Edhe mua me kane lene mbrese skenat e xhelozise. Kur u fut Marigoja ne katua pas vjehrrit dhe vjehrra vigjilente i turret per t'i zene. Marigoja doli nga katoi dhe hiqte vallen. Me pelqen shume edhe kur nusja u sjell kafene dhe qendronte ne kembe me syte poshte. Vjehrra shikonte here nga i shoqi dhe here nga nusja. Po kur i lan kembet Marigoja vjehrrit; ai qeshte per hesap te vet, vjehrra qe i merr punen nga dora nuses dhe e gudulis te shoqin ne kembe. Ai nuk reagon dhe kjo ia shton me shume xhelozine asaj. E bukur eshte dhe skena kur vjehrri do te dale naten nga dhoma per te shkuar ne banje dhe e shoqja i kishte fshehur celesin e deres poshte jastekut.
Ne kete film cdo element eshte per t'u admiruar. Loja e aktoreve eshte ne maksimum. Asnje film nuk a ka shprehur kaq qarte psikologjine e shqiptarit dhe traditen. Me pelqen shume aktorja Dallendyshe Rondo (nena e Gjinos). Ajo ka nje plastike perfekte dhe askush nuk mund ta interpretonte ate rol si ajo!
Krijoni Kontakt