Close
Faqja 2 prej 2 FillimFillim 12
Duke shfaqur rezultatin 11 deri 20 prej 20
  1. #11
    Perjashtuar Maska e morrison
    Anėtarėsuar
    16-01-2007
    Vendndodhja
    Me kembe ne toke!
    Postime
    822
    Citim Postuar mė parė nga Testim Lexo Postimin
    Mė 1913 erdhi ushtria serbe nė Llap. Bėrtiste nuk po iu vrasim juve por turqit, ndėrkohė qė prenin grinin.

    E therrte me thikė dhe i thoshte mos u frikėso, se turkun po vras e jo ty.
    Epo para se ti thernin i pyesnin nese ishin me turqit apo me "Ushtrine Clirimtare Te Ballkanit"....

    Dhe shumica e shqiptareve pranonin para thikes dhe plumbit se ishin te gatshem te vdisnin per turqine, bile dhe femijet e grate e plakat me pleqte.

    Nuk na kane faj Serbet ata erdhen per te na cliruar, por ngaqe nuk gjeten turq ne shqiperi thane qe te mos i shkonte mundi kot, te clironin Shqiperine nga Shqiptaret....

  2. #12
    Prenku i Dalmatėve
    Anėtarėsuar
    12-12-2008
    Vendndodhja
    Nė dritėn fosforike qė lėshojnė varrezat gjatė natės
    Postime
    1,008
    Epo para se ti thernin i pyesnin nese ishin me turqit apo me "Ushtrine Clirimtare Te Ballkanit"....
    E mirė kjo historia alternative. Fantazia t'a shton jetėn.

    Nuk i pyste askush asgjė. Vetėm tė vrisnin e thoshin se s'kemi gjė kundėr shqiptarėve, po luftojmė turkun. Pastaj kishte edhe politika tjera, qė tė gjitha antishqiptare.

    Fundja, kush u dha tė drejtė, qė tė vinė nė tokėn tonė tė na pyesin se me kė jemi ne?

  3. #13
    i/e regjistruar Maska e Harudi
    Anėtarėsuar
    08-09-2004
    Postime
    622
    Turku nuk po merrte plackat por po perzihej me lufte nga Ballkani nga te gjithe popujt ballkanike qe njeri pas tjetrit i shpallen lufte Turqise per te fituar pavaresine e tyre si shtete te pavarura. I vetmi popull ballkanik qe nuk e beri nje gje te tille, nuk i shpalli lufte Turqise per te fituar pavaresine e vete ishte populli shqiptar. Shqiptaret ngelen vasale e pjese te Turqise Evropiane deri ne fund te kapitullimit te Turqise.

    Nese shqiptaret do te ngriheshin ne lufte kunder Portes se Larte dhe do te clironin vendin, e do te shpallnin pavaresine sic bene Greqia e Serbia 1 shekull para nesh, atehere Luftrat Ballkanike nuk do te kishin ndodhur pasi Shqiperia do te kishte zot e nuk do te ishte akoma Turqi.
    Nuk ishin popujt e ballkanit ata qė larguan perandorine osmane,por ishte Rusia qė nė luftėn kundėr Turqisė (osmanlinjėve) tė viteve 1877-1878,e detyroi Turqinė tė nėnshkruajė marėveshjen e San Stefanit (3 mars 1878),marrėveshje qė i kishte futė Rusia interesat e saja e qė Turqia i kisht pranuar.Me kėtė marrėveshje kishte pėrfunduar lufta midis Rusiė (si fitimtare) e Turqisė,me ēka Srbia do tė fitonte teritore tė reja dhe pavarėsinė,sikurse pavarsinė do tė fitonin e dhe Mali i Zi,Bullgaria e Rumunia.
    Srbia zgjeroi teritorin e saj (Nishin,Vranjėn,Pirotin etj),Mali i Zi kishte marrė teritore tri herė mė shumė se sa ishte ai vetė,Bulgaria poashtu (nė mbrendėsin e saj kishte futur esdhe Maqedoninė dhe pjesė tė Thrakisė),sikurse e dhe Rumunia me Moldavinė...
    Kjo marrėveshje (san stefani) i parapriu Kongresit tė Berlinit (1878),pasi qė fuqite mėdhaja (Gjermani,Austro-Hungaria,Franca,Italia...) nuk ishin tė kėnaqura me marėveshjen e san stefanit sepse frikoheshin nga dominimi pansllavist ne Europė me nė krye Rusinė.
    Kongresi i Berlinit njohu pavaresinė e plotė tė Srbisė,Malit tė Zi,Bulgarisė dhe rumunisė,por me kufinj tjerė nga ato tė san stefanit.
    Srbisė nuk i'u la Kosova dhe pjesė tė Bosnės lindore,dhe pjesė nga Krajina (Kroaci)sikurse nuk i'u lanė edhe disa pjesė tė Maqedonisė sė sotme.
    Kongresi i Berlinit la Kosovėn nėn kontrollin e Perandorisė osmane,sikurse la edhe Maqedoninė dhe Sanxhakun (i'u morrė Malit tė Zi),kurse Bosna i takoi Austro-Hungarisė!
    Kėto vendime tė Kongresit tė Berlinit do tė sjellin mė vonė luftėn ballkanike dhe luftėne parė botėrore,sepse shtetet (Srbia,Bulgaria,Mali i Zi...) qė fituan pavarėsinė nga ky kongres nuk do tė jenė tė kėnaqura me kufijt e tyre tė njohur nga Kongresi.
    Shqiptarėt kishin aspirata pėr autonomi (kėrkesė ne Kongresin e Berlinit),por nėn mbikqyrje tė Perandorisė osmane,pėr t'i ikur pushtimit srb.Kongresii Berlinit nuk e aprovoi kėrkesėn pėr autonomi tė shqiptarėve,por nuk e pranoi as kėrkesėn e srbėve qė tė marrin Kosovėn.Kosovėn (shqiptarėt),Kongresii Berlinit i la nėn Turqi!
    Procesin pėr Balkanin qė kishte filluar Kongresi i Berlinit ishte aktual deri ne fund tė shekullit tė kaluar!
    Pijetoret janė vendet ku ēmenduria shitet me shishe! (Uendell Filips)

    Lista e injorimit: Llapi

  4. #14
    Shpirt Shqiptari Maska e Albo
    Anėtarėsuar
    16-04-2002
    Vendndodhja
    Philadelphia
    Postime
    33,400
    Postimet nė Bllog
    22
    Nuk ishin popujt e ballkanit ata qė larguan perandorine osmane,por ishte Rusia qė nė luftėn kundėr Turqisė (osmanlinjėve) tė viteve 1877-1878,e detyroi Turqinė tė nėnshkruajė marėveshjen e San Stefanit (3 mars 1878),marrėveshje qė i kishte futė Rusia interesat e saja e qė Turqia i kisht pranuar.Me kėtė marrėveshje kishte pėrfunduar lufta midis Rusiė (si fitimtare) e Turqisė,me ēka Srbia do tė fitonte teritore tė reja dhe pavarėsinė,sikurse pavarsinė do tė fitonin e dhe Mali i Zi,Bullgaria e Rumunia.
    Serbet e filluan luften e tyre per pavaresi nga Porta e Larte qe ne fillimet e shekullit te XIX dhe e arriten pavaresine e plote ne mesin e shekullit te XIX, lufta ruso-turke nuk kish filluar akoma. Greqia e fitoi pavaresine e saj nga Porta e Larte qe ne 1821, 55 vjet para luftes ruso-turke te 1877.

    Mareveshja e Shen Stefanit i kalonte pjese te vilajetit te Kosoves Serbise dhe Shkodren Malit te Zi. Per ta vonuar venien ne jete te kesaj mareveshje, Sulltani thirri ne Prizren ate qe me vone do te njihej si "Lidhja e Prizrenit".

    Mė 1913 erdhi ushtria serbe nė Llap. Bėrtiste nuk po iu vrasim juve por turqit, ndėrkohė qė prenin grinin.
    Per 500 vjet, kush kujton se ka bere ligjin ne Kosove e Serbi, kush ka vrare e ka prere me pelqimin e Sulltanit te plotfuqishem, serbet apo shqiptaret? Kush ishin te perkedhelurit e Sulltanit, serbet apo arnavudet e Kosoves? Nje fjale e Sulltanit mblodhi ne Prizren gjithe bejleret e Kosoves, 30,000 burra te armatosur qe ishin gati te vdisnin ne mbrojtje te Bab Sulltanit por jo te luftonin per clirimin dhe pavaresine e Kosoves dhe gjithe trojeve shqiptare.

    Lidhja e Prizrenit kishte premisat per tu kthyer ne Beselidhjen e Dyte te Madhe shqiptare, pas Beselidhjes se Lezhes ne 1444. Fakti qe Lidhja e Prizrenit e provoi veten si nje fiasko te madhe, asgje nuk arriti, vetem sa deshmoi shkallen e asimilimit te shqiptareve gjate 5 shekujve te pushtimit turk.

    Albo

  5. #15
    Prenku i Dalmatėve
    Anėtarėsuar
    12-12-2008
    Vendndodhja
    Nė dritėn fosforike qė lėshojnė varrezat gjatė natės
    Postime
    1,008
    Per 500 vjet, kush kujton se ka bere ligjin ne Kosove e Serbi, kush ka vrare e ka prere me pelqimin e Sulltanit te plotfuqishem, serbet apo shqiptaret?
    Dhėndurėt e Sulltanit duke filluar nga Brankoviēi qė e ndaloi Skenderbeun tė luftonte kundėr Sulltanit nė B2Kosovės, e deri tek Mehmet Pasha Sokolloviq, e madje deri tek Malazezėt qė Sulltani mundohej t'ua dhuronte tokat tona.

    Patėm luftė me turk e shkja. E mos e paēe ditė ajo Lidhja e Prizrenit luftojke nė kėto dy fronte.

    E Albo, po t'a kallxoj edhe ni herė arsyen "Pse serbėt na "dėnuan" neve, por ne nuk i dėnuam serbėt aspak pėr ato ndihma qė i dhanė turkut"?

    Sepse dėnon ai qė ka forcėn, jo ai qė ėshtė i drejtė. Edhe ne sikur tė kishim njė Nėnė sikurse Serbia kishte Rusinė, do t'a dėnonim Serbinė, dhe ti sot do t'a flisje tė kundėrtėn nė kėtė forum e jo kėtė qė je duke e thėnė.

    Po s'patėm forcė dhe bėnė ēka bėnė, vranė edhe fėmijė, dalėngadalė me thikė, e hodhėn nė zjarr etj etj, e qė pėr ty ėshtė krejt normale se ėshtė bėrė pėr hir tė Orthodhoksisė. E kjo ėshtė mė e keqja, se ne e dimė ēfarė ka bėrė serbi, por si shqiptarė nuk na takon me arsyetu atė ēa ka ba. Tė paktėn shqiptari nuk i ba kėto veprime, prandja s'kem nevojė me i arsyetue serbėt.

  6. #16
    Perjashtuar Maska e morrison
    Anėtarėsuar
    16-01-2007
    Vendndodhja
    Me kembe ne toke!
    Postime
    822
    Serbet e filluan luften e tyre per pavaresi nga Porta e Larte qe ne fillimet e shekullit te XIX dhe e arriten pavaresine e plote ne mesin e shekullit te XIX, lufta ruso-turke nuk kish filluar akoma. Greqia e fitoi pavaresine e saj nga Porta e Larte qe ne 1821, 55 vjet para luftes ruso-turke te 1877.
    Dhe ne e filluam qe ne 1444 luften kunder turqeve. Per faktin se ne ishim rreziku me i madh per turqine ne ballkan turku ndryshoi politike duke na paguar dhe duke na dhene ofiqe, por jo te gjithe shqiptaret i pranuan ato. Kjo duket dhe nga fakti qe nje pjese e shqiptareve nuk e nderruan fene. Turqit e perqendruan luften e tyre pushtuese ne trojet shqiptare sepse e kishin me te veshtire te na pushtonin (keshtu tregon historia te pakten, per shkak te terrenit dhe aftesis sone luftarake). Dhe kur i thirrem serbet per ndihme ne lufte kundra turqve ata nuk pranun, por na lane qe haheshim te vetem kundra turqeve sepse kishin qellime te tjera, apo e harron kete ti.

    Greqia kur fitoj pavarsine fitoi vetem pavarsine e peloponezit dhe kjo u arrit nga shqiptaret qe luftonin atje, Kolokotronit me shoke. Kolokotroni mbas clirimit te poeloponezit kerkoi dhe clirimin e trojeve shqiptare, por greket e burgosen per tradhti dhe vdiq ne burg. Ketu duket se arvanitasit nuk luftuan per atdheun e tyre "Greqi" dhe ne historine greke fakte tregojne qe luftetaret arvanitas nuk luftuan asnjehere nen moton e clirimit te Greqise, por te ortodoksis nderkohe qe greket luftonin nen moton e clirimit te greqise (qe nuk luftuan asnjehere). Kur greqia u formua si shtet i nxorri te gjithe heronjt shqiptar si heronj greke dhe per nder te tyre vendosi qe kostum kombetar te kishin fustanellen tone per fshire padrejtesit qe kishe bere me denigrimin e heronjve shqiptare te rene ne emer te ortodoksis. Mos harro se greket tradhtuan dhe vrane jo vetem kolokotronin, por dhe Marko Bocarin, Giorgo karaiskaqin, andrucon etj......

    Mareveshja e Shen Stefanit i kalonte pjese te vilajetit te Kosoves Serbise dhe Shkodren Malit te Zi. Per ta vonuar venien ne jete te kesaj mareveshje, Sulltani thirri ne Prizren ate qe me vone do te njihej si "Lidhja e Prizrenit".
    Genjeshter me bisht !

    E zeme se eshte e vertet... mos duhet valle t'ia linim trojet tona serbeve per te treguar qe ne nuk mlidhemi kur na therret sulltani per interesat tona. Kjo do ishte nje lloj taktike per tu mbrojtur nga rreziku serb, ku e shikon te keqen ti ketu si "Shqiptar" qe je? Gjithmon nese do ishte keshtu, por ja qe keto jane shpifje te tipit alla serbo-greke.

    Per 500 vjet, kush kujton se ka bere ligjin ne Kosove e Serbi, kush ka vrare e ka prere me pelqimin e Sulltanit te plotfuqishem, serbet apo shqiptaret? Kush ishin te perkedhelurit e Sulltanit, serbet apo arnavudet e Kosoves? Nje fjale e Sulltanit mblodhi ne Prizren gjithe bejleret e Kosoves, 30,000 burra te armatosur qe ishin gati te vdisnin ne mbrojtje te Bab Sulltanit por jo te luftonin per clirimin dhe pavaresine e Kosoves dhe gjithe trojeve shqiptare.
    Tani po na del hapur qe ne paskemi qene masakruesit e ballkanit, porse historia tregon ndryshe... me vjen keq qe merresh me keto trillime.

    Lidhja e Prizrenit kishte premisat per tu kthyer ne Beselidhjen e Dyte te Madhe shqiptare, pas Beselidhjes se Lezhes ne 1444. Fakti qe Lidhja e Prizrenit e provoi veten si nje fiasko te madhe, asgje nuk arriti, vetem sa deshmoi shkallen e asimilimit te shqiptareve gjate 5 shekujve te pushtimit turk.
    Mase lidhja e Prizrenit nuk arriti te gjitha qellimet e saja per arsye te ndryshme, por te thuash se shqiptaret u asimiluan kjo eshte cmenduri.... sepse kosova sot eshte 100% shqiptare. Ku e shikon ti asimilimin? Doje te thoshe pushtimin nga serbet, por se thua dot se deri tani na i ke nxjerr serbet te pafajshem dhe te keqtrajtuar nga shqiptaret

  7. #17
    fanatik i sė vėrtetės Maska e tomaras
    Anėtarėsuar
    09-07-2008
    Postime
    343
    E vėrteta historike ėshtė shumė mė komplekse se interpretimi qė po i bėhet kėtu. Mendoj se arbėrorėt i trajtuan nė mėnyrė tė njėjtė tė gjithė sundimtarėt qė ia dolėn qė tė vendosen me forcė nė trojet e tyre, qė nga antikiteti e deri nė kohėt moderne. Varėsisht nga epokat historike edhe zotėsia e pushtuesve pėr ta ushtruar pushtetin e tyre nė tėrė territorin e pushtuar ndryshonte. Sigurisht qė nė zona fushore pushteti ushtrohej pa shumė probleme, qoftė nga Roma, Bizanti apo Perandoria Otomane, por nė zona mė tė izoluara malore ky pushtet nuk u ushtrua kurrė. Pati ekspedita ndėshkuese tė cilat gjithėmonė u pritėn me armė, prandaj qė tė gjithė pushtuesėve nuk ua lante barra qiranė qė tė investonin tepėr pėr tė fituar fare pak apo aspak, kėshtu qė pėr shkak tė pragmatizmit tė politikės toleruan kėtė gjendje "lirie". Kjo ishte arsyeja kryesore pse arbėrorėt na paraqiten nė histori vazhdimisht nė mėnyrė duale, edhe gjeneralė romakė edhe kryengritės kundėr Romės, edhe udhėheqės bizantin edhe kundėrshtarė tė reformave bizantine, edhe Ballaban Pashė edhe Gjergj Kastriot. Ata arbėrorė qė ia dilnin tė ruanin "mėvetėsinė" e tyre, tė kėnaqur me "lirinė" e tyre dhe tė mbushur plot qė kishin mundėsi ta vazhdonin jetėn duke kultivuar traditėn e tyre, nuk panė deri vonė qė format e organizimeve shoqėrore kishin avansuar shumė dhe se duhej tė pėrshtateshin nė forma tė reja pėr tė mbijetuar. Kjo ėshtė arsyeja themelore pse edhe sot e kėsaj dite shqiptarėt qė zėvendėsuan arbėrorėt, pa pėrjashtim nuk janė familjarizuar sa duhet me trajtjat moderne tė organizimit shoqėror, por akoma vuajnė nga mendėsia dikur shumė e dobishme dhe efektive, por sot e deplasuar dhe frenuese. Tek kur t'i asimilojmė plotėsisht praktikat moderne tė organizimit tė shoqėrisė duke identifikuar dhe konzervuar ato praktika tė organizimit tė trashėguara nga tradita tė cilat mund tė pėrshtaten me organizimin modern, tek atėherė do tė jemi nė gjendje ta japim mė tė mirėn tonė.

  8. #18
    Perjashtuar Maska e morrison
    Anėtarėsuar
    16-01-2007
    Vendndodhja
    Me kembe ne toke!
    Postime
    822
    Citim Postuar mė parė nga tomaras Lexo Postimin

    Vetem kaq...? Respektoj kete qe thua, pavarsisht se me dukesh si i njejti person... me njerin ketu me lart, por po te kishe ndonje gje per temen do ishte me mire ta kishe postuar ne vend te kesaj se po ndryshon rrjedhen e temes duke ndihmuar ndonje antar qe nuk po di te kthej me pergjigje.

    Shendet....!

  9. #19
    fanatik i sė vėrtetės Maska e tomaras
    Anėtarėsuar
    09-07-2008
    Postime
    343
    Citim Postuar mė parė nga Pizeveni Lexo Postimin
    Vetem kaq...? Respektoj kete qe thua, pavarsisht se me dukesh si i njejti person... me njerin ketu me lart, por po te kishe ndonje gje per temen do ishte me mire ta kishe postuar ne vend te kesaj se po ndryshon rrjedhen e temes duke ndihmuar ndonje antar qe nuk po di te kthej me pergjigje.

    Shendet....!
    Nėse lexon rrjedhėn e postimeve, mund ta shohėsh fare mirė qė jam plotėsisht nė rrjedhė. Nė qoftė se me mosmarrje anė nga asnjėri diskurs qė u artikuluan nė postimet mė sipėr mendon se pengoj anėtarėt qė tė pozicionohen pėrsėri nuk ke tė drejtė. Tė dyja pikėpamjet qė u parashtruan nuk mund tė hudhen poshtė plotėsisht, mirėpo ti dhe disa tė tjerė po flisni pėr shqiptarėt si pėr njė komb tė bėrė politikisht, ndėrkohė qė harroni thėnien e ati rilindasit kur tha: Shqipėria u bė, tash duhet bėrė shqiptarėt. Nėse shqiptarėt, gati-gati u bėnė, porse u dasht njė shekull, mendoj se nuk duhat ta humbim edhe njė shekull pėr t'i bėrė kosovarėt. Shtysa ime themelore pėr t'u pėrfshirė nė kėtė debat ishte ky postim:
    Vertet na e bet furumin te bezditshem me ket Kosove tani e Kosov pare kushe ka dashte ka arrdhe e na ka pushtue e ka ike kur ka dash se nuk i kemi then jeriut gje ishte turku e ndejti sa deshi iku kur deshi se maroj kapitulli i osmanve ne ter ballkan jo e e perzume na
    Erdhi serbi edhe atij i erdhi funi se bota e kryesishte amerika donte me e shperba ishe iugosdhavin po thuej se iku edhe ai
    Tash ka arrdhe amerika e ka formue nje qeveri kukull qe kur i fot amerika ulu elet e kur i thot amerika cohu cohet
    Kjo eshte kosova e vertet Ndersa ketu ne forum behet sikur kush e din se cfar eshte me patrijota e patrijote si kur fjen puna per patriotizem mos me u hap rruget te shtypin duke ikur me vrap
    Ēka thua pėr kėtė mėnyrė tė tė menduarit? Sh'ndet paē!

  10. #20
    Prenku i Dalmatėve
    Anėtarėsuar
    12-12-2008
    Vendndodhja
    Nė dritėn fosforike qė lėshojnė varrezat gjatė natės
    Postime
    1,008
    Ēka thua pėr kėtė mėnyrė tė tė menduarit? Sh'ndet paē!
    Ajo ėshtė ana e dobėt e kombit tonė. Por ka pasė familje qė brez pas brezi kanė pasur profesion pushkėn e i kanė dalė zot kėtij dheu.

Faqja 2 prej 2 FillimFillim 12

Tema tė Ngjashme

  1. “Muslimanėt nė Ballkan - realiteti dhe e ardhmja”
    Nga ~Geri~ nė forumin Komuniteti musliman
    Pėrgjigje: 3
    Postimi i Fundit: 11-10-2008, 19:52
  2. Kosova: unjust politics
    Nga bqato nė forumin Problemet ndėrkombėtare
    Pėrgjigje: 1
    Postimi i Fundit: 06-10-2006, 08:07
  3. Ballkan - Makedhonia -Nezir Myrta
    Nga Henri nė forumin Gjuha shqipe
    Pėrgjigje: 28
    Postimi i Fundit: 17-09-2002, 18:54
  4. Roli i Italise ne Ballkan
    Nga Eni nė forumin Problemet ndėrkombėtare
    Pėrgjigje: 26
    Postimi i Fundit: 04-07-2002, 08:29

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund tė hapni tema tė reja.
  • Ju nuk mund tė postoni nė tema.
  • Ju nuk mund tė bashkėngjitni skedarė.
  • Ju nuk mund tė ndryshoni postimet tuaja.
  •