Close
Faqja 2 prej 2 FillimFillim 12
Duke shfaqur rezultatin 11 deri 13 prej 13
  1. #11
    cherry blossom girl
    Anėtarėsuar
    14-05-2010
    Postime
    6,095
    Citim Postuar mė parė nga Fiori Lexo Postimin
    Me pelqeu shume kjo e fundit. Madje perkthimi ne shqip me pelqeu me shume se disa perkthime ne anglisht qe gjeta ne internet.
    perkthimin e gjeta ne internet por nuk di se kush eshte autori. edhe mua me pelqeu

  2. #12
    i/e regjistruar Maska e daniel00
    Anėtarėsuar
    05-06-2004
    Vendndodhja
    tr
    Postime
    2,836
    KJO DASHURI

    Kjo dashuri
    kaq e vrullshme
    Kaq e brishtė
    Kaq e ndjeshme
    Kaq e dėshpėruar
    Kjo dashuri
    E bukur si dita
    Dhe e keqe si moti
    Kur moti ėshtė i keq
    Kjo dashuri kaq e vėrtetė
    Kjo dashuri kaq e bukur
    Kaq e lumtur
    Kaq e hareshme
    Dhe kaq mendjelehte
    Qe dridhet nga frika si nje fėmijė ne terr
    Dhe kaq e sigurtė nė vetvete
    Si nje burre i qete ne mes te natės
    Kjo dashuri qė fuste frikėn tė tjerėve
    Qe i bėnte tė flisnin
    Qė i bėnte tė zbeheshin
    Kjo dashuri e pėrgjuar
    Sepse ne e pėrgjojmė
    E ndjekur e plagosur e shkelur e mbaruar e mohuar e harruar
    Sepse ne e kemi ndjekur plagosur mbaruar mohuar harruar
    Kjo dashuri e plotė
    Kaq e gjallė akoma
    Plot diell
    Ėshtė e jotja
    Ėshtė e imja
    Ajo qė ka qėnė
    Kjo gjė gjithmonė e re
    Dhe qė nuk ka ndryshuar
    Aq e vėrtete si njė bimė
    Aq drithėruese si njė zog
    Aq e ngrohtė aq e gjallė si vera
    Ne mundeni qė tė dy
    Tė shkojmė e tė vijmė
    Ne mund tė harrojmė
    E pastaj tė biem nė gjumė.
    Tė zgjohemi tė vuajmė tė plakemi
    E tė biem serisht nė gjumė
    Te ėndėrrojmė pėr vdekjen
    Tė zgjohemi, tė buzėqeshim e tė qeshim
    E tė rinohemi
    Dashuria jone qėndron aty
    Kokėfortė si mushkė
    E gjallė si dėshira
    E pamėshirshme si kujtesa
    Budallaqe si pendesa
    E dhembshur si kujtimet
    E ftohtė si mermeri
    E bukur si dita
    E brishtė si femija
    Na vėshtron duke buzėqeshur
    Dhe na flet pa thėnė asgjė
    Dhe unė degjoj duke u dridhur
    Dhe thėrras
    Thėrras pėr ty
    Thėrras pėr mua
    Unė te lutem
    Pėr ty, pėr mua dhe pėr tė gjithė ata qe duhen
    Dhe qė janė dashur.
    Po, unė i thėrras
    Pėr ty, pėr mua dhe pėr tė gjithė tė tjerėt
    Qė unė nuk i njoh:
    -Qėndro aty
    Aty ku je
    Aty ku ti ishe dikur.
    Qėndro aty
    Mos lėviz
    Mos shko
    Ne qė u deshėm
    Ne tė kemi harruar
    Ti mos na harro
    Ne tė kemi veē ty nė ketė botė
    Mos na lėr tė bėhemi tė ftohtė
    Shumė mė tė largėt gjithmonė
    Kudo qė tė jesh
    Na jep njė shenjė jete
    Pas shumė kohėsh pranė njė korije
    Nė pyllin e kujtimeve
    Shfaqu papritmas
    Na zgjat dorėn
    Dhe na shpėto.
    Ngjeshur me brezin e se vertetės,parzmoren e drejtėsisė,mburojėn e besimit dhe shpatėn e Frymės.

  3. #13
    Shqiptare dhe krenare. Maska e Xhenet.M.S.
    Anėtarėsuar
    23-08-2009
    Vendndodhja
    Ne mesin e te dashurve te mi...
    Postime
    10,781
    Shume bukur e perkthyer Daniel00,te lumte.
    - - Shumė shpesh ndodh rasti, kur dhembjen nuk mund ta ndash me askė!
    Agim Metbala"

Faqja 2 prej 2 FillimFillim 12

Tema tė Ngjashme

  1. A e ka lexuar njeri librin e Edwin E. Jacques?
    Nga kerkollogai0000 nė forumin Historia shqiptare
    Pėrgjigje: 4
    Postimi i Fundit: 26-07-2016, 13:25
  2. A Marie, la Franēaise
    Nga marinI nė forumin Krijime nė gjuhė tė huaja
    Pėrgjigje: 117
    Postimi i Fundit: 11-08-2008, 15:43
  3. Hymni kombėtar dhe ngritja e flamurit, ēdo mėngjes nė shkolla.
    Nga Davius nė forumin Aktualitete shoqėrore
    Pėrgjigje: 30
    Postimi i Fundit: 11-11-2005, 18:15
  4. Nga Jacques Prévert!
    Nga Dita nė forumin Krijime nė gjuhė tė huaja
    Pėrgjigje: 19
    Postimi i Fundit: 25-09-2005, 12:51
  5. Poete te famshem dhe poezite e tyre
    Nga StormAngel nė forumin Krijime nė gjuhė tė huaja
    Pėrgjigje: 74
    Postimi i Fundit: 30-03-2005, 08:22

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund tė hapni tema tė reja.
  • Ju nuk mund tė postoni nė tema.
  • Ju nuk mund tė bashkėngjitni skedarė.
  • Ju nuk mund tė ndryshoni postimet tuaja.
  •