-
Enver Qama
OPINION
Rezervati i derrave tė egėr
09-02-2009 / Nga Gėzim Llojdia
Enver Qama ėshtė njė shkrimtar me njė histori jete tepėr tė veēantė. Jeton nė jugperėndim tė vendit, mirėpo nė kujtesė ka qytetin e tij tė lindjes. Ēorovodėn e la pas, kur krisėn kallashėt dhe njė breshėri i sharroi kėmbėn. Vdekja nuk e njohu, ndonėse ishte hija e saj pėr njė ēast e mbėshtolli tė tėrin dhe mė pas u zhduk, prandaj ende jeton. Ishin socialistėt qė i kėrkuan jetėn, qė i dha Perėndia, ndaj ai ende i falet Abaz Aliut nė mekamin e tij sa herė qė vinte kėmbė nė malin qė shqiptarėt e thėrrasin Baba Tomorr. Enver Qamo e ka tė kufizuar lėvizjen. Ecėn me paterica deri tek bar Ini dhe kthehet. Kjo ėshtė ditorja e tij. Ka botuar disa libra. Romani i fundit quhet: Rezervati i derrave tė egėr. Diku, pyjorja kishte vendosur njė tabelė, ku shkruhej rezervati i derrave tė egėr, nė tė djathė tė rrugės sė Ēorovodės. Nė atė rezervat gjuante I Madhi fare derra te egėr, mirėpo zanafillėn pėr ngjarjet qė nisin diku aty dhe pėrfundojnė sėrish aty, e marrin pikėrisht nė kohėn e prishjes sė sistemit. Ishin kohėrat kur diktatura mė e rėndė pėr shqiptarėt e varfėr po shkallmohej. Ishte ēasti kur kishte zėnė tė prishje, ndėrkaq pllakosje muzgjesh binin pėrmbi qytetin malor. Autori Enver Qama pėrshkon me imtėsi ngjarje qė lėvizin tė vėrteta nė pėrditshmėrinė tonė. Njė personazh si Erdal Qerimi qė pėrshkruan kohėn dhimbjet, dashuritė, ngritjet e rėniet, si njė sizmikė e tėrė lėkundjesh qė tronditin jetesėn e njeriut nė kohė tė diktaturės madje pas rėnies sė saj, kur banda mafiozėsh rivendosin pushtetin e tyre, paguajnė gjykatat dhe arrijnė deri atje sa tė pronėsojnė rezervatin e derrave tė egėr si njė kujtim tė hidhur nga nostalgjia pėr ikjen e sistemit. Ka njė pėrshkrim tepėr interesant tė vendeve qė ka krahina malore me njerėz fisnik si Skrapari. Mua mė ngjason se diku aty gjej pėrshkrimet e mjeshtrit erudit Eqrem bej Vlorės kur udhėtonte nga Berati nė Tomor. Aty, qafa dhe gryka, aty mė tej edhe rruga e mbuluar nga gjelbėrimi e nėpėr to lėvizin personazhe interesante. Madje ata shkojnė e i hapin ato shtėpitė qė dikur i quanin kulake. Atje ku miqtė shkonin vetėm netėve fshehurazi. Jeta qė gėlon dhe historitė qė ndėrthuren, tregon njė mjeshtėr qė di tė skalisė mirė e bukur, qė di tė ndėrtojė fjali sikur tė ishte njėqind vjet romancier. Mirėpo e gjithė kjo hulli fjalėsh ka njė sakrificė jo tė vogėl tė autorit. Ndėrsa nė jetėn e vėrtetė ka bredhur jo pak mbi dy paterica pėr tė kėrkuar tė vėrtetėn ku fshihej vrasėsi i tij qė u zu nė shtetin fqinj, por qė gjykatat e korruptuara nuk e dėnonin pėr sa kohė socialistėt ishin nė harxhim tė pushtetit mafioz. Koha pėr tė lexuar sot ėshtė e kufizuar, por kur nė dorė merr pikėrisht njė libėr me vlerė artistike ia vlen harxhimi i saj. Enver Qamo rreth dy vjet mė parė ngriti zėrin sepse vrasėsi i tij endej i lirė, ai qė i kishte numėruar qartazi vdekjen, shurdhėrinė e pėrhershme. Dhe vetėm media e djathtė e denoncoi. Shumė prej tė majtėve heshtėn qėllimisht, ndonėse akti i goditjes sė tij ishte politik. Sidoqoftė autori Qama edhe nė librin e tij tė fundit me rreth 170 faqe kėrkon tė sjelli realitetin brenda kornizave tė artit tė mirėfilltė letrar. Se ishte ndėrtuar jeta dhe si rridhte pikė pikė shtrėnguar nė atė kohė nėpėr fshatrat e krahinės, apo nė qytetin e malor mund tė shikoni sa bukur ka Qama ka shtrydhur fletėt pėr tė sjellė njė krijim vėrtetė tė arrirė. Skena qė tė duken se i ke pėrjetuar edhe ti vetė nėn hije tė rrapeve apo nė infermierinė e vogėl tė fshatit Ujanik, personazhe qė kanė jetė dhe frymė, personazhe qė rrallė i ndesh sot nė gjithė atė krijimtari dhe nė qindra tonė letėr qė shpenzohet nga shtėpitė botuese pėr krijime mediokre. Romani Rezervati i derrave tė egėr duhet lexuar edhe pėr njė motiv mė shumė - pėr tė njohur njė krahinė tė tėrė, penelatat e autorit e kanė gdhendur me kujdes, ėshtė njė piktor realist, punėtor i fjalės dhe vetė i pafjalė siē janė nė tėrėsi skraparllinjtė.
Enver Qama aktualisht jeton nė qytetin e Vlorės, prej njė dekade. Qė tė limitojmė e tė gjykojmė, po themi se ēdo orbitale kohe vendos emrin e vet dhe mirėsitė e veta. Enver Qama ėshtė njė romancier i mirė. Ne nuk nisemi nga fakti se ėshtė i djathtė dhe ka njė votė pėr PD, por sepse sjell vepra me nivel artistik qė rrallė i gjen sot nėpėr libraritė e qyteteve tona.
...
55
-
Regullat e Postimit
- Ju nuk mund tė hapni tema tė reja.
- Ju nuk mund tė postoni nė tema.
- Ju nuk mund tė bashkėngjitni skedarė.
- Ju nuk mund tė ndryshoni postimet tuaja.
-
Rregullat e Forumit
Krijoni Kontakt