Aktori Trebicka me kancer, qeveria fond pėr kurimin
Aktori i njohur Roland Trebicka vuan nga njė sėmundje e rėndė, ndonėse familjarėt dhe miqtė e tij kanė preferuar tė mos flasin pėr kėtė ēėshtje. Por nga burime pranė aktorit mėsohet se ai vuan nga njė formė e rėndė e kancerit nė mushkėri.
Pėr kėtė arsye. Kėshilli i Ministrave miratoi dje vendimin pėr pėrballimin e shpenzimeve tė kurimit tė tij nė Francė. Me njė vendim tė posaēėm, kryeministri Sali Berisha ngarkoi Ministrinė e Shėndetėsisė dhe Ministrinė e Financave qė tė zbatojnė kėtė V.K.M ku thuhet: "tė akordohet fondi prej 4. 700.000 lekė (katėr milionė e shtatėqind mijė lekėsh) pėr pėrballimin e shpenzimeve tė kurimit tė zotit Roland Trebicka nė Francė".
Mė tej, saktėsohet se "kjo ndihmė duhet tė pėrballohet nga fondi rezervė i buxhetit tė shtetit". Ėshtė pėr t'u theksuar, nė fakt, se kjo ėshtė njė ndėr herėt e rralla kur shteti nuk e vlerėson kontributin e artistit nėpėrmjet titujve, por vjen nė ndihmė nė mėnyrė konkrete.
Mungesa e Roland Trebickės
Ka disa muaj qė Trebicka nuk ėshtė parė nė oborrin e Teatrit Kombėtar dhe as te kafe "Aleanca" me kolegė, disa prej tė cilėve thonė nėn zė, njė formė pėr tė mos e pranuar, se aktori vuan nga kanceri nė mushkėri dhe ėshtė larguar pėr kurim nė Francė.
Nuk ka shumė kohė qė ai interpretoi nė skenėn e teatrit nė dramėn "Tablo Absurde" tė Ferdinand Hysit, me regji tė Milto Kutalit, nė rolin e njė burri qė nuk ka kaluar nėpėr stadet normale tė zhvillimit, nuk ka kaluar fėmijėri dhe rini pėr tė qenė dhe ka mbetur fėmijė. Ky personazh, si edhe tė tjerė, tė krijuar nga Hysi tentuan tė tregojnė me jetėt e tyre pėr absurditetin e kohės ku kanė jetuar, nėn regjimin komunist.
Ndoshta ky rol i freskėt, jo i krijuar siē duhet nga regjisori Kutali, nuk i kujton kushedi se ēfarė shikuesit tė teatrit, edhe pse vetė aktori Trebicka dukej i angazhuar dhe ndihej mirė me atė rol. Nuk janė tė paktė rolet qė Roland Trebicka ka interpretuar nė teatėr, duke filluar me komedinė "Pallati 176" me regji tė Alfred Bualotit, ku ka interpretuar rolin e Jovan Bregut.
Deri nė kėtė kohė ai kishte marrė pjesė nė kinema nė filmin "Debatik" tė Hysen Hakanit, "Ėndėrr pėr njė karrike" (1984) me regji tė Fehmi Hoshafit dhe "Koncert nė vitin 1936" (1978) me regji tė Saimir Kumbaros. Nė teatėr ka interpretuar nė vepra me peshė, te "Magjia e madhe" e Eduardo de Filippos, te "Don Zhuani" i Molierit "Revizori" i Gogolit, te "Mbreti po vdes" Molier nė vitin 2002.
Mė 2009-ėn ka interpretuar te "Kohė pėr tė ēmendur" me regji tė Gėzim Kames nė Teatrin e Korēės dhe "Tė gjithė me huqe" po me regji tė Kames nė Teatrin Kombėtar. Shekulli i uron shėrim tė shpejtė.
![]()
Krijoni Kontakt