Kozeta udhėheq

SUELA FURRIKU



Asnjėherė nuk ka ndodhur mė parė nė Akademinė e Arteve, qė studentė tė tė gjitha degėve tė bashkohen nė njė koleksion dashurie, tė vėnė veten nė skenė edhe si studiues tė gjinive tė tjera. Kjo vjen nė njė spektakėl, muzikal, qė do tė organizohet mė 10 shkurt. Dhe kėtė po e drejton pėr herė tė parė, lindur nga ideja e saj, koreografja e dikurshme e Teatrit tė Operės dhe Baletit, qė theu tabutė e kėtij institucioni dhe mentalitetin pėr baletin modern nė botėn televizive, sot pedagogia e Arteve, Kozeta Bakiu





Kozeta udhėheq



Intervistoi: Suela Furriku

Asnjėherė nuk ka ndodhur mė parė nė Akademinė e Arteve qė studentėt tė tė gjitha degėve tė bashkohen nė njė koleksion dashurie, tė vėnė veten nė skenė edhe si studiues tė gjinive tė tjera. Kjo vjen nė njė spektakėl, muzikal, qė do tė organizohet mė 10 shkurt. Dhe kėtė po e drejton pėr herė tė parė, lindur nga ideja e saj, koreografja e dikurshme e Teatrit tė Operės dhe Baletit, qė theu tabutė e kėtij institucioni dhe mentalitetin pėr baletin modern, sot pedagogia e Arteve, Kozeta Bakiu.

“Ky muzikal pėrfshin detyrat e disa prej studenteve tė akademisė, tė cilat reflektojnė nė njė shfaqje tė ndarė nė tri pjesė tė ndryshme. Ky ėshtė njė muzikal, i cili ka pėrmbajtjen e njė koleksioni dashurie”, - thotė Kozeta, qė tani ėshtė e pėrkushtuar prej vitesh me punėn e studentėve, pasi me rezerva na tregon njė shkėputje pak tė hidhur nga Teatri i Operės dhe Baletit. Ēfarė ka ndodhur dhe sa nė koherencė ėshtė baleti i sotėm nė Shqipėri, Bakiu e lidh pikėrisht me kėtė brez studentėsh. Ky spektakėl ėshtė njė nga triumfet e saj si ideatore, vetėm pėr tė hequr dorė nga klishetė e mėsimdhėnies klasike nė akademi.



Po punoni me njė grup studentėsh pėr tė vėnė nė skenė njė muzikal. Ēfarė mund tė na thoni mė shumė rreth tij?



Ky muzikal pėrfshin detyrat e disa prej studenteve tė akademisė, tė cilat reflektojnė nė njė shfaqje tė ndarė nė tri pjesė tė ndryshme. Ky ėshtė njė muzikal, i cili ka pėrmbajtjen e njė koleksioni dashurie. Pjesa e parė quhet “Step up 2”, nė tė cilėn interpretojnė balerinė qė nė tė njėjtėn kohė edhe aktrojnė, kėndojnė etj., me koreografi dhe ide tė studentėve Andi Vrapi, Sindi Gjoka, Besi Skura, dhe Endri Nebi. Pjesa e dytė e muzikalit titullohet “Mama mia”, pėr tė cilin ne kemi marrė vetėm njė aktor, sėrish edhe ai student i aktrimit. Ndėrsa ideja dhe koreografia vjen nga Romina Kaso, Fatjon Lito, dhe Ilda Rapo. Kjo, jo se nuk mund tė merret njė aktor i njohur, por ka ardhur nė kuadėr tė bashkėpunimit mes studentėsh qė studiojnė nė gjini tė veēanta tė artit. Unė mendoj se, qė tani, ata duhet tė krijojnė lidhjet e veta, si me aktorin, regjisorin, skenografin etj. Pra, janė futur elementė tė jashtėm pėr kėtė qėllim.

Tek pjesa e tretė, “Nuse dhe paragjykimi”, e cila ėshtė njė pjesė shumė interesante, me tė cilėn ne edhe kemi menduar qė ta mbyllim pėr shkak tė atmosferės qė ajo krijon nė formėn e njė feste. Dy personazhet kryesore janė dy studentė qė vijnė njėri nga shkolla e aktrimit dhe tjetri nga regjia. Ėshtė sėrish njė tjetėr bashkėpunim, sigurisht edhe me balerinėt, tė cilėt janė Isida Mollaymeri, Fatlinda Smalaj dhe Sonila Tafa.



Cila ėshtė veēoria e kėtij muzikali?



Asnjėherė nuk ėshtė parė qė studentė tė degėve tė ndryshme tė Akademisė sė Arteve tė vėnė veten nė skenė edhe si studiuesit e gjinive tė tjera. Pra, njė balerin nė skenė jo vetėm kėrcen, por nė tė njėjtėn kohė edhe kėndon apo aktron, apo e anasjelltė pėr njė student qė studion nė njė zhanėr tjetėr. Po ashtu, pėrveēse po mėsojnė profesionin e koreografisė, ata marrin shumė informacion edhe pėr regjinė, japin ide pėr skenografinė, pėr ndriēimin etj. Kėto janė elementė tė domosdoshėm qė i duhen njė spektakli tė mirėfilltė dhe unė kam menduar se kėta tė rinj duhej t’i provonin kėto pozita qė tani, qė nė auditor. Kjo, pėr arsye se kur tė dalin nė jetė, ata tė jenė tė parapėrgatitur pėrballė ēdo lloj sfide, apo defekti tė paparashikueshėm nė njė aktivitet tė ēfarėdoshėm artistik.



Nga erdhi propozimi i kėtij lloj spektakli, tė palėvruar mė parė nė skenėn tonė?



Ky aktivitet organizohet pėr herė tė parė nė Akademinė e Arteve, sepse asnjėherė nuk ėshtė bėrė njė muzikal. Ishte mendimi im qė nė pėrshtatje dhe diskutime sė bashku me kolegėt e mi tė tjerė nė kuadėr tė ndryshimit tė programeve.



Ku qėndron ndryshimi mes programeve tė mėparshme dhe prurjeve tė reja? Pse u pa i nevojshėm ky hap?



Kanė qenė programe tė tjera, por me avancimin e kohės ėshtė parė e nevojshme qė tė ecim edhe me ritmin e saj. Kemi provuar qė tė provojmė elementė tė rinj, tė cilėt janė tė pėrshtatshėm dhe aktualė. Muzikalin ne nė kohėn tone nuk e kemi bėrė, dhe mė parė nuk ishte formė e aplikueshme. Ndėrkohė qė tani, meqė ėshtė shumė i pėrhapur nė botė, menduam qė kjo ėshtė koha mė e mirė qė tė serviret si diēka e re, si njė risi, e cila do t’i shėrbejė njė tė ardhmeje tė sigurt ēdo studenti qė e kalon atė.



Pėrveēse pedagoge, cili ėshtė roli juaj nė kėtė aktivitet?



Unė i drejtoj, u jap shumė mendime dhe kėshilla. Nuk janė tė pakta rastet qė tė gjithė punėn edhe ua kthej, duke i detyruar qė ta fillojnė atė edhe njė herė nga e para. Nė tė njėjtėn kohė kemi edhe bashkėpunime me skenografė, por sigurisht kemi edhe idetė tona, meqenėse e njohim mė mirė pjesėn qė do tė luhet. Nė anėn tjetėr, kam qenė unė ajo qė kam ftuar edhe pedagogė tė tjerė nga fusha e skenografisė, nga regjia, vetėm pėr t’ju pėrshtatur dhe pėr t’ju dhėnė njė ndihmesė mė shumė studentėve, sepse duke i parė vazhdimisht vetėm syri ynė, natyrshėm ai mėsohet dhe lodhet po ashtu. Ndėrsa duke e parė me njė sy tė jashtėm, si mė i freskėt, do tė matim veten se nė ē’nivel jemi dhe se deri ku do tė shkojmė. Njė vėrejtje sado e vogėl qė tė bėhet, pėrmirėson diēka. Mendoj se jemi tė hapur gjithnjė ndaj ēdo kritike dhe diskutimi, pasi pėr ne ėshtė i vlefshėm.



Ju thatė qė studentė tė koreografisė do tė aktrojnė, kėndojnė, apo e anasjella. Si do tė arrijė ta kuptojė spektatori si ndėrthurje tė njė teknike tė re?



Mua nuk mė intereson se sa e kupton spektatori. Qėllimi jonė si pedagogė ėshtė qė studenti tė dalė sa mė i pėrgatitur. Nėse nė shfaqjen finale, spektatori e duartroket atė, do tė thotė se ajo ėshtė pėlqyer dhe ne kemi arritur tė realizojmė gjithēka, pavarėsisht nėse ai e ka kuptuar qė ėshtė diēka e re, apo e konsumuar edhe mė parė. Veē kėsaj, Akademia e Arteve ka njė spektator tė sajin dhe tė vazhdueshėm, i cili bėn dallimin kur ėshtė diēka e re dhe e mirė, si dhe kur ėshtė diēka qė e ka parė vazhdimisht, por nė fund tė fundit janė duartrokitjet ato qė do tė japin vlerėsimin final.



Ku jeni mbėshtetur nė pėrzgjedhjen e kėtij repertori?



Jam bazuar nė pjesė, tė cilat jam e sigurt se nuk janė vėnė asnjėherė nė Shqipėri, nė asnjė lloj skene. Jemi bazuar nė repertorin botėror, por asgjė nga kėto koreografi nuk ėshtė kopjuar, por thjesht gjithēka ėshtė e pėrshtatur pėr njė shfaqje “shqiptare” gjatė natės sė 10 shkurtit. Koreografitė nė vetvete janė tė reja, tė pėrshtatshme pėr skenėn dhe pėr elementin e balerinėve qė do tė interpretojnė nė atė skenė. Pėr kėtė kurs po ashtu pėr herė tė parė ndėrhyjnė edhe nė dramaturgji tė pjesės. Nė qoftė se mė parė janė vėnė thjeshtė pjesė baleti, kėrcime, duete, trio, monologė, variacione meqė nė fund tė fundit pėr tė tilla zotėrimesh ato pėrgatiten, tani po futen nė njė tjetėr fazė, e cila ėshtė dramaturgjia. Kjo vjen pėr arsye qė njė koreograf i mirė, tė jetė edhe njė regjisor, skenograf i mirė dhe tė ketė njohuri tė zgjeruara edhe nė zhanre tė tjera, ndaj koreografia ėshtė e konceptuar si degė e fakultetit tė artit skenik.



Cilat janė rrymat qė do tė lėvrohen nė kėtė muzikal, nė tė tria pjesėt e tij?



Janė tė pėrshtatura nė varėsi tė tre pjesėve. Njėra prej pjesėve ka nuanca indiane dhe nė kėtė rrafsh ne nuk mund tė dalim jashtė karakterit tė kėsaj rryme, pavarėsisht se batutat dhe dialogėt i kemi pėrshtatur me vendin tonė. Nė pjesėn e parė, gjuha koreografikė ėshtė njė gjuhė e ndėrthurur, kontemporane, me pak hip-hop dhe latine, ndėrsa nė pjesėn “Mama mia” do tė pikasen lėvizje dhe elementė tė muzikės sė viteve ’70, tė harmonizuara edhe me kėrcimin e ditėve moderne, sepse edhe vetė ata nuk mund t’i luajnė si nė atė kohė.





Kjo shfaqje do tė vihet mė 10 shkurt, me aq sa i keni parė pėrgatitjet e studentėve, cila ėshtė nota qė u vini paraprakisht?



Nuk mund t’u vendos dot notė, sepse unė e quaj veten pjesė tė kėtij aktiviteti. Por nė tė vėrtetė jam pak e rreptė nė vlerėsime dhe notėn maksimale nuk i kam vėne askujt, kjo edhe pėr arsye se as vetes sime nuk i kam dhėnė asnjėherė notėn maksimale. Por, notėn do t’ia vėrė vetėm spektatori. Ajo pjesė qė do tė jetė mė tepėr e duartrokitur, do tė jetė me e realizuar, por personalisht mua mė pėlqejnė tė tria pjesėt, sepse janė krejtėsisht ndryshe nga njėra-tjera.



Cili ėshtė kontakti qė i lidhni studentėt me informacionin se ēfarė ndodh nė Perėndim nė botėn e koreografisė, pėr tė qenė sa mė nė koherence me tė?



Nėse flas si katedėr nė kėtė rast, kemi njė lidhje shumė tė mirė mes njėri-tjetrit dhe mundohemi qė tė jemi sa mė koherentė me kohėn, pavarėsisht se ku jetojmė dhe ēfarė transmetohet nėpėr televizione. Nė Akademinė e Arteve zhvillohen pothuajse tė gjitha zhanret, si klasike, moderne, apo kontemporane. Ne e kemi menduar shkollėn si njė laborator, duke mundėsuar shumė ide tė reja dhe tė kohės. Kjo vjen nėpėrmjet tė rinjve, por ne si udhėheqės kursi, i drejtojmė drejt shinave tė duhura. Repertori nė krijimtari zgjidhet nga studentėt, ndėrsa nė lėndėt e tjera ua ofrojmė ne, sepse kėtu nuk aplikohet vetėm koreografia. Ka disa baza dhe njė program tė caktuar, ku ne vetė i nxisim qė ata tė sjellin ide tė reja. Por nė tė njėjtėn kohė i dimė edhe aftėsitė e studentėve, duke na lėnė tė kuptojmė se ēdo njėri prej tyre ka individualitetin dhe personalitetin e tij. Pikėrisht kėtu ai formohet si balerin, ashtu edhe si koreograf. Duke pasur parasysh studentin, neve kėrkojmė maksimumin prej tij, nė atė gamė qė ai jep mė tė mirėn e vet.



Nė bazė tė punės suaj me studentė, gjatė viteve tė fundit a keni vėnė re njė zbehje, apo njė dėshirė tė theksuar pėr baletin nga tė rinjtė?



Si pedagoge e brendshme nė Akademinė e Arteve unė jam emėruar nė vitin 2000, pavarėsisht se mė parė unė punoja edhe si e jashtme nė kėtė shkollė. U bėnė tetė vjet qė unė jap mėsim kėtu, ndėrkohė qė gjatė kėsaj kohe kam vėnė re njė rritje tė kėrkesės pėr tė bėrė njė shkollė koreografie, edhe pse jo tė gjithė janė nė gjendje ta kuptojnė se ēfarė do tė thotė tė mbrosh njė degė tė Akademisė sė Arteve. Nga pamja e jashtme pėr tė gjithė dukjet si diēka e lehtė, e bukur e kėndshme, por nė tė vėrtetė ata pėrballen me njė tjetėr realitet. Megjithatė, kam vėnė re se tė rinjtė e duan baletin dhe pėr kėtė dėshira ka ardhur vetėm duke u rritur.



Cila ėshtė rryma muzikore pas sė cilės ata rendin mė sė shumti?



Mendoj se studentėt janė ende shumė tė rinj pėr t’u identifikuar me njė rrymė tė specifikuar, por unė personalisht i shtyjė qė t’i mėsojnė tė gjitha, me qėllim qė nė njė tė ardhme ata do ta gjejnė vetveten nė atė qė duan tė mėsojnė. Nėse njė regjisori i kėrkohet njė muzikė latine, apo hip-hop, ata do tė jenė tė aftė ta realizojnė dhe asnjėherė tė mos i thonė “jo” njė kėrkese tė ngjashme. Pra, kjo ėshtė edhe ideja kryesore. Megjithatė, tė gjithė duhet tė jetė tė gatshėm qė tė realizojnė njė vepėr artistike nė njė spektakėl, qoftė skenik, televiziv, duet, apo solo, tė dinė ta pėrballojnė.



Ecim pak ndėrvite. Ju mbaheni mend si njė nga koreografet jo vetėm tė Teatrit tė Operės dhe Baletit ku keni punuar, por dhe nė botėn televizive, qė keni thyer tabutė duke i dhėnė baletit shqiptar frymėn moderne...



Tek unė ekzistojnė dy lloj dimensionesh profesionale, si koreografe nė spektaklet televizive, ku kam marrė pjesė, por nė tė njėjtėn kohė edhe si pedagoge, fillimisht nė shkollėn e baletit dhe mė vonė nė Akademinė e Arteve, pasi nė atė kohė edhe vetė kėrkoja njė ngritje profesionale. Bumi mė i madh, i cilėsuar si thyerja e njė tabuje do ishte qė nė fillim tė viteve ’90, do tė ishte dalja paksa nga kėrcimet klasikes, ku pėrveē tyre nuk ekzistonin rryma tė tjera. Ne ishim ai brez qė futėm elementė tė rinj nė kėrcim dhe pėr herė tė parė u bėnė spektakle televizive vetėm me kėrcimin. Pėr mua ky ishte bumi mė i madh. Edhe sot e kėsaj dite ka televizione qė kanė nė vetvete trupa baleti tė ngritura, tė cilat kanė ardhur si pasojė e rrugės qė arritėm tė hapnim ne. Ndėrsa sa i pėrket anės pedagogjike, ajo ēfarė kėrkoj prej studentėve janė elementėt qė u kam mėsuar pėr vite me radhė, ndėrkohė qė kur ato i shpėrfaqin kėto elementė nė skenė, pavarėsisht koreografit prej tė cilit drejtohen, pėr mua kjo ėshtė njė tjetėr arritje. Shikon njė pasardhės qė ka arritur nivelet mė tė lara nė skenė. Ėshtė njė kėnaqėsi mė vete.



Ju keni qenė pjesė e TKOB, ndėrkohė qė morėt vendimin pėr t’u tėrhequr. Pse?



E ndjeja veten mė mirė nė Akademinė e Arteve, sepse koreografen e bėj edhe me kėta elementė qė kam kėtu, ndėrsa nė Teatrin e Operės mė mungonte pedagogjia. Pedagogjia pėr mua ėshtė t’i japėsh mė tė mirėn nga vetja atij qė nė tė ardhmen dėshiron tė jetė njė pasardhės i imi, njė koreograf, ndėrsa nė opera nuk tė jepet kjo lloj mundėsie. Je thjesht vetėm njė koreografe, si dhe vihen nė skenė ato qė kam nė mendje, ndėrkohė qė nė Akademinė e Arteve mund t’i shpalosėsh nė tė njėjtėn kohė tė dyja kėto drejtime, si koreografinė dhe mėson qė ata tė bėhen koreografė.


06/02/2009

standart