Close
Faqja 2 prej 3 FillimFillim 123 FunditFundit
Duke shfaqur rezultatin 11 deri 20 prej 30
  1. #11
    Ngelem unė! Maska e DI_ANA
    Anėtarėsuar
    30-12-2006
    Vendndodhja
    France.
    Postime
    5,874
    ....Nuk arrij te kuptoj pse te gjithe mundohen te me tregojne se cfare eshte me e mire dhe me e keqe ne kete bote.Nuk jam aq e vogel sa per te mos kuptuar. Ajo qe nuk kuptoj dhe nuk dua te besoj eshte qe pse jam ngatarruar ne nje labirint mes dy kundershtareve qe me kthyen jeten ne ferr. Ndoshta ne jete kam vrapuar shume Kam vrapuar per te lindur,per t'u rritur. Kam vrapuar per te qene studente,per t,u bere dikushi ne jete. Kam vrapuar per te dashuruar dike qe mund ta kisha ne cdo moment me vete. Kam vrapuar per te punuar,per te mbajtur shtepine,per te qene dikushi dhe gjithcka ne cdo kohe. Tani e ndjej se jam lodhur nga ky vrapim i gjate,nga kjo maratone pafund. Jam lodhur se qeni gjithmone,gjithkund. Dua vetem te mbyll syte dhe te fle per nje kohe te gjate,pastaj te ngrihem dhe te gjej ne kete bote ty vogelushi im,biri im...
    "Carpe Diem"

  2. #12
    Ngelem unė! Maska e DI_ANA
    Anėtarėsuar
    30-12-2006
    Vendndodhja
    France.
    Postime
    5,874
    Ai do jetoje pa mua dhe pa ty biri im! Kjo ishte zgjedhja e tij. Te filloje nje jete tjeter ku ne te cilen ne te dy nuk do mund te ekzistojme kurre.Me vjen keq per ty vogelushi im.. Per veten. Nje dite ai do te martohet dhe nje grua tjeter do jete ne krahet e tij dhe nje dite nje femije te cilin do ta doje dhe do ta perkedhele. Sa do te doja ta bente dhe me ty qofte dhe nje here te vetme. Sa shume ke per ta ndjere mungesen e atij perqafimi biri im. Sa shume. E tmerrshme.Nuk e di si rashe ne nje gracke kaq ordinere sic ishte dashuria pa shprese,por di qe do ta dua gjithmone ashtu sic do te dua ty.Mbase ne jeten e nje njeriu vjen nje moment kur i duhet dhene fund perpjekjeve per te qene e lidhur pas nje tjetri me kaq shpirt dhe pse zemra nuk mund ta miratoje kurre kete vendim dhe pse mendja do te rrije gjithmone e stakuar ne nje pike kur ke qene e dashuruar... Sa vuaj biri im,sa vuaj.
    "Carpe Diem"

  3. #13
    Ngelem unė! Maska e DI_ANA
    Anėtarėsuar
    30-12-2006
    Vendndodhja
    France.
    Postime
    5,874
    Ah vogelush... Nuk desha qe nje dite te vuash me shume se c,duhet ndonese jam e bindur qe vuajtja nuk duhet te ekzistoje kurre. Ndihem fajtore qe nuk munda te te mbroj ty femijen tim nga kjo gjeme. Ah ta dish sa vetem ndihem, sa e lene pas dore. Sot kam nevoje per ndihme me teper se kurre. Lotet me lagin syte vrullshem dhe me verbojne shikimin.. Si mund te mos jetoj me ate qe dua,me ate qe krijova frutin me te embel,ty biri im. O Zot! Pse duhet te jete kaq e tmerrshme nje ndarje e tille?! Pse duhet te me kushtoje kaq shtrenjte ne shpirtin tim? Edhe pse deri tani kam arritur te dukem e forte ne syte e te tjereve,kete rradhe qe humba gjene me te shtrenje te zemres sime nuk mundem. Ai ishte shume per mua.Me shume se nje i dashur,me shume se shok,me shume se gjithcka. Ishte simboli i jetes,i dashurise,simboli i lumturise se perjetshme.. I asaj lumturie me te cilen te krijuam ty si trashegimtar,por qe eshte shkruar qe te mbetesh vetem,ashtu si pakuptuar nga disa kapricio te tij. Tani qe ishim te rritur me prepotencen se dinim gjithcka,thyem si pa dashur kristalitetin e gjese me te vyer qe takuam: dashurise.,Lotet rreshqasin pambarim. Jeta eshte e gjate per tu kaluar vetem dhe shume e shkurter kur ndahesh nga ai qe do.,
    "Carpe Diem"

  4. #14
    Ngelem unė! Maska e DI_ANA
    Anėtarėsuar
    30-12-2006
    Vendndodhja
    France.
    Postime
    5,874
    Nje dite do me pyesesh per ate qe kurre nuk do kesh rastin ta therrasesh babi,vogelushi im. Dhe ate dite do te te flas si shok.Do te them se si ai vendosi qe mos jetonte me me ne dhe qe ardhja jote ne kete bote i ngjalli frike dhe pasiguri. Bota e te rriturve eshte shume e ngaterruar dhe ti nuk do mund ta kuptosh dot,por ai nuk me donte me dhe kur dy njerez nuk duhen me,vendosin te ndahen. Por ti do jesh gjithmone engjelli im,ylli im,shpirti im dhe kete as ndarja me te dhe as bota mbare nuk mund ta ndryshojne.Une te dua shume vogelush dhe mezi pres diten kur do shohesh diellin dhe syte e mi plot dashuri..dhe deri ate dite qendro i sigurt brenda qenies time.Enderro vogelush..
    "Carpe Diem"

  5. #15
    pa meshire per injorancen Maska e stella_senza_cielo
    Anėtarėsuar
    30-07-2008
    Vendndodhja
    Ne qiell pa diskutim....po jo ne ate qiell qe te gjithe deshirojme...ky qielli ku jetoj une ka shume mbeturina njerezore....qe fatkeqsisht vetem po te isha e tille do dija ti shmangia e ti torturoja :p
    Postime
    617
    Do vije nje dite kur vec hije do kete perreth....hije te kesaj vuajtje te pafund....hije qe ndoshta sdo mund te prekin pafajsine por do lene thjesht nje shije te hidhur kujtimi.....kush eshte ai qe s'vuan ne kete bote....kush eshte ai qe se ka veshur kurre hidherimin????.....egzistojne shume te tille ne kete bote dhe fatkeqsisht kane per te mbetur rober te asaj vuajtje te pajetuar ....Ti mos ki frike o njeri se ne kete bote s'ka vetem padrejtsi....diku....ndoshta dhe larg ka ende dicka te pa provuar qe do te sjelle serish shijen e vertete te jetes....qe do te beje qe hija larg te shkoje aty ku me te mos lendoje....kur boten gri e mendon mantelin gri do ta kesh prane gjithmone....pse mos provosh ta ngjyrosesh boten....e ndoshta papritur do vezhgosh sesi ylberi do arrije ta c'ngjyrose gri-ne dhe kshu ti mund te vesh buzen ne gaz se do kuptosh qe endrra do vije nje dite ne realitetin e diteve qe do ti kesh te mbushura plot....
    adesso si che ho trovato il mio cielo forever and ever

  6. #16
    Ekuiliber shpirteror Maska e ARKIA
    Anėtarėsuar
    29-07-2006
    Postime
    1,068
    .... dhe erdhi kjo dite kur ne camaroket e dikurshem jemi rritur e nen "komanden' tone kufizojme camaraklliqet qe dikur benim vete, tashme tek te "pjellet" tane e kthehemi prapa ne kohe tek psheretimat e me te rriturve "degjome mua se jam me i madh, dicka di me teper". Kush mendonte se ajo "me teper" nuk mesohej as ne shkolle, thjesht donte kohe, shume kohe pse jo pak kohe, kaq shpejt sa iken vitet... .!
    Gjithmone ka vend ne kete bote per nje "do te vije nje kohe" thjesht brezat jane deshmitare dhe me teper ata qe rrefejne kane dhe dokumenta, si te thuash... .
    Ate per te cilen nuk ishim te pergatitur shpirterisht(te pakten) eshte syrgjyni , arratia, ndarja nga toka qe zbathur e rrahem dhe derdhem therimet e copes se bukes me ..... ndoshta pa "me'' shume here dhe te velur ndoshta nje X5 na ngushellon tragjikisht larguar nga shija, kuptimi dhe jo per si jetonim, por per cfare na takon te bejme per te mbledhur therrimet e thara te dikurshme per te krijuar mozaikun, pazzles qe ngelen pa u perdorur si nga frika se mos riperseritet ajo kohe e ndyre ne te vertete e bukur sidoqofte sepse ishte koha kur femijeria jone lulezonte paditur pse , (pse jo dhe si) ngelet nje fragment qe nuk ka asnje program ta editoje sakte pervecse pena dhe fjala e nje artisti deshmitar i asaj kohe ndaj dua te behem artist kur te rritem....... valle?


    -E c'te them tjeter mor bir.... kohe te tjera ishin .... .
    -Mire mor dad po pse duhet te pish per keto qe te qetesohesh..... .
    Yep.... !
    Gezuar!
    Ndryshuar pėr herė tė fundit nga ARKIA : 15-02-2009 mė 20:12
    Uji: H2O
    Rakia: H2 OOOOO HO HOOOO

  7. #17
    Ngelem unė! Maska e DI_ANA
    Anėtarėsuar
    30-12-2006
    Vendndodhja
    France.
    Postime
    5,874
    ......Do vije nje dite ku jeta do te te prezantoje me miqte dhe armiqte e saj..Nje dite kur do te kuptosh qe ardhja jone ne kete bote nuk na eshte dhene kot!
    Nje mision per secilin nga ne per te bere dicka te bukur dhe te mire....per te lene gjurme per te cilat ata qe do leme pas vetes te jene krenare..
    Do vije nje dite biri im kur bashkimi i syve te tu me te mite do jene nje rreze e vetme dhe e pathyeshme dashurie. Nje rreze e cila nuk mund te venitet kurre,qe nuk mund ta shuaje dot as bresheri, as shiu dhe as vuajtja vete..
    Nje dite kur une dhe ti do te jemi nje....megjithese ne trupa te ndryshem.
    Eshte shume me vlere lidhja e gjakut...eshte dicka e padiskutueshme qe nuk ka vdekje kurre.
    Do vije ajo dite kur do te te flas per bukurite dhe mrekullite e kesaj bote...Nje dite ku do te mundohem me te gjitha forcat e mia qe te te ruaj nga e keqja...
    Nuk do deshiroja ta njihje kurre....do doja te njihje vetem lumturine...Do doja te njihje dhe te pranoje qe ne kete bote dashuria eshte gjeja me me vlere qe ekziston...Dhe do te kerkoja qe ta respektoje dhe te besoje ne te...Gjithmone!!!
    "Carpe Diem"

  8. #18
    Ngelem unė! Maska e DI_ANA
    Anėtarėsuar
    30-12-2006
    Vendndodhja
    France.
    Postime
    5,874
    ..........Do vije nje dite ku do te them qe as ti dhe as une nuk jemi shkaterrimtaret e jetes se tij ..Edhe pse sot na bejne te tille.
    Do vije nje dite ku prania jote do me japi ate force per te cilen kam aq shume nevoje sot!
    "Carpe Diem"

  9. #19
    Denim Division Maska e Diesel Industry
    Anėtarėsuar
    05-05-2005
    Vendndodhja
    Rome
    Postime
    901
    Di_Ana me fal nqs jam ndoshta jashte teme, por shkrimi yt me beri te mendoj per raportin dhe ndjenjat prind-femije.
    Dhe dashur pa dashur me erdhi nder mend ky episod:

    I ati i te madhit Fabrizio de Andre, ishte nje avokat i njohur ne qytetin e tij.
    Dikur- thoshte ai- kur dilte tim bir ne rruge,njerzit thonin : Shikoni, eshte i biri i De Andre.
    Ndersa tani kur dal une ne rruge dhe njerzit thone: Shikoni, eshte i ati i De Andre.

    Ehhh.. A mund te kete krenari me te madhe per nje prind?
    Ndryshuar pėr herė tė fundit nga Diesel Industry : 14-04-2009 mė 17:11
    Nqs nje dite zgjohesh dhe nuk e sheh diellin, ose dielli je ti vete ose ke vdekur (Jim Morrison)

  10. #20
    Ngelem unė! Maska e DI_ANA
    Anėtarėsuar
    30-12-2006
    Vendndodhja
    France.
    Postime
    5,874
    Citim Postuar mė parė nga Diesel Industry Lexo Postimin

    Ehhh.. A mund te kete krenari me te madhe per nje prind?
    Jo nuk besoj te kete.Shume bukur je shprehur.
    "Carpe Diem"

Faqja 2 prej 3 FillimFillim 123 FunditFundit

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund tė hapni tema tė reja.
  • Ju nuk mund tė postoni nė tema.
  • Ju nuk mund tė bashkėngjitni skedarė.
  • Ju nuk mund tė ndryshoni postimet tuaja.
  •