Close
Faqja 0 prej 3 FillimFillim 12 FunditFundit
Duke shfaqur rezultatin -9 deri 0 prej 21
  1. #1
    Titulli Personal
    Anëtarësuar
    23-06-2008
    Vendndodhja
    Tirane
    Postime
    11

    A duhet të lexoj një filozof ?

    Pikepyetja vendoset mbi origjinalitetin e nje ideje....

    Nje person poliedrik (me dije te gjithanshme) rrezikon te humbase origjinalitetin e tij si pasoje e nje aktiviteti te vazhdueshem lexues. Pa dyshim qe kjo nuk nenkupton indiferentizem dhe braktisje totale te te lexuarit, por a duhet te kete disa limite ?
    Shpeshhere ( shumicen e rasteve pa e kuptuar ) na nguliten ide te lexuara te cilat na humbasin mendimet origjinale dhe na japin nje prirje per ti pershtatur dhe avancuar ato, duke neglizhuar idete origjinale.

    Sa per konkretizim, nje rast tipik do te ishte ai i filozofit Jostein Gaarder ( autori i "Bota e Sofias" )
    Vete Gaarder jep shume pak nga vetja e tij duke u perqendruar me shume ne manipulimin apo pershtatjen e filozofise se te tjereve, perdor nje stil akademik dhe pedagogjik per te percuar ne menyren e duhur filozofine, por asnje ide nuk e ka te tijen. Pra me shume se sa thelb, filozofi na jep metodike.


    Shtrohet pyetja : A duhet te lexoje nje filozof ?
    Ose me mire : Sa duhet te lexoje nje filozof ?

  2. #2
    Perjashtuar
    Anëtarësuar
    01-08-2007
    Vendndodhja
    beyond the road... I lie in wait...
    Postime
    469
    kam pershtypjen se je 'already' ne metodike...

    nje gje me vjen ndermendje prej nje filozofi francez, se gjithcka e larte ne natyren njerezore, eshte nje fare intoksikimi. dhe intoksikimi, mendoj, eshte shume here pertej metodikes.

    celsi eshte harmoni

  3. #3
    Moderator Maska e Pratolini
    Anëtarësuar
    10-01-2007
    Vendndodhja
    Tirane
    Postime
    724
    Tema shume interesante dhe qe ngjall diskutim.

    Personalisht mendoj se nje filozof e ka te domosdoshme te lexoje. Jam dakort me faktin se leximi i tepruar ndikon/mund te ndikoje ne origjinalitet idesh, por gjithsesi per te artikuluar ne menyren te sakte dhe akademike mendimet filozofike, stilistika eshte e rendesishme.

    Pra do preferoja ti pergjigjesha pyetjes : Sa duhet te lexoje nje filozof ?

    Ndoshta duhet te lexoje deri ne ate pike sa te arrije te krijoje stilistike ( aq me mire nese edhe kjo pershtatet ne menyre origjinale me pas ) dhe mjaftueshem per te qene ne korrent me temat dhe diskutimet themelore filozofike.

  4. #4
    Nese personi qe lexon nje filozof, eshte skeptik ne " Idet" e tij, ai patjeter, qe do te ndikohet shume nga filozofi, qe eshte duke e lexuar. por nese personi qe eshte duke e lexuar Filozofine, i merr me rezerve idete qe parashtrohen, aty...ai do te pasuroj Idet e tij, te prgjithshme, ne lidhje me ceshtjen, qe shtrohet...
    perndryshe, mendoj; s'duhet lexuar, vetem atehere, kur je ne Proceset krijuese, sepse mosndikimi esht i pashmangshem.

    Ndersa Pikepyetjen, je duke e shtruar ne Origjinalitettin e nje Ideje? Sipas kesaj, me automatizem del pyetja, se sa eshte Ideja Origjinale, ne qofte se ndikohet njeriu-lexuesi ne ket rast....
    E po qe se Ideja me te vertete, eshte origjinale, atehere nuk do te ket as "frike", per te lexuar nje filozof-shume filozof.
    Ngase inferioriteti, ketu s'ka vend.....

    ndersa asaj; Sa duhet te lexoje nje filozof?
    Mendoj qe jo vetem, qe duhet te lexohet ne tansi, por edhe te studiohet holl, sepse perndryshe, s'do te kishte kuptim- Merreni me mend, ketu, shumica e Krijuesve e filozofeve, Veprat e medha i kan ber ne Pleqeri..., e po te lexoheshin, vetem ato vepra, qe i kane punuar ne "rini". Cfar kuptimi, do te kishte kjo....?!
    Ndryshuar për herë të fundit nga ABSOLUTE : 12-07-2008 më 09:15
    And my soul from out that shadow that lies floating on the floor, Shall be lifted -- Nevermore!

  5. #5
    Titulli Personal
    Anëtarësuar
    23-06-2008
    Vendndodhja
    Tirane
    Postime
    11
    une mendoj qe nje person(jo domosdoshmerisht i etiketuar si filozof) per te ndertuar nje filozofi origjinale te bazuar vetem ne perceptimet dhe vezhgimet individuale nuk duhet te kete asnje ndikim apo influencim nga nje ide apo informacion i transmetuar ne menyre kolektive apo te rastesishme.
    Ekziston akoma nje teori qe Adami dhe Eva (simbolikisht) jane te vetmit njerez origjinale qe kane ekzistuar.
    Ne menyre analoge nje filozof po lexoi nje ide alternative ne menyre te pashmangshme do ndikohet, influencohet dhe do devijoje nga argumentimi normal i perceptimit te tij personal.
    Ndoshta nje individ i tille mund te anatemohet dhe te konsiderohet medioker, i pavlere, i cmendur dhe ndoshta delirant per idete e virgjera qe posedon por nuk mendoni se filozofia e nje mjeku (frojdiane) eshte shume me interesante, origjinale dhe ndoshta edhe me e vlefshme se shume filozofe te tjere te mirefillte "profesioniste"?
    Per mua nje filozof dijetar nuk eshte me filozof por thjesht nje permbledhes idesh ne menyre stilistikore (ose statistikore). Thelbi filozofik mund te jete prone e "injoranteve".

    ps: ku i dihet mbase edhe mund te jem nje prej deliranteve injorante :P

  6. #6
    Perjashtuar
    Anëtarësuar
    01-08-2007
    Vendndodhja
    beyond the road... I lie in wait...
    Postime
    469
    But if the progress of the sciences and the arts has added nothing to our true happiness, if it has corrupted our morality, and if that moral corruption has damaged purity of taste, what will we think of that crowd of simple writers who have removed from the temple of the Muses the difficulties which safeguarded access to it and which nature had set up there as a test of strength for those who would be tempted to learn? What will we think of those compilers of works who have indiscriminately beaten down the door to the sciences and introduced into their sanctuary a population unworthy of approaching them. Whereas, one would hope that all those who could not advance far in a scholarly career would be turned back at the entrance way and thrown into arts useful to society. A man who all his life will be a bad versifier or a minor geometer could perhaps have become a great manufacturer of textiles. Those whom nature destined to make her disciples have no need of teachers. Bacon, Descartes, Newton—these tutors of the human race had no need of tutors themselves, and what guides could have led them to those places where their vast genius carried them? Ordinary teachers could only have limited their understanding by confining it to their own narrow capabilities. With the first obstacles, they learned to exert themselves and made the effort to traverse the immense space they moved through. If it is necessary to permit some men to devote themselves to the study of the sciences and the arts, that should be only for those who feel in themselves the power to walk alone in those men's footsteps and to move beyond them. It is the task of this small number of people to raise monuments to the glory of the human mind.

    http://records.viu.ca/~johnstoi/rous...tdiscourse.htm
    Ndryshuar për herë të fundit nga artful dodger : 12-07-2008 më 11:04

  7. #7
    Perjashtuar
    Anëtarësuar
    01-08-2007
    Vendndodhja
    beyond the road... I lie in wait...
    Postime
    469
    une mendoj se gjithcka lind prej deshires, ose pasionit per te mesuar. Gjithcka qe vjen me pas, eshte nje produkt, i ktij pasioni. jam i mendimit se asgje nuk arrihet duke e kerkuar ate ne menyre direkte... psh, ne perendim njerezit kerkojne lumturine, por lumturia nuk gjehet duke kerkuar lumturine... lumturia i gjen vete njerezit, psh e pyet dike 'je i lumtur?', dhe ai mendohet per nje moment, pastaj buzeqesh e tht 'vallahi nuk qahem'... sepse nuk e ka pas nanje here idene te mendoj nese eshte i lumtur. nga ana tjeter, njerezia ne perendim jane nen kulturen e kerkimit aktiv, e konstant, te lumturise. keta njerez nuk jane kurre te lumtur.

    Mendoj se kjo lidhet edhe me te qenurit filozof. Nqs e lidh me teorine e herarkise se Maslow, njeriu eshte i lumtur atehere kur eshte i vete-plotesuar (self actualisation). Por njeriu nuk mund te di se cila eshte pika e vete-aktualizimit per te... nuk mund ta imagjinoj dot, deri sa e gjen. Enver Hoxha nuk mund te njihte ne rini, se kush do te ishte me vone ne jete. Ose Einstein, ai ishte nje zyrtar i thjesht, ai nuk e imagjinonte ndonje here se do te ishte ai vete qe do te hidhte posht teorine e Newton-it, as se do te zbulonte teorine e 'special relativity', ose ekuacionin e shekullit ne drejtim te nje teorie te gjithckaje.... por kto gjera ndodhen, si pasoje. Ralle ndodh qe nje femi vendos te 'behet' futbollist, edhe ja arrin qellimit. Pra ai vendos piken e 'vete-aktualizimit' dhe e arrin ate, por me teper se jo kjo pike vjen 'aksidentalisht', si pasoje e pasionit.

    Einstein ishte studiues i Newtonit, aq sa arriti te kuptoj teorine e tij, e te shoh se ka dicka qe nuk shkon me te. Lind pyetja, 'ku do te kishte arritur Einstein, nqs nuk lexonte Newton, por te mendonte se ai donte te zbulonte dicka origjinale...?' dmth pasioni nuk ka nevoje per justifikime... eshte qellim me vete, dhe nqs nuk e sheh si te tille atehere nuk eshte pasion por thjesht mjet.... gje qe te ben ordiner si te tjere.
    Ndryshuar për herë të fundit nga artful dodger : 12-07-2008 më 11:30

  8. #8
    The World Is Yours Maska e J@mes
    Anëtarësuar
    27-05-2002
    Vendndodhja
    Tiranë
    Postime
    1,966
    Jam i mendimit se filozofia nuk ka lindur rastesisht dhe per me teper jo nga qenie instiktive.
    Eshte e natyrshme qe mendimi ndikohet nga vendi dhe koha.
    Ne kohe te ndryshme konceptet apo idete filozofike i referohen ne nje fare menyre edhe kornizes se kohes perkatese. Ato nuk mund te jene thjesht frymezime te çastit.

    Nga ana tjeter, qe filozofia e nje njeriu te spikas mbi te tjerat, si unike, e ndritur e jo thjeshte e veçante, nje filozofi i duhet me patjeter te jete i azhornuar thellesisht rreth literatures se hershme dhe kontemporane, pikerisht per te mos ecur mbi te njetat shina me te tjeret.
    »« ¤ »«Ê£ÐØ®ÂÐØ»« ¤ »«

  9. #9
    pikerisht J@mes... D. Morrison.....
    p,sh....
    sikur mos te ishte Arthur Schopenhauer, si do te ishte, Friedrich Nietzsche, ky qe eshte. hm?!
    nuk besoj qe ka vend ketu per lloje Nihilist-ike. - Vetem, se natyrisht kerkohet, vazhdimsi...
    Ndryshuar për herë të fundit nga ABSOLUTE : 12-07-2008 më 12:16
    And my soul from out that shadow that lies floating on the floor, Shall be lifted -- Nevermore!

  10. #10
    psh, ne perendim njerezit kerkojne lumturine, por lumturia nuk gjehet duke kerkuar lumturine... lumturia i gjen vete njerezit, psh e pyet dike 'je i lumtur?', dhe ai mendohet per nje moment, pastaj buzeqesh e tht 'vallahi nuk qahem'...
    deshta te ndalem ketu dhe nje cik; eshte fakt qe, sikur te na pyet dikush; A jemi te lumtur? S'do te dim cka t'i themi -menjehere! Por nese, tani mendojme, se a ishim te lumtur ne ndonje kohe X, sigurisht do ta kuptojme se kemi qene te lumtur, sa do qe kemi "vuajtur"...
    Pra ketu eshte edhe ajo, qe nese mund te them, "vetedija" respektivisht ndjeshmeria, s'mund ta percepton "lumturine", si gje e castiti, apo nuk e pranon si te tille..... p. s. Ate e ndjeme me vone...
    nuk flas per lumturi infantile ketu....
    dola pak prej temes, por s'ka lidhje lidhje aty diku jemi....
    ta nderlidhi, te lexuarit me ket Lumuturine psh...Une nuk mund te jem i lumtur, nese miku pse partneri im, nuk esht i lumtur dhe ne te Lexuarit mendoj, qe esht e njejta gje...!!!?
    Ndryshuar për herë të fundit nga ABSOLUTE : 12-07-2008 më 12:26
    And my soul from out that shadow that lies floating on the floor, Shall be lifted -- Nevermore!

Faqja 0 prej 3 FillimFillim 12 FunditFundit

Tema të Ngjashme

  1. Shkenca ne Islam
    Nga Shën Albani në forumin Toleranca fetare
    Përgjigje: 66
    Postimi i Fundit: 18-08-2010, 11:10
  2. 21 Prill: Shen Apoloni i Romes (filozof dhe martir)
    Nga NoName në forumin Komuniteti katolik
    Përgjigje: 0
    Postimi i Fundit: 22-04-2006, 13:45
  3. Alain FINKIELKRAUT, filozof
    Nga oiseau en vol në forumin Filozofi-psikologji-sociologji
    Përgjigje: 12
    Postimi i Fundit: 08-03-2006, 21:28
  4. Nje filozof i lashte.
    Nga King_Gentius në forumin Historia shqiptare
    Përgjigje: 3
    Postimi i Fundit: 18-01-2006, 09:51
  5. KAZANOVA - filozof dhe njohës i mirë i grave
    Nga Uriani në forumin Enciklopedia letrare
    Përgjigje: 0
    Postimi i Fundit: 29-09-2005, 15:59

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund të hapni tema të reja.
  • Ju nuk mund të postoni në tema.
  • Ju nuk mund të bashkëngjitni skedarë.
  • Ju nuk mund të ndryshoni postimet tuaja.
  •