Agon Hamza
Nė psikoanalizėn Lacaniane, simptoma definohet si kthimi i sė vėrtetės sė shtypur. Subjekti e shtyp/ndrydhė njė akt ose moment traumatik nė tė pavetėdijshmen e tij, i cili ka ndodhė nė tė kaluarėn, duke kujtuar se e ka harruar apo zhbėrė atė ndrydhje. Mirėpo, ajo kthehet te ai pikėrisht nė drejtimin e kundėrt me shtypjen qė i ka bėrė subjekti momentit traumatik. Nė kėtė kontekst, duhet tė kuptohet rritja e islamizmit radikal nė Kosovė.
Gjatė gjithė periudhės sė pasluftės, kur nė Kosovė filluan tė shfaqen mjekrrat e gjata, pantollonat e shkurtėra, dhe vajzat e reja tė mbuluara, ėshtė thėnė se kėta janė vetėm njė pakicė shoqėrore, se ata nuk duhet marrė seriozisht, janė njerėz tė kėsaj apo asaj katėgorie shoqėrore. Arsyetimi tjetėr ėshtė: nėse flasim publikisht pėr rritjen e radikalizmit islamik, atėherė i shėrbejmė argumentit tė Serbisė se nė rast tė pavarėsisė, Kosova do tė bėhet vend islamik. Dhe, nė kėtė mėnyrė, e kemi ndrydhur pėrceptimin pėr rritjen e fenomenit tė quajtur islamizėm radikal (siē po quhet tani).
E gjithė kjo mund tė kuptohet vetėm nėpėrmjet kuptimit tė rrethanave shoqėrore, tė cilat kanė ndikuar nė rritjen dhe forcimin e islamizmit radikal. Rrėnjėt e fesė janė nė krizat shoqėrore, dhe krizat shoqėrore janė faktori kryesor qė ndikojnė nė rritjen dhe radikalizimin e fesė si tė tillė.
Tė gjithė kanė ardhur nė njė konkludim tė pėrbashkėt rreth rritjes sė islamizmit radikal: Kosova gjendet nė krizė tė madhe ekonomike, sociale e kulturore, dhe rrjedhimisht, nė njė hapėsirė ku ideologjia sunduese e hup forcėn kohezive, ėshtė e lehtė tė manipulohen strukturat e varfėra shoqėrore. Agjentėt fetarė tė kėtyre sekteve, po e shfrytėzojnė jashtėzakonisht mirė hapėsirėn shoqėrore pėr propagandimin e fesė.
Krizat shoqėrore nė Kosovė veēse po rriten, e me to edhe varfėria dhe mungesa e perspektivės. Shpėtimi kėrkohet nė fenė. Marxi thotė nė njė vend se varfėria fetare ėshtė nė tė njėjtėn kohė shprehja e varfėrisė sė vėrtetė dhe protesta kundėr kėsaj varfėrie tė vėrtetė. Nė kėtė sens, rritja e besimit fetar nė Kosovė duhet tė kuptohet vetėm nė kėtė mėnyrė: si protestė kundėr varfėrisė ekonomike, shoqėrore e kulturore. Feja ėshtė thirrja e qenies sė shtypur.
Duke u ofruar shpėtimin nė realitetin qiellor/mbinjerėzor, ata nuk bėnė gjė tjetėr veēse e nėnshtruan njeriun edhe shiprtėrisht. Pafuqia e masave tė shtypura ekonomikisht e politikisht, pėr ta avancuar pozitėn e vet, i bėri ato qė tė kėrkojnė shpėtimin te feja, te dogma. Kjo veēse e athellon pafuqinė e njeriut. A nuk duhet tia lėmė qiellin hipokrizisė fetare, e ne tė merremi me tokėn dhe problemet reale tė jetės sonė?
Argumenti i islamistėve radikalė ėshtė se Islami ėshtė alternativa ndaj jetės sė korruptuar e tė degjeneruar perėndimore, ndaj imoralitetit materialist dhe si shpresa e fundit pėr rikthimin e autoritetit tė fesė nė shoqėri. Kėtė argument, agjentėt fetarė po e shfrytėzojnė jashtėzakonisht mirė nė Kosovė nė rekturimin e besimtarėve tė rinjė.
Nė vetė esencėn e vet, feja ėshtė dogmė. Siē thotė Marxi, njerėzit kanė krijuar pėrfytyrime imagjinare per vetveten, pėr atė se ējanė e se ēduhet tė jenė, kanė krijuar pėrfytyrime pėr Zotin, pėr njeriun normal, etj. Tragjedia ėshtė se pjellat e kokės sė tyre janė bėrė mė tė forta se vet ata. Krijuesit e kėtyre pėrfytyrimeve janė pėrgjunjur para krijesave tė tyre. Kėshtu po ndodhė edhe nė Kosovė. Fanatikėt fetarė (si muslimanėt, ashtu edhe tė krishterėt) po bėhen ēdo ditė e mė agresivė.
Ēdo herė qė dikush qė e kritikon fenė, ballafaqohet me njė reagim brutal shoqėror. Kritika ndaj fesė ėshtė simbolikisht e ndaluar, dhe pėr kėtė, thirren nė lirinė fetare, e cila ėshtė ndėr tė drejtat dhe liritė themelore tė njeriut. Liria fetare domosdoshmėrisht nėnkupton lirinė pėr ta kritikuar fenė. Nė anėn tjetėr, na thuhet se duhet tė jemi tolerant ndaj fesė. Toleranca ndaj fesė e nėnkupton pikėrisht kritikėn ndaj saj. Toleranca ndaj fesė nuk ėshtė nėnshtrimi ndaj sekteve fetare, e as ndaj fesė nė pėrgjithėsi.
Kosova ėshtė tregu mė i favorshėm pėr tregėtarėt e religjionit. Religjioni po tregėtohet shumė lehtė. Ata janė gjithkund, dhe janė tė tė gjitha feve. Mjafton tė pėrmenden njerėzit me mjekrra dhe pantollona tė shkurtėra, vajzat e mbuluara me shami dhe rritja e protestantizmit. Asnjėra nga kėto nuk ka pasur histori nė Kosovėn e paraluftės.
Sektet islamike radikale tani mė janė dhe veprojnė nė Kosovė. Pas zgjidhjes sė statusit politik, besoj se hapi i tyre i ardhshėm do tė jetė tentimi pwr inkuadrim nė jetėn politike. Kjo duhet jo vetėm tė pengohet, por me ēdo kusht tė pamundėsohet. Ndėr detyrat kryesore tė qeverisė duhet tė jetė definimi i qartė i sekularizmit, duke e pėrjashtuar ēdo mundėsi keqkuptimi apo keqinterpretimi. Feja ėshtė ēėshtje private e ēdo individi. Liria publike nuk duhet rrezikuar aspak nga institucionet fetare. Ato duhet tė merren vetėm me fenė. Ky duhet tė jetė hapi i parė i domosdoshėm qė vendi ynė duhet ta ndėrmerrė, sepse, kjo liri ėshtė duke u rrezikuar pėr ēdo ditė e mė shumė.
Ekziston njė shembull tė cilin nuk duhet ta pėrcjellim: Serbia dhe ndikimi i kishės ortodokse serbe nė jetėn shoqėroro-politike. Edhe Serbia ėshtė vend sekular, nė aspektin formalo-juridik. Mirėpo, praktikisht, dihet se ēbėhet. Kosova nuk duhet ta bėjė kėtė gabim. Nė duhet qė edhe praktikisht, tia pamundėsojmė aktivitetin fetarė, tė gjitha feve, jashtė institucioneve fetare. Sekularizmi duhet tė jetė strikt. Baza formalojuridike duhet tė shėrbejė si mjet nėpėrmjet tė cilės sekularizmi duhet tė ruhet me fanatizėm nga fanatikėt fetarė.
http://agonhamza.blogspot.com/2007/0...ligjionit.html
Krijoni Kontakt