Close
Faqja 4 prej 5 FillimFillim ... 2345 FunditFundit
Duke shfaqur rezultatin 31 deri 40 prej 50
  1. #31
    i/e regjistruar
    Anėtarėsuar
    15-02-2008
    Vendndodhja
    Uskana Ilire
    Postime
    781
    GJAKUT DHE GJUHĖS


    U kthyen tė harbuar , me shfrim e duhma nė shpirt
    me krimin nė projekte dhe shikimin e djallit
    tė mbulojnė zezonėn duke i rrezatuar pranverė
    se e kėrkonte ajo qė i thonė shtypje e mbuluar me liri
    ambalazh i pispillosur nė kuzhina ku gatuhet robėria!


    Kush i harroj pamjet, vajin , vdekjen e turmave nė ikje
    ku mbetėn varret pa nishan, qė kėrkojnė liri
    nė kufindarjen e zemrės sėrish njė thikė djalli
    vret tė vėrtetėn me kodin e shkruar nga verbėrakėt
    qė se panė surratin se u kishte humbur nė lindje!


    Atje ku drejtohen , bijnė e vdesin martirėt
    ka ngelur zjarmia , dhe etja per tė shuar shpirtin
    pa pėrgjigje mbeten netėt qė mbuluan tokėn
    me drita te zjarrta yjet e saj nė qiell u bėnė zjarr
    t'ia kthejnė uratė jetėn - gjakut dhe gjuhės !
    KOSOVA - SHENJA E SHENJTĖ E SHQIPTARISĖ

  2. #32
    i/e regjistruar
    Anėtarėsuar
    15-02-2008
    Vendndodhja
    Uskana Ilire
    Postime
    781
    AI GJAK I ARBĖRISĖ


    Ikėm tė lėnduar, tė kėputur nga ndarja
    pranvera pa lule pa blerim e pėrgjakur
    krizantema lulesh nė ēerpikė na ngrinė
    e, malli pėr Atdheun, njė statujė e pėrmbysur
    - ju o dallandyshe qė lart fluturoni ...!


    Nė vendin tim, kur tė arrini , kur tė ndaloni
    shikoni nga ra ajo sėmundje qė na shpėrndau
    ta kėrkojmė vėllau vėllaun nė shtigje
    e motra pėr motrėn tė presė si doruntina
    pėr njė fjalė - sa pritje e dėshpėrim!

    Jemi ne ata qė ndaras shekujve qėndruam
    me njė emblemė kujtimesh ku e lam e ku na mbeti
    ajo e shenjta besė , ai gjak i arbėrisė
    qė hapi konakun e pritės pėr miqt e vatanit
    dhe barot e flakė gostiti dėshirat e tiranit !
    KOSOVA - SHENJA E SHENJTĖ E SHQIPTARISĖ

  3. #33
    i/e regjistruar
    Anėtarėsuar
    15-02-2008
    Vendndodhja
    Uskana Ilire
    Postime
    781
    LIRIKA E SHEKUJVE


    Na mbajte gjallė me atė domethenie lirike
    me jehonėn qė e ngrite lavdishėm pėr tokėn
    pėr shqipet e saj qė vdiqėn tė ringjallen
    nė konakėt e dasmave dhe mortit, nė lindje
    kėnga jonė e madhėrishmja ti!


    Edhe nė mendjet e nėnave qė kėnduan pėr trimat
    nė shpiritn e nuseve qė priten tu kthehen
    nga shtigjet e gjata tė mėrgimit tė zi
    burrat e lodhur nga vuajtja e vetmia
    qė i lanė me gjak e djerse mallėngjimi!

    E, vashat me heshtje u kenduan tė dashurve
    sa herė nė krua shkuan tė mbushin ujė
    me etje nė gji e me gufim nė shpirt ,
    ua ndoze oreksin tė shprehen e tė shprazen
    lirika e shekujve kenga ime ti !
    KOSOVA - SHENJA E SHENJTĖ E SHQIPTARISĖ

  4. #34
    i/e regjistruar
    Anėtarėsuar
    15-02-2008
    Vendndodhja
    Uskana Ilire
    Postime
    781
    --------------------------------------------------------------------------------

    NJĖ NATĖ NĖ DETROID !


    (Nė maj tė vitit 2004, isha nė Elgin tek djali nė vizitė !
    Atje, Nipi im Rushiti, sapo arrita mė tha :
    - Dajo ! Mė shoqero pėr nė Cleweland !
    Duhet tė dėrgoj veturėn pėr nė vendlindje !

    U pajtova unė, perkunder djalit tim Arianitit , qė me tha se rruga ishte e gjate .
    Dhe ne u nisėm.
    Na zu nata nė Detroid , e, tek nje hotel pranė Kishes Autoqefale Shqiptare , pushuam ...!)





    Kjo linjė e gjatė , kjo linjė rrugetimi,
    kaloj njė natė nė Detroid,
    mė ndozi mallin - vullkan frymėzimi
    mė shoqeroi Noli , mė tha : Prit!

    - Tė solli rasti , ai mbret i botės
    qėndro kėtė natė , tė ndjesh qetėsi !
    Kėtu mbaroj si uji i gotės
    Ajo rreze Dielli pėr Arbėri !

    - Mė fal bre burrė ! Ia kthej atij.
    Po ti a prehesh? Apo rilind ?!
    Mos mė rrėmbeve , dua tė di ,
    tė marr leje nga femijė e prind !

    Me ty do tė nisja edhe nje jetė
    se ka nevojė tė rinisė e mbara !
    Nuk arriti tė bėhet Shqipėri' e vertetė !
    Demokracisė - shumė keq i ka mbi fara!

    Njė erė agimi mė pėrzuri ėndėrrimin,
    u largua Noli , u nisa unė !
    Nė Cleweland mė priste mbarimi
    nė shtigje tė gjata e, pa fund!

    Nju Jork , Uashington e sa mrekulli
    do tė ktheja pastaj nė Ilionis,
    gjithė kohėn Nolin si shenjt nė gji
    n'frymėzim tė lirikės e qėndis !
    KOSOVA - SHENJA E SHENJTĖ E SHQIPTARISĖ

  5. #35
    i/e regjistruar
    Anėtarėsuar
    15-02-2008
    Vendndodhja
    Uskana Ilire
    Postime
    781
    --------------------------------------------------------------------------------

    TEK SHTĖPIA E HASAN PRISHTINĖS

    (Nga 15 shkurti deri me 17 mars tė vitit 2001 isha nė Selanik, nė Seminarin e organizuar nė nivel Ballkanik tė Postave, ku morėn pjesė edhe pėrfaqėsuesit nga Posta Shqiptare, ata tė Bullgarisė dhe tė Greqisė.Unė dhe njėmbėdhjetė shqiptarė tė tjerė, ishėm nė pėrbėrje tė delegacionit nga Posta e Maqedonisė , pėrfaqesues tė pjesės Perendimore , qė tanimė njihet si Iliridė, akoma e pajetėsuar ! ). Atėherė, pata rastin tė njihem me Arvanitasit, por edhe tė vizitoj Shtėpinė e Hasan Prishtinės qė ishte e vetmuar nė Selanik.






    Kush e vrau tė zotin e tė vari dryrin e shkretisė?
    Pėrshpėrisja me vete me mallhidhėrim !
    Nurngrysur qėndronte e lodhur prej vetmisė
    Shtėpia - nė pritje t'i hynte nė derė ai trim!

    E kishte pėrballur dhembjen , nėpėr dekada
    me heshtje nė muzgje, me heshtje nė agim !
    Pos shpezėve e shtegtarėve qė thurrėn serenata
    nuk kthej asnjė tė bėjė takim!


    U ndala para saj ! Era qė frynte dhe valet e detit
    mė dolėn pėrpara mė than shumė fjalė !
    Fustanellat e qamėve si flamuj tė rrėmetit
    me Aristidh Kolėn mė dolėn pėrballė !


    Mė than: Dėgjo - Edhe ne jemi shpirti i Arbėrisė!
    Nėpėr shekujt rrebesh s'na ndėrroj stina !
    Dėshmon kjo shtėpi e mbyllur prej tradhėtisė
    ashtu siē u vra tribun Hasan Prishtina!

    Meit mbeta pa fjalė me shikim tek ajo ,
    shtat'i saj i heshtur kishte mbijetesė !
    Tek flisja nė vedi ashtu i thash : Dėgjo !
    Do ta ngrisim flamurin tek ti o fortesė !

    Njė ditė do tė mblidhemi tek ty patjetėr !
    Hasan Prishtina me ne do tė jetė nė ballė !
    T'ia shpalojmė ardhmėrisė rrėnjėn e vjetėr
    se gjaku i saj nė damar na kallė !
    Ndryshuar pėr herė tė fundit nga gjakushi : 14-12-2009 mė 07:33
    KOSOVA - SHENJA E SHENJTĖ E SHQIPTARISĖ

  6. #36
    i/e regjistruar
    Anėtarėsuar
    15-02-2008
    Vendndodhja
    Uskana Ilire
    Postime
    781

    DHURATĖ SHĖN NAUMI !


    ( Vendi i shenjtė ku ishte ngritur Teqeja dhe ku shėrbente Baba Sari Sėlltėku,
    pėr vrasjen e Baba Bajram Currit nė Shpellė tė Dragobisė, i jepet dhuratė Pashiqit !!!
    Sot, nė vendin e Teqesė eshte ngritur Kisha Orthodokse qė e mban emrin Sveti Naum .)


    Njė fllad magjik njė dritė ylberi ngritej
    nė rrjedhėn e Drinit qė hynte nė liqen !
    Nė intimė misteri pėr Shėn Naumin pritej ,
    Baba Sari Sėlltėku - si Diogjen!

    E ngriti flamurin tė valvisė Rilindja
    Nga Shtėpia e Lidhjes nė Prizren - njė vulė dekor !
    Kryeqendra e shqipeve ! E qėlluar bindja!
    - Shenjtėriuratė - arriti nga Baba Tomorr !

    Sa madhėshtore kjo zemėr pėr Arbėri !
    U lidh shkėlqimliqeni - nė rrjedhė pėrjetėsia!
    Nė udhėtim i pėrhershėm Drini nė Driniiii
    tė bleroj shtatin Ilirilashtėsia !

    Sa e gjatė rruga! Sa zgripe , katandi !
    U kėrlesh qielli, flakė mori toka !
    Nė pazarin e djallit nis loja tradhėti !
    - Besėprerje i bėjnė ca koka!

    Nė heshtje rėnkonte Sari Sėlltėku !
    Dhe lutej tė mos kishte harbutė !
    Shenjtėri e mistershme - fluturoj si jastėku !
    - Xhenaze Ai ! - Nė shtatė tabutė !

    Se nė Shpellė tė Dragobisė e vrau tradhėtia,
    Baba Bajramin tribun ! Martir i shqipehapsirės !
    - Dhuratė Shėn Naumi ! E mori Sėrbia !!!
    T'i nėnshtrohej shqipja - nė shekuj , errėsirės
    !
    Ndryshuar pėr herė tė fundit nga gjakushi : 14-12-2009 mė 08:59
    KOSOVA - SHENJA E SHENJTĖ E SHQIPTARISĖ

  7. #37
    i/e regjistruar
    Anėtarėsuar
    15-02-2008
    Vendndodhja
    Uskana Ilire
    Postime
    781
    Ju ! Jeni vargu - SHQIPĖRIA!



    Pandeli Sotiri lindi nė vitin 1852 nė fshatin Selēkė afėr Gjirokastrės dhe vdiq nė vitin 1890 ishte themeluesi i parė i shkollės shqipe nė Korēė Ai ishte njė ndėr rilindėsit shqiptarė qė kontribuan nė pėrhapjen dhe mėsimin e gjuhės shqipe. V itet e fundit tė jetės, i kaloi i internuar nė Selanik.

    Nė ballin me rrudha lexova Librin e madh
    Atė qe nisėt nė Korēė tek Shkolla e parė !
    Tė ngriti shekulli si blerimi qė mbulon njė livadh,
    Dija qė shpėrndatė u bė bimė nė ugarė !

    Nė Stamboll - Beshiktashi akoma ka shkronja,
    qė ndezin damarėt, pėr tė shperthyer vullkani !
    Sa tmerrshėm tė ra pas grek - ulkonja ,
    tė shuaj atė dritė tė dijes kur lėngoj Ballkani!

    Vrasja jote mbeti pezull - si lahuria nė erė !
    Ku kishte varr tė mbulojė lavdiditurinė ?!
    Ata qė bėnė krimin - mbetėn skėterrė !
    Ti - Dielli i rrezeve qė ndriēoi mirėsinė !

    Than mbete pa varr ! Po ! Ėshtė e vėrtetė !
    Unė tė shoh tė gjallė ! Gjithmon je me ne !
    Nga Lunxhėria , nė Korēė, nė Uskanė! I qetė !
    Ligjėron nė Majė tė Shqipes! Pėr Atdhe!

    Mėsues Pandeli Sotiri , i pėrjetėshmi Ti!
    Dija jote, shekujve u hap rrugė ku ka monopat !
    Ata qė tė vranė - mbetėn djaj tė zi !
    Shqipėria tragjike dhe ne ! Patėm fat !

    Tash mburremi o trim me veprat qė kemi !
    Se rrjedha nis tek shkolla! Tek dija !
    Kėto vargje pak janė ! Mė ndjeni !
    Se Ju ! - Jeni vargu - Shqipėria !
    KOSOVA - SHENJA E SHENJTĖ E SHQIPTARISĖ

  8. #38
    i/e regjistruar
    Anėtarėsuar
    15-02-2008
    Vendndodhja
    Uskana Ilire
    Postime
    781
    KĖRKONI PĖR VATANIN !



    Nė kushtet e ashpėrsimit tė kontradiktave klasore e politike tė vendit, reaksioni ēifligar me Ahmet Zogun nė krye organizoi vrasjen e Avni Rrustemit mė 22 prill 1924. Me kėtė akt reaksioni synonte tė godiste lėvizjen demokratike-borgjeze nė ngritje. Vrasja e udhėheqėsit tė shquar tė Lėvizjes demokratike shėrbeu si shkėndijė e revolucionit qė triumfoi mė 10 qershor 1924.

    Mbėrtheu gjithė Evropėn i bėri tė mendohen
    Nga doli ky trim qė vret Pasha Toptanin ?!

    Nė Paris sa herė shkojnė pėr fat tė riparohen
    i pėrcjell amaneti : Kėrkoni pėr Vatanin!


    Aty vendoset! Ėshtė qendra e arbitrazhit !
    Gėrshėrėt pėr prerje , pėr vendim copėtimesh !

    Si arrna Shqipėrisė nga trupi ia ēveshėn
    nga tregu i zi - harta , me vula sundimesh!


    Djali i Libohovės mbushet me lot e pikėllim !
    - Jo nuk durohet ! thotė ! Kjo ndarje hileplotė !

    Nagantin nė brez e fut dhe niset nė udhėtim
    Se toka e shqipes s'ėshtė e shkretė nė botė !


    Trup e terthor maleve ,fushave, nė Paris arrin !
    Nė Tour Eifel flamuri i lirisė valvit e shpėrndan shkėndija !

    Avni Rrustemi pėrballė Toptanit si vetėtimė shkreptin
    tė digjet ajo farė qė e rrit tradhėtia !

    Tronditet Evropa ! Dridhet ! Turfullin Sėrbia !
    Nė gjysmėshtizė flamurin e ngujon pėr Esad mikun !

    Avni Libohovėn prangat , se mbajnė tek qelia !
    Se shqipet si dallgė ngriten - trazojnė Adriatikun !

    Ngriten njė pėr njė , hidhen nė kushtrim !
    - Poshtė Esat Toptani ! Avni o vėlla ! O trim!
    Ndryshuar pėr herė tė fundit nga gjakushi : 15-12-2009 mė 10:54
    KOSOVA - SHENJA E SHENJTĖ E SHQIPTARISĖ

  9. #39
    i/e regjistruar
    Anėtarėsuar
    15-02-2008
    Vendndodhja
    Uskana Ilire
    Postime
    781
    HESHTI ABDYL KRASNIQI !

    (U njoftova nga miku im , poeti Adem Berisha, pėr lajmin e hidhur nga shkrimi i publikuar nė Facebook, se mė 20 dhejetor 2009, pushoi sė rrahuri zemra e mesuesit vigan, Abdyl Krasniqi, njeriut qė kaloj burgjeve , po nuk e ndali veprimin per Pavarėsinė e Kosovės! Ai, me heroizėm, u foli gjeneratave qė i mėsoj pėr ndjenjat liridashėse! Ai me guximin e tij u leshua qindra metra ne thellesi te Shpelles, te nxjerrė eshtrat e Azem Bejtės !

    Ky ideal i tij u farkua nė zemrėn e Xhevė Krasniqit, bijės sė tij, e cila bashkė me bashkshortin e saj, Fehmi Ladrovcin, ranė heroikisht nė log tė betejės, per ēlirimin e Kosovės!



    Nga thellėsitė e shpellės Azem Bejta hero
    Me mėsuesin Abdyl Krasniqi ishin n'kuvendim !
    I degėdisur nga inati ai printe kudo
    - Jo ! Nė thellėsi tė shpellės s'do tė mbesė ai trim!

    Azem Bejta me Shotėn dy shtylla si malet
    u bėnė qėndresė nė rrjedhė tė Arbėrisė ,
    Mėsuesit Abdyl , Xheva shpesh i ndalet :
    - Baba, vdesin heronjtė e lirisė ?


    Mėsuesi e dėgjonte Xhevėn, dhe e mbante pranė
    Por, Shotė si tha, kur i vezullonin sytė !
    Kosova vetė e ndjeu se me Fehmiun ranė
    Tė lirė tė jetojnė nga robėrues tė ndytė !

    Heshti Abdyl Krasniqi ! Mėsuesi! Babai !
    Nga dhembja s'u mposht ! Syri s'iu pėrlot.
    Si Azemi dhe Shota - Fehmiu dhe Xheva pėrskaj
    lapidarė lirie nė shekuj e mot!

    I heshtur Abdyl Krasniqi me nur heroik
    ndahet prej nesh , i themi lamtumirė !
    Cili varr e mban atė burrė energjik ?
    Vdekja - jetgjtėsinė ia ka ripėrtrirė !
    KOSOVA - SHENJA E SHENJTĖ E SHQIPTARISĖ

  10. #40
    i/e regjistruar
    Anėtarėsuar
    15-02-2008
    Vendndodhja
    Uskana Ilire
    Postime
    781
    TI HERO - LINDE HEROINĖN !

    (Me rastin e vdekjes se Abdyl Krasniqit
    Babait tė heroinės Xhevė Ladrovci !)

    Nuk kishte liri Kosova ! Po kishte trima!
    Ata lindėn bijtė dhe bijat qė flijuan .
    Abdyl Krasniqi mėsues qė zbriti thellėsive
    pėr lirinė e Kosovės u dėshmua !

    Nuk ishte vetėm jehona per Azemin
    Me Shotėn ata gjithmonė e patėn lavdinė !
    Nė Shpellė shkoj Abdyli se vendin,
    Azemi lart e pati - pėr trimėrinė !

    Ai ideal i ushqeu gjithė gjeneratat
    Abdyl mėsuesi, fliste kundėr robėrisė !
    Armiqtė e shqipes kishin mprehur shpatat
    tė presin ndjenjat qė ndiznin flakėn e lirisė !

    Nė zėndane e mbajtėn , e shtrydhen e ndrydhėn!
    Abdyl Krsniqi si shkėmbi nuk leshoi zė !
    Vogėlushja Xhevė e pa duarlidhur :
    - Pėrshperiste : Kosovėn kėshtu se lė !

    Pas saj Fehmiu si shkėmb qė s'shembet,
    Ushtria me ta nė kushtrim pėr sulm tė ri !
    Si djaj tė xhindosur u versulen sėrbosllavet
    Ranė Fehmiu e Xheva heronj pėr liri!

    Heshti Abdyl Krasniqi, si burrė pėrbiu pikėllimin
    E, tash nga vdekja i mposhtur ,nis e flet :
    - Amaneti im : O trima - kurrė mos e lini,
    Atdheu pėr Bashkim e liri gjithmonė thėrret !
    Ndryshuar pėr herė tė fundit nga gjakushi : 21-12-2009 mė 15:52
    KOSOVA - SHENJA E SHENJTĖ E SHQIPTARISĖ

Faqja 4 prej 5 FillimFillim ... 2345 FunditFundit

Tema tė Ngjashme

  1. Agim Ramadani - nga eposet e Karadakut
    Nga ARIANI_TB nė forumin Elita kombėtare
    Pėrgjigje: 6
    Postimi i Fundit: 13-04-2012, 00:34
  2. Burim Ramadani keqtrajtohet nga forcat e UNMIK
    Nga ARIANI_TB nė forumin Aktualitete shoqėrore
    Pėrgjigje: 23
    Postimi i Fundit: 26-12-2009, 09:14
  3. Brigada "Agim Ramadani"
    Nga Brari nė forumin Historia shqiptare
    Pėrgjigje: 34
    Postimi i Fundit: 23-06-2009, 08:07
  4. Miniatura Poetike - Ferit Ramadani
    Nga gjakushi nė forumin Letėrsia shqiptare
    Pėrgjigje: 38
    Postimi i Fundit: 30-12-2008, 19:28

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund tė hapni tema tė reja.
  • Ju nuk mund tė postoni nė tema.
  • Ju nuk mund tė bashkėngjitni skedarė.
  • Ju nuk mund tė ndryshoni postimet tuaja.
  •