... Sidoqofte, kjo tani ishte mjaft e durueshme, dhe sikur te mos
keqesohej, s'di te kishte pse te merakosej.Veē do te donte te kishte qene ne nje shoqeri me te mire.Mendoi nje ēope here se me ke do te donte te ishte. Jo,mendoi, kur vazhdon te besh nje gje teper gjate e teper vone , s'ke pse pret qe te te mbetet dikush prane. Njerezit kane ikur te gjithe. Pritja mori fund dhe tani ke mbetur vetem ti me te zonjen e shtepise.
Dhe te vdesesh, qenka po njelloj e merzitshme sa dhe gjithēka tjeter ,mendoi.
- C'merzi! - tha me ze te larte.
- Cfare, shpirt?
- Cdo gje qe zgjat shume.
Ai e pa fytyren e saj,mes tij dhe zjarrit. Ajo qe mbeshtetur pas shpines se karriges dhe flaka ndriēonte fytyren e saj me ca rrudha qe ia benin t'i dukej edhe me e kendshme dhe vuri re se asaj po i vinte gjume. Ai degjoi hienen se si u skermit, duke u afruar thuajse aty ngjitur me rrethin e ndritshem qe krijonte zjarri.
- Shkruajta, - tha. -Po me lodhi.
- Si thua, flet dot?
- Patjeter. Po ti pse s'vete te futesh ne ēader?
- Kam qejf te rri ulur ketu me ty.
- S'ndien diēka te ēuditshme? - e pyeti ai.
- Jo. Kam vetem pak gjume.
- Une e ndjej, - tha ai.
Sapo e ksihte ndier vdekjen prape t'i kalonte prane.
- E di qe e vetmja gje qe nuk e kam humbur kurre ka qene kureshtja, - i tha ai asaj.
- Ti s'ke humbur asgje, je njeriu me i plote qe kam njohur ndonjehere.
- O zot, - ia beri ai. - Si s'marrin vesh dot asgje keto grate. C'i thone kesaj? Kjo eshte intuita jote?
Sepse tamam atehere vdekja sapo kishte ardhur dhe e kishte mbeshtetur koken te kembet e shtratit, dhe ai ia ndjeu frymemarrjen.
- Mos e beso asnjehere se ajo eshte ashtu siē e vizatojne, me kose e me kafke, - i tha gruas.
- Mund te jete fare mire dhe dy police me biēiklete, o nje zog. Ose mund te kete turirin petashuq, si ai i hienes.
Tani ajo po i ngjitej ne trup, por veēse s'kishte me asnje fare forme. Thjesht qe diēka qe zinte nje pjese te vendit.
- Thuaje te ike.
Por ajo s'iku, perkundrazi iu avit edhe nje ēike me prane.
- C'dreq firome qe ke, - i tha ai. - C'ndyresire!
Ajo iu ngjit edhe ca me shume, aq sa taniai s'levizte dot me , dhe kur e pa qe s'qe i zoti te fliste, ajo iu afrua edhe me e ai u orvat ta debonte, por ajo gjeja iu turr persiper, duke i renduar permbi gjoks me gjithe peshen, e teksa ajo i rrinte aty e kruspullosur e ai vete s'qe i zoti te levizte e as te fliste, degjoi gruan qe po thoshte: "Buana po fle. Ngrijeni krevatin me shume kujdes dhe ēojeni brenda ne ēader".
Krijoni Kontakt