Close
Faqja 0 prej 3 FillimFillim 12 FunditFundit
Duke shfaqur rezultatin -9 deri 0 prej 28
  1. #1
    Fierak Ne Gjak Maska e rolua
    Anėtarėsuar
    25-04-2002
    Vendndodhja
    Toronto - Canada
    Postime
    630

    jeta e nje refugjati te vogel

    tema nuk ka filluar akoma sepse do doja te me thonit ja vlen ta nisesh nje teme te tille?
    zhdo dite do shkruhet nje faqe me aventurat qe me kan ndodhur ketu e 10 vjete ne kete vende te qelbur qe quhet greqi!!
    pres pergjigje edhe mbas nje dite do vendose sipas pergjigjeve tuaja.

    me respekt "roeli"

  2. #2
    El-Letėrsia Maska e macia_blu
    Anėtarėsuar
    04-05-2002
    Vendndodhja
    michigan usa
    Postime
    2,492
    fillo pra...
    erdha heren tjeter nuk ke fillu,te...te....
    muah, qe ta fillosh
    el-urime.....nga el.
    "Shkolla nuk e ben njeriun me te mencur, e meson te duket i tille" (e.m)

  3. #3
    Fierak Ne Gjak Maska e rolua
    Anėtarėsuar
    25-04-2002
    Vendndodhja
    Toronto - Canada
    Postime
    630
    po une qe ta filloj duhet te pres te me thone edhe te tjeret start.se ndryshe nuk ka kuptim
    Fieri eshte qyteti endrrave te mia
    Fieri qyteti ku kaloj femirija
    Fieri qyteti ku jam ritur me mundime
    Fieri qyteti ku kam folur gjuhen time
    Fieri qyteti ku kam thurrur endrren time

    ......................^_R_o_L_u_A_^

  4. #4
    i/e regjistruar
    Anėtarėsuar
    27-04-2002
    Postime
    76

    jepi

    Roel.....se edhe une kam qejf t'i degjoj.....

    qyfo djali

  5. #5
    E gjifa Maska e Henri
    Anėtarėsuar
    14-04-2002
    Vendndodhja
    Kanada
    Postime
    1,086

    Roel

    po ne ēfare gjuhe do na i shkruash ato aventurat, greqisht? Pastaj ti po i shkruan per qejfin tend apo per shijet e te tjereve?

    Psh, po te te them une mos i shkruaj, ti do t'i shkruaje?
    (Te kuptohemi, une mund te te them mos i shkruaj edhe vetem per inat te el-it, hahahhaha, qe donte te me hiqte gjysmen tende nga shpirti)

  6. #6
    Konservatore Maska e Dita
    Anėtarėsuar
    17-04-2002
    Postime
    2,925
    Roel,

    Nis e shkruaji se do na duket sikur refugjatin e vogel do ta kemi para syve me te vertete. Dher perderisa flet per jeten premton te jete me e gjate se nje shkrim i vetem.

    Shkruaj Roel!

    Pershendetje!
    Dita

  7. #7
    kalimtare--folje Maska e Ani
    Anėtarėsuar
    24-04-2002
    Postime
    126

    ***

    rolo lali,

    jepi, sic te thote lulka, pa e patur mendjen ke ne. ec e ec rrugeve dhe mos harro ku je lal e nga ke ardhur. se ku po shkon pastaj e di vete ti ose te befason rasti mos ki merak. vetem shkruaj dhe po s'te erdhi per mbare kjo jepja kenges ose fishkelle icik se mase te nigjojme ktej nga usa neve e na duket famijare ajo melodi e na qeteson njecike nga nervat lol.

    pershnetje e gjithe te mirat,
    ani

  8. #8
    Gjirokaster ballergjende Maska e Albioni
    Anėtarėsuar
    22-04-2002
    Vendndodhja
    Arizona
    Postime
    225
    Se parakalo Rolaqimu, Start!
    Be peacefull in your pursuit of a beautiful life.

  9. #9
    Fierak Ne Gjak Maska e rolua
    Anėtarėsuar
    25-04-2002
    Vendndodhja
    Toronto - Canada
    Postime
    630
    ok naten do filloje pjesa e pare.si pune filmi.lol

    me respekt "roeli"
    Fieri eshte qyteti endrrave te mia
    Fieri qyteti ku kaloj femirija
    Fieri qyteti ku jam ritur me mundime
    Fieri qyteti ku kam folur gjuhen time
    Fieri qyteti ku kam thurrur endrren time

    ......................^_R_o_L_u_A_^

  10. #10
    Fierak Ne Gjak Maska e rolua
    Anėtarėsuar
    25-04-2002
    Vendndodhja
    Toronto - Canada
    Postime
    630

    Jeta ime para ikjes.

    Ishte 18 Mars i vitit 1985 kur pash drite per here te pare. u rrita si cdo femije, pa kuptuar se cbehej rreth meje, kater vitet e para te jetes time i kalova ne qytetin qe u linda ne Fier pastaj u shperngulem ne Berat per arsye pune se babait qe ishte oficer.Mami ishte mesuse fiskulture ne gymnasin e Beratit, ishim tre femije, une jam me i vogeli i familjes, dy motrat Henri edhe Keida ishin me te medhaja edhe ishin qe te dya ne shkolle.
    U largova nga Fieri duke lene mbrapa njerzit qe kisha ndjere me afer (per vec prinderve) gjyshin ghyshen tezet edhe motren e madhe Henrin.Lash mbrapa lojnat e mia te parat, gezimet e mia te parat te cilat me mall shkoja dhe i kerkoja cdo te Shtune e te Djele.
    Ne Berat njojta njerez edhe shoke te rinje po per mua gjithmone Berati ngeli qyteti i huaj, as gje nuk me terhiqte atie pervec nje lulishte plot me lule edhe stola per pleqte buz lumit edhe kalaja ne maje te malit, qe dukej si kur zoteronte gjith qytetin.
    Trazirat e para me zuren kur isha 5-6 vjece ne berat, shikoja turma njerezish qe mblidheshin ne qendren e qytetit mbasi shtepija jone ndodhej mu ne qender.Parrullat e shumta mbulonin muret e qytetit, parti te ndryshme shkruanin per hesap te tyre.Poshte shtepise tone ishte selia e PDs, mbaje mende nje shtepi te vjeter dy katshe qe hynin e dilnin ter diten njerez, akoma qe nje burre na mblodhi ter kalamajte e lagjes edhe na shperndau ca letra qe ngjiteshin ne per mbluza edhe stampa me shenjen e PDs.
    Me ndryshimin e sistemit u detyrua babai te iki ne Greqi.
    Mbas disa muajsh e kthehu policia mbrapa.Qe athere ne familje filluan diskutimet edhe perpjekjet per te ikur Familjarisht ne Greqi.Une si femije duke pare te tjeret qe sillnin roba te bukura edhe embelsira gezohesha edhe e prisja pa durim ikjen, pa ditur sa mall do kisha per ato qe do lija mbrapa.
    Mbaje mente qe muajt e beharit cdo nate mami lexonte nje fjalore Greke qe te mesonte nja dy fjale, edhe mi thonte edhe mua me nje theks e nje djalekt te pa njohur qe nuk i kuptoja.
    Mbas shume perpjekjesh ne fund te gushtit rregulluam per te ikur pa vize ne per mjet nje doktori qe bente kalim kontrabande. Dy dite para mbasi ishim kthyher ne Fier duke luajtur me shoket me hyri ne veshe nje cope shkume deti e cila me ngacmonte shume edhe u detyruam te venim ne spital qe ta hiqia. Si duket kjo ishte nje menyre pengese ne kete ikje qe nuk u plocua.
    Naten e fundit ndejtem deri vone te shmalleshim me njerzit po une nuk durova shume edhe me zuri gjumi.Ne mengjes ndjeva zerin e babit qe me zgjoje nga gjumi duke me thene
    "ngihu roeli se do ikim te keqen babi'.U veshem shpejt e shpejt dhe morem cantat qe kishim pergatitur qe ne darke, morem rrugen per ne stacion pa u takuar me njerzit,se na kishin porositur qe ne darke qe te na ecte rruga mbare, po koka ime ngeli atie edhe ajo pamia ka ngelur ne mendjen time, gjyshi nena tezet edhe motra e madhe me nje lote ne sy.U nisem ne erresire ne rrugen pa drita qe ndricohej vetem nga yet e hena, ata ye qe do ngeleshin aq te dashur per mua te cilet i kerkoja ne greqi po nuk i dalloja dote, i kerkoja mamit te me tregonte arrushen e madhe edhe arrushen e vogel qe i shikoja per nate kur kaloja nga stadiumi per ne shtepine tone ne Fier.
    Kjo ishte ikja e dyte e me e madhja jetes time dhe lash perseri mbrapa ata qe lashe ne ikjen e pare. Gjate gjithe rruges per ne stacion mbaj mente lehjet e qenve qe na shoqeronin, por ne te heshtur e te kapur prej dore vazhdonim rrugen tone. gjithe bagazhi ishte dy canta dore me pak nderesa te pregatitur si per ne spital qe te mos kuptoheshim nga rrojet e kufirit.
    Nga Fieri ne Kakavi fjeta gjum.
    Kur mbritem ne Kakavi ishte zbardhur dita.Doktori na kishte porositur qe te thoshnim emrat po te na pyesnin ushtaret Greke e te rinim si te semure.Qe ketu filluan veshtirsite e para e te medha.......

    "roeli"

Faqja 0 prej 3 FillimFillim 12 FunditFundit

Tema tė Ngjashme

  1. Refugjati qe i punesoi 140 shqiptare ne DHL-in e Zvicres!
    Nga Zana e malit nė forumin Aktualitete shoqėrore
    Pėrgjigje: 4
    Postimi i Fundit: 03-09-2005, 10:40

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund tė hapni tema tė reja.
  • Ju nuk mund tė postoni nė tema.
  • Ju nuk mund tė bashkėngjitni skedarė.
  • Ju nuk mund tė ndryshoni postimet tuaja.
  •