Close
Faqja 2 prej 2 FillimFillim 12
Duke shfaqur rezultatin 11 deri 20 prej 20
  1. #11
    Intifada verzioni 4.0 Maska e mesia4ever
    Anëtarësuar
    01-12-2006
    Vendndodhja
    Guinea
    Postime
    6,386
    Citim Postuar më parë nga Kavir Lexo Postimin
    Dhe pyet pastaj pse ateistet ju konsiderojne si anti-shkencore. Me keto pallavra qe krijoni ju ne koke c`duhet te themi ne? Ahh po, po nuk citoi Biblen nuk eshte shkence.

    Vetmashtrimi me i madh dhe me patru qe mund te kete krijuar mendja njerezore ne epoken tone eshte qe "Evolucioni eshte "shpikje" e Darvinit qe nuk mbeshtet as ne shkence dhe as ne logjike". Rob te frustruar intelektualisht. Mjafton t`u permendesh qofte edhe nje fakt shkencor dhe fusni koken ne rere si struci "Nuk eshte shkencore, nuk eshte logjike". Dhe pastaj keni edhe kurajon te na hiqeni pro-shkencore.
    Big Bangu eshte shpikur nga evolucionistet kur nuk kane pasur kurrfare shpjegimi sesi bota u krijua. Qitash sipas tyre na qenka shume e logjikshme, faktike, shkencore kjo teori. Se krejt krijimi i tokes dhe i gjitha gjallesave qe jetojne ne bote na paska ndodhur nga shperthimi i nje atomi. Une edhe po te isha ateist nuk do ta besoja evolucionin kurre. Hajde ofrona keto prova shkencore, bash kisha dasht t'i shoh. Besimi i verber sjelle vetem injorance. Hajt kalo mire, sic po thote Gostivari_usa beji detyrat e shtepise.

  2. #12
    -
    Anëtarësuar
    21-01-2009
    Vendndodhja
    -
    Postime
    2,081
    Ik, pash Zotin! Me hidhesh nga Evolucioni tek Bing Bangu si nipcja i xha Sulos nga nderzimi amerikan tek lufta artificiale ne Vietnam. (mos u iluziono te besh te zgjuarin se ngaterrimi eshte i qellimshem ashtu si ti ngaterron Bing Bangun qe eshte Teori-Hipoteze me Evolucionin qe eshte Teori e Vertetuar.)
    Si thua teta edukatore, i bera mire detyrat e shtepise? Apo do ja huazosh edhe pergjigjen Gostivarit?

  3. #13
    el kafirun Maska e chino
    Anëtarësuar
    04-02-2008
    Postime
    4,952
    Citim Postuar më parë nga mesia4ever Lexo Postimin
    1 pyetje per ateistet

    Perse disa ateiste besojne se te krishteret dhe besimi krishter jane kunder shkences? Do te deshiroja qe te njihesha me mendimet tuaja rreth kesaj qeshtjeje

    Mendimi se Krishterimi eshte kunder shkences, duhet te mbeshtetet ne praktika apo doktrina krishtere, te cilat jane ne kunderthenie me shkencen. Per te gjetur praktika apo doktrina, te cilat jane ne kunderthenie me shkencen, duhet te definosh apo te pakten te konkretizosh ne menyre te perdorshme termin shume abstrakt dhe ndoshta te padefinueshem dhe per ate edhe shume kontroverz te shkences.

    Krejt cka jep fjalori ne lidhje me termin shkenca eshte ky definicion abstrakt: sistem i njohurive dhe konstatimeve te renditura dhe te siguruara metodikisht.

    Vije pyetja: cka dtth "njohuri te siguruara metodikisht"? Pergjegje qe kisha japur une eshte: dtth ato njohuri, te cilat jane te verifikueshme nepermjet deshmive. Cka eshte "deshmi"? Deshmi eshte fakti, dukuria apo njohuria, e cila perceptohet drejtperdrejt nga shqisat e njeriut dhe eshte e konfirmueshme me ligjet e pamohueshme natyrore dhe logjike.

    Nisur nga ky "pershkrim" per shkencen, vij tek perfundimi, se ateisti mund te mendoj se Krishterimi eshte kunder shkences, vetem nese praktikat apo doktrinat e Krishterimit jane ne kunderthenie me njohuri, te cilat jane te verifikueshme nepermjet te deshmise, e cila duhet te kuptohet si fakti ose dukuria ose njohuria e perceptuar drejtperdrejt nga shqisat e njeriut dhe e konfirmueshme me ligjet e pamohueshme natyrore dhe logjike.

    Se a ka ndonje praktike apo doktrine te tille ne Krishterim, kete gje mund ta pergjegjim p.sh. nepermjet te shembullit te Moisiut, i cili ndau detin ne dy pjese. Ky shembull me pelqen, sepse perfshin poashtu edhe Islamin (thash qellimisht se e ndau Moisiu, e jo sic thone te krishteret: e ndau Zoti nepermjet te "mjetit" Moisiu, sepse te pakten e dijme nga cdo burim, se Zoti nuk ishte prezent ne ate moment). Pra Moisiu ndau detin. Keshtu meson Krishterimi. A eshte ky mesim i pershtatshem me shkencen? Te shohim. I pershtatshem me shkencen eshte ky mesim, nese ai eshte i deshmueshem. A eshte i deshmueshem? Eshte, nese paraqet nje fakt ose dukuri ose njohuri te perceptueshme drejtperdrejt nga shqisat e njeriut dhe te konfirmueshme me ligjet e natyres dhe logjikes. A eshte e tille? Eshte, nese e ka perceptuar njeriu dhe nuk pezullon ligjet e natyres dhe logjikes. A eshte perceptuar nga njeriu? Po eshte, sipas gojedhenave/shkrimeve historike. A eshte e konfirmueshme nga ligjet e natyres? Nuk eshte, sepse ligjet natyrore (gravitacioni) pamundesojne ndarjen e detit. A eshte i pershtatshem me ligjet e logjikes? Nuk eshte, sepse logjika ime thote se 3000 vitet e fundit nuk pati njeri qe ndau detin. Logjika ime nuk pranon se Zoti gjeti saktesisht Moisiun per te deshmuar prezencen e tij. Logjika ime nuk pranon se Zoti si nje instance e pakufuzuar ne mundesi dhe kohe gjeti saktesisht mundesimin e ndarjes se detit nga nje njeri per te deshmuar prezencen e tij. Ka patur para Moisiut dhe pas kohes se tij raste shume me domethenese per njerezimin, ku Zoti eshte nevojitur me shume se cdo here tjeter, por Zoti nuk eshte shfaqur. Dhe keshtu vij tek perfundimi se Krishterimi nuk eshte ne perputhje me shkencen.

    .
    Ndryshuar për herë të fundit nga chino : 17-02-2009 më 19:55

  4. #14
    -
    Anëtarësuar
    21-01-2009
    Vendndodhja
    -
    Postime
    2,081
    Citim Postuar më parë nga white-knight Lexo Postimin
    Nuk eshte krishterimi kunder shkences por ishin njerezit qe perfaqsuan krishterimin qe kerkonin pushtetin absolut dhe trushpelarjen totale.
    Po ti marresh te gjithe anetaret qe kane marre pjese ne kete teme dhe ti japesh rolin e Papes mesjetar, do benin te njejten gje (perfshire dhe mua). Pushteti eshte perhere pushtet. Qellimi justifikon mjetin.
    Qellimi justifikon mjetin.....eshte pak e debatueshme.
    Ama, kjo thenie nuk justifikon FAKTET.

    Megjithate pse kalojme tek Papa? Marrim mesia4ever qe na tregon qe "evolucioni s`ka asnje baze shkencore dhe logjike".
    Eshte shprehja me anti-shkencore dhe me anti-logjike qe mund te behet.
    Nuk eshte as "diplomatik" dhe te thote "Une nuk e besoj, apo nuk bindem qe kjo eshte e vertete" po thote "nuk ka baze shkencore dhe logjike".

    Me kujtoi nje shprehje te vjeter: Fiçkën e s`emes qe kur "P" na u lexoka "F"?

  5. #15
    i/e regjistruar Maska e Borix
    Anëtarësuar
    17-01-2003
    Postime
    2,316
    Perse disa ateiste besojne se te krishteret dhe besimi krishter jane kunder shkences? Do te deshiroja qe te njihesha me mendimet tuaja rreth kesaj qeshtjeje
    Po sepse te shumosh peshq dhe buke duke i ngritur ne qiell, apo te ecesh mbi uje, apo t'i kthesh te verbrit shikimin jane pohime anti-shkencore. Madje ne rastin e te verbrit, tallen me fatkeqesine.
    "The rule is perfect: in all matters of opinion our adversaries are insane." (M. Twain)

  6. #16
    Intifada verzioni 4.0 Maska e mesia4ever
    Anëtarësuar
    01-12-2006
    Vendndodhja
    Guinea
    Postime
    6,386
    Citim Postuar më parë nga Kavir Lexo Postimin
    Dhe pyet pastaj pse ateistet ju konsiderojne si anti-shkencore. Me keto pallavra qe krijoni ju ne koke c`duhet te themi ne? Ahh po, po nuk citoi Biblen nuk eshte shkence.


    Vetmashtrimi me i madh dhe me patru qe mund te kete krijuar mendja njerezore ne epoken tone eshte qe "Evolucioni eshte "shpikje" e Darvinit qe nuk mbeshtet as ne shkence dhe as ne logjike". Rob te frustruar intelektualisht. Mjafton t`u permendesh qofte edhe nje fakt shkencor dhe fusni koken ne rere si struci "Nuk eshte shkencore, nuk eshte logjike". Dhe pastaj keni edhe kurajon te na hiqeni pro-shkencore. Epo t`emen e s`emes.
    Po per juve gjithcka qe bjen ne kundershtim me ato qe ju i besoni behet automatikisht 'jo shkencore'. Po nuk je ateist dhe nuk e besove evolucionin nuk eshte shkence.

    Po qeshem me postimin tend pasha Zotin, cfare te ben te sillesh ne menyre kaq agresive, merri gjerat me avash avash dhe mos e merr ne menyre personale. Shkencore ty te duket kur nje njeri flet per 'periudha para miliarda vitesh' apo 'sesi gjithesia po u zgjerojka si nje balon kur fryhet', krejt shkencore jane per ju pajtohem.

    http://www.chick.com/reading/tracts/...5_01.asp&wpp=a

  7. #17
    -
    Anëtarësuar
    21-01-2009
    Vendndodhja
    -
    Postime
    2,081
    Se pari nqs shprehem me "hanxhar ne dore" nuk e bej me qellim. Ndonjehere humbas sportivitetin dhe prandaj tingelloj "agresiv". Te siguroj qe une jo vetem nuk e kundershtoj ekzistencen e kundershtimit por perkundrazi e quaj themelore rendesine e tij.
    Ajo qe une e quaj irrituese eshte te shtremberosh faktet.
    Psh cfare do mendoje ti nqs une do thosha:
    Sipas Bibles, Krishti ka qene gjeneral romak qe ka vrare 2 milione kineze.

    Nuk eshte problemi cfare ka qene Krishti, por Bibla nuk e thote ate gje. Keshtu edhe ceshtja e shkences. Nuk eshte puna a eshte e sakte ajo qe thote shkenca, por nuk qendron qe shkenca ka vertetuar ato qe thote Bibla.
    Ti do te mbulosh diellin me site.
    Shko thuaji nje matematikani:
    Kemi 5 buke dhe 2 peshq. Hane 5 mije burra (pa llogaritur grate dhe femijet) dhe teprojn 12 shporta plot me peshq dhe buke.
    Matematikisht kjo shprehet keshtu:
    (2 peshq + 5 buke) - 5000 stomaqe bosh = 12 kosha buke dhe peshq.

    Apo do marrim fiziken:
    Njeri qe ecen mbi det. Qe ngrihet ne qiell.

    Apo do marrim biologjine:
    Mbarsja pa mashkull. Ringjallja.

    Apo do marrim gjeografine:
    Hapja e deteve. Ndalimi i ererave.

    Pra keto prandaj quhen mrekulli sepse thyejne ligjet e shkences. Dhe prandaj jane joshkencore, sepse thyejne ligjet e shkences.. Pra jo sepse "keshtu bie ne kundershtim me ate qe besoj une" por sepse bie ne kundershtim me ligjet e natyres.
    Dhe po te ishin shkencore nuk do quheshin mrekulli.
    E kupton qe vete termi "mrekulli" do te thote "thyerje te ligjeve natyrore". Pra eshte vete Bibla qe e thote. Une vetem e nxjerr ne pah.
    Puna e "balones qe fryhet" apo Shperthimit te Madh jane ceshtje qe nuk ka arsye pse te perpiqem t`i mbroj perderisa akoma ka debate midis vete shkencetareve dhe per me teper jane jashte kufijve te njohurive te mia. Prandaj here tjeter mos u perpiq te me ngjeshesh gjera qe nuk i kam thene dhe aq me pak ide qe nuk i kam mbrojtur.

    P.S. S`po e komentoj ate faqen propagandistike sepse do thuash perseri "mos i merr gjerat personale".
    Ndryshuar për herë të fundit nga Kavir : 23-02-2009 më 14:25

  8. #18
    Prenku i Dalmatëve
    Anëtarësuar
    12-12-2008
    Vendndodhja
    Në dritën fosforike që lëshojnë varrezat gjatë natës
    Postime
    1,008
    Ok, perse ateistet 'thone' se te krishteret jane kunder shkences? Qitash do te me thuash se ateistet nuk thone... Sun ju bjen njeri n'fije juve.
    E vërtetë që nuk thonë ateistët.

    E kanë thënë krishterët vetë me qëndrimet e tyre.

    Ja t'a hapim një nën-temë:

    Prej kujt e ka prejardhjen njeriu?
    Kur është krijuar bota: 4400 p.e.s. apo miliarda vite më herët?

  9. #19
    Nderi i Universit Maska e Gostivari_usa
    Anëtarësuar
    12-08-2005
    Vendndodhja
    Atje ku nuk me gjeni dot!
    Postime
    3,639
    Citim Postuar më parë nga Testim Lexo Postimin
    E vërtetë që nuk thonë ateistët.

    E kanë thënë krishterët vetë me qëndrimet e tyre.

    Ja t'a hapim një nën-temë:

    Prej kujt e ka prejardhjen njeriu?
    Kur është krijuar bota: 4400 p.e.s. apo miliarda vite më herët?
    Lene se eshte krijuar para 6000 viteve sipas kristijaneve, por akoma me qesharake eshte se sipas tyre njeriu ka jetuar nja 2000 vite i shoqeruar me dinosauret ( pra deri ne permbytjen qe i behet botes d.m.th ne kohen e Noas )!
    I dogjen shkencetaret dhe akoma e kane gojen plot dhe pyesin pse shkencetaret jane kunder krishterimit! Idiotizem!!!
    Nqs se ju intereson pse shkencetaret jane kunder krishterimit , SHKO PYET XHORDANO BRUNON!!!


    GV_USA
    WE WILL NOT GO DOWN!

  10. #20
    heretic Crusoe Maska e darwin
    Anëtarësuar
    25-08-2004
    Vendndodhja
    under the microscope
    Postime
    1,918
    Lexoje mesia..

    Mateu 4:8 Djalli e çoi sërish mbi një mal shumë të lartë dhe i tregoi të gjitha mbretëritë e botës dhe lavdinë e tyre,
    9 dhe i tha: "Unë do të t'i jap të gjitha këto, nëse ti bie përmbys para meje dhe më adhuron".
    10 Atëherë Jezusi i tha: ``Shporru, Satan, sepse është shkruar: "Adhuro Zotin, Perëndinë tënde, dhe shërbeji vetëm atij"

    bëj një analizë të vogël dhe kupto se si shkëlqen shkenca tek vargu numër 8..



    për koinçidencë, quhet tundimi i Jezusit (kur do lozte poker me djallin pra).. shiko mos tundohesh dhe ti dhe mbase shporr fallsitetin nga jeta jote.



    Ta mbyllim tani si temë?
    Prektora

Faqja 2 prej 2 FillimFillim 12

Tema të Ngjashme

  1. Migjeni
    Nga macia_blu në forumin Enciklopedia letrare
    Përgjigje: 31
    Postimi i Fundit: 29-11-2008, 05:03
  2. Muhamedi, Nje Perpjekje Perendimore Per Te Kuptuar Islamin
    Nga forum126 në forumin Komuniteti musliman
    Përgjigje: 0
    Postimi i Fundit: 06-02-2006, 10:44
  3. Kryengritja Popullore Shqiptare E 1912 – 1915
    Nga ORIONI në forumin Historia shqiptare
    Përgjigje: 3
    Postimi i Fundit: 12-07-2005, 14:44
  4. Haradinaj nuk do të shkojë në KS të OKB-së
    Nga mani në forumin Tema e shtypit të ditës
    Përgjigje: 23
    Postimi i Fundit: 11-03-2005, 09:11

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund të hapni tema të reja.
  • Ju nuk mund të postoni në tema.
  • Ju nuk mund të bashkëngjitni skedarë.
  • Ju nuk mund të ndryshoni postimet tuaja.
  •