lloj imazhi fals tė Islamit.

    Madje dhe termi ‘Vargjet Satanike’ nuk ėshtė njė sajesė e autorit tė tij, por ishte pėrdorur shpesh nga orientalistėt shumė kohė mė parė. Ne mund ta gjejmė kėtė term nė enciklopedinė e Historisė sė Mesjetės, pėrgatitur dhe botuar nga Universiteti i Kembrixhit. Gjithashtu, orientalisti gjerman Brocelman e pėrdor kėtė term nė librin e titulluar ‘Historia e Vendeve Islame’. Gjithashtu, ne e gjejmė tė njėjtin term nė librin e titulluar ‘Studime Historike nė Gjuhėn Angleze’, dhe nė kėtė libėr ėshtė njė kapitull i veēantė i quajtur ‘Fillimi i Kundėrshtimit dhe Vargjet Satanike’. Pavarėsisht nga kjo metodė, ėshtė njė mashtrim tjetėr i cili pėrbėhet nga tė ofenduarit e dinjitetit tė muslimanėve duke irrituar tėrbimin e tyre tė tillė si reagimi i padurueshėm qė u shkaktua me pėrmasa tė mėdha nė pėrleshjet e fundit, dhe atėherė reagimi ėshtė shfrytėzuar shumė nė media nė mėnyrė tė tillė qė t’i pėrshkruajnė muslimanėt si ekstremistė dhe pasues tė njė feje tė dhunshme.

    Nė mesin e mashtrimeve tė tyre tė reja, ėshtė edhe paraqitja e ideve tė tyre nė njė mėnyrė tė tillė qė i drejtohet shumė herė muslimanėve, si pėr shembull, libri i Michael H. Hart i titulluar ‘100 personalitetet mė me ndikim nė histori’. Libri mori njė vlerėsim tė madh nga intelektualėt muslimanė pėr arsye se autori nė kėtė libėr e ka vlerėsuar profetin Muhammed a.s. si personaliteti mė me ndikim nė Historinė Njerėzore, por njė lexim i librit tregon se biografia e profetit Muhammed a.s. pėrmban ide tė marra prej orientalistėve. Ne kėtė mėnyrė pavetėdija e muslimanėve, kryesisht e tė rinjve, kanė rėnė nė grackėn e mashtrimit tė zgjuar tė njė lėvdate tė madhe nė tė cilėn ėshtė fshehur njė gjarpėr i helmuar. Nė anėn tjetėr, libri tė jep pėrshtypjen se nuk ka ndonjė personalitet tjetėr tė rėndėsishėm nė historinė islame, pėrveē profetit Muhammed a.s. dhe hazreti Umerit r.a. nė listėn e 100 personaliteteve mė me ndikim, nė kohėn kur nga njė vend i vogėl si Mbretėria e Bashkuar jepen rreth 19 personalitete tė tilla. Prandaj, ne mund tė shohim se politika e ‘Shpifjes dhe Sundimit’ nuk dėmton mė pak se politika e mėparshme e ‘Ndarjes dhe Sundimit.’

    Vėllezėr tė dashur, qė kur ka nisur orientalizmi? Ėshtė shumė e vėshtirė pėr t’ju pėrgjigjur kėsaj, sepse orvatjet individuale shkojnė pas deri nė kohėt e lashta, dhe ėshtė shumė ose pak e rėndėsishme pėr tė caktuar periudhėn e saktė pėr fillimin e orientalizmit individual. Sipas natyrės njerėzore, njerėzit janė kuriozė qė tė dinė rreth zakoneve tė njerėzve tė tjerė dhe ėshtė krejt normale qė aty ishin vlerėsime tė tjetėr mėnyre tė jetės. Kėtu ne nuk duam tė diskutojmė mbi orvatjet individuale, por ne po diskutojmė rreth orientalizmit tė organizuar, institucioneve tė fuqishme akademike tė cilat pėrpiqen nė mėnyrė aktive pėr dominimin e Perėndimit nė fushat e politikės, fesė dhe kulturės kryesisht qė nga periudha mesjetare.

    Pastaj, shtrohet pyetja se ‘kur nisi ky orientalizėm i organizuar?’ Sipas njė profesori bashkėkohor me nivel, Dr. Fet’hullah Zijadi nga Libia, ai nisi me kryqėzatat, duke pėrmbushur testamentin e mbretit Luisi IX tė Francės, i cili kishte marrė edhe vetė pjesė nė luftėrat e kryqėzatave, dhe i cili kishte komanduar luftėn e tretė tė kryqėzatave. Nė atė luftė, Salahuddin Ejubi r.a. e mundi Luisin IX, duke shkatėrruar ushtrinė e tij dhe duke e burgosur monarkun francez. Mė vonė, Salahuddin Ejubi r.a., i mbushur me virtyte islame tė mėshirės dhe zemėrbutėsisė, e liroi mbretin francez. Por mbreti nuk u ēlirua kurrė nga burgu i tij psikologjik dhe mendor deri nė vdekje. Para vdekjes sė tij, ai la testamentin e tij tė mirėnjohur nė tė cilėn ai e nxiti botėn e krishterė qė tė luftonte kundėr Islamit nė fushėn e besimit dhe mendimit, dhe sipas tij, siē ėshtė pėrmendur nė dėshirėn e tij, muslimanėt nuk mund tė mposhten nė fushė-betejė deri sa ata tė mposhten nė fushėn e besimit dhe ideve.

    Ky testament ekziston ende dhe sipas profesor Zijadit orientalizmi i organizuar doli si shkak i kėsaj dėshire tė fortė tė Luisit IX.

    Nė pėrgjithėsi orientalistėt mburren se arsyeja e tyre krijuese ėshtė tėrėsisht akademike, por faktet janė nė kundėrshtim me zotimin e tyre. Ne nuk jemi duke mohuar kėtu se nuk ka motive akademike nė tėrė punėn e tyre. Ne e dimė se disa perėndimorė e zgjodhėn orientalizmin vetėm pėr tė pėrmbushur interesat e tyre personale, si Carlysle, Itiyandine, Marcel Bejart, Roger Garaudy, etj. Por pavarėsisht nga ky gjykim, rrjedha e orientalizmit ėshtė e motivuar nga qėllime fetare dhe politike. Dhe ne kemi prova tė mjaftueshme se arsyeja mė e fortė para orientalizmit ishte dhe ėshtė ai i urdhrit fetar dhe politik.



    Pėr shembull:

    1. Dijetarėt pajtohen unanimisht se orientalizmi buron nga kishat dhe zhvillohet nėn mbrojtjen e tyre.

    2. Orientalistėt e parė ishin tė lidhur me kishat, si prifti francez Gerbert i cili u bė kryetar i Vatikanit nė vitin 999 tė erės sonė; Selfester i dytė; Peteri i respektuar, i cili vdiq nė vitin 1156; Gerald Craymony i cili vdiq nė vitin 1189; prifti Rikardo i cili vdiq nė vitin 1320; dhe Johanna Ouscourby qė vdiq nė vitin 1456, etj.

    3. Shumė prej institucioneve orientale nė Evropė janė themeluar nga priftėrinjtė dhe kardinalėt e krishterė, si Instituti i gjuhėve Orientale nė Francė, i cili ishte themeluar nga Papa Honorius IV nė vitin 1285 tė erės sonė. Universiteti i Sorbonės ishte themeluar nga prifti i njohur francez De Sorbo. Rindėrtimi i po kėtij Universiteti gjithashtu i takon pėrpjekjeve tė priftit tjetėr Richesco mė 1626. Instituti i famshėm oriental spanjoll, i quajtur si zyra e pėrkthyesve, ishte themeluar nga bishori Rajmondi I nė vitin 1130. Kolegji Maroni i Romės ishte ndėrtuar nga Papa Gregorius nė vitin 1584. Guri i themelit tė Shkollės pėr Gjuhėt Orientale nė Firence, Itali, ishte vendosur nga kardinali Di Medici. Dhe kėshtu me radhė.

    4. Marrėdhėnia e thellė mes orientalistėve dhe kishės zbulon qėllimet fetare prapa kėsaj lėvizjeje.

    5. Shumė prej vetė orientalistėve e pranojnė ekzistencėn e qėllimeve fetare prapa organizatės.

    6. Siē u pėrmend nė fillim, qėllimi politik ishte qėllimi i dytė mė i rėndėsishėm prapa orientalizmit. Dhe bile pas Luftės sė Dytė Botėrore, kur kolonializmi i menjėhershėm filloi tė shkatėrrohet, perėndimi i la ambasadat, konsullatat dhe misionet diplomatike nė duart e orientalistėve, pėr tė filluar periudhėn e neo-kolonializmit. Dhe kėta orientalistė e luajnė ende rolin e tyre pėr tė destabilizuar qeveritė nė vendet e Lindjes, pėr tė krijuar dhe shpėrndarė tensione shoqėrore, terrorizėm, gjakderdhje dhe aktivitete spiunazhi. Kėto ambasada dhe misione diplomatike tė vendeve perėndimore janė ende aktive dhe tė fuqishme si rezidencat e hershme tė sundimtarėve kolonialistė.



    Orientalistėt kanė rėnė dakord, qė nga fillimi, qė ata nuk do t’i arrijnė pikėsynimet e tyre pa e pushtuar diturinė me tė cilėn muslimanėt kanė fituar famė. Sė pari, ata u vėrsulėn nė Universitetet Islame tė Kordovės, Bagdadit dhe Aleksandrisė. Kjo ndodhi nė kohėn kur civilizimi islam ishte nė kulmin e tij. Nė pėrgjithėsi, historianėt perėndimorė e paraqesin kėtė periudhė si periudha e errėt dhe netėt barbare (Gotike). Por nė realitet, kur Evropa ishte nė errėsirė, vendet islame ishin duke shkėlqyer nė njė periudhė tė madhėshtisė fetare dhe kulturore.

    Gustave le Bon thotė: ‘Nėse arabėt do tė pushtonin Francėn, Parisi gjithashtu do t’u bėnte njė qendėr e kulturės dhe e civilizimit, si Kordova nė Spanjė, ku njerėz tė rėndomtė ishin tė aftė pėr tė shkruar dhe pėr tė lexuar dhe disa prej tyre mund tė krijonin poezi, ndėrsa mbretėrit e Evropės nė atė kohė ishin tė paaftė pėr tė shkruar emrat e tyre.’ Pothuajse ēdo qytet i botės islame kishte njė bibliotekė tė madhe; ēdo mesxhid (xhami) ishte njė qendėr pėr arsimim dhe dituri. Vilderante citon nė librin e tij ‘Historia e Civilizimit’ se Sulltani i Buharasė e ftoi njė mjek shumė tė njohur musliman qė tė hynte nė oborrin e tij, por ky e refuzoi ofertėn e tij pėr arsye se ai kishte nevojė pėr 400 deve pėr tė mbartur librat e tij. Dhe nė kėtė kohė, sipas Vilderantes, vetė Bibla nuk ishte e disponueshme jashtė kishave! Nė bibliotekėn Aziz Bila el-Fatimi nė Kajro, ishin 1.060.000 libra. Nė mesin e kėtyre librave ishin 6000 volume mbi matematikėn dhe 10.000 mbi filozofinė. Kjo trashėgimi shumė e ēmueshme ishte objektivi i perėndimit, veēanėrisht i orientalistėve, me qėllim qė tė shkatėrrojnė botėn islame dhe tė ndėrtojnė Evropėn. Pėr kėtė qėllim, ata e transferuan trashėgiminė kulturore islame nė dy mėnyra: nė mėnyrė tė vjetėr dhe nė mėnyrė tė re.

    Mėnyra e vjetėr ka dy nėn-mėnyra: dobėsimin e sundimit musliman nė Spanjė, Siēili, pjesėn jugore tė Italisė dhe Ballkanin nė njėrėn anė, dhe nė anėn tjetėr, luftėrat e kryqėzatave. Veē kėsaj, pas pushtimit tė trashėgimisė islame, forcat perėndimore shkatėrruan librat fetarė menjėherė dhe i transformuan librat e shkencės dhe filozofisė nė bibliotekat e tyre. Nė kohėn kur Granada, streha e fundit e muslimanėve nė Spanjė, u morr nė vitin 1511 nga ushtria spanjolle, kardinali K.C.Milenz urdhėroi djegien e tė gjitha librave fetare nė arabisht, dhe urdhri i tij u zbatua nė Bab-el-Rahlat. Sipas mendimeve tė historianėve tė njohur, mbi 1.070.000 libra u dogjėn nė kėtė vend. Dhe nė mund ta marrim me mend se sa e madhe ishte trashėgimia muslimane e shkatėrruar nė tėrė Spanjėn.

    Gjatė kryqėzatės botėrore, kur kryqtarėt pushtuan Palestinėn dhe Sirinė, ata i rrėmbyen bibliotekat e Tripolit, Kudsit, As-Kalanit, Gazės dhe Moaras, dhe i dogjėn tė gjitha librat fetare islame. Sipas historianėve, vetėm nė Tripoli, numri i librave tė djegur ishte 3 milionė. Kur mbreti i Rumanisė, Sharku V, pushtoi Tunizinė, ushtria e tij dogji tė gjitha librat arabisht (ju lutemi qė pėr detaje tė shihni librin ‘Pronat e librarive islame tė El-Mektebat al-Islam’, nga Dr. Muhammed Mahir Hamaada dhe Muassasa Al-Risala, botimi i V, Damask, 1986, faqe 84 e tutje). (Gjithashtu ju lutemi qė tė shihni edhe librin e titulluar ‘Arabėt dhe Studimet Islame nė Evropė’, nga Dr. Mishel Joha, Bejrut, 1982, faqe 264).

    Vėllezėr tė mi tė dashur, tani le tė tregojmė mėnyrėn e re pėr transferimin e trashėgimisė islame nė Evropė, me anė tė orientalistėve dhe pasuesve tė tyre. Kjo mėnyrė e re ka gjithashtu nėn-mėnyra, gjithsej tre. E para, ngritja e kolonive perėndimore nė vendet islame dhe lindore. E dyta, kėrkimet dhe studimet arkeologjike. Sė treti, vjedhjet individuale dhe kolektive pėrmes orientalistėve dhe administratorėve kolonialistė. Tė gjitha kėto mėnyra janė shembuj pėr tė treguar se si ėshtė grabitur trashėgimia islame. Ishte njė grabitje e organizuar dhe e planifikuar mirė e njė kombi nga njė komb tjetėr. Pėr ta marrė atė trashėgimi, ata pėrdorėn tė gjitha mėnyrat e ndyta, me anė tė dhuratave, ndėrrimit tė kulturės, pėrkrahjeve ushtarake dhe ekonomike; ata bile shfrytėzuan urinė dhe varfėrinė e atyre njerėzve pėr tė marrė atė trashėgimi me njė ēmim shumė tė ulėt. Gjatė periudhės koloniale, u bė njė varg i pafund i gėrmimeve arkeologjike, tė kryesuar nga orientalistėt, dhe thesaret e paēmueshme u transferuan. Ata lirinė e bėnė tė pakufishme pėr tė bėrė ēfarėdo qė ata e mendonin tė pėrshtatshme nėn pėrkrahjen e fuqive koloniale. Ēfarėdo emrash qė dikush mund t’i japė njė ndėrmarrjeje tė tillė tė turpshme, prova qėndron se ajo ishte vjedhje e pėrbashkėt nė shkallė botėrore!

    Vėllezėr tė dashur, unė dua t’ju jap disa shembuj tė kėtyre plaēkitjeve individuale dhe kolektive:

    1. Orientalisti Bocok qėndroi pėr rreth pesė vjet nė Halep, Siri, dhe Astaan, Stamboll, dhe ai mblodhi, gjatė kėsaj periudhe, njė koleksion tė rrallė tė dorėshkrimeve islame dhe po ai i transferoi nė Angli. Ky koleksion ekziston ende nė bibliotekėn Bodlian tė Universitetit tė Oksfordit.

    2. Nė bibliotekėn e Petersburgut janė me mijėra dorėshkrime arabe tė cilat janė plaēkitur nga imperialistėt rusė gjatė pushtimeve tė tyre tė Ballkanit dhe Turkistanit.

    3. Universiteti i Ladenit e caktoi njė orientalist holandez, Juliusin, pėr tė mbledhur dorėshkrimet arabe nga bota islame. Dhe, pėr kėtė qėllim, Universiteti Laden ndau njė shumė tė madhe parash. Ajo ēfarė u mblodh ekziston ende nė Universitetin e Ladenit.

    4. Nė Universitetin e Durhamit, Angli, ekzistojnė 120.000 dorėshkrime arabe.

    5. Nė bibliotekėn e Indisė, zyra nė Londėr, ėshtė njė numėr i madh i librave tė ēmueshme islame tė shkruar nė arabisht dhe persisht, dhe gjuhėn indiane gjithashtu, tė cilat ishin vjedhur gjatė sundimit kolonial. Kjo bibliotekė u zgjerua nė vitin 1857, nė tė njėjtin vit kur Delhi u morr nga anglezėt, pas kryengritjes sė famshme tė Indisė.

    Pa dyshim, nuk ishte gjithēka rastėsi! Zgjerimi i zyrės sė bibliotekės sė Indisė ishte e pėrshtatshme pėr faktin se vendi duhej tė ndėrtohej pėr shkak tė numrit tė madh tė librave tė vjedhura islame pas rėnies sė Delhit.

    6. Nė Gjermani ekzistojnė shumė biblioteka tė cilat pėrmbajnė njė numėr tė madh tė dorėshkrimeve islame si nė Berlin, Bon, Frankfurt, Mynih, Hamburg, Heidelberg, etj. Orientalisti Alward pėrgatiti njė bibliografi tė bibliotekės sė Berlinit dhe tė dorėshkrimeve arabe nė njė listė prej dhjetė volumesh tė mėdha!

    7. Orientalistja e famshme italiane Gabriela shprehet se dorėshkrime arabe gjenden nė 118 biblioteka tė 59 qyteteve nė Itali!



    Siē e pėrmenda, kėto janė vetėm disa shembuj. Pėr mė shumė fakte dhe detaje ju lutem shihni nė Historia e Trashėgimisė Arabe nga Fuad Sizgin; pėrkthim arabisht nga Dr. Fehmi Abul Fadwal, Egjipt, Volumi 1, faqe 13-17. Po ashtu edhe librin Ajnihatul Mak’r As-thalatha nga Abdur Rrahman Hasan Al-Maidani, Darul-Kalam, botimi i dytė, Damask 1980, faqe 19 e mė tej. Gjithashtu edhe revistėn al-Fikr Al-Arabi, Bejrut 1993, Volumi 31, faqe 190, 243, 307.

    Pas kėtij shqyrtimi tė shkurtėr tė plaēkitjes sė trashėgimisė islame nga perėndimi, lind pyetja: Sa ėshtė numri i pėrafėrt i dorėshkrimeve dhe i librave tė vjedhura islame? Pėrgjigjja e saktė ėshtė pothuajse e vėshtirė, sepse tė gjitha bibliotekat me rėndėsi nuk e kanė kompletuar listėn e plotė tė tyre. Gjithashtu njė numėr i madh i librave dhe dorėshkrimeve islame gjendet nė bibliotekat personale. Bile edhe nė bibliotekat publike, shumė libra janė vendosur nė seksione private, jashtė dhėnies sė studentėve muslimanė dhe dijetarėve kėrkues. Pavarėsisht nga kjo, disa dijetarė arabė provuan tė llogarisin afėrsisht numrin e librave dhe dorėshkrimeve tė vjedhura islame. Sipas Ustadh (Profesor) Abdul Rrahman al-Maidani, nė fillim tė shekullit tė XIX numri kishte arritur deri nė 250.000. Nėse kjo shifėr ėshtė arritur nė fillim tė kolonializmit, ju mund ta merrni vetė me mend numrin total tė librave dhe dorėshkrimeve tė vjedhura islame nė fundin zyrtar tė kolonializmit nė gjysmėn e shekullit XX. Ėshtė e rėndėsishme qė tė theksohet se librat islamė, nė gjuhėt e tjera pėrveē arabisht, nuk janė marrė nė llogari kėtu, si nė turqisht, persisht, urdu, bangla, malaje, hausa, gjuhėt svaheli, etj.

    Vėllezėr tė dashur, ėshtė njė ērregullim shumė i madh madje edhe midis intelektualėve muslimanė dhe tė rinjve, rreth punės sė orientalistėve dhe vlerės sė tij tė vėrtetė. Shumė prej nesh besojnė se orientalistėt kanė shpėtuar trashėgiminė tonė intelektuale dhe e sollėn atė nė dritė. Dhe ata e konsiderojnė punėn e orientalistėve si njė shėrbim tė madh pėr kulturės dhe civilizimin islam. Madje janė edhe njė numėr i profesorėve dhe dijetarėve tanė tė cilėt besojnė se pa punėn e orientalistėve Islami mund tė bėhej vetėm njė legjendė nė rrjedhėn e kohės. Nė tė vėrtetė disa prej tyre janė tė pandėrgjegjshėm, ndėrsa tė tjerėt frikėsohen se do tė konsiderohen tė prapambetur nėse ata nuk e lavdėrojnė kontributin e orientalistėve.

    Dr. Abdul Azem al-Deeb ka konstatuar shumė bukur: ‘Ėshtė krejtėsisht e ēuditshme qė tė shikosh njė komb si i yni qė t’i falenderohet dikujt i cili i ka vjedhur dokumentet e tij, dhe ta falėnderosh atė vetėm pėr faktin se hajduti ka shpėtuar dokumentet e ēmuara tė tij dhe e pajisi atė me disa fotokopje tė dokumenteve!’ Nė fakt, puna e orientalistėve nuk ėshtė e gjitha as ndonjė sasi as ndonjė cilėsi e madhe pėr t’u lėvduar. Tė supozuarit se orientalistėt kanė bėrė njė punė tė madhe nė shtypjen dhe botimin e dorėshkrimeve islame ėshtė me tė vėrtetė e pabazė. Dr. Abdul Azem ka bėrė njė studim tė thellė nė kėtė ēėshtje dhe nė fund ai doli nė pėrfundimin se kontributi i tyre nuk e kalon 10%, dhe pjesa tjetėr nė fakt ėshtė kryer nga dijetarėt muslimanė. Arsyeja prapa kėsaj mosmarrėveshjeje ndodh pikėrisht prej kompleksit tė inferioritetit tė tė ashtuquajturve intelektualėt tanė. Kėtu po japim gjithashtu edhe disa arsye tė tjera: ‘(1) mėnyrėn e mirė organizuar tė punės dhe aktiviteteve tė orientalistėve; (2) marrėdhėnia e tyre e afėrt me universitetet; (3) pėrhapja e botimit tė punės sė tyre nga media; (4) pėrkrahja e gatshme nga qeveritė e tyre; (5) konferencat e planifikuara mirė dhe tė shpeshta orientale.

    Prandaj, ne vijmė nė pėrfundimin se kontributi i orientalistėve pėrmes shtypjes, botimit dhe shpėrndarjes ėshtė vetėm rreth 10%. Sasia e tillė ėshtė pozicioni aktual i punės sė tyre. Nėse e kėqyrim cilėsinė e punės sė tyre, ne do tė gjejmė se ēfarėdo qė ata kanė kryer, ishte pėr njė qėllim tė sigurt dhe jo pėr shėrbim tė Islamit dhe diturisė.

    Ēdo komb ka dy lloje tė trashėgimisė sė saj akademike: pozitive dhe negative; seriozen dhe tė rėndomtėn; tė ndritshmen dhe tė errėtėn. Ēdo komb krenohet nga trashėgimia e saj pozitive, e ruan atė, dhe punon pėr ta nxjerrė atė nė dritė tė plotė dhe pėrpiqet qė t’i fshehė tė kėqijat. Si tė gjitha kombet e tjera, edhe kombet muslimane i kanė tė dyja llojet e punės nė trashėgiminė e tyre. Nėse vėshtrojmė thellė nė kontributin e orientalistėve, ne do tė gjejmė se ata e kanė vėnė theksin nė pjesėn negative tė trashėgimisė sonė. Subjektet e tyre tė pėlqyera janė:



    1. Ilm-ul-Kelam, me anė tė sė cilės ata pėrpiqen qė tė nėnvizojnė polemikat mes grupeve dhe shkollave muslimane.

    2. Tesavvufi. Nė mesin e librave tė tesavvufit ata me qėllim zgjedhin librat e shkruara nga tė ashtuquajturit Sufi.

    3. Literatura (Letėrsia). Nė mesin e librave tė letėrsisė ata me qėllim zgjedhin libra si Alf Laila (Njė mijė e njė net), Makaat dhe poezi imorale tė cilat prezantojnė njė figurė tė keqe tė kulturės islame.

    4. Filozofia. Ata me qėllim kanė shtypur dhe botuar libra tė tillė filozofikė tė cilat janė nė kundėrshtim me moralin islam.

    5. Fik’h. Pėrmes librave tė Fik’hut ata ngulin kėmbė shumė herė nė polemikat mes shkollave tė ndryshme islame tė jurisprudencės.



    Prandaj, ne mund tė themi se kontributi i orientalistėve jo vetėm qė ėshtė i vogėl por gjithashtu ėshtė i dėmshėm dhe i dėnueshėm. Dhe nėse aty ka ndonjė aspekt tė shėrbimit, ajo ėshtė vetėm njė shėrbim ndaj kishės dhe fuqive perėndimore!

    Vėllezėr tė dashur, sot, pothuajse tė gjitha vendet islame kanė marrė pavarėsinė politike, por kjo pavarėsi nuk do tė jetė e plotė derisa muslimanėt tė marrin pėrsėri prapa pasurinė e tyre akademike, dhe trashėgimia e tyre e pamatė t’u kthehet atyre. Nė fakt, ajo trashėgimi nuk ka ndonjė vlerė mė tė vogėl sesa toka qė i ėshtė kthyer muslimanėve. Ėshtė e drejta legjitime e muslimanėve qė tė pėrpiqen dhe tė luftojnė pėr kthimin prapa tė trashėgimisė sė tyre legjitime, dhe ėshtė pėrgjegjėsi e fuqive koloniale qė ta kthejnė prapa atė! Pa dyshim, kjo trashėgimi ėshtė mė e vlefshme se ari. Nėse dikush mund ta marrė pėrsėri arin e vet, pse ne nuk mund tė pyesim pėr trashėgiminė tonė akademike dhe legjitime, dhe pse ne nuk mund ta marrim pėrsėri atė?

    Pėrktheu nga anglishtja:
    Orientalisti
    Ndryshuar pėr herė tė fundit nga Orientalist : 27-04-2009 mė 06:18

Tema tė Ngjashme

  1. Islami Sot Dhe Nesėr
    Nga llokumi nė forumin Komuniteti musliman
    Pėrgjigje: 11
    Postimi i Fundit: 22-09-2012, 10:50
  2. Sheikh Muhamed Nasuridin Albani
    Nga forum126 nė forumin Komuniteti musliman
    Pėrgjigje: 20
    Postimi i Fundit: 19-08-2009, 11:01
  3. A ėshtė pėrhapur islami me shpatė?
    Nga altruisti_ek84 nė forumin Komuniteti musliman
    Pėrgjigje: 63
    Postimi i Fundit: 30-04-2009, 09:17
  4. Kerkese muslimaneve
    Nga Bleti002 nė forumin Komuniteti musliman
    Pėrgjigje: 11
    Postimi i Fundit: 21-07-2006, 03:33
  5. Islami NdĖrmjet Lindjes E PerĖndimit
    Nga ORIONI nė forumin Komuniteti musliman
    Pėrgjigje: 1
    Postimi i Fundit: 01-05-2005, 04:51

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund tė hapni tema tė reja.
  • Ju nuk mund tė postoni nė tema.
  • Ju nuk mund tė bashkėngjitni skedarė.
  • Ju nuk mund tė ndryshoni postimet tuaja.
  •