Te me falni per injorancen por a mund te di me sakte cfar eshte Linux dhe perse sherben?
Te me falni per injorancen por a mund te di me sakte cfar eshte Linux dhe perse sherben?
Linux eshte thelbi (kernel) i sistemit operativ i cili distribuohet falas, me gjith kodin burimor, dhe te cilin cdokush eshte i lire ta adoptoj dhe modifikoj ne pajtim me GPL (licenca e perdorimit dhe modifikimit. Ne kete forme Linux-i eshte gati se i pa perdorueshem, por fatmiresisht ekzistojne diku rreth 20 distribucione te cilat meren me krijimin dhe distribuimin e sistemeve te plota operative ne menyre komerciale dhe falas (psh RedHat komerciale, Fedora falas, Novell Suse Enterprise Linux komerciale, OpenSuse falas etj). Nje distribucion i plote ka tipikisht keto pjese esenciale, berthamen Linux (kernel), X server (dritaren), gcc (kompajlerate) dhe ndonje desktop manager (GNOME, KDE, XFCE, etj), si dhe nje mori komponentesh jo esenciale (openoffice, firefox, IDE per programim, lojra, programe per manipulim te grafikave, programe multimedia etj)
Os....................
"Expensive watches do not create time, but reflect how expensive it is to their owner."
Gjithsesi ju falenderoj te dyve per pershkimin e Linux-it.
klodj, i kam vene nje shkap nofulles te poshte dhe nuk ja mban te ma mbaje gojen hapur![]()
Edhe nje pytje tjeter. Une ne PC kam te instaluar sistemin operativ Windows XP SP3, per te pasur Linux duhet bere formatim apo mund te instalohet edhe ne kete gjendje qe eshte tani?
PO pa merak. Kompjuteri mund te mbaje disa Sisteme Operative. Besoj se edhe parametrat e kompjuterit tend duhet te jene te mire. Gjithsesi shiko postimet ku flitet per Linux dhe Ubuntu qe eshte nje version i Linux.
Edhe pse ka tema ku me gjeresisht eshte pershkruar procedura e instalimit te disa Sistemeve Operative ne nje kompjuter, ja edhe nje permbledhje ne hapa te shkurter:
1- Defragmento disa here diskun ne windows, derisa shiriti ne paraqitjen grafike te jete i kalter
2- Me ane to ndonje programi per manipulimin e particioneve zvogeloje particionin e windows (duke lene ca hapsire te lire per krijimin e skedareve te ri ne windows), dhe si rezultat do te kesh nje pjese te diskut te pa alokuar.
3- Instalo ndonje distribucion te Linux-it ne pjesen e pa-alokuar te diskut (gjat ketij procesi zakonisht instalohet dhe konfigurohet perkatesisht edhe GRUB i cili te mundeson te nisish kompjuterin me Sistemin Operativ te deshiruar)
4- Sa her qe ta nisesh kompjuterin do te kesh mundesi te zgjedhesh SO ne afat prej 30 sekondash
Programe per manipulim te particionit jane: GParted (ne disa raste i inkuadruar ne distribucionin e zbritur) nga ana e linux si dhe
http://www.partition-tool.com/
http://www.symantec.com/norton/partitionmagic
etj.
si instalohet UBUNTU pa prishur WINDOWS-in?
Nuk prishet windowsi por duhet patur kujdes kur e fshin linuxin se ngel boot info dhe te nxjerr probleme me windowsin.
Keyboard not found .... press any key to continue!
Krijoni Kontakt