
Postuar mė parė nga
Llapi
Kryeministri Thaēi: Dita e Pavarėsisė, ditė e tolerancės, e stabilitetit, ditė e unitetit politik dhe qytetar
Prishtinė, 12 shkurt 2009
Kryeministri i Qeverisė sė Republikės sė Kosovės, Hashim Thaēi mbajti sot njė takim me kryetarėt e komunave tė Kosovės, me ērast ka diskutuar lidhur me koordinimin e aktiviteteve shtetėrore me tė cilat pritet tė festohet 17 shkurti, njė vjetori i shpalljes sė Kosovės shtet i pavarur dhe sovran.
Kryeministri Hashim Thaēi para kryetarėve tė komunave tė Republikės sė Kosovės ka thėnė se gjatė kėtij viti tė parė tė shtetit tonė tė pavarur dhe sovran tė gjithė ne jemi pėrballur me sfida tė jashtėzakonshme, por edhe sukseset kanė qenė tė mėdha.
Nė vazhdim po japim tė plotė fjalėn e kryeministrit Thaēi.
Tė nderuar kryetarė tė Kuvendeve Komunale,
Sė pari ju falėnderoj pėr prezencėn tuaj nė kėtė takim.
Jemi nė prag tė festės sė madhe tė Pavarėsisė sė Kosovės.
Ėshtė moment i kremtimit dhe krenarisė, por edhe moment i vlerėsimit pėr atė qė kemi bėrė gjatė njė viti ekzistence tė shtetit tonė dhe fuqizimit tė pėrkushtimeve tona pėr detyrat e reja qė kemi pėrpara.
Janė detyra tė shumta dhe sfiduese.
Gjatė kėtij viti tė parė tė shtetit tonė tė pavarur dhe sovran tė gjithė ne jemi pėrballur me sfida tė jashtėzakonshme, por edhe sukseset kanė qenė tė mėdha.
Tė gjithė bashkė, hap pas hapi, me maturi dhe vetėbesim, ia dolėm ti funksionalizojmė institucionet e shtetit tonė demokratik: simbolet shtetėrore, kushtetutėn e standardeve mė tė larta demokratike, kompletimin e mekanizmave tė qeverisjes dhe atyre tė sigurisė nacionale.
Krahas kėsaj kemi pėrmirėsuar kualitetin e qeverisjes dhe kemi ndėrtuar njė ambient tė sigurt pėr nxitjen e zhvillimit ekonomik tė vendit tonė.
Kėto punė nuk janė kryer ende. Shtetndėrtimi vazhdon.
Prandaj, pėr asnjė moment nuk duhet tė ndjejmė lodhje apo zbehje nė angazhimet tona. Energjitė nuk na mungojnė.
Pėr asnjė moment nuk duhet tė harrojmė ndihmėn e pakursyer tė miqve tanė ndėrkombėtarė, nė krye me Shtetet e Bashkuara tė Amerikės dhe Bashkimin Evropian, qė u gjetėn pranė nesh nė tė gjitha situatat e ndėrlikuara qė kaluam.
Pas njė viti pavarėsie, tė gjithė ne, qytetarėt e Republikės sė Kosovės, kemi tė drejtė tė ndjehemi krenarė me faktin se nuk i zhgėnjyem pritjet e miqve tė lirisė sonė.
Me moral tė lartė civilizues dhe me dinjitet kremtuam lindjen e shtetit tonė tė pavarur e sovran.
Me tė njėjtėn frymė vazhduam shtetndėrtimin dhe hapjen e perspektivės pėr zhvillim ekonomik dhe integrimin e vendit tonė nė strukturat euro-atlantike.
Tė nderuar kryetarė tė komunave,
Kėrkoj nga ju qė kėtė frymė tė dinjitetit e tolerancės ta dėshmojmė edhe nė kėtė pėrvjetor tė parė tė pavarėsisė sonė.
Kėshtu ne edhe njėherė dėrgojmė mesazhin e qartė, ashtu si njė vit mė parė, se liria jonė, shteti ynė, nuk ėshtė kėrcenim pėr askėnd, por vetėm faktor paqeje dhe stabiliteti nė rajon.
Bota demokratike e pret kėtė mesazh nga ne.
Flisni me strukturat tuaja komunale, por edhe me qytetarėt, qė dita e pavarėsisė sonė tė jetė njėkohėsisht
edhe ditė e tolerancės,
ditė e stabilitetit,
ditė e unitetit politik dhe qytetar,
ditė e vlerave mė tė larta demokratike.
Ēdo incident eventual, ēdo shfaqje mosdurimi, shkon drejtpėrdrejt nė dėm tė interesave tė shtetit tonė tė pavarur dhe sovran dhe nė favor tė atyre qė ende flasin kundėr Pavarėsisė sė Kosovės.
Kemi rastin qė edhe njėherė tu dėshmojė atyre se sa tė gabuara janė qėndrimet e tyre.
Shteti ynė ka nevojė pėr pėrkrahje edhe nga ata qė ende kanė hezitime apo dilema pėr njohje. Me punėn tonė tu ndihmojmė atyre qė ti zgjidhin ato dilema nė favor tė njohjes.
Punė tė mbarė nė detyrat tuaja. Gėzuar Dita e Pavarėsisė sė Kosovės.
Krijoni Kontakt