Close
Faqja 0 prej 3 FillimFillim 12 FunditFundit
Duke shfaqur rezultatin -9 deri 0 prej 28
  1. #1

    Në Vushtrri, vdes pjesëtari i parë me uniformë të FSK-së

    Vushtrri, 10 shkurt 2009(VushtrriaPRESS)-[/B]Burime policore kanë bërë të ditur se dje rreth orës 16:32 min, zyrtarët policor në Vushtrri janë njoftuar nga Qendra e Trajnimeve në Vushtrri për një pjesëtar të Forcës së Sigurisë së Kosovës i cili ishte rrëzuar pa vetëdije gjatë ushtrimeve në oborrin e Qendrës së Trajnimeve. Viktima fillimisht është dërguar në emergjencën e spitalit të Vushtrrisë, por për shkak të gjendjes së rëndë shëndetësore ai është dërguar në QKUK-Prishtinë. Ndërsa, rreth orës 17:50 min, nga mjeku kujdestar është konfirmuar vdekja e viktimës. Hetuesit policor janë në pritje të raportit zyrtar të ekspertëve mjeko ligjor mbi shkaktarin e vdekjes së pjesëtarit të FSK-ës, 44 vjeçar.


    VushtrriaPRESS
    Ndryshuar për herë të fundit nga Albo : 10-02-2009 më 17:58

  2. #2
    i/e regjistruar Maska e Brari
    Anëtarësuar
    23-04-2002
    Postime
    18,826
    ngushellime familjes dhe FSK-se per kete tragjedi..

    44 vjec paska qene..

    mosha te tilla nuk perballojn cdo lloj stervitje..

    besoj do e permirsojne punen eproret e fsk-se..

    ushtrimet per 18-20 vjecaret nuk bejne per 40 e ca vjecaret..

    mjeku duhet te thote fjalen e tij per mundesite e kapacitetet fizike te ushtareve..

  3. #3
    Besimtar Musliman Maska e strange
    Anëtarësuar
    31-10-2006
    Postime
    4,278
    Me sa di une ne FSK duhet te jesh 18 deri 30 vjeq. Nga hamamin u fut ky aty?

    Nejse ngushëllime familjes.
    Mëso Islamin nga Kur'ani e jo nga myslimanet!

  4. #4
    tHeKtHi MaMa :P
    Anëtarësuar
    24-11-2008
    Vendndodhja
    new york
    Postime
    1,708
    oh zot

    me vje keq
    if love is the answer, could you rephrase the question?

  5. #5
    i/e regjistruar Maska e Llapi
    Anëtarësuar
    08-08-2002
    Postime
    10,979
    Ngushellime Familjes dhe FSK-se per kete vdekje.

    Meti per ushtar eshte ajo mosh qe thua ti ndersa mos gabofsha per oficer eshte deri ne moshen 45 vjeqar
    Do t´i luftoj spiunet dhe tradhtaret e kombit deri ne vdekje.

  6. #6
    Besimtar Musliman Maska e strange
    Anëtarësuar
    31-10-2006
    Postime
    4,278
    Llap ksaj qeveris tane i kan ba sihir.

    44 vjet ku po qorrohet me ba ushtrime mo? Ku hamamin sa tjer ka qe bajn protesta e nuk pranohen ky plak e kan pranu aty, ja ka pa sherrin edhe familja e tina ksaj qeverie.

    Sjan mir me mend, te rijt lehen pa pune ky qe smunet me qu b*then prej veni e paska mi ndihmu shtetit.

    phuuuuu shtet i poshter.
    Mëso Islamin nga Kur'ani e jo nga myslimanet!

  7. #7
    i/e regjistruar Maska e Llapi
    Anëtarësuar
    08-08-2002
    Postime
    10,979
    Citim Postuar më parë nga MmEeTtIi Lexo Postimin
    Llap ksaj qeveris tane i kan ba sihir.

    44 vjet ku po qorrohet me ba ushtrime mo? Ku hamamin sa tjer ka qe bajn protesta e nuk pranohen ky plak e kan pranu aty, ja ka pa sherrin edhe familja e tina ksaj qeverie.

    Sjan mir me mend, te rijt lehen pa pune ky qe smunet me qu b*then prej veni e paska mi ndihmu shtetit.

    phuuuuu shtet i poshter.
    Meti me sa di une keto kritere i ka percaktue NATO e jo Qeverija
    Do t´i luftoj spiunet dhe tradhtaret e kombit deri ne vdekje.

  8. #8
    Besimtar Musliman Maska e strange
    Anëtarësuar
    31-10-2006
    Postime
    4,278
    NATO Si ka zgjedh kush pranohet e kush ne FSK. keta te korruptumit e kosoves e kan marr plakun ne FSK edhe qe i kan sjelli vdekjen, edhe ka sjell protesta e veq dome asnje hajr.
    Mëso Islamin nga Kur'ani e jo nga myslimanet!

  9. #9
    i/e regjistruar Maska e Llapi
    Anëtarësuar
    08-08-2002
    Postime
    10,979
    Selimi nuk mohon lëshimet e mundshme gjatë seleksionimit të pjesëtarëve të FSK-së
    Komandanti i Forcës së Sigurisë së Kosovës Gjenerallejtënant Sylejman Selimi, nuk mohoj lëshimet që kanë mundur të bëhen gjatë përzgjedhjes së pjesëtarëve të TMK-për në FSK por, sipas tij, menaxhimi i fazës seleksionuese është bërë nga NATO. Këto komente Selimi, i bëri pas takimit të sotëm më përfaqësuesit e Organizatës së Veteraneve të Luftës të UÇK-së.
    Gjeneral Sylejman Selimi tha se takimi i sotëm me veteranet ka pasur për qëllim bisedimet rreth procesit të Forcës së Sigurisë, si dhe që t’i urojë detyrën kryetarit të ri të Veteraneve të Luftës se UÇK-së , Muharrem Xhemaili.

    “Ne nuk ju kemi ofruar asgjë, kemi treguar për procesin si ka shkuar dhe cili është procesi në vazhdim, sepse të gjithë e dimë se ky proces vetëm sa ka filluar për FSK, dhe ende nuk ka përfunduar. Procesi i seleksionimit është duke u mbajtur ne Vushtrri edhe aty shumë pjesëtarë do ta dëshmojnë veten a janë të gatshëm ta shohin veten ne FSK, apo jo”, ka thënë gjeneral Selimi, duke folur për ndërprerjen e protestave të ish pjesëtarëve të TMK-së dhe kushteve të ofruara nga ana e tyre.

    Ndërkaq sa i përket parregullsive lidhur me përzgjedhjet e pjesëtarëve të TMK-së gjenerali nuk mohoj te ketë pasur lëshime që sipas tij FSK-së ndodhet në fazën e seleksionimit dhe ky proces ende nuk ka përfunduar.

    “Ka pasur lëshime, ka pas ndoshta lëshime evidente, por kjo fazë e selektimit është menaxhuar nga NATO dhe nuk e është menaxhuar nga pjesëtarët e TMK-së , dhe, jam shume falënderues për të gjitha ekipet e NATO-s që janë duke bërë këtë punë, është duke bërë një punë profesionale”, ka thënë Selimi.

    Nga ana tjetër kryetari i veteranëve të luftës Muharrem Xhemaili, sa i përket kësaj çështje, tha se nuk kanë qenë pjesë e përzgjedhjes së pjesëtarëve të TMK-së , dhe se ndjejnë keqardhje për bashkëluftëtarët të cilët kanë mbetur jashtë FSK-së dhe besojnë se institucionet e Kosovës do të bëjnë zgjidhjen me të mirë për ta.


    | s.b & RTK staff |
    Do t´i luftoj spiunet dhe tradhtaret e kombit deri ne vdekje.

  10. #10
    i/e regjistruar Maska e Sido*
    Anëtarësuar
    25-04-2008
    Postime
    69
    Citim Postuar më parë nga Llapi Lexo Postimin
    Meti me sa di une keto kritere i ka percaktue NATO e jo Qeverija
    PO NE AS QEVERI AS HAMAM NUK KEMI MORE , SI SPO E KUPTONI
    O NJEREZ

Faqja 0 prej 3 FillimFillim 12 FunditFundit

Tema të Ngjashme

  1. PDK-ja shpërndan fletë-anëtarësime për anëtarë të rinj në Vushtrri
    Nga Vicianum në forumin Tema e shtypit të ditës
    Përgjigje: 9
    Postimi i Fundit: 09-10-2009, 12:54
  2. Zv.ministrja e MPJ-së, Vlora Çitaku e ka vizituar sot QKSPEZH në Vushtrri
    Nga Vicianum në forumin Tema e shtypit të ditës
    Përgjigje: 7
    Postimi i Fundit: 06-05-2009, 11:47
  3. Foto Lajm:Del nga shtrati Lumi Sitnica në Vushtrri
    Nga Vicianum në forumin Tema e shtypit të ditës
    Përgjigje: 3
    Postimi i Fundit: 31-03-2009, 11:00
  4. Sot në spitalin Rajonal të Ferizajt përurohet Hemodializa
    Nga Vicianum në forumin Tema e shtypit të ditës
    Përgjigje: 8
    Postimi i Fundit: 19-02-2009, 08:34

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund të hapni tema të reja.
  • Ju nuk mund të postoni në tema.
  • Ju nuk mund të bashkëngjitni skedarë.
  • Ju nuk mund të ndryshoni postimet tuaja.
  •