Friday, 06 February 2009 23:00
Written by Gazeta SOT
Nga Kastriot Myftaraj
Letër nga varri e çifutit Karl Marks (Mordekai) për çifutin falash, ambasadorin Withers (Tegegne), për ligjin e dosjeve
I dashur vëlla në yllin e Davidit John Tegenge!
Siç kam marrë vesh, ju e keni origjinën nga çifutët falashë të Ethiopisë në Afrikë dhe gjyshi tuaj ka emigruar nga Afrika në Xhamajkë, prej nga ku më pas shkuat në SHBA. Në SHBA babai juaj e ndryshoi mbiemrin nga “Tegenge” në “Withers”, ashtu siç e ndryshoi babai im nga “Mordechai” në “Marks”. Por kjo nuk do të thotë asgjë se ne ngelëm çifutë në shpirt dhe në gjithçka, ashtu si falashët mura që u konvertuan në kristianë dikur ngelën kriptoçifutë dhe sot ata janë pranuar në Izrael si çifutë. Por, i dashur vëlla, meqenëse ju tashmë atje në Shqipëri, si ambasador amerikan, po ballafaqoheni me disa probleme delikate të së shkuarës komuniste të vendit, me rastin e ligjit të lustracionit, e ndjej për detyrë t’ ju sqaroj disa gjëra. Kjo nuk do të thotë i dashur vëlla Tegenge se unë vëllai juaj Mordechai mendoj se ju nuk po punoni mirë.. Ju keni vepruar ashtu siç duhet, duke e kundërshtuar fort ligjin e lustracionit. Por nuk është keq që t’ i keni të qarta dhe disa gjëra, se ju sikur keni shprehur në rrethe të ngushta me miqtë tuaj dyshime për atë se a mos kapërcehet masa kur politika amerikane në Shqipëri del hapur që çelësat e institucioneve të pavarura të drejtësisë dhe shërbimit sekret në Shqipëri t’ i kenë oficerët e Sigurimit të Shtetit dhe zyrtarët e tjerë të organeve të diktaturës komuniste.
Ju çifutët falashë, që keni jetuar të izoluar në Afrikë keni ende shumë gjëra për të mësuar dhe nisur nga fakti se juve u ka takuar të merreni me një çështje kaq delikate, po e marr vetë përsipër t’ u jap disa sqarime. Komunizmin, i dashur vëlla Tegegne e krijuam ne çifutët në shekullin XIX si instrument për të shkatërruar perandoritë kontinentale europiane, Gjermaninë, Rusinë, Austro-Hungarinë etj. Atëherë kjo politikë çifute përputhej me interesat britanike. Kjo është arsyeja i dashur vëlla, që kur mua më kërkonin policitë e gjithë Europës kontinentale, unë punoja i qetë në Londër, në Muzeumin Britanik, ku kisha në dispozicion gjithë literaturën që më duhej për të krijuar doktrinën komuniste. Komunizmi fitoi në ato vende ku deshëm ne dhe u shtyp në ato vende ku deshëm ne. Komunizmi fitoi atëherë kur deshëm ne dhe ra atëherë kur deshëm ne. E njëjta gjë ndodhi edhe në Shqipëri.
Ish-komunistët në Shqipëri, janë aleatët tanë më të mirë, se duke mos pasur ndjenjë nacionale, ata janë njerëzit më të përshtatshëm për t’ u përdorur si vegla në eksperimentet tona çkombtarizuese, që më lehtë se kudo mund të bëhen në vende si Shqipëria. Eksperimenti ynë sot në Shqipëri është shpërbërja e shtetit, nën maskën e ndarjes së pushteteve, duke u kaluar në një lloj feudalizmi institucional. Kështu, një shtet ndahet në rrafsh institucional praktikisht në disa shtete, duke u bërë Gjykata Kushtetuese një shtet më vete, Gjykata e Lartë një shtet më vete, çdo gjykatës një princ më vete, prokuroria një shtet më vete, Presidenti i Republikës një shtet më vete, Kontrolli i Shtetit një shtet më vete, shërbimi sekret një shtet më vete, Banka e Shqipërisë një shtet më vete, pushteti vendor një shtet më vete. Populli shqiptar me votën e tij zgjedh parlamentin i cili krijon qeverinë, por kjo ka “çelësat e kashtës” siç thotë populli shqiptar se Gjykata Kushtetuese, e cila nuk është zgjedhur nga populli, mund të rrëzojë çdo ligj të parlamentit të zgjedhur nga populli, dhe siç e di çdo jurist, një vendim gjyqësor mund të shkruhet sipas dëshirës.
Që kjo skemë të funksionojë duhet që këto institucione të kenë në nivelet e larta njerëzit e Sigurimit të Shtetit dhe të organeve të tjera të diktaturës komuniste. Të gjithë këta feudalë institucionalë do të kenë si senjor ambasadorin amerikan, që është njeriu ynë në Tiranë. Ai do t’ i lejë që të përfitojnë sa më shumë duke abuzuar me postin, por në këmbim do t’ u kërkojë që të zbatojnë urdhrat e tij, domethënë tonat. Kjo quhet diktatura e kaosit, të cilën ne do të duam që me kalimin e kohës ta instalojmë dhe në vendet e tjera më të mëdha dhe më të fuqishme se Shqipëria. Synimi ynë është që, në një masë apo në një tjetër, t’ i transformojnë në këtë sens të gjithë shtetet e botës, me përjashtim të Izraelit. Në diktaturën e kaosit vëllezërit tanë, si Soros, do të nxjerrin fitime të mëdha, pa u shqetësuar. Për këtë na shërbejnë njerëzit e ish-organeve të diktaturës komuniste në Shqipëri, dhe kur të dalin në pension ata, postet e tyre duhet t’ i zënë fëmijët dhe nipërit e tyre, të edukuar me frymën e tyre.
Në fund të fundit çfarë kanë bërë këta njerëzit e organeve të dhunës së diktaturës komuniste, për të cilët po bëhet kaq zhurmë sot në Shqipëri, se qenkan në krye të piramidës së drejtësisë. Ata në fund të fundit nuk kanë vrarë çifutë si ne të dy, por vetëm disa shqiptarë, gjë që është njëlloj sikur të kenë vrarë miza. Ndryshe do të ishte po të kishin vrarë çifutë. Nuk ka barazi mes viktimave. Djegia e foshnjave çifute në kampet e përqendrimit, është një genocid. Kurse vdekja në kampet e internimit e qindra e qindra foshnjave, të cilat nënat që nuk kishin qumësht as nga gjiri, as të tjetër lloji, i ushqenin me bukë që e kishin përtypur në gojën e tyre, gjë që i mbyste foshnjat, duke shkaktuar vdekjen e tyre, nuk është genocide, por është një vdekje nga mostretja e ushqimit. Mirë e tha para disa muajsh ai deputeti, Gilman Bakalli, në “Deja vu” të Mustafa Nanos, në Top Channel, se krimet e nazizmit nuk mund të krahasohen me ato të komunizmit, se nazizmi donte të zhdukte një popull të tërë siç qenë çifutët, ndërsa komunizmi zhdukte grupe njerëzish, por jo një popull të tërë. Tani e vërteta është se nazizmi vendosi t’ i zhdukte çifutët vetëm kur filloi lufta, gjë që kishte në plan ta bënte edhe komunizmi, me ata që i konsideronte të deklasuar, në rast se vendi do të gjendej në luftë.
Dhe të deklasuarit në Shqipëri qenë shumë më tepër se çifutët në Gjermani, të cilët kur Hitleri erdhi në pushtet përbënin më pak se 1% të popullsisë. Dhe duke menduar se edhe vendet e tjera komuniste kishin në plan t’ i zhduknin të deklasuarit e tyre, nëse do të hynin në luftë, atëherë mendo se çfarë do të kishte ndodhur Por gjithsesi, ai djali, Gilmani, e bëri të vetën, na mbrojti, dhe njerëz të tillë nga shtresa e ish-të persekutuarve na duhen. Kije kujdes atë djalë, dhe mbështete se edhe Hekuran Isai me të cilin u takova një ditë këtej, më ka thënë fjalët më të mira për të. Meqenëse jemi këtu, atë Mustafa Nanon, ma sill pak në vete, se e ka zakon që e përmend shumë atë Noam Chomskin, të cilin e ka idhull. Ky Chomski është çifuti më i keq që më kanë zënë sytë. Në një libër “Perilous power” thotë se muzeumet e holokaustit filluan të ngrihen në SHBA, vetëm pas luftës mes Izraelit dhe vendeve arabe të vitit 1967, kur Izraeli u shfaq si agresor. Porosite atë Biks Aliun që merret në ambasadë me botimet, që të ketë kujdes se mos paguan Piro Mishën ose Albert Rakipin që ta botojnë këtë libër të Chomskit, se ata i botojnë librat pa i lexuar. Këto që thotë Chomski, u japin dorë atyre që duan të barazojnë krimet e komunizmit me Holokaustin.
I dashur vëlla, bërë shumë mirë që vjet shkove në atë simpoziumin që u mbajt në Tiranë për të përkujtuar viktimat e Holokaustit, por ki kujdes që të mos shkosh në ndonjë tubim përkujtimor të krimeve të komunizmit. Madje nuk do të ishte keq që të thoshe ndonjë gjë zbutëse për krimet e komunizmit. Tekefundit zëvendëspresidenti amerikan Henry Wallace, në vitin 1944, për të kundërbalancuar zërat kritikë që thoshin se SHBA shanin Hitlerin për kampet e shfarosjes, por kishin aleat Stalinin që kishte kampet e tij të shfarosjes, të llojit të Kolymas, shkoi dhe vizitoi kampet e Kolymas, dhe i gjeti ato si resorte turistike model. Ai pranoi të marrë pjesë në lojën e policisë sekrete staliniane, e cila kishte bërë një kryevepër potemkiniane, një kamp fals, ku të dënuarit qenë në fakt njerëz të policisë sekrete. Burrë i zgjuar. Kolyma ishte brenda rrethit arktik dhe atje temperatura mesatare ishte nga -19 gradë në -38 gradë dhe njerëzit që punonin në miniera vdisnin sa nëntokë, aq edhe mbitokë nga të ftohtit. Në Kolyma viktimat e komunizmit qenë sa më tepër se gjysma e atyre të Holokaustit, por zëvendësi i Presidentit Rozenfeld, më fal Roosevelt, bëri mirë që nuk u shqetësua për këto vogëlsira, se të vdekurit e Kolymas nuk qenë çifutë, dhe ari që nxirrnin ata nga nëntoka shkonte në kasafortat e bankierëve çifutë.
Meqë jemi tek krimet e komunizmit në Rusi, më zbaviti shumë ai deputeti i PD, Aleksandër Biberaj kur tha se shkarkimi që iu bë atij nga parlamenti shqiptar si delegate në Asamblenë parlamentare të Këshillit të Europës, bëri që ai të ndërpresë misionin për hetimin e krimeve të komunizmit në Rusi dhe Ukrainë. A thua sikur mbetën pa u hetuar krimet e komunizmit në Rusi dhe Ukrainë tash që na iku ky Aleksandri i Madh nga Këshilli i Europës. Shumë djalë i shkathët, mbrojti kriminelët komunistë të Shqipërisë dhe u betua se do t’ u nxirrte rrënjët atyre të Rusisë. Ma ki kujdes edhe këtë djalë, se kam frikë se do të mbetet jashtë parlamentit.
I dashur vëlla Tegegne. SHBA dhe komunizmi nuk janë aq larg sa duket, se tekefundit në Luftën e Dytë Botërore shumë gjëra u qartësuan simbolikisht kur kamionët dhe tanket amerikane që çoheshin si ndihma në Rusi, shndërroheshin nga me simbol amerikan, në me simbol sovjetik, kur ushtarët rusë thjesht lyenin me bojë të kuqe yllin e bardhë me pesë cepa amerikan, duke e shndërruar në yll të kuq me pesë cepa sovjetik. Pastaj edhe një shtrëngim dore mes ushtarit amerikan dhe atij sovjetik dhe gjithçka ishte kryer. Dhe këto bëheshin nën hijen e yllit tonë me gjashtë cepa çifut. Tash ish-komunistë t e lyen me bojë të bardhë yllin e kuq me pesë cepa, dhe u shndërruan në proamerikanë.
Prandaj, i dashur vëlla, duhet të bëni më shumë për mbrojtjen e komunizmit në Shqipëri. Në SHBA është një zakon i mirë që ndërtesave qeveritare u vihen emra. Ju vëlla Tegegne mund të propozoni në Washington që ndërtesa e ambasadës amerikane në Tiranë të marrë emrin e Kim Philby-t. Na ka bërë shumë shërbime në Shqipëri ai djalë. Ju mund t’ i thoni Ina Ramës, se ju dëgjon, që ndërtesa e Prokurorisë së Përgjithshme të marrë emrin e Aranit Çelës. Ndërtesa e SHISH të marrë emrin e Asim Alikos. Ndërtesa e “Mjaft”, që doli kundër ligjit të lustracionit, të marrë emrin e Nevzat Haznedarit. Ndërtesa ku është G-99 të marrë emrin e Zylyftar Ramizit. Rruga “George Ë. Bush” të riemërohet Rruga “George Soros”. Për ta ndjekur këtë çështje ngarkohet Zigur Leklioti nga ambasada amerikane.
Porosinë e fundit, të cilën ti e di vetë edhe pa ta thënë unë, e kam për kriptoçifutët e Shqipërisë. Çështja e kriptoçifutëve të Shqipërisë është ende më prapa se ajo e kriptoçifutëve të Ethiopisë, të quajtur falashët mura, të cilët qenë konvertuar në kristianë. Nuk themi se nuk keni bërë gjë, se faktet flasin vetë, kur shikon Edi Ramën, Erion Veliajn, Ardian Fullanin etj.., njerëzit e lagjeve-kala, por mund të bëni dhe më shumë. Kriptoçifutët duhet ta shtien në dorë krejt pushtetin në Shqipëri, dhe të sundojnë nëpërmjet diktaturës së kaosit, në interes të tyre dhe në dëm të shqiptarëve. Berisha për momentin na duhet në politikë, që nën maskën e antiberishizmit, të avancojë kauza kriptoçifute. Ki kujdes ma mbro Fatmir Mediun, dhe mos lejo që t’ i bëjë gjë Ina Rama, por madje të kujdesesh që të bëhet përsëri deputet, se për një kriptoçifut si ai nuk është faj i madh se vrau disa shqiptarë në Gërdec. Shikoje çështjen e Gërdecit me syrin që pa zëvendëspresidenti Wallace çështjen e Kolymas. Ma ki kujdes dhe atë mikun e Edi Ramës, Maksin, që e mban veten për piktor, arkitekt e ku e di unë se çfarë tjetër, se qenka bash burrë i mirë. Kur ishte në Londër më erdhi tek varri dhe më tha: “Unë nuk të ve faj ty për burgun që bëra, edhe pse u dënova në emër të parimeve të tua. Mua më dënoi myslimani Enver Hoxha.. Po të kishe qenë ti, një çifut në vendin e tij, do ta duroja me qejf burgun”. Ja kështu si Maksi na duhen ish- të persekutuarit politikë. Dhe në fund edhe diçka për Edi Ramën. E ka kuptuar dhe po e zbaton shumë mirë teorinë time të mbivlerës. Mirë e ka gjetur atë sloganin magjik që u thotë atyre që ka përreth: “Po të jesh me mua, nuk do të dalësh nga politika me xhepat bosh si Petro Koçi”.
Me kaq, shalom, i dashur vëlla Tegegne.
Krijoni Kontakt