Close
Duke shfaqur rezultatin -9 deri 0 prej 7
  1. #1
    shake me ... Maska e fisnik
    Anėtarėsuar
    25-04-2002
    Postime
    212

    Mbylleni edhe kete!

    « JAM I PAMESHIRSHEM, VRAS MITET »

    Ja qe thone, “flet vetmeveti” dhe nga kjo dihet “qe eshte i ēmendur”. Qe them, me lejoni edhe mua jo ta godas, por te pyes “vetmeveti”, pse Akili e kishte dobesine ne thember? Valle, Ramzesi II mos kish vdekur nga kanceri, pasi mjeket e shekullit te XX zbuluan, se kishte pire duhanin? U gezova shume qe s’e gjeta kurre te verteten. Nga kurreshtja, ndoshta, nga pameshirshmeria, do ta godisja Akilin ne thember, per ta rivertetuar teorine e relativitetit. Ramzesit sigurisht do t’ia hapja barkun… Si nuk goditen mitet? Goditen madje edhe “vriten” ne ditet me te lumtura per njerezit. Dite te lumtura?! Po, te lumtura. Sikur edhe dita kur Moisiu kishte biseduar me Hyun, ne malin Sinai, apo ne ditelindjen e te Shenjtit… Po, po! Por, ato nuk jane dite te lumtura. Kupto ! Ato jane vetem ēaste… nuk jane dite te tera.

    Duke menduar « vetmeveti », si somnombul, afer oxhakut me verig te skuqur nga flaka e zjarrit, qe leshonte drite te pershpirtshme vjollce, nisi te me shfaqej nje figure. Nje figure krejt e mermerte. O zot, ne mes te zjarrit, prushi ngadale e zbulonte koken e Davidit. Davidi i pabafte, i gdhendur ne mermer, djersitej ne vallen magjike. Me sodiste pervajshem. Ndiente shume dhembje. Edhe une ndieja dhembje dhe pyesja veten ne ishte e vertete kjo qe shihja. Denesja pa pushim. Kjo me dobesonte. Mbeta asht e lekure. Sa pushoja denesja perseri. Ne nje ēast degjova nje ze. Mu be se me shikonte dikush. S’kuptova gje por e dija se ngadhnjeva mbi ederren. Bera nje pergamene dhe fillova te kendoj keto vargje :

    Ne jam i ēmendur me thuaj
    Perendi me pelqen vuajtja
    s’jam gezuar kurre
    ma egersuan shpirtin
    s’ma dhane lirine
    Pa, shih Davidin e murrme
    e mbulaun me hi.

    Keto vargje qe „kurre nuk di“ se ku i kam „lexuar“, m’i nderpreu nje fluture qe me sulmonte, s’me lejonte as gojen ta ēele. Pasi u fik zjarri e flaka nuk ndriēonte me Birucen, humbi edhe flutura ne erresiren e pafund. U be vone. Imagjinata kishte vdekur. Keshtu e vrava, apo vete vdiq miti. E di se ne sfond kishte ca pika gjaku.

    [...]"Ende m'vrasin fjalėt tua, s'jam e jotja, por tė dua"...

  2. #2
    i/e regjistruar
    Anėtarėsuar
    29-05-2002
    Postime
    184

    fisnik

    mitet prandaj jane mite.qe t'i ringjallim dhe t'i vdesim prape.ndryshe do te ishte monotone.do jetonim per shume kohe duke i perseritur.
    i ndritte shpirti atij qe arriti t'i njohe dhe t'i dhembin!

  3. #3
    shake me ... Maska e fisnik
    Anėtarėsuar
    25-04-2002
    Postime
    212
    « MARIFETET « E SPEKOS !

    Qe thone, « deri ne nje limit moshe » ! Qė them, « qe nga puberteti, e kendej, me s’nderrohet mendja e njeriut, botekuptimi » … pos qe mund te rritet « lulja » e se keqes ose « lulja » e se mires, « marifeti » i Spekos ! Spekoja, si ne « Romanin mbi Aushvici », portreton fytyren e djaloshit te ri, posa kish shkelur ne faze puberteti, djaloshi qe aso kohe fillon t’i murose macet e gjalla, si ne tregimet fantastike (per here te pare ne historine e letersise – edhe te zhanrit kriminalistik) neper muret e shtallave te fshatit francez ! Me keq se kjo, mbyll zogjte ne kuvli tavanash te ndryshem kah nuk shkele kembe njeriu shpetimtar, dhe aty e lė zogun te « vdese » urie dhe etje, derisa « te vdese » ! Disa mund ta lidhin kete pune, e ēeshtje gjeneologjike ! Disa s’e lidhin fare, se kujtojne se njeriun (si Zhan Zhakun) e krijon rrethana jetesore sociale psiko-mentale, e jo assesi – gjeni ! Po, gjeni ! Gjenet e dekadentit, shembull, mund te qellojne se nuk jane kriminele, jane lirike… po ja se ato atome qe i quajme ashtu diku te padukshme ne trupin e njeriut, veprojne aty jo varesisht nga mosha, kultura apo religjioni, por varesisht nga lindja dhe vdekja. Nuk ekzistojne kode, as analiza gjaku, as autopsi qe do te mund te gjenin shkakun, ose se paku ta caktojne diagnozen « criminelus nostras » !

    [...]"Ende m'vrasin fjalėt tua, s'jam e jotja, por tė dua"...

  4. #4
    i/e regjistruar
    Anėtarėsuar
    23-12-2002
    Vendndodhja
    usa
    Postime
    8
    teper e thelle kjo katrahura e mesiperme,
    sidomos stili,...

  5. #5
    Perjashtuar Maska e illiriani
    Anėtarėsuar
    06-05-2002
    Postime
    655
    kyfare fisniku, paska disa xixa stralli, mbi 'Lulet e se keqes' te Bodlerit, po mveshe motive te copetuara, sikur duke e kapur perdore dikush neper erresire, per t'ia treguar udhen...e ku me dijte: a ka zgjedhur per purgator, a ferr... sipas te gjitha gjasave paska shume mekate... eh, i shkreti njeri, nganjehere merr edhe mekate te huaja mbi kurriz, qe nuk ua kujton as shpagimin e aktgjykimit...po sipas te gjithave, fisniku sa shetite me Spekun e Zhan-zhakun... le te krijoj ndonje organizem poetik a prozaik, si proza poetike te shkurta, me personazhe shqiptare...po ndoshta ky eshte filli i tij qe ka zgjedhur erresiren... po terrin duket ta ndricoshe - te diegesh e te diegesh e te behesh flake-drite, e jovetem tym... keto ishin pak keshilla te mia per fisnikun... po edhe si prova, mire eshte te behen edhe ketu, mbledhi gjymetyret e shkeputura neper hije lisash dhe krijo organizmin tend poetik, por mos shko shume larg vetvetes, se ehste shume veshtire tevona te kthehesh ne vete...ato gjymetyre poetike tuajat po levizin e presin qe tu japesh shpirt ne nje konfiguracion
    te vecante zhanri krijues...Provo t'i mbledhesh gjymetyret copetuara e ta bejsh nje Mvehtesi te vecante krejtesisht nga tjeret... te jeshe sa me origjinal, mbase paraqitesh edhe si 'fisnik me gjak te paster shqiptari'...
    mbledhi gjymetyret qe kerkojne nje trup te ri

  6. #6
    El-Letėrsia Maska e macia_blu
    Anėtarėsuar
    04-05-2002
    Vendndodhja
    michigan usa
    Postime
    2,492
    oh c'me kenaqe mor ilirian he ta lumsha penen e fjalen.
    Ta kam borxh nje perqafje....!!!!
    me dashuri macia!
    "Shkolla nuk e ben njeriun me te mencur, e meson te duket i tille" (e.m)

  7. #7
    shake me ... Maska e fisnik
    Anėtarėsuar
    25-04-2002
    Postime
    212
    U be perralle vetmia

    Qe thone “Komedia Hyjnore” e Dantes.
    Qe them, ē’hidherim i shkrimtarit…!
    Ne te ftofte rrija ne dritare dhe veshtroja Pamjen. Sikur i beja inat eres akull te dimrit. Veshtroja qytetin magjik ku jetoja. Shpesh banoret e tij benin veprime te ēuditshme ne perditshmerine e tyre. Kishte katolike, ortodokse dhe muslimane: njerez qe i faleshin idhujve te ndryshem. Kishte edhe ateiste. Kishte edhe te shthurure fare. Por me te shthururit ishin Paganet. Ata ushqenin kultin e Diellit, disa kultin e Veneres, e disa kultin e Maces.
    Me i ēuditshmi me dukej Luc(i)feri. Mish e asht e trup dermuar, krejtesisht te levarur, mbase pse pinte shume raki. Megjithate, nga trupi i madh dukej se shperthente nje fuqi bizoni. Pas mesnate, kur rakia a “droga” e dehnin, e molisnin, e varrosnin per se gjalli Luciferin misteriz…, njehere isha “future” ne dhomen e tij te erret. E pashe si flinte permbys ne dysheme prej dheu si nje zvarrites, si reptile… ne njeren dore mbante thiken e ne tjetren mashen e prushit te skuqur zjarr. Te koka mbante gersheret e ligustrumeve, te mprehta sikur satri a thika e kasapit. Frika mu be gjol ne trupin tim te ri, kur e gjeta veten ne programin e tij pogromist qe i kishte dalur jasht nenjastakut. Ia terhoqa ngadale dhe duke shfletuar ne nje faqe gjeta rrefimin qe e kishte pergaditur per kishe ku shkruane:

    “Po flas me ty, o Hy i dashur! Nuk kam frike nga njerezit, ndonese jam mekatar! Une jam kunder teje dhe devotshmerise! Po! Jam kunder engjejve, edhe pse perfitoj nga te gjitha te mirat e kesobotshme. E di se fjala jote, o Hy eshte fillimi dhe fundi i hapesirave te paskajshme te Universit. E une te genjej! Une jam tradhetar, shkaterrues i yjeve, qe i mban ne gji! Ti m’i dhe te gjitha te mirat, e une i shfrytezova me dhelperi... bera ē’nuk u desht te beja: pune herezie-desha edhe une te krijoja. Are, Murgesha qe u dhoron njerezve lule e buke s’eshte mekatare aq sa une, por edhe ajo sikur te gjitha grate e tjera qe kane instinkt amenor do ta lind nje femije, qe do te jete i imi, o Hy.
    Po pse une dhe ajo nuk kemi te trejte, o Hy ? Vetrete nuk kam pasur nevoje per femije, por sa here kerkonte ta perqafoj nuk mund te rrija gjakftofte. Pastajjj, nje dashuri ne pleqeri...!
    O Zot, O Zot, m’i fal mekatet!
    Mos me deno!“!


    Tash e kuptova pse Ate Gavrilli ia kishte mbyllur deren e kishes disa here. Kishte shkuar aq larg sa i kishte thene edhe koxhes se Luciferin nuk do ta duronte as Purgatori!
    Une fola « vetmeveti », s’qenka lehte as hyrja ne Pyrgator!

    Sqarim: Edhe nje here po theksoj, keta pak rreshta nuk i dedikohen askujt ne FSH.

    [...]"Ende m'vrasin fjalėt tua, s'jam e jotja, por tė dua"...

Tema tė Ngjashme

  1. Kalimera Himare
    Nga Lioness nė forumin Problematika shqiptare
    Pėrgjigje: 163
    Postimi i Fundit: 13-02-2007, 12:28
  2. kulmi i shpejt....
    Nga 2043 nė forumin Humor shqiptar
    Pėrgjigje: 14
    Postimi i Fundit: 08-11-2006, 18:12
  3. Baseball Trades and Spring Training
    Nga Isomer937 nė forumin Sporti nėpėr botė
    Pėrgjigje: 47
    Postimi i Fundit: 03-04-2006, 11:44

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund tė hapni tema tė reja.
  • Ju nuk mund tė postoni nė tema.
  • Ju nuk mund tė bashkėngjitni skedarė.
  • Ju nuk mund tė ndryshoni postimet tuaja.
  •