Si në luftën e përgjakshme që pati Kosova për vite me radhë poashtu edhe në konflitktin e 2001 nuk ka munguar përkrahja ndërmjet shqiptarëve nga Kosova dhe atyre nga Maqedonia, pra UÇ të Kosovës dhe UÇKombëtare. Një lidhje e fort dhe mbështetje e fort ndërvllazërore që ka egzistuar gjithmon si shpirtërisht ashtu edhe fizikisht. Jeta dhe reziku i kanosur nga konfliktet kan qenë shumë pak për të mos përkrahur vëllezërit e tyre shqiptarë që ishin në konflikt.
Shumë të rënë nga Maqedonia në konfliktin e Kosovës dhe shumë të rënë nga Kosova në konfliktin e shqiptarëve të Maqedonisë, dëshmor që njëkohësisht janë simbol i SHQIPTARISË por edhe njëkohësisht simbol i forcës së lidhjes ndërmjet shqiptarëve, nuk përjashtohen këtu edhe rastet e përkrahjeve që erdhen nga Shqiperia si nga ana materiale edhe ushtarake për të 2 konfliktet e lartëpërmendur.
Si e vlerësoni ju një lidhje të tillë ndërmjet njëri-tjetrit, ndihma që u jepet vëllezërve ka kushtuar edhe shumë jetë të atyre që tani prehen në paqe të qetë, simbol i kujt mendoni se është kjo? Simbol i forcës, simbol i lidhjes të pakputshme ndërmjet shqiptarëve?
Çdokush që ka gjakun e Skenderbeut do të rezikoj gjithçka për vllaun e tij shqiptar.
Rapsoul
Krijoni Kontakt