Close
Duke shfaqur rezultatin -9 deri 0 prej 5

Tema: Nxitim

  1. #1
    i/e regjistruar
    Anėtarėsuar
    31-08-2003
    Vendndodhja
    Ko
    Postime
    63

    Nxitim

    NXITIM



    Nuk di pse ndodh

    qė veē nxitohem,

    Nė mes tė natės

    e nis ditėn!

    Poshtė syve

    rrathėt po mė shtohen,

    Si ca ishuj

    tmerrėsisht tė frikshėm!





    S’mė kanė pėlqyer

    asnjėherė flladet,

    Po erėrat

    qė me erėrat puthen,

    Zemra mė bredh

    Nė maja malesh,

    Ndaj ditėt qė kėrkoj,

    mė duhen!





    Nuk di pse ndodh

    qė veē nxitohem,

    (Duhen jetuar tė gjitha jetėt!)

    Kur gjysma e botės

    ėshtė “e vdekur”

    Unė shkoj,jetoj,

    tek gjysma tjetėr!

    10 janar,2009

    QIELLI,SHIU DHE UNĖ



    Qielli po bie

    mbi njė qiell tjetėr,

    Me pėllėmbėn e shiut

    mė godet me inat!

    Se unė paskam thėnė

    qė ndritkam mė tepėr,

    Sesa yjet e tij atje lart!





    Qielli i tėrė u bė prej drite,

    Mė qėllon me vetėtima

    tė mė djegė!

    Se unė paskam thėnė

    qė arushėn e vogėl,

    Do ta bėjmė shtėpi

    pėr poetė!



    Qielli i tėrė

    u bė bubullimė,

    Mė godet qė lart

    me gjėmime!

    Se unė paskam thėnė

    qė arusha e madhe,

    Nuk ndrit mė shumė

    se nėna ime!







    2 dhjetor,2008

  2. #2
    Faleminderit per keto momente qe na dhuroni gjate leximit...
    Ndryshuar pėr herė tė fundit nga Palma : 08-02-2009 mė 16:59

  3. #3
    i/e regjistruar Maska e mondishall
    Anėtarėsuar
    28-11-2006
    Vendndodhja
    Ne Selanik te Greqise
    Postime
    2,690
    I dashur Skender! Me percolle sot nga Korca me vargjet e tua dhe me prite ketu po me vargje. Me dhe pas emocionet tek degjoja poezite nga zeri tend dhe me dhe prape emocion ketu. Sa bukur te shlodhesh mes vargjesh pas nje udhetimi. Faleminderit!
    ---------------------------------------------
    Tė krijosh domethėnė...tė krijosh.

  4. #4
    Disa nga krijimet e fundit te poetit Skender Rusi

    Gjithnjė e mė pak po japim tė puthura

    Gjithnjė e mė pak
    .......... po japim tė puthura,
    Tė hidhura, pa sheqer
    ..........kafet po i pimė!
    Ditėt tona (ato mė tė bukurat)
    I mbajmė veshur
    ..........edhe prapė ngrijmė!

    Gjithnjė e mė pak
    ..........po japim pėrqafime,
    Pėrpiqemi
    ..........po nuk i shmangim dot dimrat!
    Tani edhe mes nesh
    ...........kanė filluar grindjet,
    Ashtu kot mė kot,
    ...........siē fillojnė shirat!

    Gjithnjė e mė pak
    ..........po gjejmė njeri-tjetrin,
    Nėpėr kėtė pyll
    ..........me drurė tė pikėlluar!
    Ndoshta ėshtė kėshtu
    ..........me tė gjithė njerėzit,
    Ndoshta ndodh kėshtu
    ..........me ēdo tė dashuruar!

    9 korrik 2009



    PASQYRA E THYER

    E goditi pasqyrėn
    ..........me grushtin e saj
    ...............tė vogėl,
    Se nuk i pėlqeu vetja fare!
    Ajo u thye nė njė milion copė,
    (Secila kish fytyrėn e kėsaj vajze!)

    E shkreta vajzė e pafaj,
    Nė vend qė ta pjestonte,
    E shumėzoi fytyrėn e saj!


    NJĖ GRUA E ĒUDITSHME

    U dashurova me
    ...............njė grua
    ....................pothuajse tė bukur,
    Ajo ėshtė
    ..........herė-herė
    ...............pothuajse e ēuditshme!
    I pėlqen ta prek
    ..........veē nė shtėpinė e muzgut,
    Kur gjithēka tė jetė
    ..........pothuajse lunatike!

    U dashurova me
    ..........njė grua
    ...............pothuajse tė kendshme,
    Ajo ėshtė
    ..........herė-herė
    ...............pothuajse e pazakonshme,
    Ėshtė e pa arsye
    ..........po unė, pikėrisht pėr kėtė,
    E kam ngritur
    ..........kasollen
    ...............nė pyllin e saj tė flokėve!

    U dashurova me
    ..........njė grua
    ...............pothuajse tė rrallė,
    Ajo ėshtė
    ..........herė-herė
    ...............pothuajse e pakuptimtė!
    NJėlloj si unė
    ..........qė jam ky shall i bardhė,
    Qė e mbėshtjell
    ..........tė gjithėn
    ...............qė tė mos mė ikė!

    23 gusht, 2009


    NJĖ BURRĖ I SHĖMTUAR QĖ KA RĖNĖ NĖ DASHURI

    Sot kam parė njė burrė
    ..........tė shėmtuar,
    (E kish sjellė ndajnata nė park!)
    Krihej me gishtat
    ..........e zverdhur nga nikotina,
    ...............Por s’bėhej dot i bukur, aspak!

    Ishte ulur nė njė stol me puthjen,
    Priste tė vinte
    ..........mbretėresha e muzgut!

    Ajo shfaqej gjithnjė
    ..........e rrethuar me fllade,
    Nga frymėmarrja e atij
    ..........qė desh tė bėhej i bukur!

    O Zot, po ajo ishte e rėnė nga qielli!
    S’e them dot
    .....pse e kishte zgjedhur atė!
    Ėshtė njė mister
    .....qė nuk e zgjidh dot Skėnderi,
    Ndėrsa parku hesht e nuk bėn zė!

    16 shtator 2009


    BUKURI E RREZIKSHME

    Ti je mė e bukur se sa duhet,
    Ėshtė njė bukuri
    ..........pothuajse e frikshme!
    Por nuk mund tė ndodhė,
    ...............s’mundet,
    T’u japėsh nga bukuria jote
    ...............tė gjithėve!

    Mua mė mjafton
    ..........qoftė edhe fare pak,
    Aq sa mund tė ketė
    ..........njė bukuri e zakonshme!
    Edhe meteorėt e bukur
    ..........digjen atje lart,
    Sapo prekin
    ..........nė ajrin e kėsaj bote!

    Ti je mė e bukur se sa duhet,
    (Bukuri tė tilla
    sulmohen prej tė gjithėve!)
    Nga dreqin
    ..........mė ra mua ky fat,
    Me njė bukuri tė tillė
    ...............tė rrezikshme!

    6 tetor 2009
    Mos shkruaj gjė kur je me nerva, sepse, ndėrsa plaga e gjuhės ėshtė mė e keqe se e shpatės, mendo ē’ka mund tė jetė ajo e pendės

  5. #5
    i/e regjistruar Maska e mondishall
    Anėtarėsuar
    28-11-2006
    Vendndodhja
    Ne Selanik te Greqise
    Postime
    2,690
    I vecante prej kohesh, ne gjetje te fabules, ne ndertimin e vargut, ne kompozimin e poezise, mik Skenderi s'me le pa shijimin e fjales poetike. Njekohesisht, me sjelljet ketu te krijimtarise se tij nga shigjeta, forumi pasurohet me cilesisht ne temen e letersise. Bej te njohur se se shpejti nga ky poet do kemi nje liber te ri me poezi, disa prej te cilave pata fatin t'i degjoja recitueshem aq prekshem e ndjesisht nga vete autori, ne nje bisede miqsh. I uroj shendet fizik e shpirteror e frymezim te pashtershem.
    -Pasja e shpirtit ėshtė privilegj pėr trupin. (E SH)

Tema tė Ngjashme

  1. Mitrush Kuteli
    Nga Sokoli nė forumin Shkrimtarė shqiptarė
    Pėrgjigje: 62
    Postimi i Fundit: 30-10-2022, 19:57

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund tė hapni tema tė reja.
  • Ju nuk mund tė postoni nė tema.
  • Ju nuk mund tė bashkėngjitni skedarė.
  • Ju nuk mund tė ndryshoni postimet tuaja.
  •