Close
Faqja 0 prej 2 FillimFillim 12 FunditFundit
Duke shfaqur rezultatin -9 deri 0 prej 14
  1. #1
    SHKOZA
    Anëtarësuar
    28-08-2004
    Vendndodhja
    Prizren
    Postime
    763

    "Dëshmitarët e Jehovait" dhe vetëvrasjet e fëmijëve shqiptarë

    Pershendetje vellezer te nderuar
    Sapo lexova nje artikull teper trondites ne Gazeten shqiptare qe bente fjale per vete varjen e nje vajze te brishte njembedhjete vjeqare E. Cenaj nga Fieri . U trondita thelle kur lexova se kjo vajze e mitur dhe e pa djallezuar kishte rene pre e sektit famekeq te Jehovait i cili sekt si kancer eshte futur ne trupin tone dhe turbullon mendjet e femijeve tane te mitur. Aty pershkruhen edhe disa raste ku femijet ose te rinjet bijne pre e ketije sekti i cili e deformon kuptimin e zotit, jetes ne kete bote dhe botes se amshueshme.
    Me qudit fakti se pse drejtesia shqiptare nuk merret me seriozishte me pjestaret e ketij sekti te cilet me predikimet e tyre jane shkaktaret kryesore te disa veterasjeve ne Shqiperi por edhe ne Kosove?

    Shkoza nga Prizreni
    ATDHEU MBI TE GJITHA

  2. #2
    SHKOZA
    Anëtarësuar
    28-08-2004
    Vendndodhja
    Prizren
    Postime
    763
    Ja edhe disa artikuj te gazetes Korrieri qe kane te bejne me kete sekt te mallkuar:

    Besimi Jehovai, vetevaret 11-vjecarja
    E Diele, 13 Shkurt 2005
    Vetevrasje e trishte ne qytetin e Fierit. Esmeralda Cenaj vetem 11 vjece, i dha fund jetes pas qortimeve te shumta te prinderve, se ne vend te studionte lendet shkollore, lexonte literature, te ofruar nga Deshmitaret e Jehovait". Policia: "Vajza u vetevar pas grindjes ne familje, per frekuentimin e besimit Jehovaj". Akuza e te afermve: "Fajtore bejme keta persona, te cilet propagandojne se veteflijimi te con ne parajse". Ditari mister i vogelushes

    Xhemil BEHARAJ

    FIER - Vetem 11 vjece, vetevaret ne banjon e shtepise dhe gjendet e vdekur, nje nxenese e klases se peste ne qytetin e Fierit. Ngjarja e trishte, sipas prinderve te 11 vjecares Esmeralda Cenaj dhe policise qe kreu hetimet, erdhi si rrjedhoje se grindjeve ne familje, per shkak te frekuentimit nga vajza te literatures se ofruar nga Deshmitaret e Jehovajt ne kete qytet. Viktima duke u ndaluar prere nga prinderit qe te lexonte kete literature, kishte lene menjane mesimet dhe fshehtas familjareve, merrej me studimin e librave te ketij besimi, thane per gazeten, burime policore qe i referohen hetimeve te para. Policia sqaroi dje pas ngjarjes, se 11 vjecarja eshte vetevarur pas nje grindjeje familjare pasi ka qene lexuese e rregullt e literaturave fetare te besimit Jehovaj.

    Ngjarja

    Alda, keshtu e therrisnin te ndjeren Esmerlada Cenaj, ishte banore banore e lagjes "1 Maj" te qytetit te Fierit. Ajo eshte gjendur nga prinderit, e vetevarur ne banjen e shtepise ku banonte. Nxenesja e klases se peste te nje shkolle tetevjecare te qytetit, aktin e vetevarjes e kish kryer rreth ores 8.30 te mengjesit te djeshem, nderkohe qe trupi i saj eshte gjendur nga familjaret, rreth ores 09.00. Burimet policore te cilat kryen kqyrjen e vendit te ngjarjes pohuan se 11 vjecarja ishte varur ne banjen e baneses ku ajo jetonte, me shallin e saj te cilin e kishte kapur tek varesja e peshqireve. Kur familjaret kishin pikasur mungesen e saj ne banese, kishin filluar qe ta kerkonin. Deren e banjes e kishin pare te mbyllur, nderkohe qe nga ana e brendeshme nuk pergjigjej njeri. Pasi kishin dyshuar

    sepse kishin pare hije nga pas deres, kane thyer xhamin dhe jane shtangur kur kane pare vajzen e tyre, te vetevarur me shallin e saj, pohuan per gazeten, burimet policore fierake.

    Ne vendin e ngjarjes shkoi grupi hetimor i cili pasi ka derguar trupin e pajete te vogelushes ne morgun e spitalit te qytetit, ka kqyrur vendin e ngjarjes por dhe ka marre ne pyetje prinderit dhe familjaret e tjere te viktimes.

    Policia

    Burimet policore pohuan per "Korrierin", se 11 vjecarja Cenaj ka qene lexuese e rregullt e literaturave fetare qe ndajne neper banesa, Deshmitaret e Jehovait. Prinderit e Esmeraldes, kishin pohuar ne polici kur u moren ne pyetje, se vajza e tyre nuk kishin te dhena se ishte anetaresuar si Deshmitare e Jehovait, por literature te tyre ka lexuar sistenatikisht edhe pse ata nuk kishin qene asnjehere dakort qe e mitura, te shfletonte kete lloj literature. Ata vleresonin se Alda ishte e mitur dhe nuk kishte kohe te merrej me studimin e nje literature te tille. "Alda ne nje kohe qe duhej te merrej me mesimet, duke ditur qe ne nuk ishim dakort qe ajo te shfletonte te tille literature e lexote ate ne menyre

    te fshehte", kane pohuar prinderit e saj ne polici.

    Familja

    Arbeni 35 vjecar, djali i xhaxhait te Yllit, babait te Aldes se vetevarur, tha dje per "Korrierin", se shkaku qe e coi vajzen ne veteflijim, sipas tij, jane revistat e Jehovait. "Une fajtor bej ata persona te cilet marrin leke prej drejtuesve te tyre te cilet ndajne revista dhe propogandojne se veteflijimi te con ne parajse".

    Mesuesja

    Mesuesja e matematikes Tefta, tregon se Alda ishte nxenese ne klasen e peste ne shkollen tetevjecare "Jani bakalli". Tefta thote se 11 vjecarja, ishte nje vajze inteligjente, kishte pasion letersine por mbante edhe ditar. "Tani se cfare shkruante ne ditar, nuk e di pasi nuk ia kam lexuar, por shoqet e saj me kishin thene se mbante ditar. Ishte e respektueshme, frekuentonte jo vetem shkollen por edhe mesimet rregullisht", pohon mesuesja.

    Fqinjet

    Fqinjet e familjes Cenaj ishin grumbulluar dje ne banese, per te ndare dhimbjen me ta. Hyseni, nje burre rreth te gjashtedhjetave, pohon se babai i vogelushes, Ylli, eshte nje biznesmen i respektuar. Ai ka nje pike karburanti. Cifti Cenaj kishte tre femije, dy vajza dhe nje djale. I pyetur nese ka qene shkaku i leximit te literatures fetare, xha Hyseni vlereson se vajza "ishte femije dhe prinderit e saj nuk besojne aq shume e jo me ajo qe nuk di se eshte femije". Altini, cili eshte fqinje dhe shok me babain e te ndjeres, pohon: "Jane nje familje punetore dhe kane pare problemet e tyre. Jane njerez te respektuar". Altini tregon edhe castet kur mesuan lajmin e rende. "Degjuam klithma dhe te thirrura. Shkova menjehere pasi njihemi, por cdo gje kishte mbaruar".

    Rasti i dyte

    Ky eshte rasti i dyte ne qarkun e Fierit, kur afro nje vit me pare ne nje fshat te Lushnjes, nje vajze tjeter, gjimnaziste, u veteflijua me ciften e te atit, per shkak sipas te afermve, te leximit te literatures fetare te Jehovait. Nga drejtues te kesaj shoqate, u tha qe vajza nuk kishte qene Deshmitare e Jehovait, por thjeshte simpatizante e kesaj shoqate.

    Deshmitaret e Jehovait

    Per te vertetuar nese vajza ka qene e regjistruar si besimtare e Jehovait apo vetem frekuentuese e rregullt e literaturave te ketij besimi, kerkuam te dhena ne seline e tyre por pa mundur t'i kontaktojme as ne linje telefonike. Nga banoret mesohet se Deshmitaret e Jehovait, ne fundjave, vijne vetem ne mengjes dhe pbasdite nuk duken me.

    "Nje cift u divorcua nga ky besim"
    E Diele, 13 Shkurt 2005
    FIER - Nje nder kusherinjte me te afert te Aldes, Arbeni, tregon se sipas tij, besimi jehovaj ka sjelle pasoja ne jeten familjare te qytetareve ne Fier. "Une, - deklaron Arbeni, - sjell nje rast teper te fresket. Para tre ditesh nje burre nga Fieri ndau gruan e tij sepse ajo frekuentonte Deshmitaret e Jehovait. Ai i kish thene gruas: "Ose me mua dhe familjen, ose me ate fene", dhe ajo i ishte pergjigjur se do te shkonte te frekuentonte Deshmitaret e Jehovait. Keshtu qe bashkeshorti i kishte thene: "Atehere shko me Deshmitaret. Nuk ke me pune as me mua dhe as me familjen". Xh.B

    Deshmitaret e Jehovait: Jo transfuzionit te gjakut
    E Diele, 13 Shkurt 2005
    Silvana Hoxha vdiq pasi refuzoi te merrte gjak per te spetuar

    TIRANE - Nje vajze 24 vjecare, e semure rende dhe e shtruar ne spitalin e Tiranes, vdiq rreth dy vjet me pare, duke refuzuar sipas familjes se saj, te shkele besimin Jehovaj. Silvana Hoxha, e lindur ne Burrel, ishte Deshmitare e Jehovait dhe bente pjese ne kete mision prej te pakten 9 vjetesh. E ndjera qendroi nje vit ne dhomen 18 te katit te gjashte ne spitalin nr. 1 te Qendres Universitare "Nene Tereza". Ajo nuk i lejoi bluzat e bardha t'i jepnin gjak, edhe pse ishte shume rende. Veshkat i ishin shkaterruar dhe ndodhej ne dialize. Familjaret treguan atehere se besimi ne kete fe iu rrenjos thelle dhe ajo merrte pjese ne te gjitha veprimtarite fetare qe organizonin Deshmitaret. Madje thirri ne kete fe edhe mjaft te tjere perreth edhe pse shume pak e perkrahen. Familja tregonte se vajza ishte ne koma por sa here permendej, thoshte: "Ju lutem mos, mos me futni gjak". Te afermit jane grindur me Deshmitaret, vecanerisht Hyseni, babai 58-vjecar pasi sipas tij, ata vinin ne spital duke i kerkuar te mos beje transfuzion gjaku. Pak jave me vone, ne maj 2002, Silvana nderroi jete.

    Jehovajt: Nuk thyhen ligjet e Perendise
    E Diele, 13 Shkurt 2005
    Sipas citimeve te deshmitareve te Jehovait, ne faqen e tyre ne internet ne gjuhen shqipe, "eshte gabim qe gjaku te hahet". Ketu, duke u shtruar pyetja: "A eshte gabim te pranohet transfuzioni i gjakut", jepet kjo pergjigje: "Mos harro, Jehovai kerkon qe te permbahemi nga gjaku. Kjo do te thote qe ne asnje menyre te mos fusim ne trup gjakun e nje personi tjeter, madje edhe gjakun tone qe eshte ruajtur menjane. (Veprat 21:25) Per kete arsye, te krishteret e vertete nuk pranojne transfuzion gjaku. Ata pranojne menyra te tjera trajtimi mjekesor, te tilla si transfuzionin e produkteve pa gjak. Megjithese e duan jeten, ata nuk perpiqen ta shpetojne ate, duke thyer ligjet e Perendise. Mateu 16:25.".

    Perkushtimi pas "Deshmitareve..., fluks divorcesh
    E Diele, 13 Shkurt 2005
    TIRANE - Perkushtimi pas "Deshmitareve te Jehovait" ka sjelle probleme edhe ne jeten e disa cifteve. Ne Gjykaten e Faktit te Tiranes numerohen disa raste ku shkak i divorcit ka qene perkushtimi i njerit prej bashkeshorteve dhe kryesisht bashkeshortes, ne kete besim. Vetem pak kohe me pare juristet e Zyres se Permbarimit ne kryeqytet jane befasuar pas nje fakti trondites per ta. Nje vajze gjashte vjece nuk deshironte te shkonte te jetonte me nenen e saj, e cila kishte tre vjet qe e kishte braktisur. Por pas divorcit te kerkuar nga bashkeshorti i besimtares, gjykata kishte vendosur qe njera prej dy vajzave te ciftit, me e vogla te qendronte me te emen. Por femija madje nuk e njihte fare nenen, e cila e perkushtuar pas fese, kishte tre vjet qe e kishte braktisur, duke jetuar tre vjet ne komunitet. Nje fakt qe i kishte habitur juristet e Permbarimit, kishte qene edhe paraqitja e juristit te vene ne dispozicion nga vete "Deshmitaret e Jehovait", i cili i ndiqte te gjitha procedurat qe kryente bashkeshortja e divorcuar dhe besimtare e kesaj feje. Ndersa i ati i vajzave, eshte shprehur se jeta e tij bashkeshortore kishte qene mese normale deri kur bashkeshortja e tij i ishte perkushtuar kesaj feje, e cila e kishte shnedrruar ne tjeter njeri. K.B
    ATDHEU MBI TE GJITHA

  3. #3
    Mateu 24:14
    Anëtarësuar
    23-03-2005
    Vendndodhja
    Tirane
    Postime
    1

    Post Nje sekt i mallkuar?!

    Me duket pak e tepruar z. Shkoza qe i quani DJ nje sekt te mallkuar. Bibla tregon se keshtu i quanin edhe te krishteret e pare (shek I) - Veprat 24:5. Megjithate koha tregoi se keta persona qe mallkonin dhe persekutonin "sektin e Nazirejve" ishin te keqinformuar dhe ndoshta te shtyre nga Djalli.

    Me sa di une DJ predikojne per jeten dhe jo per vdekjen. Ketu ne Shqiperi ka shume keqinformime per ta por jashte i njohin mire si qytetare shembullore. Ka dhe shume nga ata qe dikur kane qene DJ dhe tani nga inati perhapin shpifje. Por a nuk eshte kjo qe duhet te presim qe te beje Djalli me njerezit e Perendise?

    Personalisht mendoj se nese te gjithe do ishin DJ nuk do kishte me nevoje per polici, ushtri apo edhe dyer per shtepite tona.

  4. #4
    ________
    Anëtarësuar
    08-11-2003
    Postime
    1,516
    A ka ndonjeri qe mund te na thote se cfare predikojne keta te Jehoves?

    Me duket budallek me dhene mendime pa pare se cfare kerkojne nga besimtaret e tyre.
    Il cuore matto che ti segue ancora
    E giorno e notte pensa solo a te

  5. #5
    i/e regjistruar Maska e abnk
    Anëtarësuar
    27-07-2004
    Vendndodhja
    Vendi i fundit i lire n'bote, USA
    Postime
    242
    "Jehovah's Witnesses, I swear, man, I love 'em
    they’re standing out on the porch, knockin, I’m waiting above 'em
    punch and wound victims right through my door
    come back mothafucka, I'll stab you some more
    " ICP

    Tash seriozisht, DJ nuk predikojne as vdekje, as dhune, e as vetevrasje. Shpeshhere m'vijne te shpija, e meqi jam i hapun per me ndie mendimet e tjereve, gjithmone i ndigjoj me interes se cka kane me thane. Mesazhi i tyne asht gjithmone positiv e paqsor, bile shpeshhere paqsor i tepruem per mue.
    Asht e dhimbshme qi ato fmije morren jeten e tyne, por mendoj se jane faktore tjere qi kane ndikue n'vetevrasje. Na jena gjithmone t'shpejte me drejtue gishta.
    Ky postim nuk asht i mire-edukuem, asht vetem mendim i krijuem prej pervojes.

    Shtese:

    Tue mos harrue cka thashe ma nalt, kam nji shok qi ka kene DJ, e thote se kur bisedojne mes tyne, nuk flasin mire per ata qi nuk jane DJ, e jane shume "strict" kur kane t'bajne me DJ qi nuk zbatojne pike per pike besimin.
    Ndryshuar për herë të fundit nga abnk : 23-03-2005 më 12:30
    Defend the second amendment

  6. #6
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    10-09-2004
    Postime
    2,389
    Njerezit ne vend qe te merren me ate çka tregon gishti merren me gishtin.

    Per DJ s'kam pase ndonjehere simpati te veçante. Te besoja se DJ jane ne rrugen me te drejte sigurisht qe do behesha pjese e tyre. Megjithate gjerat nuk jane bardhe e zi. Perkunder prapaskenave qe mund te egzistojne ne organizimin e tyne dhe bezdisjes qe mund te shkaktojne gjate predikimit, puna e tyre nuk mund te shumezohet me zero. Kane edhe shume mesazhe pozitive ne ato qe thone. Per me teper, t'i akuzosh per gjera koti, siç beri media ne rastet e vetevrasjeve, eshte budallek. E kam ndjeke me vemendje "Median Shqiptare" gjate atyre diteve dhe s'kam pa asnje lajm ose analize qe te kete diçka konkrete ne lidhje me ate qe DJ predikojne; thjesht hamendje te pabazume...Gazetaret shqiptare, ne pergjithesi, jane cope-cope. S'kane as seder profesionale as kersheri intelektuale. Ore ke sa dite qe shkrun per ket lajm, qe pellet per vrasje nga nje sekt, kape lexoje ndonje gje prej librave te tyne dhe hajde fol konkretisht. Ça thone ata libra? Pse duhet te jene ba ata sebep per vetevrasje.... Aha... Ndoshta edhe kane lexu, por me sa kam pa ne shtyp s'esht permend asgja...
    kshu kshu... bjeri ti bim asht atje...

    Une propozoj qe tema te mbyllet. Ose t'i ndryshohet titulli. Mbase mund te diskutohet per mesimet qe japin, por t'i behet lidhje me vetevrasjet asht absurde...! MEndimi im ky...
    Ndryshuar për herë të fundit nga [xeni] : 23-03-2005 më 12:46

  7. #7
    i/e regjistruar Maska e abnk
    Anëtarësuar
    27-07-2004
    Vendndodhja
    Vendi i fundit i lire n'bote, USA
    Postime
    242
    Citim Postuar më parë nga [xeni]
    Une propozoj qe tema te mbyllet. Ose t'i ndryshohet titulli. Mbase mund te diskutohet per mesimet qe japin, por t'i behet lidhje me vetevrasjet asht absurde...! MEndimi im ky...
    Shkelzen,

    Pajtohem me sentimentin tand, por censorimi nuk asht zgjidhje. Gjithkush ka t'drejte me dhane mendimin e vet, IMHO, pavarsisht se ne mund t'na duket gabim.

    Shtese:

    Ke t'drejte per gazetaret shqiptare, por kur Dan Rather asht "full of shiite", nuk ke cka pret prej tyne.
    Ndryshuar për herë të fundit nga abnk : 23-03-2005 më 12:49
    Defend the second amendment

  8. #8
    Shqiperia eshte Evrope Maska e iliria e para
    Anëtarësuar
    24-04-2002
    Vendndodhja
    Cunami ne Indonezi zgjati per disa minuta, kurse ne trojet tona 500 vjet.
    Postime
    4,907
    Kush Jane Deshmitaret e Jehovait?
    Dëshmitarët e Jehovait: Sfondi Historik

    Doktrina e Dëshmitarëve të Jehovait i pati fillimet e veta rreth vitit 1870, kur 18-vjeçari Çarlls Teiz Rasëll (Charles Taze Russell) filloi një studim biblik i cili fokusohej në kronologjinë biblike dhe në ardhjen e dytë të Krishtit. Si rezultat i këtyre studimeve, Rasëll (Russell) publikoi disa libra and prezantoi lektorata formale përgjatë 1870-tave. Në vitin 1879, ai themeloi publikimet mujore “Kulla e Rojës së Zionit” (Zion’s Watch Tower) dhe Lajmëruesi i Prezencës së Krishtit (Herald of Christ’s Presence). “Kulla e Rojës së Zionit dhe Shoqata e Trakteve” u formua zyrtarisht në 1884-ën, në të cilën Rasëll qëndroi si president deri në vdekjen e tij në 1916-ën. Përgjatë kësaj periudhe, Rasëll shkroi një seri librash me titullin “Studime në Shkrimet,” të cilat u bënë bazat e teologjisë së Dëshmitarëve të Jehovait. Sot, organizata ‘teokratike’ e Dëshmitarëve të Jehovait, Bibla e Kullës së Rojës dhe Shoqata e Trakteve (BKRShT), e cila drejtohet nga disa burra në Bruklin të Nju Jork-ut (Brooklyn, New York).

    Dëshmitarët e Jehovait: Teologjia Themelore

    Teologjia e Dëshmitarëve të Jehovait ka shumë nuanca delikate (dhe disa jo aq delikate). Këto janë themelet e doktrinës së Kullës së Rojës: Perëndia është një qënie unike, pra nuk është Trini. Perëndia nuk është i gjithëditur apo i kudogjendur. (Njëherë e njëkohë, BKRShT-ja shpalli që Perëndia e sundonte universin nga diku në sistemin yjor të Pleiadës (Pleiades) por qysh prej disa kohësh ata kanë hequr dorë nga ky mësim). Krijesa e parë e Perëndisë ishte Kryeëngjëlli Mikael (Michael the Archangel), nëpërmjet të cilit më vonë Perëndia krijoi “gjithçka tjetër”, si p.sh. universin, tokën, dhe njerëzimin. Proçesi krijues i Perëndisë zgjati saktësisht 42,000 vjet. Kur erdhi koha për një shpëtimtar që të lindej, Kryeëngjëlli Mikael u bë njeri, në formën e Jezus Krishtit. Jezusi (Mikaeli) ishte i pamëkatshëm dhe i mbante të gjitha ligjet e Perëndisë. Ai vdiq në një “trung torturash,” në të cilin ai mbajti të gjitha mëkatet e njerëzimit, përveç atyre të Adamit. Jezusi u ngrit nga të vdekurit në frymë, pra jo në formë trupore. Dëshmitarët e Jehovait të cilët e ndjekin organizatën e Perëndisë në tokë (BKRShT) me besnikëri, do të shpëtohen nga asgjesimi i përjetshëm dhe do të jetojën përjetësisht në Parajsën në Tokë. Qielli (parajsa në qiell) është e rezervuar për një grup të veçantë prej 144,000 Dëshmitarësh të Jehovait, të cilët janë përcaktuar si “të rilindur” nga BKRShT-ja dhe që lejohen që të marrin kungimin vjetor. Zakonisht, Dëshmitarët e Jehovait ndjekin rreth 3 deri në 5 takime në javë, ku mësojnë nga literaturat e BKRShT-së. Pjestarët e ri mbasi i kanë studjuar materialet për të paktën gjashtë muaj, i përgjigjen një serie pyetjesh përpara një paneli pleqsh (drejtuesh të respektuar), dhe mbas aprovimit, ata pagëzohen në organizatë (d.m.th. bëhen pjesë e organizatës). Pastaj atyre u kërkohet që mbajnë një veshje dhe sjellje modeste, të mos votojnë gjatë kohës së votimeve, të mos ta përshëndesin dhe këndojnë këngën e flamurit, të ta bëjnë ushtrinë, dhe që të mos ti festojnë ditëlindjet dhe Krishtlindjen. Çdo antar është i kërkuar që të përmbushi një kohë të caktuar (zakonisht disa orë në javë) gjatë të cilës duhet të shpërndajë literaturën e BKRShT-it dhe të mbledhi dhurata financiare për kryeqëndrën e BKRShT-it në Nju Jork. Nëse një Dëshmitar i Jehovait e le organizatën, ai apo ajo si rezultat mohoet në të gjitha mënyrat. Jashtë organizatës së BKRShT-it, “Krishterimi” konsiderohet si “demoniak”. Krishterimi në përgjithësi konsiderohet si i rënë nga besimi, dhe i mbushur me pastorë të cilët janë antikrishta, në kisha të cilat drejtohen nga Satani, dhe që mbështesin qeveritë tokësore.

    Dëshmitarët e Jehovait: Doktrina e Kullës së Rojës në krahasim me Doktrinën e Krishterë

    Dëshmitarët e Jehovait dhe teologjia e Krishterë kanë disa ngjasi themelore. Përgjithësisht, ato të dyja mësojnë që Perëndia është Krijuesi i gjithçkaje, në kundërshtim me evolucionin natyror, dhe që të dyja i përmbahen besimit që Jezus Krishti do të kthehet në tokë për të shkatërruar Satanin dhe për të vendosur mbretërinë e përjetshme të Perëndisë. Sidoqoftë, ky është fundi i ngjasive të përgjithshme midis këtyre dy teologjive. E vërteta është që teologjia e Dëshmitarëve të Jehovait dhe ajo e të Krishterëve ungjillorë ka shumë ndryshime, nga të cilat më e rëndësishmja është ajo në lidhje me personin dhe natyrën e Jezus Krishtit. Hyjnia e Krishtit është pika kryesore e të gjithë Biblës. Shkrimet me shumë qartësi na mësojnë që Jezus Krishti është Perëndia. Dhe mësimet e Dëshmitarëve të Jehovait në lidhje me Jezus Krishtin i kundërshtojnë qartësisht mësimet e Biblës. Shumë pasazhe biblike na tregojnë që Jezus Krishti, i cili ekzistonte si Perëndi, mori formën fizike (trupore) të një shërbëtori të përulur në mënyrë që Ai të vdiste në kryq në vendin tonë.

    Doktrina e Dëshmitarëve të Jehovait i konsideron 66 librat e “Përkthimit të Botës së Re” të Shkrimeve të Shenjta (PBR) si e vetmja e vërtetë e frymëzuara Fjalë e Perëndisë. PBR-ja është e prodhuar dhe e publikuar nga një komitet “anonim” i BKRShT-së. PBR-ja (Përkthimi i Botës së Re) konsiderohet prej tyre si përkthimi i vetëm dhe më i mirë i Biblës, pasi “përkthyesit iu përmbajtën shumë afër asaj që gjendet në gjuhët origjinale të Biblës.” Si shtesë, “trupi drejtues” i BKRShT-së konsiderohet kanali i vetëm i vërtetë i Perëndisë për interpretimin e saktë të Biblës. Si rezultat, doktrina e Dëshmitarëve të Jehovait kërkon që ne “të bashkohemi me kanalin e Perëndisë – organizatën e tij” në mënyrë që të jemi ndjekës të vërtetë të Perëndisë. Kjo nënkupton që nuk ka shpëtim tjetër jashtë BKRShT-së (organizatës). Doktrina e Krishterë thotë që Bibla është me të vërtetë e përbërë nga 66 libra të Dhjatës së Vjetër dhe asaj të Re, dhe që ajo është me të vërtetë Fjala e frymëzuar dhe e padështueshme e Perëndisë. Por, PBR-ja (Përkthimi i Botës së Re) nuk është një përkthim i ligjshëm, pasi ai reflekton teologjine e Dëshmitarëve të Jehovait, dhe sidomos anshmërinë e tyre kundra hyjnisë së Jezus Krishtit dhe doktrinës së Krishterë të Trinisë. P.sh., Gjoni 1:1 në PBR-në lexon kështu, “dhe Fjala [Jezusi] ishte perëndi.” Por të gjithë përkthimet e ligjshme të Biblës thonë, “dhe Fjala [Jezusi] ishte Perëndi.”

    Dëshmitarët e Jehovait: Përgjigja e Duhur

    Përsa i përket pretendimeve të Dëshmitarëve të Jehovait që PBR-së është i vetmi interpretim i saktë i Biblës, përgjigja e Krishterë është që asnjë drejtues fetar apo organizatë fetare nuk mund të ketë kontroll apo zotërim ekskluziv të interpretimit të Biblës. Nëpërmjet Frymës së Shenjtë të gjithë të Krishterët janë në gjendje që të interpretojnë dhe kuptojnë Biblën e Shenjtë. Dhe përsa i përket pretendimit të Dëshmitarëve të Jehovait që BKRShT-ja është e vetmja rrugë shpëtimi për tek Perëndia, përgjigja e Krishterë është që të gjithë ata njerëz të cilët e kanë pranuar dhuratën e lirë të Jezus Krishtit, si Zotin dhe Shpëtimtarin e tyre, shpëtohen. Shpëtimi është “me anë të hirit nëpërmjet besimit” në Jezus Krishtin (Efesianëve 2:8-9). Dhe asnjë sasi veprash apo antarësimi në ndonjë grup fetar nuk kërkohen për të filluar jetën e përjetshme me Perëndinë.

    Shënim: Ky material u morr dhe u përkthye nga faqja Jehovah Witness – Watch (Tower) Out! http://www.jehovah-witness.com/

    Përtheu: Elvis Plaku
    Lumi ka ujin e paster ne burim

    Kombi mbi te gjitha

  9. #9
    i/e regjistruar Maska e Snow^White
    Anëtarësuar
    28-07-2005
    Vendndodhja
    Atje Ku Qielli Dhe Toka Bashkojne Dashurin Tone...Engjelli Im
    Postime
    248
    Ca behet keshtu re aman eshte gjynah nga zoti te humbasim dhe femij te tjere me kete menyre!
    "Forgive your enemies, but never forget their names. \" - John F. Kennedy

  10. #10
    Ja ku jam, mua më dërgo!
    Anëtarësuar
    06-12-2008
    Postime
    275
    Citim Postuar më parë nga iliria e para Lexo Postimin

    Pse nuk na shkruan pak për protestantët do të ishte interesant ta dini njerëzit për gjërat që kanë bërë ata, se si u formuan si grup, sesa të merresh me të tjerët, a ke bërë kërkime për organizatën ku bën pjesë, fenë të cilën ti thua se i përket.

    Mos harro, edhe të krishterët e hershëm ishin quajtur sekt, por doli ndryshe
    Gjithashtu në Bibël nuk e quajtën të krishterë veten por së pari u quajtën, sepse ndiqnin shembullin e Krishtit. Kështu që të krahasosh doktrinën e tyre me tëndën, besoj vlerëson tënden përdersia je aty. Ja përse është vlerësim i gabuar. A do ta besonin njerëzit të vinte Krishti dhe të thoshte unë jam Krishti. JO! Ai dëshironte njerëzit ta kuptoni nga ajo që bënte dhe predikonte të arrinin në përfundim.
    Dhe ata që nuk u ndikuan nga krerët fetarë dhe hipokrizia e tyre arritën të shohin qartë pa paragjykuar dhe arritën të shpëtojnë.

    C0PT1C
    ... njerëzitë deshnë më tepërë errësirënë se dritënë; sepse punërat' e atyreve ishinë të-liga.

Faqja 0 prej 2 FillimFillim 12 FunditFundit

Tema të Ngjashme

  1. Sulë Hotla (1875-1947), Një Jetë Për Shqipërinë
    Nga strong_07 në forumin Bashkëpatriotët e mi në botë
    Përgjigje: 8
    Postimi i Fundit: 29-04-2019, 16:32
  2. Ortodoksia Shqiptare sot
    Nga Orientalist në forumin Komuniteti musliman
    Përgjigje: 2
    Postimi i Fundit: 08-09-2010, 10:11
  3. Letërsia Shqiptare
    Nga [A-SHKODRANI] në forumin Enciklopedia letrare
    Përgjigje: 0
    Postimi i Fundit: 24-10-2005, 14:02

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund të hapni tema të reja.
  • Ju nuk mund të postoni në tema.
  • Ju nuk mund të bashkëngjitni skedarë.
  • Ju nuk mund të ndryshoni postimet tuaja.
  •