Close
Faqja 2 prej 2 FillimFillim 12
Duke shfaqur rezultatin 11 deri 14 prej 14
  1. #11
    Rapsolul ka shkrojtur me pare;
    Çfarë ndodhi me shqiptarët në vitin 1967
    hiç asgje, u pergjysmuan, u masakruan dhe u katandisen me keq se çifutet,
    te pakten hebrenjte i kishin te hapura rruget ( shkretetirat ), pak a shume keshtu vepruan edhe ne Lindjen Socialiste, por edhe ne Kuba..., vetem tek ne as per te hikur nga sketerra nuk na lejohej, jo vetem por u masakronin te gjithe ne menyre farefisnore...!
    28-mije deshmore ( kam dyshimet e mia )..., ne Luften e Dyte Boterore...!
    30-mije te vrare nga regjimi, ku me shume se dyfishi i tyre u interrnuan...!
    E sheh sa ngjashmeri me Rusine staliniste pas lufte ( 45-54 )
    20.000.000 te vrare gjate Luftes se Dyte,
    22.000.000 te vrare ne kohe paqe, por ka njerez dhe dokumente qe mendojne qe numri te jete edhe me i madh...
    Pra çfare ndodhi me shqipot deri ne 67'?
    Asgje, si Rusia ne miniature.
    Vetem se nga 67' e me mbrapa, ndoshta asnjeri nuk eshte ne gjendje ta pershkruaj me realizem, vetem po te kete ndonje me te dhenat dhe fantazine e D. Aligherit...!
    Per mua, 67' ishte me keq se 45'..., thjesht çeshtje eksperiecash...!

  2. #12
    Orthodhoks Maska e ilia spiro
    Anëtarësuar
    02-02-2009
    Postime
    3,592
    Postimet në Bllog
    1
    Me fjalë të tjera, ajo që ndodhi në vitin 1997 erdhi nga kushtet e një populli që ndodhet nën influencën e emocioneve politike. Historiani ynë e quan specifik leksionin e vitit 1997. Ngjarjet prodhuan një frikë e cila "për paradoks duhet parë edhe si një faktor progresiv, sepse është një faktor frenues, bllokues.
    Nuk mendoj si historiani. Viti 1997 nuk kishte lidhje direkte me politiken. Ai kishte lidhje me "xhepin" e shqiptareve te varfer. Emocionet politike asnjehere nuk i kane cuar shqiptaret ne rrugen e shkaterrimit.
    Cdo e keqe sigurisht e ka edhe nje te mire sepse behet mesim. Por ne asnje menyre nuk mendoj si historiani se "ngjarjet duhen pare edhe si faktor progresiv".
    Per ke jane ato faktor progresiv? Per Shqiperine jo.
    Nese e ka fjalen se ky ishte nje eksperiment i vullnetshem i dikujt, atehere kjo eshte ceshtje tjeter. Por ketu nuk asgje progresive.
    Krahasimi i vitit 1967 me vitin 1997 nuk kane ndonje lidhje. Se paku ky eshte mendimi im. Ne vitin 1967 pushteti instrumentalizoi nje pjese te popullit dhe te rinise te cilet vune dore mbi objektet e kultit. Nje pjese edhe pa vullnetin e saj.
    Ne vitn 1997, humbja e parave revoltoi shumicen e popullates e cila humbi lidhjen me pushtetin.
    Jane gjera krejtesisht te ndryshme.

  3. #13
    me 40 hajdutë Maska e alibaba
    Anëtarësuar
    12-12-2005
    Vendndodhja
    Ne shpellen e pirateve
    Postime
    5,671
    Kjo qe thua ti eshte jashte teme. Kjo histori tregon se orthodhokset shqiptare e kane ruajtur besimin e tyre me shume se gjithe te tjeret. (ne ndihme te historianit polak)
    Kjo histori nuk tregon asgjë.

    Ju jeni shqiptarë ateistë që po shkoni drejt greqizimit.

  4. #14
    Orthodhoks Maska e ilia spiro
    Anëtarësuar
    02-02-2009
    Postime
    3,592
    Postimet në Bllog
    1
    Si historian polak ai nuk e sheh me shumë optimizëm të ardhmen e profesionit të tij. Ku është vendi për historianin? Tadeusz Czekalski e ka fjalën për historinë antropologjike e cila synon të ketë në fokus të saj mendimin dhe të jetuarit në kohën e kaluar. Është si të takosh një njeri që vjen nga ajo kohë dhe në takimin me të, të gjesh përgjigje për kohën e sotme.
    Eshte e drejte te gjykohet ne kete menyre, por ne shume raste mund te kete shmangje te natyrave te ndryshme. Sepse shkaqet, argumentat historike te qenjes se nje populli, jo gjithmojne sherbejne si baze per sjelljen aktuale te tij ne kohen e sotme. Kjo pasi rrethanat shtrenguese, pozicioni gjeografik, etj., jane elemente qe nuk kane te njejtin ndikim ne kohe te ndryshme.
    Ne postimet e mesiperme paraqita historine e Kishes Orthodhokse nga shekulli i XVIII e deri ne luften e dyte boterore, si dhe disa rrethana qe i paraprine vitit 1967.
    Ne rastin e vendit tone, fatkeqesisht sundimi i gjate turk ka sherbyer negativisht per dobesimin e feve ne pergjithesi, pasi pushtuesit i interesonte qe shqiptaret te ishin te percare. Besimi tek ne ka qene ne nje shkalle me te ulet sesa tek popujt fqinje te ballkanit. Kjo dobesi u shfrytezua nga regjimi ateisto-komunist per te arritur deri ne vitin 1967, per eliminimin edhe fizik te kulteve fetare.
    Por ama ndryshon puna sot. Sot besimi eshte rritur ne Shqiperi, krahasuar me vendet e Evropes por edhe te rajonit. Sidomos lidhur me besimin orthodhoks, nje ndihmese te madhe ka dhene edhe Kryepiskopi +Anastas, por edhe komunitetet e tjera fetare, ne pergjithesi kane ngritje.
    Fakti i vitit 1997 nuk duhet te na çudise shume. I humben paret nje populli shume te varfer, keshtu qe nuk duhet te cuditemi me sjellen e tij antishtet (kur vete shteti i kishte braktisur). Kjo, mendoj une, nuk vjen nga besimi i paket.
    Nje konkluzion qe mund te nxirret eshte qe pushtimet e gjata s`kane si mos ndikojne negativisht dhe te prishin ane te caktuara te karakterit te nje kombi, sic ishin per neve shqiptaret te 500 vjetet e pushtimit otoman.
    Per te kuptuar me mire ngjarje te diteve te sotme u duhet referuar ketyre 500 vjeteve, ku pushtuesi me te gjitha format u perpoq deri edhe ne asimilimin e shqiptareve, sidomos nepermjet nderrimit te fese, etj., te shperbente kombin, duke i mohuar atij gjuhen e nenes, e duke bere edhe shume krime te tjera, per te cilat historia jone ende nuk eshte prononcuar.

    Ne disa komente te diteve te sotme pushtimi turk konsiderohet pozitiv dhe Gjergj Kastrioti si armik i shqiptareve. Ky eshte edhe nje shembull tjeter se deri ne cfare grade u poshterua shqiptari nga pushtuesit osmanlli, sa kalohet deri edhe ne deformime te renda te psiqikes shoqerore, ku armiku i duket si mik dhe krimineli si bamires. Edhe sot mbaj 600 vjetesh, ende nuk eshte cliruar nga makthi i atyre 500 vjeteve.

    Sundimi turk ja arrtiti mire t`i hidhte shqiptaret kunder njeri tjetrit, t`i bente spiune te njeri tjetrit, fenomene keto qe ndeshen rendom ne Shqiperine e sotme.

    Keto dhe shume te tjera shpune ne vitin 1967.
    Por sot ka shprese per nje rikthim te shqiptareve drejt vlerave te verteta. Kesaj i sherben shume edhe anetaresimi ne NATO, si edhe shpresa per te qene se afermi anetare te BE-se.

Faqja 2 prej 2 FillimFillim 12

Tema të Ngjashme

  1. Himarë, mësimi nis me himnin grek
    Nga karaburuni në forumin Tema e shtypit të ditës
    Përgjigje: 134
    Postimi i Fundit: 15-08-2009, 04:07
  2. Akademia e Shkencave dhe heshtja ndaj sfidave te kohes
    Nga &Mitrovicalia& në forumin Problematika shqiptare
    Përgjigje: 96
    Postimi i Fundit: 18-06-2009, 19:10
  3. Rrymat politike katolike shqiptare
    Nga ~Geri~ në forumin Toleranca fetare
    Përgjigje: 74
    Postimi i Fundit: 30-04-2006, 04:33
  4. Lufta Italo-Greke dhe shqiptarët
    Nga Eni në forumin Historia shqiptare
    Përgjigje: 4
    Postimi i Fundit: 20-02-2005, 20:07
  5. Zgjimi Kombëtar
    Nga dodoni në forumin Çështja kombëtare
    Përgjigje: 1
    Postimi i Fundit: 24-11-2004, 08:54

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund të hapni tema të reja.
  • Ju nuk mund të postoni në tema.
  • Ju nuk mund të bashkëngjitni skedarë.
  • Ju nuk mund të ndryshoni postimet tuaja.
  •