-
Do vije nje dite...
Do vije nje dite....Nje dite ku njerezit do me thone:"_Ky eshte femija juaj dhe do jetoje si i tille.Do rritet prane jush edhe pse ju vete nuk keni mbaruar se rrituri.Po eshte djali juaj.Amen!"... Do kete dite kur gjithƧka do me duket plot jete dhe jo e zbrazet si me pare.Do vijne dite kur ai do jete semure dhe une bashke me te,dite kur ai do qeshe dhe ku do i ngjaj lumturise vete.Dite ku ai do kollitet dhe ku do me duket se po mbytem vete,dite ku ai mund te kete temperature dhe jam une ajo qe mbushem me djerse.
-
-
....Dite ku ai si cdo femije mund te mbushet me pucrra dhe te jem une ajo qe kruhet deri ne gjak.Do vije nje dite ku vete zogjte do ta pershendesin dhe ai duke ditur te gjitha gjuhet e botes do tu pergjigjet.Floket e tij do jene te mbushur plot me rere,ashtu sic jane duart dhe rrobat e mia.Ai do rreshqasi duke luajtur dhe nuk ka per te patur frike kurre sepse do jem mbrapa tij.Do jem gjithmone mbrapa tij...Do kete momente kur ai do qaje i pa ngushelluar as nga une
ne qe do jem nena dhe babai i tij.Dhe aty do filloj dhe une duke qare pasi do me duket qe jemi vetem ne kete bote dhe si fatkeqe.Dhe kam per te mallkuar "te munguarin" qe na la kaq te vetmuar...Do kete momente ku im bir do me buzeqeshe sikur te isha bota vete,i lumtur dhe plot hare.Dhe atehere do me duket vetja aq e fuqishme sa do qesh me te,bashke me te,sepse do jemi vetem ne kete bote dhe shume te lumtur.Dhe aty do me vije keq per "te munguarin",sepse u zhduk pa ditur se cfare humbte dhe pa e njohur ate qe humbi...Do kete momente ku vetmija e zeze do me pushtoje dhe pse nje dore e vogel do me perkedhele.Do kem etje per perkedhelje dhe ngrohtesi,uri per pasion dhe cmenduri.Deshire per nje mashkull qe do me deshiroje,nje mashkull qe do me doje..
Ndryshuar pėr herė tė fundit nga DI_ANA : 07-02-2009 mė 15:42
"Carpe Diem"
-
-
....Dhe do vijne ditet kur im bir do terhiqet duke u munduar te ece,dite kur do mesoje si te rrije ulur,ditet kur te filloje te ece,te flase,te thote fjalen e pare.Dhe pastaj ditet ku do shkoje ne shkolle,prerja e flokeve,ikja ne pishina,bicikleta e pare.Gjithe jeta e tij e drejte dhe e bukur e mbushur plot me drite dhe dashuri.Nje jete femije...Dhe mbase nje dite,"i zhdukuri" do kthehet,pa dashurine tone dhe aspak i falur...por as dhe i harruar...Ndoshta?.....Dhe ja ketu fillon historia... PS;Vazhdon.
-
-
i/e regjistruar
.........dhe ēdo ditė t'i do tė ndjehesh mė e vlersuar,mė e frymėzuar, mė e shpresuar....
.........dhe ēdo ditė t'i do tė din pse jeton, sa e lumtur do tė jesh, sa dashuri do tė falish, dhe sa dashuri nė pafundėsi do tė ndjesh nga njė krijesė engjėllore........sa e lumtur do tė jesh.......
-
-
Femra ka luftuar gjithmone per te fituar dashurine e mashkullit dhe po gjithmone e ka pesuar prej tij.Sa e dhimbshe eshte kjo pjese e realitetit,sa e veshtire per t,u pranuar,por dhe sa e shpeshte ne shume zemra. Me kujtohet kur kam lexuar se si Zoti krijoi femren.Ai nuk hoqi nje kocke nga koka qe gruaja ta qeveriste dhe ta komandonte burrin dhe as nuk hoqi nje pjese nga kemba qe ai ta shkelte dhe ta perbuzte,por nga kraharori qe ai ta mbante ngrohte dhe ta mbronte sa here kishte nevoje.Gruaja me shume se cdo gje tjeter ka nevoje per dashuri.Eshte krijesa qe lind dashurine dhe si e tille gjithmone e kerkon kete ushqim te bekuar per te siguruar mbijetesen e saj.Mund te jetoje dhe pa dashuri,por atehere nuk do te quhej me femer,por do te ngurtesohej dhe do te kthehej ne nje dru qe as nuk flet e as nuk do,vetem jeton.Por a ia vlen qe vetem per te jetuar duhet te kalohen ditet pa dashuri?!.Me mire te mos jetohet fare dhe ata qe duan te krijojne nje mbreteri ne toke,nje mbreteri qe do te kete si ligj themelor dashurine e perjetshme,ate qe do te lere gruan grua dhe burrin mbrojtes dhe dashurues te kesaj ndjenje te madherishme.Por ky ligj iu duket pak i rendesishem tokesoreve. Ky ligj eshte per te dobetit sipas tyre.Ku i dihet pastaj se kush do te mbetet i dobet dhe kush do te behet i forte,por gruaja,kjo qenie e brishte mund te kthehet ne bishe nga keto mutacione qe iu bejne ligjeve te Zotit burrat....Do vije nje dite ku do te them si jepet dashuria biri im. Do vije nje dite...
-
-
Biri im!_do te them nje dite.Dashuria si te gjitha gjerat ka lekundjet e veta..Ajo sa eshte e forte eshte dhe e brishte. Eshte bashkim i dy njerezve qe vijne nga mentalitete te ndryshme,me mendime te ndryshme,perceptim te ndryshem te jetes,por qe duhen. Duhet te bashkohen ne nje gje te vetme dhe te jene pergjithmone bashke,ashtu si dua une dhe si duan te gjithe ata qe duhen. Dhe eshte pikerisht kjo qe duhet t,i shtyje te lene merite dhe gjerat qe i ndajne. Duhet te bashkohen ne nje gje te vetme,Dashuria e vertete eshte njelloj lidhje qe te mbyt dhe nuk te le te shikosh pertej saj,qe i ben te gjithe njerezit te duken me te shemtuar se ai/ajo qe do ti,te ofron gjithe boten brenda saj. Por ka njerez biri im,per te cilet dashuria e tjetrit nuk mjafton,bile as bota. Duan te shohin nese ka me shume. Per kete gabojne duke hedhur syte tek te tjeret,por nuk e kuptojne se me kete gje i kane shkaktuar dem vetes dhe atij qe duan....
-
-
Sot po te flas biri im ndonese nuk me degjon akoma.Diten qe do shohesh jeten ne driten e diellit dhe i cliruar nga trupi im,do te flas akoma me shume....Sot vogelush kam frike ndaj vetmise.Jeta e lidhur pas nje tjetri eshte gjithmone si nje tren qe sipas letrave eshte ne emrin tend,por qe timonieri eshte dikush tjeter qe te end atje ku do ai. Ne baze te dashurise dhe respektit te tij ndodhin te gjitha te tjerat. Gjithsesi ne bote nuk ndodhin gjera qe dashuria mund t'i perballoje te gjitha. Madje ka raste qe ajo nuk perballon dot as intensitetin e saj,sepse eshte e madhe,e pakufishme,e paperballueshme. Si nje dragua i madh qe ka nevoje per shume gjak dhe dhimbje qe te siguroje mbijetesen e vet... Kam frike vogelush,kam shume frike,saqe nganjehere nuk me ze gjumi naten,por ajo qe me tremb me shume eshte se une nuk kam asgje ne dore per te parandaluar qe te ndodhe ndonje gje e keqe. Po ndodhi,jam une ajo qe do vuaj me shume se e di qe mua do me gjeje te papergatitur.Eshte e pamundur te jetoj pa te. Shpesh mendoj me vete,pse duhet te jete gjithmone nje burre ai qe plagos femren ne menyre te parikthyeshme,pse duhet te ishte aq me teper ai per te cilin ajo vetflijon pjeset qe per te dikur ishin me te rendesishmet? Dhe pergjigjia me tremb me shume. Se keshtu ndodh tek te gjithe Burrat miklohen nga dashuria e tepruar dhe nga ambjenti ku jetojne duke menduar se te gjithe kete dashuri ata e meritojne pa bere asnje gje vetem per faktin qe jane burra,e meritojne per faktin se jane ata pa te cilet femra nuk ben dot asnje hap ne jete.....
-
-
.....Kalimi nga matriakati tek patriakati eshte i dhimbshem,nje lufte te cilen bota eshte munduar ta fshehe per te ruajtur ekuilibrin njerezor,por qe transmetohet gjenetikisht nga brezi ne brez,nga kultura ne kulture,nga faqja ne faqe. Ai transmetohet qe tek femija ne bark te nenes nga menyra se si ai mune te perceptoje dashurine e prinderve te tij,nga menyra se si babai sillet me nenen,si jeta kthehet ne ferr per disa gra te cilat pasi kane humbur dashurine e burrave kane mbetur me vetem se kurre,me te heshtura se kurre duke pasur si perfundim jetesor detyren e dashur te rritjes se femijeve...Dhe nuk dua te jesh nje nga keto burra biri im.
-
-
Urime Ana.Si nene e re qe jam me preke me keto shkrime.
-
-
....Me jane keputur duart biri im.E dua aq shume ,megjithese e di se fjalet e tij nuk mund te jene te verteta. Por ndonjehere njeriu do t'i besoje dickaje,do t'i besoje dikujt qe te ndihet i mbrojtur. Dhe nuk dua ta hedh poshte sot kete shanc qe me ka falur jeta. Nuk dua te hedh poshte ate qe te krijoj,sepse e di qe bashke me te do hedh poshte shume gjera te vyera.duke perfshire dhe qetesine time e cila me eshte kaq e nevojshme tani,si per ty ashtu dhe per mua vogelush. Por mendja nuk me rri dot pa shkuar tek e nesermja,qe te gjithe njerezit e enderrojne me te mire se te sotmen,por eshte me e sterosur,me e nxire dhe me e dhimbshme. Jeta gjithsesi eshte nje autostrade ku ne jemi makinat qe ecin me shpejtesi dhe duhet te bejme kujdes qe mos gjendemi te gremisur ne ndonje rreze te saj...
-
Regullat e Postimit
- Ju nuk mund tė hapni tema tė reja.
- Ju nuk mund tė postoni nė tema.
- Ju nuk mund tė bashkėngjitni skedarė.
- Ju nuk mund tė ndryshoni postimet tuaja.
-
Rregullat e Forumit
Krijoni Kontakt