Close
Duke shfaqur rezultatin -9 deri 0 prej 4
  1. #1
    i/e regjistruar Maska e Brari
    Anėtarėsuar
    23-04-2002
    Postime
    18,826

    Ndrron jete.. ambasadori Lublin Dilja

    standart

    --
    Varroset nė Nju Jork ish-ambasadori Lublin Dilja

    BEQIR SINA NJU JORK



    Qindra bashkatdhetarė pėrcollėn pėr nė banesėn e fundit ish-ambasadorin e Shqipėrisė nė SHBA, diplomatin Lublin Dilja, i cili ndėrroi jetė njė javė mė parė nė moshėn 51-vjeēare. Qindra bashkatdhetarė, politikanė, afaristė, veprimtarė, artistė, shkrimtarė, studentė dhe njerėz tė thjeshtė, nga Nju Jorku, Uashingtoni, Nju Xhersi, Pensilvania, Kenektiket, Bostoni e tjerė, u mblodhėn nė shtėpinė mortore "Walter B. Cooke Funeral Home", pėr tė pėrcjellė trupin e pajetė tė ambasadorit Lublin Dilja, i rrethuar nga dhjetėra kurora e buqeta me lule tė freskėta. Tė gjithė njerėzit lanė njė shėnim nė librin e zisė, si dhe kaluan pėr njė ēast nė heshtje, duke u pėrkulur pėrpara arkivolit me trupin e tij qė t'i shprehnin, edhe njė herė para ndarjes, gruas sė tij dhe dy fėmijėve qė qėndronin pėrball arkivolit, respektin dhe tė zėvendėsonin fjalėt e dhimbjes pėr ndarjen e tij nga jeta. Gjatė rrugės pėr nė "banesėn" e fundit, vargu i gjatė i makinave nė krye me arkivolin, kaloi shumė afėr pėr herė tė fundit, pėrpara godinės sė Misionit tė Pėrhershėm tė Kombeve tė Bashkuara, dhe godinės "pallatit tė Qelqtė" sė OKB-ės, ku nga viti 2002 e deri nė fund tė jetės (1 shkurt 2009), ai ishte Ministėr Fuqiplotė nė Misionin e Pėrhershėm tė Republikės sė Shqipėrisė pranė OKB-sė dhe zėvendėspėrfaqėsues i kėtij Misioni. Tė enjten trupi diplomatik i shteteve tė akredituara pranė Kombeve tė Bashkuara, nė Nju Jork, bėri homazhe dhe la shėnime nė librin e zisė. Ambasadori Lublin Dilja me kėrkesė tė familjes e varrosė tė shtunėn nė Nju Jork.



    Mė 1 shkurt 2009, vdiq nė njė spital tė Nju Jorkut, pas njė sėmundjeje tė rėndė ambasadori Dilja. Lublin Dilja lindi nė Elbasan mė 10 tetor tė vitit 1957, ku kaloi edhe vitet e fėmijėrisė. Shkollėn e lartė ai e kreu nė Universitetin e Tiranės, Fakulteti i Gjuhėve tė Huaja, dega anglisht. Pasi pėrfundoi shkollėn, nė vitin 1980, ai punoi fillimisht si mėsues i gjuhės angleze. Mė pas kreu disa kualifikime pasuniversitare pėr psikologji-pedagogji, si dhe kurse pėr diplomacinė nė Shtetet e Bashkuara, nė Britani e Itali. I ndjeri ka pasur njė karrierė tė spikatur si profesor nė Universitetin e Tiranės dhe atė tė Elbasanit dhe si punonjės shkencor nė Institutin e Pedagogjisė dhe tė Psikologjisė. Ai kishte titullin “Doktor i Shkencave”. Nga viti 1993 deri nė 1997, Lublin Dilja ishte ambasador i Republikės sė Shqipėrisė nė Shtetet e Bashkuara. Nė shtator tė vitit 2001 ai u zgjodh deputet i Partisė Demokratike nė Kuvendin e Shqipėrisė. Nga viti 2002 e deri nė fund tė jetės, ai ishte Ministėr Fuqiplotė nė Misionin e Pėrhershėm tė Republikės sė Shqipėrisė pranė OKB-sė dhe njėkohėsisht zėvendėspėrfaqėsues i kėtij misioni. Lublin Dilja lė pas vetes gruan Nora dhe dy djem, Luarad dhe Kevin.


    09/02/2009

  2. #2
    i/e regjistruar
    Anėtarėsuar
    10-08-2008
    Postime
    1,280
    Ngushllime familjes,miqve dhe shtetit shqiptar.
    brar,po si eshte e mundur qe i ndjeri,qe ishte ambasador i Shqiperise ne OKB, mos te varroset me nderimet shtetrore ne atdhe ?
    Rrespekt e nderim per familjen,por personeli diplomatik ne keto raste eshte me shume se familja dhe vullneti personal i te ndjerit.

    Edhe nje here,ngushllime per kete humbje te madhe.

  3. #3
    i/e regjistruar Maska e ardita04
    Anėtarėsuar
    01-12-2008
    Postime
    146

    Nderimet me te perzemerta per profesorin

    Dhe ngushellime familjes se tij bashkeshortes dhe dy djemve te tij .

    Kam pasur nderin e madh qe ta kem pasur profesor ne universitet kete figure te shquar dhe me vlera te pakrahasueshme nje profesor i talentuar dhe nje njeri i fantastik nuk gjej fjale qe te pershkruaj figuren e ketij njeriu te madh .

    Me kujtohen leksionet e tij te Psikologjise se Zhvillimit dhe sot me duket sikur me tingellon ne vesh zeri i tij si dhe menyra e tij e te folurit me aq pasion ku ne nje auditor me rreth 300 studente nuk degjohej as miza por mbizoteronte nje qetesi totale dhe meqe leksionet me te i kishim ne oret e fundit per shkak te angazhimeve te tjera te tij zgjateshin dhe me teper ishte e vetmja nga lendet ne te cilat ne shkonim me qejf dhe ishte e rralle te beheshin mungesa .

    Kaq bukur fliste dhe kaq i talentuar ishte sa kur dilje nga leksioni pyetja e pare qe beje ishte a do te jemi dhe ne ndonjehere prinder dhe edukatore kaq te mire .

    Nuk gjej fjale per te pershkruar kete njeri te madh vecse Nderim dhe Respekt per Jete dhe


    FALEMINDERIT PROFESORI YNE I NDERUAR PER GJITHCKA



    P.S Brar nje faleminderim nga zemra per kete postim per kete njeri qe meriton shume respekt dhe nderim qe krahas bindjeve te tij partiake dinte te ishte nje njeri me vlera qe gezonte respektin si te te majteve dhe te djathteve .

  4. #4
    Nuk po me besohet... ka qene profesori im ne universitet.
    Sa e shkurter dhe e cuditshme eshte jeta...
    Me humben fjalet...
    E bardha eshte pak...

Tema tė Ngjashme

  1. A ka konspiracion kundėr Shqipėrisė?
    Nga BARAT nė forumin Ēėshtja kombėtare
    Pėrgjigje: 42
    Postimi i Fundit: 10-05-2011, 09:36
  2. PS pergatit skenarin e bojkotimit te zgjedhjeve te vitit 2009!
    Nga DYDRINAS nė forumin Tema e shtypit tė ditės
    Pėrgjigje: 124
    Postimi i Fundit: 07-03-2010, 09:37
  3. Dosja antishqiptare e Greqisė, 1912-2007
    Nga BARAT nė forumin Historia shqiptare
    Pėrgjigje: 645
    Postimi i Fundit: 15-10-2007, 19:27
  4. Malajzi, grabitet ambasadori shqiptar
    Nga Davius nė forumin Tema e shtypit tė ditės
    Pėrgjigje: 0
    Postimi i Fundit: 31-07-2006, 02:19
  5. Ambasadori egjiptian nė Tiranė, pinjoll i vėllerėzve Frashėri
    Nga Xhuxhumaku nė forumin Elita kombėtare
    Pėrgjigje: 0
    Postimi i Fundit: 21-07-2005, 19:13

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund tė hapni tema tė reja.
  • Ju nuk mund tė postoni nė tema.
  • Ju nuk mund tė bashkėngjitni skedarė.
  • Ju nuk mund tė ndryshoni postimet tuaja.
  •