E kam ndjekur pjese pjese kur me eshte dhene rasti. Personazhet nuk jane vetvetja, madje edhe ato qe jane lene shume per te deshiruar.
Ardianin e kishin kap edhe e kishin fut mrena per droge e per pislliqe kshuqe kuptohet se cfare rrangu eshte...madje e reflektoi qe diten e pare, Pavlini akoma me kanunin, Dritani shume stoik sikur eshte akoma ne ushtri gje qe eshte e paperputhshme ne nje ambjent si Big Brother, Agoni edhe ky me tatuazhe e me gjona...ja dime historikun edhe ketyre tipave, Bjordi ngeli tu u perdredh sa anej knej po te pakten icik me ndryshe se te tjeret...mbase e ka nga veshtiresia per t'ju pershtatur ambjentit gje qe eshte e kuptueshme, Arjoni shume tip i bezdisshem vend e pa vend, Adelajda vetem me te grricme bashke me ate Aiden. Mimoza as di se ku eshte me duket. Ndersa Erjola edhe pse shume e shkathet, i dha shume shpejt pedaleve...gje qe nuk rekomandohet qe ne javen e pare.
Kshuqe une do vecoja Qetsorin, Republiken, Zhuljeten dhe Liriten si 4 personat e vetem qe deri tani kane ditur te permbahen duke qene vetvetja dhe duke i pare gjerat vertete ashu sic jane. Gjerat kuptohet qe mund te ndryshojne, por me kaq sa kam pare une keta jane kater personat qe sado te ndryshem nga njeri tjetri, kane themele te shendosha dhe une i pergezoj.
Mendoj qe ky sezon s'do jete aq i suksesshem sa viti i kaluar per sa i perket elementeve spektakolare, por do jete gjithsesi interesant per tu vezhguar per shkak te larmishmerise se karaktereve nga te gjitha zonat e vendit dhe nga shume drejtime te jetes me eksperienca te ndryshme. Shpresoj qe te fitoje dikush qe e meriton vertete.

Krijoni Kontakt