Close
Faqja 2 prej 2 FillimFillim 12
Duke shfaqur rezultatin 11 deri 17 prej 17
  1. #11
    Urime 100 Vjetori Shqiperi.

  2. Anetarėt mė poshtė kanė falenderuar Luaj Falas pėr postimin:

    bsdev (01-03-2017)

  3. #12
    Perjashtuar
    Anėtarėsuar
    13-06-2010
    Vendndodhja
    Tirane
    Postime
    456
    Citim Postuar mė parė nga Bamba Lexo Postimin
    Nga fillimi e deri te pjesa e fundit qe eshte transmetuar te djelen!

    Ka nai lidhje me Skenderbeun?
    Apo killer te dy?
    Ate thuaj po qy re

  4. Anetarėt mė poshtė kanė falenderuar [Asteroid] pėr postimin:

    bsdev (01-03-2017)

  5. #13
    i/e regjistruar Maska e abica
    Anėtarėsuar
    28-08-2009
    Vendndodhja
    Tirane
    Postime
    220
    Postimet nė Bllog
    1

    Kisha e re e vjeter e Shėn Prokopit - Metamorfoza e shesh xhirimit te Skanderbegut

    Citim Postuar mė parė nga [Asteroid] Lexo Postimin
    Ate thuaj po qy re


    Plani rregullues italian konfirmoi spostimin e kishės sė vjetėr aty ku vendi qe zgjedhur pėrpara hartimit tė tij. Ndonėse nė aks tė bulevardit do tė ngrihej Pallati Mbretenuer, komuniteti ortodoks, nuk kish pranuar tė largohej shumė prej vendit tė vjetėr dhe u ra dakord qė kisha e Shėn Prokopit tė spostohej mė nė Jugperėndim, pėr nga kodrat e Saukut, mbi njė ēukė panoramike 25 m mbi nivelin e bulevardit tė ardhshėm, e me kundrajė tė mrekullueshme qė rrokte krejt pamjen e qytetit dhe tė Tiranės sė Re qė po lindte.

    Me paratė e shpronėsimit tė kishės sė vjetėr dhe tė truallit tė saj pėrqark u krye blerja e tokės dhe u planifikua ringritja e Shėn Prokopit. Kryepeshkopi i autoqefalisė sė porsanjohur (njohja zyrtare 17 prill 1937) imz. Kristofor Kisi nė konsultė me kėshillin qendror vendosi t’ia komisionojė punėn pėr projektimin e kishės arkitektit tė ri shqiptar, Skėnder Luarasi. Ky, nė linjė atėrore, ishte pinjoll i njė trungu veēanėrisht tė shquar nė tradita patriotike dhe nė rininė e parė qe edukuar nė njė mjedis familjar ku patriotizmi ushqehej jo vetėm nga vetėdija e qartė e pėrkatėsisė shqiptare qė kishin ortodoksėt e qarkut Korēė-Kolonjė, por edhe nga burime intelektuale breznore qė ia kishin dalė ta strukturonin kėtė vetėdije drejt njė pjesėmarrje aktive nė jetėn politike e shoqėrore tė Shqipėrisė. Bir i Kristo Luarasit, Skėnderi, qė kishte mbaruar studimet pėr arkitekturė nė Vjenė, e ku ish formuar nė tė njėjtin mjedis me studentėt tė shquar shqiptarė si Lasgush Poradeci, Qemal Butka, Eqrem Ēabej, Rrok Geraj apo Selman Riza, kishte rėnė shpejt nė sy me projektet e tij harmonike e moderne nė Tiranė e Korēė. Luarasi pranoi me entuziazėm detyrėn pėr projektimin e kishės kushtuar Prokopit dhe realizoi padyshim njė ndėr projektet mė tė bukura pėr komunitetin ortodoks tė Shqipėrisė.

    Bėhet fjalė pėr njė konceptim tipik mbėshtetur nė traditėn hapėsinore tė kishave post-bizantine tė Ballkanit Jugperėndimor, sipas tipologjisė sė ashtuquajtur kryq me kupolė. Absidėn, a kungėn, si zakonisht e orientoi pėr nga lindja ndėrsa mjediset shtojcė, qė lidheshin pėrmes njė korridori tė vogėl me kishėn, nga jugu. Kisha ekspozohej hijshėm me hajatin e saj verior, mbulesėn e sė cilės arkitekti pėrmes njė analize reduktiviste e kish abstraguar nė njė lojė trekėndėshash qė shoqėronin harqet e ndėrshtyllave. Faqata kryesore ngėrthente po ashtu njė monumentalitet tė kėrkuar dhe tė arrirė. Arkitekti kėtu, pasqyroi me anė tė njė triptiku simetrik (ku elementi qendror qe mė i lartė) esencėn e volumeve tė brendshme tė kishės. E meqenėse kisha nuk qe nė dimensione shumė tė mėdha, ai pėrdori njė marifet gjenial pėr t’i dhėnė asaj madhėshti: pjerrėsoi pilastrot vertikale tė faqatės kryesore, tė asaj qė sheh nga perėndimi, ndėrkohė qė kurtinat e po asaj faqate i mbajti vertikale (shih maketin). Efekti do tė qe vėrtet mbresėlėnės nėse ky pjerrėsim i pilastrove do ish zbatuar gjatė realizimit tė projektit nė vepėr – gjė e cila pėr shkaqe tė panjohura nuk u realizua – e megjithatė, kisha e re, Shėn Prokopit u bė tregues se si njė vėllim modest mund tė trajtohej me sukses si vėllim masiv. Modernia qė pėrēoi arkitekti nuk duhet parė pra si konceptimin radikal i hapėsirės sė brendshme apo trajtim modernist i faqatave; kanonet e kishės ortodokse, ndryshe nga ajo katolike, nuk ėshtė se lejonin shumė hapėsirė nė kėtė kuptim, por theksimi i linearizmit pėrmes dritėhijeve dhe gjeometrizimi i kėrkuar i elementeve, tė cilat tė parat bien nė sy tė shikuesit, janė ende sot tė pakapėrcyera nė trajtimin e kishave ortodokse nė Shqipėri. Skėnder Luarasi e arriti kėtė nėpėrmjet modelimit paraprak tė vėllimit tė kishės me anė tė njė maketi tė cilin e punoi vetė dhe qė i lejoi kontrollin e ēdo detaji tė jashtėm. Konstruksioni i kishės u konceptua prej beton-armeje, risi absolute kjo pėr kohėn, aterial tė cilin Luarasi e njihte mirė e qė me inteligjencė do ta vinte nė punė edhe nė punimet e ardhshme tė tij.

    Ndėrtimi u realizua nga ndėrmarrja italiane Ing Lucca & Co, Milano-Napoli e specializuar pėr punime beton-armeje, e cila ndėrkohė kishte hapur disa kantiere nė Shqipėri, por drejtimin e punimeve nė vepėr arkitekt Luarasi e udhėhoqi vetė nė bashkėpunim tė ngushtė me kishtarė shqiptarė.

    Prej vitit 1942, kur kisha e Shėn Prokopit mbaroi (ndonėse pėr shkak tė luftės, pėrurimi zyrtar i saj u bė vetėm nė maj tė 1945-s), e deri nė vitin 1968, kur ajo u rrėnua nga furia shkatėrruese e revolucionit tė imponuar antifetar, nė murin e saj qėndronte pllaka e mermertė me mbishkrimin:

    “THEMELUE NĖ VITIN 1940 NĖ KOHĖN E KRYEPISKOPIT TĖ GJITHĖ SHQIPNIS IMZOT KRISTOFORIT – me pjesėmarrjen dhe bashkėpunimin e pleqėsis kishtare dhe tė kujdestarisė sė kishės tė Tiranės, ndėrtue me t-ardhunat e ēpronėsimit tė kishės sė vjetėr tė Shėn Prokopit dhe me ndihmat e popullit orthodhoks, projektue dhe drejtue prej ing. arch. Skėnder Luarasit, zbatue prej sipėrmarrjes Ing. Lucca e C, Milano”.

    Kisha pati jetė tė shkurtėr, por impakt tė rėndėsishėm; pas ndėrtimit tė saj e gjithė zona filloi tė quhej Kodrat e Shėn Prokopit, dhe me krijimin e parkut periferik tė kryeqytetit nė vitet e pesėdhjeta, Parku i Shėn Prokopit. Brezi tė cilit unė i pėrkas ndiqte tė dielave familjen e cila shkonte pėr piknik (drekėn me vete e birrėn jashtė) nė Shėn Prokop. Kjo mikrotoponimi u ruajt e gjallė deri aty nga fillimi i viteve tetėdhjetė, pėr t’i lėnė mė pas vendin toponimit tė ri Kodrat e Liqenit apo Parku i Liqenit Artificial. Por funksioni i asaj kishe, ende pa dalė nga pėrdorimi religjioz, ish edhe mė i gjerė; vėshtirė se mund tė gjendej kund nė Shqipėri vend mė tė mirė pėr tė inskenuar pjesė nga filmi legjendar “Skėnderbeu”. Regjisorėt sovjetikė zgjodhėn pikėrisht mjediset e Shėn Prokopit pėr tė dhėnė atmosferėn e Bizantit perėndimor qė ka mbizotėruar nė krejt Arbėninė mesjetare – ashtu sikundėr edhe nė ato zona t’Italisė qė kanė qenė nėn ndikimin e Kostandinopojės – dhe kjo, nė kėtė rast, dėfton ndjeshmėrinė e lartė tė Luarasit ndaj traditės trashendentale tė truallit mbi tė cilin ai vepronte.

    Kisha pret ende tė ndėrtohet, e me gjasė komuniteti ortodoks do ta gjejė kohėn dhe mjetet pėr naltimin e saj, por do tė ishte njė akt i madh emancipimi shoqėror dhe shprehje e respektit pėr traditėn dhe trashėgiminė arkitekturore shqiptare nėse ajo rindėrtohej ashtu siē ka qenė, pra me tė njėjtin projekt tė ideuar prej njėrit ndėr themeluesit e arkitekturės moderne, ark. Skėnder Luarasit, nė mėnyrė qė parku aq i bukur aty tė vazhdojė tė thirret me emrin e tij karakteristik Parku i Shėn Prokopit.

    nga Artan Shkreli - gazeta Shqip

  6. Anetarėt mė poshtė kanė falenderuar abica pėr postimin:

    bsdev (01-03-2017)

  7. #14
    i/e regjistruar Maska e altruisti_ek84
    Anėtarėsuar
    18-07-2007
    Vendndodhja
    Prizren
    Postime
    1,151
    Ky film hyn ne zhanrin e filmave fantastiko-shkencor, por i realizuar tmerrsisht dobet. Mir do ishte te jepej ne kanalin per femij bang bang ose tring tring, do i bente konkurenca shum "superheronjeve" Spiderman, batman, Gogu, etj.
    _____________________________________
    ™I mencur eshte ai, i cili kujton vdekjen e tij..!

  8. Anetarėt mė poshtė kanė falenderuar altruisti_ek84 pėr postimin:

    bsdev (01-03-2017)

  9. #15

    Pėr: Filmi: Skenderbeu

    Link i ri funksionues i filmit~

  10. #16
    i/e regjistruar
    Anėtarėsuar
    29-11-2010
    Postime
    17,152

    Pėr: Filmi: Skenderbeu


  11. #17

    Pėr: Filmi: Skenderbeu

    Link i ri i perditesuar ~


Faqja 2 prej 2 FillimFillim 12

Tema tė Ngjashme

  1. Referenca e burime historike
    Nga Kreksi nė forumin Historia shqiptare
    Pėrgjigje: 72
    Postimi i Fundit: 09-04-2015, 16:42
  2. Fenomeni "Abdi Baleta"
    Nga Brari nė forumin Problematika shqiptare
    Pėrgjigje: 206
    Postimi i Fundit: 06-09-2009, 09:28
  3. Skėnderbeu, figura kryesore tek pasaporta
    Nga Korcar-L1 nė forumin Tema e shtypit tė ditės
    Pėrgjigje: 41
    Postimi i Fundit: 06-12-2008, 17:39
  4. Skenderbeu ne mbreterine e Napolit dhe ne Rome
    Nga Albo nė forumin Historia shqiptare
    Pėrgjigje: 0
    Postimi i Fundit: 05-12-2002, 03:54

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund tė hapni tema tė reja.
  • Ju nuk mund tė postoni nė tema.
  • Ju nuk mund tė bashkėngjitni skedarė.
  • Ju nuk mund tė ndryshoni postimet tuaja.
  •