GJAKUT DHE GJUHĖS
U kthyen tė harbuar , me shfrim e duhma nė shpirt
me krimin nė projekte dhe shikimin e djallit
tė mbulojnė zezonėn duke i rrezatuar pranverė
se e kėrkonte ajo qė i thonė shtypje e mbuluar me liri
ambalazh i pispillosur nė kuzhina ku gatuhet robėria!
Kush i harroj pamjet, vajin , vdekjen e turmave nė ikje
ku mbetėn varret pa nishan, qė kėrkojnė liri
nė kufindarjen e zemrės sėrish njė thikė djalli
vret tė vėrtetėn me kodin e shkruar nga verbėrakėt
qė se panė surratin se u kishte humbur nė lindje!
Atje ku drejtohen , bijnė e vdesin martirėt
ka ngelur zjarmia , dhe etja per tė shuar shpirtin
pa pėrgjigje mbeten netėt qė mbuluan tokėn
me drita te zjarrta yjet e saj nė qiell u bėnė zjarr
t'ia kthejnė uratė jetėn - gjakut dhe gjuhės !
Krijoni Kontakt