Close
Duke shfaqur rezultatin -9 deri 0 prej 6
  1. #1

    Lightbulb “Marseglia”: Shqipëria po përjeton revulucion industrial

    Kryeministri Berisha inauguron projektin më të madh në historinë e Shqipërisë, fillimin e ndërtimit të parkut energjetik të Lezhës, me investimin e grupit “Marseglia”, prej 1.1 miliard euro

    Kryeministri Berisha mori pjesë dje pasdite, nё përurimin e fillimit të ndërtimit të parkut energjetik nё Lezhë, me ndërtimin e centralit me biomasë të lëngshme (vajra vegjetalë) për prodhimin e energjisë elektrike, me kapacitet 140 MË. Ky projekt ёshtё një investim i grupit italian “Marseglia”, prej 1.1 miliard euro.

    Kryeministri Berisha, duke e konsideruar kёtё projekt ndër më të mёdhenjtё, të inauguruar nё vend, tha se Shqipëria ёshtё vendi që po tërheq investimet më të mëdha nё fushën energjetike, nё Ballkan. Me gurin e themelit që po hedhim këtu, - tha Kryeministri - Shqipëria ka hedhur gurin e themelit për t’u shndërruar nё një superfuqi të vogël energjetike rajonale. Nё kёtё kontekst, Kryeministri tha se brenda 2-3 javëve do të fillojë realizimi i një tjetër projekti të madh nё fushën e energjisë ujore, me vlerë 1.1 miliard euro, kaskada e lumit Devoll.

    ``Nuk ishte aspak e thjesht që. pikërisht, nё kulmin e mungesës së energjisë të deklaronim se Shqipëria do të bëhet një superfuqi energjetike nё rajon. Gjëja më e mirë që mund të bёjё njeriu nё vёshtirёsi, rruga më e sigurt për t`ì kapërcyer ato, ёshtё të guxojë të mendojë të pamendueshmen, të imagjinojë të paimagjinueshmen. Kjo ёshtё rruga e vetme për t`ì shndërruar ato nё realitet dhe ne, tani, shohim një realitet krejt të ri,`` u shpreh Kryeministri.

    Ambasadori italian nё Tiranë, zoti Saba D’Ellia, i pranishëm nё ceremoninë e inaugurimit, u shpreh se ky projekt tregon fuqinë e bashkëpunimit midis Shqipёrisё dhe Italisë dhe se raporti mes dy vendeve nё sektorin ekonomik dhe jo vetëm, ёshtё vërtet i veçantë. Vetëm 3-4 muajt e fundit, - tha zoti D’Ellia, - mes dy vendeve janë nënshkruar marrëveshje me vlerë prej 3 miliard euro dhe kjo ёshtё një shifër vërtet e rёndёsishme nё mes tё krizës botërore dhe qё tregon gjallёrinё e ekonomisë shqiptare dhe aftёsinё e sipërmarrjes italiane. (INA)
    ABCÇDDhEËFGGjHIJKLLlMNNjOPQRRrSShTThUVXXhYZZh (Alfabeti Shqip, 36 gërma)

  2. #2
    i/e regjistruar Maska e drenicaku
    Anëtarësuar
    06-05-2003
    Postime
    3,263
    Bravo Berish
    Tani kur dalin socialistet kunder

  3. #3
    =ஜ۩۞۩ஜ= Maska e toni007
    Anëtarësuar
    02-03-2009
    Vendndodhja
    Ne vendin e Shqiponjave
    Postime
    3,266
    vertet nje investim madhore per shqiperine,shpresojme te jete nje pike nisje per investitore te ardhshmem
    Mendjemadhesia eshte KRENARIA e njerezve te dobet!

  4. #4
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    01-08-2002
    Vendndodhja
    N.Y.
    Postime
    660
    Me siguri krahu i majte do kundershtoje. Priteni kur te dale Brace me ndonje brockull. Te gjithe keto investime tregojne qe ekonomia eshte vene ne baza te forta. Urime!

  5. #5
    Perjashtuar
    Anëtarësuar
    09-02-2009
    Postime
    812
    bravo Berisha ..gjith kto investime e populli i shkret pa drita se pa drita ngelet si ne kohe te baba qemos .....te lumte

  6. #6
    i/e regjistruar Maska e Daja-GONI
    Anëtarësuar
    21-03-2006
    Postime
    1,546
    Reformat e nderrmara te Shqiperise ne kohe te fundit,jan per cdo levdate.Te gjithe e dime se ende nuk kemi politikaj dhe politike cfare e deshirojme,por kjo qe eshte,eshte dukshem me e mira nga te gjitha qe patem deri me tani.
    Shqiperia me te vertete po ndryshon(mer te mire),dhe ne gjithsesi se ndihemi krenare per kete gje.
    Mezi po e pres pushimin vjetore,ta shof Vloren perseri,dhe ta ndjeje veten si ne parajse.
    Ndryshuar për herë të fundit nga Daja-GONI : 14-05-2009 më 14:54

Tema të Ngjashme

  1. Procesi i Pavarësimit të Kosovës
    Nga AsgjëSikurDielli në forumin Çështja kombëtare
    Përgjigje: 167
    Postimi i Fundit: 12-10-2012, 06:23
  2. Përgjigje: 500
    Postimi i Fundit: 16-10-2009, 14:46
  3. Mocioni, Berisha flet për gjithçka, por jo për Fazlliç
    Nga njemik në forumin Tema e shtypit të ditës
    Përgjigje: 47
    Postimi i Fundit: 19-12-2008, 10:44
  4. Përgjigje: 116
    Postimi i Fundit: 17-10-2007, 23:58
  5. Janullatos: Nuk ka përparim me djegien e kishave dhe xhamive
    Nga Jesushaus në forumin Tema e shtypit të ditës
    Përgjigje: 157
    Postimi i Fundit: 08-04-2004, 07:40

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund të hapni tema të reja.
  • Ju nuk mund të postoni në tema.
  • Ju nuk mund të bashkëngjitni skedarë.
  • Ju nuk mund të ndryshoni postimet tuaja.
  •