-
Rasti Jero
gazeta standart
--
Rasti Jero
VIOLETA MURATI
Viti 1960. Spektatorėt mbajnė mend se pėr herė tė parė u ndeshėn direkt me skenėn pa perde. Kjo ishte drama Njollat e murrme, shkruar nga Minush Jero, me regji tė Mihallaq Luarasit. Premiera nė Korēė pati shumė sukses. Edhe nė Tiranė, nė festivalin e katėrt tė teatrit drama fitoi Flamurin e Festivalit, e rrėmbeu tė gjitha ēmimet. Gjithė byroja politike e dyndur nė sallė tha fjalėt mė tė mira. I lavdėroi autorėt edhe Mehmet Shehu. Kjo ndodhi tė dielėn e 1968, kur tė hėnėn nė mėnyrė tė pazakontė kėrkon ta shohė shfaqjen edhe Enver Hoxha.
Kjo shfaqje ėshtė njė vepėr revizioniste dhe mishėron manifestimin e liberalizmit nė Shqipėri. U desh kjo fjali e diktatorit qė suksesi tė mbyllej brenda njė dite. Drama u izolua pėr tu mos u shfaqur kurrė mė. Ndėrsa viti 73 riktheu ēėshtjen Jero.
Nga familja e dramaturgut dhe arkivi pėr herė tė parė nė gazetėn standard hapet dosja e plotė e dėnimit, dhe procesit gjyqėsor tė Minush Jeros. Mė poshtė janė dy vendime tė vitit 1974 qė lėnė nė fuqi dėnimin e korrikut tė 73-shit, me 8 vjet heqje lirie, edhe pse dy autorėt e dramės Njollat e murrme, apelojnė si nė Gjykatėn e Rrethit tė Tiranės, ashtu dhe atė tė Kolegjit Penal pėr tiu ulur dėnimi. Kėto vendime si dhe akuzat kundrejt Jeros dhe Luarasit shohin pėr herė tė parė dritėn e botimit, si njė pėrpjekje pėr tė kuptuar mekanizmin se si jepej dėnimi, e njėjta skemė; ka kryer krim kundėr partisė, agjitacion e propagandė kundėr pushtetit popullor tė parashikuar nė nenin 73, tė KP-sė. Pas tre vjetėsh, i ndarė nga jeta, dosja e dramaturgut ėshtė nga ato raste tė rralla qė tregon gjenezėn e lindjes sė diktaturės nė kėrkim tė instalimit tė njeriut tė ri. Jero shkroi dramėn mė tė mirė nė diktaturė, por deri nė vdekje i mbeti varė nė qafė dėnimi si armik i popullit, ndėrsa shumė tė tjerė qė i shėrbyen ideologjisė komuniste gėzojnė tė kundėrt, edhe nė demokraci, nderin si artistė tė popullit. Botimi i mėposhtėm i vendimeve tė gjykatės, bashkė me apelimin qė kanė bėrė Jero dhe Luarasi, jepet i plotė, qė do tė ndiqet nė ditėt nė vazhdim me dosjen e procesverbalit nė hetuesi pėr dramėn Njollat e murrme, arsyet pse u quajt krim.
****
Republika Popullore e Shqipėrisė
Gjykata e Lartė
Kolegji Penal
Nr. 181 i Regj. Themeltar
Nr.172 i vendimit
Vendim
Nė emėr tė Popullit
Kėshilli gjyqėsor i kolegjit penal tė Gjykatės sė Lartė, i formuar nėn kryesinė e:
Lumturie Resnja, anėtare e Gjykatės sė Lartė
Sofokli Krongo, anėtar i Gjykatės sė Lartė
Petrika Mushi, anėtar i Gjykatės sė Lartė
Nė seancėn e hapėt gjyqėsore mė datė 9/II/1974 mori nė shqyrtim ēėshtjen nr. 181 qė u pėrket tė gjykuarve:
1. Emin (Minush) Jero, i biri Masarit dhe i Pertefes, i datėlindjes 1932, lindur nė Vlorė, banues nė Durrės, me origjinė shoqėrore nėpunės, me gjendje shoqėrore nėpunės arsimtar, i pėrjashtuar nga partia, me arsim tė lartė, i martuar, ka njė fėmijė, i padėnuar mė parė, i arrestuar mė 30 prill 1973.
2. Mihallaq Luarasi, i biri i Aleksit dhe i Marjanthit, i datėlindjes 1929, lindur nė Korēė banues nė Tiranė, me origjinė shoqėrore punėtor, me gjendje shoqėrore nėpunės, regjisor teatri, ish A. P., me arsim tė lartė, i martuar, ka dy fėmijė, i padėnuar mė parė, i arrestuar mė 11 korrik 1973.
Tė akuzuar se: Vetėm dhe nė bashkėpunim me njėri-tjetrin kanė agjituar e propaganduar kundėr pushtetit popullor d.m.th. se kanė kryer krimin e parashikuar nga paragrafi I i nenit 73 tė KP-sė.
Me vendimin Nr. 367, datė 28/XII/1973 gjykata e rrethit tė Tiranės i ka deklaruar tė gjykuarve fajtorė dhe nė bazė tė paragrafit tė parė tė nenit 73 tė KP i ka dėnuar Emin Jeron me 8 vjet heqje tė lirisė, Mihallaq Luarasin me 8 vjet heqje tė lirisė.
Kundėr kėtij vendimi janė ankuar tė gjykuarit, tė cilėt kanė parashtruar kėto shkaqe pėr prishjen e tij:
Emin Jero - Masa e dėnimit ėshtė tepėr e rėndė. Ėshtė treguar i penduar si nė hetuesi e gjyq pėr veprat e kryera. Para arrestimit e ka ndjerė fajin dhe ka kėrkuar ndihmė tė korrigjohet. Duke qenė nė moshė tė tillė, ka mundėsi qė me njė dėnim mė tė butė, tė vihet nė provė e tė shlyejė dėmin, qė i ka sjellė Partisė e pushtetit.
Mihallaq Luarasi - E ndjen veten krejtėsisht fajtor dhe ėshtė treguar i penduar pėr kėtė. Nė fajėsinė e tij nė njė shkallė tė konsiderueshme ka influencuar Todi Lubonja, ėshtė i sėmurė dhe duke qenė nė moshė 45 vjet, njė dėnim mė i butė do tė bėnte efektin edukativ dhe do tė krijoheshin mundėsi qė mė punė tė shlyente fajet e bėra.
Kėshilli Gjyqėsor i Kolegjit Penal tė Gjykatės sė Lartė
Pasi dėgjoi relacionin e anėtarit Petrika Mushi, mendimin e prokurorit Zaim Myftari pėr lėnien nė fuqi tė vendimit tė gjykatės dhe pasi shqyrtoi e analizoi ēėshtjen nė tėrėsi,
Vėren:
Nga provat qė ka administruar gjykata ka rezultuar se tė gjykuarit Emin Jero dhe Mihallaq Luarasi kanė propaganduar kundėr pushtetit popullor, me qėllim qė ta minojnė ose ta dobėsojnė atė.
I gjykuari Emin Jero, ashtu sikundėr ai ka pranuar, ka filluar aktivitetin e tij armiqėsor kundėr partisė e shtetit, qysh nė vitin 1959, duke u vėnė nė opozicion me vijėn e partisė, ai i ka thėnė dėshmitarit Hysni Ēyrbja se kuadrot kryesore tė ushtrisė gjoja janė tė paafta pėr tė drejtuar. Dėshmitarit tė sipėrm i ka folur dhe kundėr pikėpamjeve tė partisė lidhur me problemin e Kosovės, si dhe kundėr Josif Stalinit.
Pėr kėtė aktivitet armiqėsor; ashtu sikundėr ka rezultuar, i gjykuari Emin ėshtė pėrjashtuar nga partia dhe ėshtė kėshilluar qė tė heqė dorė nga kjo rrugė.
Gjykimi i ēėshtjes, tregoi se i gjykuari jo vetėm qė nuk kishte hequr dorė, por se e kishte thelluar kėtė aktivitet armiqėsor dhe mė tepėr.
I gjykuari Emin sė bashku dhe me tė gjykuarin tjetėr Mihallaq Luarasi, prej kohe janė vėnė nė opozicion me vijėn e partisė dhe kanė propaganduar kundėr politikės, e masave tė ndryshme qė ka marrė partia pėr revolucionarizimin e vendit.
Ata kanė folur me persona tė ndryshėm si dhe midis tyre kundra sistemit tonė socialist, qė sipas tyre, ky sistem justifikohet vetėm pėr vendet e prapambetura, pėr kontradiktat qė gjoja lind vetė ky sistem, pėr jetesėn gjoja jo tė mirė tė artistėve dhe shkrimtarėve tė vendit tonė, dhe duke bėrė krahasime me jetėn qė bėnin artistėt e shkrimtarėt nė vendet borgjeze, mburrte kėto tė fundit.
Tė dy kėta tė gjykuar, veēmas e bashkėrisht pėrveē propagandės armiqėsore edhe nėpėrmjet veprave tė tyre letraro-artistik.
Ata, sikundėr kanė pranuar dhe vetė, kanė propaganduar qė njerėzit duhet tė drejtonin sytė nga arti borgjez modernist, veēanėrisht nga ai amerikan, sepse sipas tyre, nė vendin tonė kjo mungonte dhe se populli jonė nuk e ka pasur traditė artin.
I gjykuari Mihallaq ka rezultuar se ka folur me persona tė ndryshėm, duke nėnvleftėsuar dramaturgėt dhe regjisorėt e vjetėr.
Ai, me qėllime armiqėsore i ka folur piktorit Andrea Themeli, qė tė mos qėndronte, sipas tij, arkaik, por tė orientohej nga piktura moderne. I gjykuari me pretekst ti pėrshtatemi kohės ka orientuar persona tė ndryshėm tė artit qė tė kopjonin nga Perėndimi dhe tė zbatonin metodat borgjeze nė art.
Pėrveē sa sipėr i gjykuari Mihallaq, ashtu sikundėr ka vėnė vetė nė dukje ai, ka zhvilluar njė sėrė biseda me karakter armiqėsor pėr kundra udhėheqjes sė partisė.
Nė kėto rrethana cilėsimi i veprės nė bazė tė paragrafit I tė nenit 73 tė KP ėshtė i drejtė.
Fajėsia e tė gjykuarve ka rezultuar e provuar me njė sėrė dėshmitarė tė pyetur nė hetuesi e nė gjyq, si dhe me shpjegimet qė kanė dhėnė vetė tė gjykuarit tė cilėt kanė pranuar plotėsisht fajėsinė e tyre.
Pretendimet e tė gjykuarve lidhur me njė masė mė tė butė dėnimi, nuk ėshtė e bazuar.
Tė gjykuarit ashtu sikundėr ka rezultuar, kanė njė kohė tė gjatė qė ushtrojnė aktivitet armiqėsor kundėr partisė e pushtetit.
Ata, ndonėse tė kėshilluar dhe tė kritikuar ashpėr pėr qėndrimet e tyre nė opozicion me vijėn dhe orientimet e partisė, me konsekuencė kanė vazhduar rrugėn e tyre kriminale dhe armiqėsore ndaj pushtetit popullor.
Pėr kėto arsye:
Kėshilli gjyqėsor i kolegjit penal tė gjykatės sė lartė nė mbėshtetje tė nenit 313 pika 1 tė K.Pr.P.
Vendosi: Lėnien nė fuqi tė vendimit nr. 567, datė 28/XII/ 1973 tė gjykatės popullore tė rrethit tė Tiranės.
Tiranė, mė 9/II/ 1974
Kryesues: L. Resnja
Anėtar: P. Mushi, S.Krongo
****
Republika Popullore e Shqipėrisė
Gjykata e rrethit Tiranė
Nr.513. Rgj.themeltar
Vendim
Nė emėr tė Popullit
Gjykata e Rrethit Tiranė e pėrbėrė prej:
Irakli Bozo Kryetar
Mynyvere Shuteriqi-Nd.gjyqtare
Jordan Shano-Nd.Gjyqtar
Tė asistuar prej sekretarit Sadim Memo, me pjesėmarrjen e Prokurorit Vladimir Kristo, mė datėn 27 e 28 dhjetor 1973 mori nė shqyrtim nė seancėn gjyqėsore me dyer tė hapura ēėshtjen penale Nr. 513 qė iu pėrket tė pandehurve:
1)Emin (Minush) Jero: i biri i Masarit dhe i Pertefės, i datėlindjes 27/06/1932, lindur nė Skelė tė Vlorės, banues nė Durrės, Lagjja nr. Rruga Ali Redha, Nr.7, me origjinė dhe gjendje shoqėrore nėpunės, nė profesion arsimtar, me arsim tė lartė, i martuar, ka njė fėmijė i padėnuar mė parė, i pėrjashtuar nga partia, oficer nė rezervė, i arrestuar mė datėn 30 Prill 1973.
2) Mihallaq Luarasi: i biri i Aleksit dhe i Marjanthit, i datėlindjes 12/09/1929, lindur nė Korēė, banues nė Tiranė, Lagja Nr. 8 Rruga Brigada VIII, S., Nr.7 me origjinė shoqėrore punėtor, me gjendje shoqėrore nėpunės, me profesion regjisor teatri, me punė nė Teatrin e Korēės, dhe nė Teatrin Popullor Tiranė, me arsim tė lartė, i martuar, ka dy fėmijė, ish anėtar partie, pa dėnuar mė parė, shėrbimin ushtarak nuk e ka kryer, i arrestuar mė datėn 11 korrik 1973.
Tė akuzuar se vetėm dhe nė bashkėpunim me njėri-tjetrin kanė kryer krimin e agjitacionit e tė propagandės kundra pushtetit popullor tė parashikuar nga neni 73/I tė KP.
Gjykata mbasi verifikoi materialet e hetuesisė, provat e marra gjatė zhvillimit tė gjykimit, pasi dėgjoi Prokurorin kėrkoi qė dy tė pandehurit tė deklarohen fajtorė pėr krimin e agjitacionit dhe propagandės kundra pushtetit popullor dhe nė bazėn tė paragrafit I tė nenit 73 tė KP tė dėnohen:
Emin Jero, me 10 vjet heqje tė lirisė.
Mihallaq Luarasi me 9 vjet heqje tė lirisė.
Pasi dėgjoi mbrojtjen dhe fjalėn e fundit tė dy tė pandehurve, tė cilėt kėrkuan mėshirė:
Vėren
Gjatė gjykimit tė ēėshtjeve u vėrtetuan se tė pandehurit Emin Jero dhe Mihallaq Luarasi kanė propaganduar kundėr pushtetit popullor, me qėllim qė ta minojnė ose ta dobėsojnė atė.
I pandehuri Emin Jero pranoj para Gjykatės se aktivitetin e tij armiqėsor e ka filluar qė nga viti 1959. Ai duke dashur tė vihet nė pozita armiqėsore me politikėn e Partisė sė Punės sė Shqipėrisė dhe tė Qeverisė, ka thėnė se kuadrot kryesorė tė ushtrisė sonė ishin tė paaftė pėr tė drejtuar ushtrinė tonė popullore dhe se ata duheshin hequr. Kėtė gjė i pandehuri e ka biseduar me dėshmitarin Hysni Ēyrbja. Po kėtij dėshmitari i pandehuri i ka folur kundėr pikėpamjeve tė Partisė sė Punės sė Shqipėrisė qė pėrcaktoheshin nė fjalimin e Sekretarit tė parė tė K.Q tė Partisė e Punės Shqipėrisė lidhur me problemin e Kosovės.
I pandehuri pranoi para gjykatės se dėshmitarėt e sipėr pėrmendur i ka folur kundėr Josif Stalinit.
Pėr kėtė veprimtari armiqėsore, Emin Jero u pėrjashtua nga Partia e Punės Shqipėrisė dhe u kėshillua qė tė hiqte dorė nga veprimtaria e tij armiqėsore.
Gjatė gjykimit u vėrtetua se i pandehuri jo vetėm qė nuk hoqi dorė nga veprimtaria e tij kriminale, por pėrkundrazi filloi tė propagandojė kundėr pushtetit popullor edhe nė persona tė tjerė.
Ai ka folur kundėr demokracisė popullore dhe zgjedhjeve elektorale. I pandehuri Emin Jero mbasi ėshtė njohur me rrymat e idealiste-borgjeze nė art, ėshtė pėrpjekur ti propagandojė ato nė persona tė ndryshėm, duke pretenduar se gjoja kėtyre rrymave reaksionare u takonte e ardhmja dhe se ato japin liri nė rrethet letrare-artistike.
Gjatė gjykimit u provua se i pandehuri Emin Jero ka propaganduar kundėr politikės sė Partisė dhe Qeverisė sė Republikės Popullore Shqipėrisė pėr revolucionarizimin e vendit. Ai ka propaganduar nė persona tė ndryshėm se liberalizmi kishte ardhur si rezultat i zbatimit tė vijės sė masave dhe se kjo krijonte shthurje dhe mungesė tė disiplinės. Njė propagandė tė tillė i pandehuri e bėnte me qėllim qė tė diskreditonte politikėn e drejtė tė Partisė sė Punės Shqipėrisė, lidhur me zbatimin e vijės sė masave. I pandehuri duke dashur tė mbrojė pikėpamjet e revizionistėve ka thėnė se socializmi justifikohet vetėm pėr vendet e prapambetura si Shqipėria, Kina, kurse format e pėrdorura nė Bashkimin sovjetik nuk janė revizioniste. Ai duke dashur tė propagandojė pikėpamjet armiqėsore tė revizionistėve i ka thėnė Xhevdet Mihalajt duhet tė lidhė marrėdhėnie diplomatike me Bashkimin Sovjetik, megjithėse e dinte qėndrimin e Qeverisė Shqiptare mbi kėtė ēėshtje, kurse dėshmitarėt B. Havarit, me qėllim tė caktuar armiqėsor, i ka folur kundėr revolucionit kultural nė Kinė, duke pėrdorur fjalė pėrēmuese.
Gjatė takimit u provua se i pandehuri Emin Jero, sė bashku me tė pandehurin Mihallaq Luarasin qė nga vera e vitit 1969, kanė filluar sė bashku aktivitetin e tyre armiqėsor, duke propaganduar kundra pushtetit popullor. Tė dy kėta tė pandehur pėrveē propagandės armiqėsore qė kanė zhvilluar me persona tė ndryshėm, kanė pėrhapur pikėpamjet e tyre armiqėsore edhe nėpėrmjet veprave letrare, artistike tė tyre. Tė dy tė pandehurit pranuan para gjykatės se kanė biseduar se pėr zhvillimin e artit nė Shqipėri duhej tė udhėhiqeshin nga arti borgjez perėndimor dhe tė kopjonin rrymat moderniste tė kohės. Kėto pikėpamje antisocialiste dhe antikombėtare i kanė propaganduar nė persona tė ndryshėm dhe i kanė zbatuar nė krijimtarinė e tyre letrare artistike si nė Njollat e murrme nė festivalin e XI tė Kėngės nė radio, nė operėn Traviata nė dramėn Orfeu zbret nė ferr. Kėta kanė thėnė se artistėt nė Republikėn Popullore tė Shqipėrisė nuk ishin tė lirė tė shprehnin nė veprat e tyre realitetin objektiv dhe se gjoja ata shkruanin ato qė diktoheshin.
Tė dy tė pandehurit duke dashur ti kundėrvihen kritikės qė bėri shtypi i Partisė, dramės Njollat e Murme, kanė zhvilluar bisedėn armiqėsore. Ata kanė thėnė se vepra e tyre u kritikua sepse gjoja kishte shqetėsime pėr udhėheqėsin e Partisė sė Punės Shqipėrisė, sepse nuk gjente zgjidhje problemi i inteligjencės dhe nė kėtė mėnyrė tė dy tė pandehurit janė shprehur se kjo kontradiktė nė socializėm nuk gjen zgjidhje. Tė dy tė pandehurit duke dashur tė propagandojnė kundėr unitetit tė udhėheqjes sė partisė dhe tė punės kolegjiale, kanė folur nė persona tė tjerė, se nė sistemin socialist, nuk ka udhėheqje kolegjiale, vendos udhėheqėsi kryesor dhe se me ndryshimin e tij, ndryshon edhe kursi politik dhe se njė gjė e tillė ndodh edhe nė Shqipėri.
Gjatė gjykimit u vėrtetua se i pandehuri Mihallaq Luarasi nė kundėrshtim me vijėn dhe orientimin e Partisė Punės Shqipėrisė lidhur me zhvillimin e artit dhe letėrsisė nė Shqipėri, ka propaganduar pikėpamjet e tija armiqėsore. Ai u ka thėnė dėshmitarėve Lutfi Zykės, Hamza Kociut, Kristaq Jorgjit, Thimi Pustecit se nė Shqipėri nuk ka art, nuk ka tradita, duke nėnvleftėsuar nė mėnyre pėrbuzėse regjisorėt dhe dramaturgėt e vjetėr shqiptarė, dhe se pėr zhvillimin e artit skenik dhe pėrgjithėsisht tė arteve tė tjera ka thėnė se duhet shikuar dhe marrė nga perėndimi dhe sidomos nga arti amerikan. Ai ka propaganduar qė edhe nė teatrin tonė duhej tė futej drama absurde. I pandehuri Mihallaq Luarasi pranoi se i ka thėnė piktorit Andrea Themelit tė mėsonte nga piktorėt borgjezė tė perėndimit, tė mos qėndronte arkaik dhe nė veprimtarinė e tij tė udhėhiqej nga piktura moderniste dekadente e Pikasos. Ai ka qenė kundėr udhėheqjes sė partisė nė art dhe ka propaganduar qė drejtorėt e teatrove nuk duhesh tė ishin njerėz politikė por vetėm kuadro tė specializuara.
I pandehuri pranoi se ishte kundėr metodės sė realizmit socialist e cila sipas tij ishte njė metodė e vjetėrsuar dhe qė duhej zėvendėsuar me njė metodė tė re qė tė pėrgjigjej kėrkesave tė kohės.
Gjatė gjykimit u provua se i pandehuri Mihallaq Luarasi ka propaganduar me qėllime armiqėsore jetesėn e mirė tė artit tė shteteve borgjeze-revizioniste dhe ka kritikuar mėnyrėn e jetesės sė shpėrblimit tė artistėve shqiptarė. Ai ka propaganduar zbutjen e luftės sė klasave.
Gjatė gjykimit u vėrtetua se gjatė njė vizitė qė ka bėrė i pandehuri Mihallaq Luarasi sė bashku me Emin Jeron dhe Todi Lubonjės nė formėn e shtyllės, ka shprehur pakėnaqėsinė ndaj jetesės sė punėtorėve, duke thėnė se ata jetonin si personazhet e fundėrrinave tė Gorkit.
I pandehuri Mihallaq Luarasi pranoi para gjykatės se ai sė bashku me mikun e tij Todi Lubonjėn kanė zhvilluar biseda armiqėsore kundėr udhėheqjes sė Partisė dhe kundėr vijės politike dhe ideologjike tė partisė nė art, ashtu edhe nė fusha tė tjera.
Fajėsia e tė dy tė pandehurve u provua me thėniet e dėshmitarėve Hysni Ēyrbja, Barcallah Havari, Ilia Dede, Xhevdet Mahilaj, Lutfi Zykės, Kristaq Jorgji, Hamza Koēiu. Andrea Themeli, Thimi Pusteci, Mihal Hanxhari, si dhe me pohimet e tyre. Gjykata nė caktimin e dėnimit ka parasysh rrezikshmėrinė e theksuar shoqėrore tė veprės, si dhe atė tė dy tė pandehurve, tė cilėt pėr njė kohė tė gjatė kanė propaganduar kundėr pushtetit popullor.
Pėr kėtė arsye
Gjykata Popullore e Rrethit tė Tiranės nė bazė tė neneve 219 e 284 tė K.Pr.Penale:
Vendosi
Tė deklarojė fajtorė tė pandehurit Emin Jero dhe Mihallaq Luarasi pėr krimin e agjitacionit dhe propagandės kundėr pushtetit popullor dhe nė bazė tė paragrafit I tė nenit 73 tė KP sė rrethit
Emin jero me 8 (tetė) vjet heqje tė lirisė dhe
Mihallaq Luarasin me 8 (tetė) vjet heqje tė lirisė.
Vuajtja e dėnimit pėr Emin Jeron fillon nga data 30 prill 1973, kurse pėr Mihallaq Luarasin fillon nga 11 korrik 1973
Kundėr vendimit tė sipėrm mund tė bėhet ankim ose protestė nė Gjykatėn e Lartė, brenda 5 ditėve nga shpallja e tij.
Tiranė, mė 28 dhjetor 1973
09/02/2009
--
--
kush eshte qo ..
Mynyvere Shuteriqi-Nd.gjyqtare
??
ka te bėnj me dhimiter Shyteriqin mo?
-
-
Luarasi: Pse Enveri ndaloi “Njollat e murrme”
INTERVISTOI: VIOLETA MURATI
Rrėfimi i regjisorit Mihallaq Luarasi; ēfarė ndodhi me dramėn “Njollat e murrme”, goditja e papritur nga udhėheqėsit e lartė tė vendit. Nė vitin 1968, nė Festivalin e katėrt tė Teatrit nė Tiranė rrėmben tė gjitha ēmimet dhe Flamurin e Festivalit, njė ditė mė pas Enver Hoxha jep urdhėr pėr ndalimin e dramės si manifestim i liberalizmit; Rikthehet ēėshtja “Jero”, plenumi i katėrt burgos pėr 8 vjet nė Ballsh dramaturgun Jero dhe regjisorin e saj, Mihallaq Luarasi. Mbyllet kėtu historia e dramės, duke sjellė pėr herė tė parė edhe dėshminė e protagonistit tė saj, nė rolin kryesor, aktorit Vangjush Furxhi: Jero denoncoi diktaturėn, si Brehti nazizmin
Mbi njė kuti shkrepėse njė vizė ovale tregonte rrugėn... pėrfytyrimi i skenės qė lindi mes dramaturgut Minush Jero dhe regjisorit Mihallaq Luarasi qe goditje e menjėhershme... Spektatorėt mbajnė mend se pėr herė tė parė u ndeshėn direkt me skenėn pa perde. Kjo ishte drama “Njollat e murrme”. Premiera nė Korēė pati shumė sukses. Edhe nė Tiranė, nė Festivalin e katėrt tė Teatrit drama fitoi Flamurin e Festivalit, e rrėmbeu tė gjitha ēmimet. Gjithė byroja politike e dyndur nė sallė tha fjalėt mė tė mira, i lavdėroi autorėt edhe Mehmet Shehu. Kjo ndodhi tė dielėn e 1968, derisa tė hėnėn nė mėnyrė tė pazakontė kėrkon ta shohė shfaqjen Enver Hoxha. “Kjo shfaqje ėshtė njė vepėr revizioniste dhe mishėron manifestimin e liberalizmit nė Shqipėri”, u desh kjo fjali e diktatorit qė suksesi tė mbyllej brenda njė dite. Drama u izolua pėr t’u mos u shfaqur kurrė mė. Ndėrsa viti ’73 riktheu ēėshtjen “Jero”. Dramaturgu Minush Jero dhe regjisori Mihallaq Luarasi arrestohen duke u dėnuar me 8 vjet burg.
Kjo njė ėshtė nga rrėfenjat e pazakonta, qė mbėrrin pas vdekjes sė dramaturgut tė heshtur Minush Jero. Ai qė paralajmėroi, e na dha shenjat e para tė lindjes sė diktaturės mori vetėm njė tufė lule, simbolikisht, nga Teatri Kombėtar i Tiranės.
“Do tė mjaftonte veē njė nga shembujt e shumtė, ai i dramaturgut M. Jero, pėr t'u bindur. Gjithė Shqipėria e asaj kohe e mori vesh fatin e Minush Jeros, autorit tė dramės "Njollat e murrme", jeta e tė cilit u shkatėrrua ngaqė nė premierėn e dramės shkuan Enver Hoxha me tė shoqen. Pas zemėrimit tė tij kundėr dramės, autori bashkė me regjisorin njohėn internimin, burgun, ferrin. Me njė kurajė tė ēuditshme, autorja e kujtimeve dhe bashkėautorja e fatkeqėsisė sė M. Jeros, shkruan se shkaku i dėnimit nuk ka qenė Enver Hoxha, por juria, e cila nuk e paska ndihmuar autorin ta pėrmirėsonte veprėn sipas vėrejtjeve tė shokut Enver!”, - ka shkruar Kadare nė njė intervistė.
Por “Njollat e murrme” nuk ishte drama e parė pėr Jeron. Luarasi ka kujtuar edhe dramėn “Jashtė bie shi”, e cila u arrit tė botohej vetėm nė revistėn e asaj kohe “Nėntori”, por qė nuk u vu nė skenė, nuk u lejua. Drama tjetėr “I pamposhturi” arriti tė jepej vetėm premierė nė Korēė, duke u ndaluar mė vonė me argumentin se po i bėnte karshillėk partisė. “Nė teatrin tonė, nė atė kohė, nė pėrgjithėsi zotėronte njė skematizėm ku ngrihej nė idil personazhi kryesor, dhe kėrkohej medoemos heroi, tė cilit duhej t’i jepej toni”, - thotė Luarasi. Dhe pikėrisht tek “Njollat e murrme” mungonte heroi pozitiv dhe kjo ishte njė antitezė e demagogjisė komuniste.
Revolucioni psikologjik i Jeros kundėrshtonte krejtėsisht “njeriun e ri” tė partisė, duke mohuar ekzistencėn e tij. “Ai prirej vetėm tek filozofia se njeriu ėshtė njeri dhe nuk ka transformim tė tij. Si dramaturg ai ishte me njė botė tė brendshme krejt origjinale, pikėrisht kėtė kėrkonte tė zbėrthente dhe nė teatėr. Atė ēka i sugjeronte vetė jeta, realiteti, ishte fokusi i dramės sė Jeros. Ndėrsa kishte guximin, vullnetin pėr t’i thėnė gjėrat e vėrteta”, - tregon regjisori Luarasi. Regjisori rrėfen nga dita qė lindi “Njollat e murrme” deri nė izolimin dhe burgosjen sė bashku me dramaturgun Minush Jero.
Ēfarė kujtoni nga njohja pėr herė tė parė me dramaturgun Minush Jero?
Nė atė kohė, ishte viti 1960, isha regjisor nė Teatrin e Korēės. Ishte bėrė njė traditė qė gjatė gjithė verės dilnin nėpėr Shqipėri pėr tė xhiruar drama. Dhe pėrfundova nė Durrės. Aty takoj dramaturgun Minush Jero, tė cilin e pyes pėr ndonjė dramė. Ndėrkohė qė ai sapo kishte pėrfunduar dramėn “Njollat e murrme”, qė nxitoi tė ma tregonte duke mė kėrkuar dhe mendimin pėr tė. Mė la njė pėrshtypje tė madhe ajo vepėr. Ishte njė vepėr e fuqishme, duhej thėnė se ishte njė dramė shumė e mirė. Nuk hezitova, por menjėherė i propozova Minushit pėr ta vėnė nė skenėn e teatrit tė Korēės. I kėrkova diēka pėr tė shkruar, por ai s’kishte fletė mė vete, ndėrsa i mora kutinė e shkrepėses dhe aty bėra njė vizė ovale, duke krijuar pėrfytyrimin skenografik, qė pėr mua ishte i pari dhe i fundit sa kohė jam nė teatėr.
Mbas kėtij prezantimi, si u vendos vėnia nė skenė e dramės, a u pranua menjėherė?
Nė atė kohė kishte rregulla qė duheshin kapėrcyer, kjo do tė thotė qė vepra duhej tė shikohej nga partia dhe pastaj tė vendosej pėr vėnien nė skenė. Nė atė kohė, Todi Lubonja qė ishte sekretari i dytė pėr ēėshtjet ideologjike, e lexoi veprėn dhe vėrejti se kishte “pak spec”, po ta shikonin ata “lart”. Sidoqoftė, u vendos qė tė vihej nė skenė, pasi bėrė dhe ca vėrejtje Fadil Paērami, tė cilat nuk ishin shumė themelore pėr veprėn. Kėshtu u vendos qė “Njollat e Murrme” tė vihej nė skenė.
Nė vitin 1968 u realizua premiera e dramės nė teatrin e Korēės, njė vepėr qė u prit shumė mirė nga publiku. Mund tė thuhet se pati duartrokitje tė zgjatura pėr shumė minuta. Por vepra kishte njė mangėsi qė vetėm unė si regjisor e vura re, pasi njė nga personazhet ishte aktore fillestare, amatore. Ndaj vendosėm qė tė thėrrasim aktoren e Teatrit Popullor nga Tirana, Edi Luarasin. Ndėrsa dy personazhet, njėri kryesor, ishte Vangjush Furxhi dhe tjetri Minella Borova, nė njė rol dytėsor. Mė pas kjo shfaqje do tė pėrfaqėsonte Korēėn nė festivalin e 4-t tė dramės qė organizohej nė Tiranė, prej tė cilit na ndanin dhjetė ditė.
Ishte pikėrisht Festivali i Teatrit qė u bė nė Tiranė qė i dha goditjen kėsaj shfaqjeje, mund tė na thoni si ndodhi?
Drama “Njollat e murrme” ishte shfaqja e fundit qė mbylli festivalin. Ndėrsa nė mbrėmje do tė jepeshin ēmimet. Kjo dramė arriti t’i rrėmbejė tė gjitha trofetė qė nga dramaturgu mė i mirė, regjisori, aktori etj., deri nė vlerėsimin e lartė me “Flamur”. Mos harrojmė se nė atė kohė dramaturgjia shqiptare kishte njė brez dramaturgėsh dhe regjisorėsh qė konkurruan me nivel tė lartė profesional. Pra pas mbarimit tė festivalit, pėr nder tė marrjes sė ēmimit siē ishte tradita, shfaqja u dha edhe njėherė. Ndėrkohė qė u bė edhe njė ceremoni e madhe nė Shtėpinė e Oficerėve. Por papritur, tė hėnėn kur nė teatėr sot e kėsaj dite nuk jepet shfaqje, u kėrkua nga lart qė ajo tė shfaqej sėrish. Sepse Enver Hoxha kėrkonte ta shihte vetė. Kjo na dogji tė gjithėve, pasi nuk kishte ndodhur ndonjėherė dhe e parandjemė se diēka kishte ndodhur. Njė natė mė parė nė sallė ishte e pranishme e gjithė byroja politike, vetėm Enveri mungonte. Ai vinte rrallė nė teatėr,dhe mund tė thuhej se deri nė atė kohė ai gjithsej katėr shfaqje kishte parė. Ndaj kjo na bėri mjaft pėrshtypje. Dikush ia kishte sugjeruar ta shikonte shfaqjen dhe ky mendohej tė ishte Ramiz Alia. Mbaj mend qė gjatė shfaqjes tė gjithė i kishim sytė nga llozha ku ishte ulur Enveri. Kėtu ndodhi katastrofa. Shfaqja u ndalua duke u quajtur revizioniste, qė shkon nė kundėrshtim me ideologjinė e Partisė, dhe qė nxin realitetin. Prej kėsaj, ministrin e atėhershėm tė Kulturės dhe Arsimit, Thoma Delianėn, e dėrgojnė bari, vetėm pse kish lejuar dhėnien e shfaqjes.
Shfaqja ndalohet, dihet qė ėshtė bėrė njė mbledhje e madhe, ēfarė mbani mend nga kjo ngjarje, si protagonist i saj?
Gjithmonė nė kėto festivale nė Pallatin e Kulturės bėheshin diskutime. Para se kjo shfaqje tė ndalohej, tė gjithė artistėt thanė fjalėt mė tė mira. Pėr rreth njė orė kanė pėrgėzuar dramaturgun. Mbaj mend qė mjeshtri i teatrit, Kujtim Spahivogli, tha se “kjo shfaqje ishte gol nė minutėn e fundit”, ndėrsa dramaturgu i njohur, Fadil Kraja, u shpreh se shfaqja ishte “kapak floriri”. Por mbasi Enveri e pa shfaqjen, dhe e hodhi poshtė, u vendos qė tė bėhej njė mbledhje e madhe nė Ministrinė e Kulturės pėr tė analizuar kėtė “shkarje tė tmerrshme”. Madje, kujtoj qė e thėrritėn Fadil Krajėn me telefon qė tė paraqitej urgjent nė Tiranė dhe ai kishte pyetur se pėr ēfarė e kėrkonin, ndėrsa pėrgjigjja qė mori ishte: “Pėr atė lėvdatėn kapaku i floririt”. Por gjėja mė e ēuditshme qė ndodhi ishte se tė gjithė ata qė e pėrgėzuan u kthyen nė tė kundėrt. U bė njė zhburrėrim i tmerrshėm. Detyrimisht ata duhej tė kthenin fletėn, sepse dihej si e pėsonin. Por pėr fat, shfaqja vetėm u izolua. Kjo, sepse nė atė kohė ende nuk ishin pjekur kushtet politike, siē ndodhi mė vonė dhe pėr momentin nuk u shkua mė gjatė, qė tė merrej ndonjė masė e rėndė.
Kjo ishte goditja e parė, qė shkaktoi vetėm izolimin e shfaqjes, por ēėshtja u rihap nė plenumin e katėrt. Pse u rikthye ēėshtja e dramaturgut Minush Jero, ku njėkohėsisht u vutė dhe ju nė epiqendėr?
Para nisjes sė goditjes sė madhe tė qershorit, nė ’73, kur u mbajt plenumi i katėrt, nė janar u dha sinjali i parė. Ishte fjalimi i Enver Hoxhės nė Kuvendin Popullor. Ai ka folur shumė gjatė, ku u pėrfshi teatri dhe konkretisht drama. Qė nga ai muaj nisi fushata dhe nė qershor u mbyll me arrestimet dhe dėnimet mė tė papara qė mund tė kenė ndodhur ndonjėherė. Menjėherė, nė teatėr, i pari qė u godit ishte Minushi. Na arrestuan tė dyve, duke na dėnuar me 8 vjet nė burgun e Ballshit. Kėtu u mbyll kjo histori, gjithashtu dhe historia e dramės “Njollat e Murrme”.
Si dramaturg, pėr ēfarė pikaste karakteri i Jeros?
“Njollat e murrme” nuk ishte drama e parė. Njė dramė shumė e mirė ishte “Jashtė bie shi”, qė u arrit tė botohej vetėm nė revistėn “Nėntori”, por qė nuk u vu nė skenė, sepse nuk u lejua. Pastaj erdhi drama “Njollat e murrme”. Ndėrsa drama “I pamposhturi” arriti tė jepej vetėm premierė nė Korēė, duke u ndaluar mė vonė me argumentin se i bėnte karshillėk Partisė. Nė teatrin tonė, nė atė kohė, nė pėrgjithėsi zotėronte njė skematizėm ku ngrihej nė idil personazhi kryesor, dhe kėrkohej medoemos heroi, tė cilit duhej t’i jepej toni. Pikėrisht tek “Njollat e murrme” mungonte heroi pozitiv dhe kjo ishte njė antitezė me tė cilėn binte ndesh. Ndėrkohė partia thoshte se kishte ndėrtuar njeriun e ri, kurse Minushi thoshte se nuk ka njeri tė ri. Ai prirej vetėm tek filozofia se njeriu ėshtė njeri dhe nuk ka transformim tė tij.
Si dramaturg ai ishte me njė botė tė brendshme krejt origjinale, pikėrisht kėtė kėrkonte tė zbėrthente dhe nė teatėr. Atė ēka i sugjeronte vetė jeta, realiteti, ishte fokusi i dramės sė Jeros. Ndėrsa kishte guximin, vullnetin pėr ti thėnė gjėrat e vėrteta.
Vangjush Furrxhi, pėr dramėn “Njollat e murrme”, nė rolin kryesor tė mjekut
“Jero si Brehti, ndaj u dėnua”
Nė rolin kryesor tė mjekut, aktori Vangjush Furrxhi e ka quajtur dramėn “Njollat e murrme” si kulmin e karrierės sė tij dhe njėkohėsisht si njė nga dramat mė tronditėse tė teatrit shqiptar. Kjo, pėr faktin se godiste direkt dobėsitė e sistemit dhe se solli elementė qė nuk i kishte pranuar dhe nuk mund t’i pranonte diktatura nė art.
“Spiunėt” e Brehtit i ka kujtuar aktorit kjo dramė. Paralelizmi i dhunės ndaj individit, krejt siē bėri Hitleri, nuk mund tė pranohej nga diktatori shqiptar. Nė njė intervistė, pak kohė para vdekjes, Furrxhi tregon atmosferėn e asaj kohe kur u realizua premiera “Njollat e murrme”
***
Ēfarė kujtoni nga ngjarja e izolimit tė dramės “Njollat e murrme”?
“Drama e Minush Jeros “Njollat e murrme” krijoi shqetėsime pėr censorėt, me regjisor dhe skenograf Mihal Luarasin. Ky ishte njė nga kulmet e teatrit tė Korēės. Shfaqja ishte njė tronditje jo vetėm pėr teatrin, por edhe pėr kulturėn shqiptare. Ajo prekte e godiste jo vetėm dobėsitė e sistemit, por njėkohėsisht edhe nė nivelin artistik ishte diēka e veēantė. Sillte element tė reja nė teatėr. Ishin ato elemente, tė cilat diktatura nuk i kishte pranuar dhe nuk i pranonte nė art. Ndaj, ajo u tregua e ashpėr ndaj kėsaj shfaqjeje. Kėshtu qė si autorin edhe regjisorin i priti burgu e internimi, ndėrsa tė tjerėt u shkruan nė listat e zeza”.
Cili ishte roli juaj nė kėtė dramė?
“Kisha rolin kryesor, atė tė Luanit, ku Edi Luarasin e kisha bashkėshorte. Shfaqja fliste pėr regjisurėn dhe skenografinė me detaje tė veēanta. Thelbi i saj ishte: nė njė familje intelektuale, djali i tyre, gjimnazist prirej e nxiste ato dukuri qė shoqėria perėndimore kishte kohė qė i pėrjetonte, si gėzimin e njė jete tė lirė. Ai donte qė kėtė liri ta pėrēonte nė qenien e tij dhe sigurisht edhe nė shoqėri. Djali detyrohej t’i ndrydhte kėto veprime, por edhe familja dridhej nga pėlqimet e jetės perėndimore tė djalit tė tyre. Kujtoj njė detaj: tė dy, burrė e grua, tė ngujuar nė rehatinė familjare, luftonin pėr tė mos u prekur kjo mirėqenie, sado e pakėt.
Kur vinte puna qė ky komfort prekej, ata ishin gati ta bėnin zap edhe fėmijėn e tyre. Ndaj kėsaj mendėsie ngrihej autori, regjisori, e gjithė trupa. Ky detaj i ngujimit nė poltronat dhe nė kolltukėt e tyre ėshtė njė akuarium. Ky element i ri qė futej nė familje, bėnte qė ata t’ia mbyllnin gojėn djalit e biseda familjare mos tė dilte jashtė dyerve tė shtėpisė.
Kėtu mund tė bėjmė pėrafri me dramėn e Brehtit, “Spiunėt”. Nė dramėn e Brehtit, zhvilloheshin ngjarje burrė, grua, fėmijė. Diskutohej nė familje nė pozita tė barabarta, por defektet e sistemit tė nazizmit, luterizmit, nė njė formė apo nė njė tjetėr, viheshin nė dukje. Kur fėmija, pasi dėgjon kėto biseda del jashtė, prindėrit lemeriseshin, se kujtonin se mos merreshin vesh mendimet e tyre nga brigadat naziste.
Kritikat ishin tė zakonshme pėr problemet e nazistit nė atė kohė, por tmerri qė kishte futur Hitleri, dhuna qė ushtronte nazizmi ndaj individit, ishte kaq e fuqishme, sa edhe elementėt mė tė zakonshėm qė shfaqeshin nė shtėpi ngjallnin nė psikologjinė e individit tmerr e panik.
Pra, marrėdhėniet burrė-grua e fėmijė te “Njollat e murrme” tė kujtonin veprėn “Spiunėt” tė Brehtit. Kjo lloj dramaturgjie s’kishte si mos ta prekte sistemin e diktaturės. Ndaj kėsaj “tė qėlluare” qė i bėnė sistemit, krijuesit bashkė me aktorėt bėnė qė diktatura tė mbante qėndrim. Te drama “I pamposhturi” e Minush Jeros, qė nė titull duket pasoja e krijuesit ndaj atij projekti qė kishin nė shfaqjen e parė, pra te “Njollat e murrme”. Kjo tregon se si krijuesi ashtu edhe regjisori nuk u tėrhoqėn, por vazhduan mė tej punėn kundėr diktaturės. Por diktatura dhe censura e saj e ndjenė cenimin e tyre dhe nė Plenumin IV morėn masat urgjente, duke vendosur nėpėr listat e zeza elementėt progresistė tė artit tė asaj kohe, tė cilėt i mbuluan me njolla nėpėr biografi, si elementė tė paformuar”.
Ismail Kadare: Nexhmija, bashkėautorja e fatkeqėsisė sė Jeros
“Do tė mjaftonte veē njė nga shembujt e shumtė, ai i dramaturgut M. Jero, pėr t'u bindur. Gjithė Shqipėria e asaj kohe e mori vesh fatin e Minush Jeros, autorit tė dramės "Njollat e murrme", jeta e tė cilit u shkatėrrua ngaqė nė premierėn e dramės shkuan Enver Hoxha me tė shoqen. Pas zemėrimit tė tij kundėr dramės, autori bashkė me regjisorin njohėn internimin, burgun, ferrin. Me njė kurajė tė ēuditshme, autorja e kujtimeve dhe bashkautorja e fatkeqėsisė sė M. Jeros, shkruan se shkaku i dėnimit nuk ka qenė Enver Hoxha, por juria, e cila nuk e paska ndihmuar autorin ta pėrmirėsonte veprėn sipas vėrejtjeve tė shokut Enver!”, - ka thėnė Kadare nė njė intervistė.
Dėnimi i Jeros, vendimi pėr nė hetuesi
Vendim
“Mbi marrjen si tė pandehur”
Nė Tiranė, mė 13. 5. 1973
Unė, Elbam Gjika, hetues nė Ministrinė e Punėve tė Brendshme, mbasi studiova materialet nė ngarkim tė Emin Mazar Jeros;
Konstatova
Emin Mazar Jeros ėshtė arrestuar mė datė 30 prill 1973, mbasi duke qenė element armik, zhvillonte agjitacion e propagandė kundėr pushtetit popullor nė persona tė tjerė.
Veprimtaria armiqėsore qė i pėrmenduri ka zhvilluar, dokumentohet plotėsisht nga dokumentet qė pėrmban dosja dhe parashikohet si krim nga neni 73/I i Kodit Penal.
Duke mbėshtetur mbi sa sipėr dhe konform nenit 144 e K. Pr. Penale:
Vendosa
Qė Emin Mazar Jeros ta marr tė pandehur pėr krimin e agjitacionit e propagandės armiqėsore qė parashikohet nga neni 73/I i K. Penal.
Ky vendim t’i njoftohet tė arrestuarit.
Hetuesi
Elhan Gjika
Vendimi m’u njoftue mė datė 13.5.1973
Emin Mazar Jeros
11/02/2009
standart
-
-
Luarasi: Unė dhe Jero revizionistė, donim socializmin e pėrsosur
VIOLETA MURATI
Ata ishin komunistė. Nuk kishin ndėrmend tė pėrmbysnin sistemin socialist. Regjisori Mihallaq Luarasi, njė nga protagonistėt e mbijetuar tė “Njollave tė murrme”, pohon se gjithēka ka thėnė Jero nė hetuesi ka qenė e vėrtetė dhe jo spiunllėk, sepse nuk funksionin si grup armiqėsor, qė ishte kundėr vijės sė partisė apo qė kėrkonin pėrmbysjen e sistemit. Jero, si njė njeri qė familja sot i ruan tė paprekur gjithė librat e Marksit dhe Leninit, e njihte nė mėnyrė tė pėrsosur filozofinė politike tė kėtij sistemi. Ndaj Jero kundėrshtonte, pasi shikonte se ndėrtimi i sistemit qė po instalohej nė Shqipėri ishte nė kundėrshtim me sistemin filozofik qė ai kishte lexuar nėpėr libra.
Pikėrisht, ashtu siē pohon dhe Luarasi, ata kėrkonin pėrsosjen e sistemin socialist, duke vėnė nė dukje tė metat e tij. Por kėto tė meta binin ndesh me politikėn diktatoriale qė po instalonte Enver Hoxha. A ishte vėrtet ideali i tyre komunist qė i vuri nė kundėrshtim me sistemin apo sistemi qė po vinte ishte ekzatėsisht komunist dhe do s’do aty tė shpinte - tek diktatura. Mihallaq Lurarasi pėr herė tė parė nė njė rrėfim tė rrallė politik, se ēfarė kuptonin ata me sistemin politik komunist dhe pse e pranonin atė, po pa bėrė kompromis. Koshienca e tyre se ēfarė po gatitej pėr 50 vjet, duket se nuk pėrputhej me idealin qė ata kishin krijuar. Edhe pse procesit tė tyre hetimor iu qep edhe “grupi armiqėsor” i Todi Lubonjės, pėr lėvizjen liberale qė po pėrhapej, ėshtė e qartė se Luarasi ka arsye ta kundėrshtojė se nuk kanė qenė tė ndikuar prej tij. Veē faktit se lėvizja e Lubonjės dhe Paēramit iu qep procesit hetimor tė Jeros.
Gazeta “standard” ka njė dosje tė Jeros, qė po publikohet pėr herė tė parė. Cili ėshtė reagimi qė ju vjen, kur nė vend ekziston atmosfera e “dosjeve”, ēfarė po ndodh tani nė memorien tuaj nga kėto fakte?
Sigurisht tė rikujtohen ngjarjet e vėrteta. Fatkeqėsisht dhe kėto procesverbale nuk janė 100 pėr qind tė sakta, sepse mbasi stenografi si nė hetuesi ashtu edhe nė gjyq kur zbardhte, mund tė bėhej manipulim. Kjo qoftė nga ana e hetuesit dhe gjykatės. Sigurisht qė thelbi qėndron, por akuzat nė qoftė se flas pėr fajet tona, ne i kemi pranuar ato me koshiencė. Kjo ēėshtje ka rėndėsi, procesverbalet nuk janė tė sakta.
Ju e keni parė sigurisht dosjen tuaj, gjithashtu nga publikimi edhe tė dosjes sė Jeros, a mendoni se kanė pasur manipulim procesverbalet qė janė botuar, janė tė sakta faktet qė janė firmosur nga ju vetė, si pranim tė fajit?
Manipulim ka, sepse edhe dėshmitarėt shumė tė zellshėm qė kanė dalė atėherė i kanė shtuar. Ka pasur njė rregull, qė hetuesi tė lexonte dėshminė e dėshmitarit. Thelbi nuk ishte te manipulimi, por ka qenė te zmadhimi i gjėrave.
Ēfarė shkaktonte kjo?
Kjo rėndonte fajin. Njė dėshmitar ka thėnė se unė kam thėnė se aktorėt tanė nuk paguhen kur nė Perėndim janė milionerė. Ky ishte njė shembull, qė nuk ishte aspak e vėrtetė qė ta kem thėnė.
A mund tė na thoni, kėta dėshmitarė ishin kolegė, artistė, ēfarė kategorie njerėzish ishin?
Kishte edhe kolegė. Kryesisht ishin njerėz qė lidheshin me aktivitetin tonė. Pėr Minushin kishin dėshmitarė kur ishte ushtarak, ai ka qenė oficer dhe anėtar partie. Ishin dėshmi nė fakt qė ai nuk i kundėrshtoi. Pėr Jeron ishin gjėra tė vjetra.
Nga botimi i procesverbalit nė hetuesi tė Jeros, ashtu sikurse thatė edhe ju mė parė, nuk kundėrshtonit. Hetuesve u jeni pėrgjigjur duke treguar “fajėsinė” tuaj, pra keni pranuar fajet. Ēfarė do tė thotė ky pranim, si e gjykoni sot - ishte frikė, vetėcensurė, mungesė koshience pėr kohėn, pėr t’i shpėtuar dėnimit, apo shpallje si armiq tė regjimit...?
Hetuesia tė mbushte mendjen se do tė kishte lehtėsim nėse bėhej autokritikė. Sigurisht qė autokritika qėndronte te lehtėsimi i fajit. Pavarėsisht kėsaj, unė i kam pranuar fajet. Debati nė hetuesi midis nesh dhe hetuesve ishte qė ne t’i pranonim gjėrat duke i quajtur gabimet tona si gabime ideologjike. Kėto gabime nuk pranoheshin si tė tilla as nga hetuesia, ato quheshin faje qė bėheshin me dashje pėr tė goditur sistemin. As Minushi dhe as unė nuk kishim qėllim rrėzimin e pushtetit. Kjo gjė nuk na shkonte nė mendje. Ne flisnim qė ky sistem tė pėrmirėsohej.
Por autokritika, pranimi i fajit, qė ēonte nė lehtėsim tė dėnimit, do tė thoshte qė ju tė pushonit sė qenit individė tė lirė dhe tė pranonit sistemin - pra u bėtė komunistė, pėr t’i shpėtuar dėnimit? Si ndodhte kjo?
Po e saktė, por ne ishim komunistė. Ju tregoj njė rast - njė nga anėtarėt e trupit gjykues, gjykatėsja Mynevere Shuteriqi, mė tha se kisha folur kundėr realizmit socialist nė arte. Unė iu pėrgjigja se kam folur kundėr pėrcaktimit qė i bėnte Zhdanovi realizmit socialist. Dhe ajo mė tha fjalė pėr fjalė se: “Po ka bėrė edhe Enver Hoxha njė pėrcaktim pėr realizmin socialist, ē’mendim ke?”. Kėsaj pyetjeje unė iu pėrgjigja, se me Enverin isha dakord.
A ju kanė detyruar ndonjėherė t’ju kundėrviheshit kolegėve tuaj, cila ishte tendenca nė hetuesi?
Jo. Ato pyetje janė bėrė nė lidhje me kolegėt. Por ata shkonin me pyetje edhe pėr tė njohurit tanė, nga tė cilėt kishin marrė dėshminė, por ne nuk e dinim.
Minush Jero dhe ju, u dėnuat pėr dramėn “Njollat e murrme”. Diku nė procesverbalet e hetuesisė thuhet se Jero ka thėnė se ju kishit prirje mė moderne mbi teatrin se ai.
A mund tė na thoni si pėrjetohej kjo kohė kur ju debatonit mbi teatrin modern, mbi hipitė, soc-realizmin njėkohėsisht, edhe Perėndimin - nga e merrnit kėtė informacion, dhe a nuk e dinit se kėto ishin nė kundėrshtim me sistemin, kishit frikė pėr kėtė si pjesa tjetėr e kolegėve tuaj? Ēfarė ėshtė e vėrtetė nė gjithė kėtė deponim?
Minushi ėshtė arrestuar dy muaj pėrpara meje. Dhe bisedat tona ishin bėrė tė qarta pėr hetuesit e mi. Ato qė ka thėnė Minushi pėr mua ishin tė vėrteta. Ai nuk ka shtuar dhe sajuar. Kur mora njoftimin, pėr kėto gjėra e kishte dhėnė me shkrimin deponimin e tij. Dhe ironia e fatit kėtu ishte nė faktin qė deponimi i tij ishte shkruar me stilografin qė Ramiz Alia i kishte dhuruar Minushit, kur ky ishte anėtar i njė delegacioni qė kryesonte Alia nė kongresin e rinisė ballkanike. Mbasi lexova kėtė dėshmi nuk kishte kuptim t’i rezistoja, pėr t’i mohuar. Unė pastaj vetėm i pohova, se tė gjitha ēfarė ishte thėnė nga Minushi ishin tė vėrteta.
A mund ta konsiderojmė kėtė spiunim, apo denoncim tė detyruar? A lehtėsonte gjė nga gjykimi i Jeros, duke marrė kėtė si dėshmi?
Kėtė nuk e quaj as denoncim dhe as spiunim. Meqė ne nuk kemi bėrė gjė fshehtas, nuk ishim grup armiqėsor dhe tani me kėtė dėshmi po na dalin lakrat. Ne kemi qenė tė sinqertė nė punėn tonė. Ne nė thelb bėnim ndreqje pėr tė pėrmirėsuar sistemin dhe jo pėr ta pėrmbysur.
A mund ta quani veten dhe Jeron disidentė, meqė kundėrshtonit sistemin dhe vepra juaj u ndalua?
Ne nuk ishim kundėr socializmit dhe pėr tė gjitha kėto arsye e deklaroj se nuk e kam quajtur absolutisht veten ndonjėherė disident. Unė e them se nuk kam qenė kundėrshtar i sistemit.
A ishit koshientė atėherė, a e kishit nė ndėrgjegje tė plotė, a ishit nė dijeni, se ē’ishte sistemi socialist derisa e pranonit dhe kėrkonit ta pėrsosnit, duke na thėnė se nuk ishit kundra?
Ne, me aq sa dinim nuk ishim kundėr sistemit, ne flisnim vetėm kundėr tė metave, ose qė i konsideronim tė tilla.
Nėse na lejoni tė pėrdornim njė klishe tė asaj kohe, shumė e ēuditshme “brumosja” juaj komuniste, ēfarė shikonit tė pėrsosur nė kėtė sistem tė drejtuar nga Enver Hoxha?
Enver Hoxha nė plenumin e katėrt fjalė pėr fjalė thotė: “Todi Lubonja grumbulloi nė Korēė njerėz tė deklasuar si njė farė M. Jero, dhe M. Luarasi…”. Me kėtė qė thoshte Enver Hoxha gėnjeu dy herė se unė isha “grumbulluar” nė Korēė. Unė isha atje dy vjet para Lubonjės, kurse Jero ishte anėtar i Teatrit tė Korēės, para se unė tė shkoja nė Korēė. Gėnjeshtra e dytė e Enver Hoxhės ishte nė faktin se as Minushi dhe as unė s’ishim tė deklasuar, se tė dy vinim nga Lufta Nacionalēlirimtare. Pra, kėtė e them, sepse si Minushi dhe unė nuk kishin arsye pėr tė qenė armiq tė atij sistemi.
Ju pėrmendėt mė lart Todi Lubonjėn. Duke iu shmangur replikės qė ka pasur me ju, mund tė na thoni realisht nėse ka ndikuar Lubonja mbi ju, pasi e njohim kėtė personalitet tashmė si njė nga kundėrshtarėt mė tė fortė tė regjimit, pėr tė cilėn vuajti, u persekutua?
Todi Lubonja nuk ka ndikuar mbi ne. Kjo ishte njė kėrkesė e tyre qė ne nė hetuesi tė dilnin tek Todi. Kur Jero ka shkruar “Njollat e murrme”, nuk e njihte Lubonjėn. Kur kam shkuar nė Durrės pėr dramėn, nuk ndikoi Lubonja. Kėsaj lėvizjeje, pėr liberalizmin, partia i vuri dy personazhe si Lubonjėn dhe Fadil Paēramin, duke na detyruar ne, tė kėmbėngulnim, qė tė ēonim ujė aty ku donin ata. Ne ishim vetė tė formuar dhe jo tė ndikuar. Ndikimi i tyre iu qep procesit tonė, se ashtu u duhej, iu interesonte.
A nuk e kuptonit, nuk e ndjenit terrorin, para se tė arrestoheshit, qė mendimet qė shprehnit nuk ishin pėr pėrsosjen e sistemit, pėr tė metat e tij, por ishin kundėr tij, kur krahasoheshit me Perėndimin?
Nuk na shkonte mendja pėr kėtė. Nė hetuesi fjala Perėndim pėrdorej shpesh. Ishte refreni kur thoshim njė fjalė se arti ynė duhej modernizuar. Hetuesi gjithmonė shtonte njė fjalė: si nė Perėndim.
Jero, ku e kundėrshtonte partinė
Drama “Njollat e murrme” arrin tė kuptohet mė qartė vetėm nga procesverbali i mėposhtėm i Minush Jeros nė hetuesi, pse kjo vepėr u kundėrshtua nga Enver Hoxha. Jero duke u pėrpjekur tė zbulojė tė metat e socializmit bėhet vetiu njė kundėrshtar i sistemit. Tė gjitha pikėpamjet e tij si e shikonte “revolucionarizmin” e jetės nė atė kohė, dramaturgu Minush Jero zbulohet nė procesverbalin e mėposhtėm qė shėnon edhe tė fundit nė gjithė procesin gjyqėsor tė dramaturgut.
***
Procesverbal
Nė Tiranė, mė 10 maj 1973
Unė, Elham Gjika, hetues nė Ministrinė e Punėve tė Brendshme, marr nė pyetje tė arrestuarin Emin Jero.
Pyetje: Vazhdoni tė jepni shpjegime rreth fajėsisė suaj.
Pėrgjigje: Njė pikėpamje tjetėr tė kundėrt politike qė unė kam pasur ėshtė edhe kjo se nė vendin tonė nivelimi i rrogave, pėr profesione e punė tė barabartė, nė vende me vėshtirėsi tė ndryshme, mė ėshtė dukur i padrejtė. Pėr shembull unė nuk e konsideroja tė drejtė qė dy arsimtarė tė njė profili e me tė njėjtėn arsim, merrnin pagė tė njėjtė, kur njėri punonte nė qytet e tjetri nė fshat. Sipas meje, ai qė punonte nė fshat kishte mė shumė vėshtirėsi dhe duhej qė tė paguhej mė shumė. Unė thosha qė veprimi i padrejtė politik nė paga i bėn njerėzit tė ndrojtur dhe u heq guximin, i bėn tė paguximshėm, sepse njerėzve u hiqet stimuli material, i cili ėshtė mė kryesor sesa stimuli moral. Kam komentuar nė persona tė tjerė, se njerėzit duke u ndodhur para kėsaj gjėje, fillojnė tė shfrytėzojnė miqėsitė apo akroballėqet pėr t’u larguar nga vendet e vėshtira dhe pėr tė ardhur nė qytete. Kėshtu p.sh., mė kujtohet qė nga vjeshta e vitit 1969, para se tė shfaqej drama ime “Njollat e murrme” nė njė rast ishim nė klubin e shkrimtarėve, unė, Kudret Velēa e Ibrahim Uruēi. Kėtu u fol pėr njė dramė e zotit Fadil Paērami qė ėshtė shfaqur nė ato ditė nė Shkodėr e titullohej “Lagje e varfėr”. Kudretit i kishin thėnė qė tė shkonte nė Shkodėr, ta shihte kėtė shfaqje e tė bėnte njė artikull pėr tė. Kėtu nė klub nuk u bisedua gjatė, por kur dolėm jashtė, duke qenė vetėm me Kudretin e duke ecur pėr nga Komiteti Ekzekutiv, i thashė qė ti shko e shkruaj njė artikull se u pa kjo punė, me dikė duhesh ta rregullosh. Kudreti mė tha se unė nuk bėhem servil i Fadil Paēramit. Unė i thashė se kėtu nuk ėshtė fjala tė bėhesh servil i atij qė thua ti apo i ndonjė tjetri, por sot nuk ke se ē’bėn ndryshe, edhe unė qė tė kthehem nga fshati Arrmadh nė Durrės dikujt duhet t’i lutem, sepse nuk kam asnjė interes tė qėndroj nė fshat. I thashė qė nė fshat vėshtirėsi ka mė shumė, ndėrsa rrogėn e kam tė barabartė me njė arsimtar nė Durrės. Kudreti mė tha qė epo kėtu dua tė arrij unė, qė tė shkruaj pėr tė siguruar njė vend mė tė mirė. Unė i thashė qė ti mund ta bėsh kėtė, por unė s’kam pėr ta bėrė e nuk e bėre njė gjė tė tillė si shumė mėsuese e mėsues tė tjerė qė janė nėpėr fshatra e qė kėrkojnė qė ndėrmjet miqėsive tė kthehen nė qytete, sepse nuk ka interes material, ndėrsa vėshtirėsitė e puna nė fshat janė mė tė mėdha. Mė gjatė kėtė bisedė nuk e zgjatėm por filluam tė diskutonim me Kudretin pėr dramat.
Nė njė rast duhet tė ketė qenė dimri i vitit 1971, unė isha duke shėtitur me Xhevdet Mahilaj, para kafe “Tiranės”, jemi takuar me Spiro Jovanin, i cili me sa mbaj mend do tė shkonte tek njė person i tij pėr tė fjetur se ishte mbrėmje. Kėshtu jemi kthyer tė tre e erdhėm deri tek pastiēeri “Rinia”. Gjatė rrugės, Spirua, si drejtor shkolle qė ishte, na tha se kishte ardhur nga Vlora pėr njė mbledhje nė ministri. Kėtu tha ai u fol edhe pėr ēėshtjen e kalueshmėrisė sė lartė qė duhet tė kenė nxėnėsit. Unė u thashė qė me kėto norma qė janė ka rėnė interesi i nxėnėsve pėr tė pasur kalueshmėri tė lartė, sepse sot shkon nė universitet si me nota tė ulėta, ashtu edhe me tė larta dhe kalueshmėria do tė rritet nė qoftė se vendoset njė stimul material pėr studentėt ashtu siē ka qenė mė parė nė Bashkimin Sovjetik qė pėr ata studentė qė mbarojnė shkėlqyeshėm zgjidhte edhe rrethin ku i pėlqente tė shėrbente, kjo u thashė ka qenė pėr ushtarakėt. Xhevdeti tha se kjo qė thua ti Minush ėshtė stimul material tė cilin ne po e luftojmė. Unė i thashė e po pa stimul material nuk ka interes, le tė gjenden atėherė ekuivalentė tė kėtij stimuli material kaq tė fuqishėm sa ėshtė ky pėr t’i bėrė njerėzit qė tė pėrpiqen pėr kalueshmėri tė lartė. Xhevdeti tha qė janė stimujt moralė. Unė i thashė e ore e kush poet sot pėr stimujt moralė, secili shikon ēfarė merr e fiton. Spirua nuk mė kujtohet qė tė ketė thėnė ndonjė gjė gjatė bisedės. Kemi ardhur deri tek busti i Vojo Kushit dhe aty u ndamė pėrballė pastiēeri “Rinisė”....
Kėtė pikėpamje timen unė e kam pasqyruar edhe tek drama ime “Njollat e murrme” nėpėrmjet personazhit tė Luanit qė ishte doktor, qe specializuar pėr sėmundjet profesionale dhe megjithėkėtė luftonte pėr tė mos shkuar nė zonat e largėta pranė minierave pėr tė punuar si i tillė....
Njė pikėpamje tjetėr e kundėrt politike qė unė kam pasur ėshtė edhe kjo se sipas meje kur bėhej thirrje nga partia pėr tė shkuar nė vende tė vėshtira e pėr tė bėrė sakrifica mbi baza vullnetare, pėr mua njė pjesė e madhe njerėzish prononcoheshin jo se e pėrqafonin me bindje e se e ndjenin kėtė thirrje tė partisė, por formalisht dhe mė dukej qė nė fakt shpeshherė njerėzit qė kishin pranuar nė fillim i bėnin bisht dhe nė fakt e rregullonin me miqėsia qė tė mos shkonin, ose shkonin tė tjerė nė vend tė tyre. Edhe kėtė ēėshtje di qė e kam biseduar me persona tė tjerė dhe konkretisht nuk mė kujtohen. Kėtė pikėpamje unė nė njė masė e kam shprehur edhe tek drama ime “Njollat e murrme”, nėpėrmjet personazhit tė Leas, e cila tregon njė shembull se si njė shoqe e saj, njė klasė mė lart mori angazhimin nė zonat e thella, bile fotografia e saj u botua edhe nė gazetė, pastaj ajo nuk shkoi, ndenji disa ditė pa punė dhe u emėrua nė Tiranė....
Me sa mė kujtohet nga vera e vitit 1971, njė ditė nė Tiranė jam takuar me Mihallaq Luarasin dhe kur, po e pėrcillja pėr nė shtėpinė e vjehrrės sė tij, Mihallaqi ndėrmjet tė tjerave mė tha: Mė kanė propozuar pėr tė hyrė nė parti, dhe ē’ėshtė mė interesantja rekomandimin po ma jep drejtori i Teatrit tė Korēės, si thua ti Minush tė futėm nė parti apo jo. Unė i thashė gjersa tė propozojnė njė gjė e tillė do tė thotė se tė kanė nė konsideratė. Mihallaqi mė tha qė unė nė tė vėrtetė nuk dua qė tė futem nė parti se po tė futėm do tė mbeten nė Korēė e do tė bėj stazhin ndėrsa kėshtu mund tė vi nė Tiranė. Unė i thashė po Todi ēfarė tė ka thėnė pėr kėtė, Mihallaqi mė tha Todi mė ka thėnė: “e more ē’tė duhet” dhe me mospėrfillje ka ngritur dorėn qė mos u nakatos me kėto punė. Unė i thashė qė pėrsėri nuk e di se ēfarė thotė Todi, por e shoh si gjė pozitive kėtė gjė, pastaj stazhin mund ta bėsh edhe nė Tiranė. Mihallaqi mbylli kėtė bisedė duke mė thėnė tė shoh, tė shoh do tė mendohem njė herė, mė gjatė nuk kemi vazhduar dhe u ndamė. Kemi qenė vetėm tė dy....
Mbasi u kritikua drama “Njollat e murrme” duhet tė ketė qenė muaji dhjetor 1969, njė rast mė kujtohet qė kur ishim nė pallatin e kulturės, unė, MIhallaq Luarasi dhe Leonidha Shkodra, unė u thashė qė pse tė bėnte kaq bujė kritika e kėsaj drame. Leonidha tha duhej njė kritikė e mirė sepse ajo ngjiti (u pėlqye) shumė nga publiku. Mihallaqi tha se udhėheqėsit kryesorė tė Partisė e kritikuan kėtė dramė sepse ju dogji shumė atyre. Unė si me shaka ju thashė e po s’ka gale se edhe kėshtu u bėmė tė famshėm sepse u muarr udhėheqėsi kryesor i partisė me ne. Megjithatė kjo bisedė nuk vazhdoi por kaluam nė gjėra tė parėndėsishme...
Nga fundi i muajit qershor tė vitit 1970 njė herė tjetėr kur ishim me Mihallaq Luarasin takuam para pallatit tė kulturės me Skėnder Luarasin dhe biseduam pėr dramėn “Njollat e murrme”. Skėnderi pėrveē tė tjerave tha qė kjo dramė qe njė dramė e madhe se u morėn me tė udhėheqės kryesore tė partisė, pavarėsisht se u kritikua. Mbasi u ndamė me Skėnderin unė i thashė Mihallaqit qė ēfarė tha ashtu Skėnderi. Mihallaqi mė tha qė kjo dramė me tė vėrtetė ėshtė e madhe, ajo u kritikua sepse ngjallė shqetėsime ndėrmjet vetė udhėheqėsve tė partisė, u nxori atyre probleme tė mėdha prandaj edhe e kritikuam. Nė kėtė kohė jemi ndarė me Mihallaqin, ai shkoi nė restorant Donika pėr tė ngrenė drekė, ndėrsa unė ika tek njė kushėrirė...
12/02/2009
standart
-
-
kush eshte mynyvere shyteriqi?
ka te beje me dhimiter shyteriqin?
-
Regullat e Postimit
- Ju nuk mund tė hapni tema tė reja.
- Ju nuk mund tė postoni nė tema.
- Ju nuk mund tė bashkėngjitni skedarė.
- Ju nuk mund tė ndryshoni postimet tuaja.
-
Rregullat e Forumit
Krijoni Kontakt