Close
Duke shfaqur rezultatin -9 deri 0 prej 9
  1. #1
    Besimtar Musliman Maska e Drini_i_Zi
    Anėtarėsuar
    09-09-2008
    Postime
    1,327

    Xhamiat e Gjakovės (histori-foto)

    Xhamia e Hadumit

    islamgjakova.net



    Me depėrtimin e turqve nė Gadishullin Ballkanik nė shekullin XIV e XV, disa vende tė teritorit tė cekur, si Kosova (e cila bie mė 1455), bien nėn sundimin e tyre. Me pushtimin turk dhe vendosjen e rexhimit feudal ushtarak vendoset edhe administrata ushtarake. E tėrė kjo solli si pasojė dhe ndėrrimin nė zhvillimin e qyteteve ballkanike ku qe e vendosur administrata e tyre.

    Njė gjė tė kėtillė e pėrjetoi edhe Kosova si dhe Gjakova, e cila njihet edhe nė feudalizmin e zhvilluar, nė periudhėn kur ishte (si edhe tėrė Kosova), nėn shtetin feudal serb. Sa i pėrket Gjakovės, ajo njihet qysh nga decenia e pestė e shekullit XIV, mė saktėsisht nga viti 1348, kur i takonte nahijes sė Altun - ihlisė, me qendėr nė Junik.

    Nė bazė tė defterit tė vitit 1571, Gjakova ėshtė ende fshat. Por, tė cekim se, edhe mė parė si edhe para rėnies nėn sundimi osman, Gjakova e kishte statusin e fshatit, ishte qendėr pazari. Gjakova, kėshtu qėndroi me njė status tė kėtillė gjerė mė 1582. Dhjetė vjet pas, prej 68 familjesh sa kishte atėherė.

    Gjakova si fshat i reduktuar me qendėr tė vogėl kryente funksionin e tregut lokal. Ky treg lokal ėshtė njė specifikė pėr Gjakovėn si dhe qytetet shqiptare gjatė shekullit XV, deri nė fillim tė atij XVI.

    Nė kėtė kohė, nė fund tė shekullit XVI, konkretisht nė vitin 1594 - 95, Hadum Sylejman Efendia - Hadum Aga e ndėrtoi xhaminė, e cila po ashtu edhe mban emrin e kėtij ndėrtuesi. Ky objekt, sipas traditės, u ndėrtua nė fushėn e Jak Vulės, me ē'rast bėhet emėrtimi i qytetit Jakovė.

    Xhamia e Hadumit si dhe tregu, nė shekujt e mėvonshėm, XVII, XVIII, XIX luajtėn rol tė rėndėsishėm me karakterin urbanistik tė qytetit. Ēarshisė sė madhe tė Gjakovės e me te lidhet ndėrtimi i kėtij kompleksi urbano - arkitektonik. Pra, koha e ndėrtimit tė kompleksit nė fjalė lidhet me paraqitjen e zejtarėve dhe tė pėrpunimit tė prodhimtarisė sė zejtarėve, qė zunė tė vendosen rreth murevet tė xhamisė sė Hadumit. Me kėtė lidhet edhe rritja e banorėve tė Gjakovės, e cila numerikisht fillon tė shtohet qysh nga shekulli XVII. Gjakova, prej njė fshati nė gjysmėn e dytė tė shekullit XVIII u zhvillua nė qytet, ku lulėzonte zejtaria, ekonomia. Kjo qe pasojė e mėrgimit tė popullsisė sė adhur nga fshati. Kėta tė ardhur kishin pėr qėllim tė largohen nga fshati dhe t'i ikin shfrytėzimit feudal, me ē'rast zunė tė merren me zejtari. Kjo gjė ishte karakteristike pėr tėrė qytetet shqiptare tė asaj kohe. Mirėpo, ekonomia si dhe numerikisht Gjakova, filloi tė bjerė nė fillim tė kėtij shkulli, pra tė shekullit XVII, meqė pėrjeton njė rėnie tė madhe sikurse edhe qytet tė tjera tė Kosovės.

    Xhamia e Hadumit, vepėr e rėndėsishme e arkitekturės osmane, u sendėrtua me qėllim tė pėrhapjes sė fesė Islame nė kėtė vend. Kjo gjė qe intenzive veēanarisht nė qytete e qė kishte pėr qėllim islamizimin (me qėllim tė pėrhapjes sė mesazhit Islam) e qytetarėve.

    Pėrveē xhamisė sė Haddimit, nė shekullin XVII, kur tanimė kishte marrur fizionominė e njė qyteti, u ndėrtuan edhe objekte tė reja tė kultit-sakral si dhe ato profane. Pėr kėto ndėrtime si dhe qytetin e Gjakovės, mjaft mirė flet edhe udhėpėrshkruesi turk Evlija Qelebi, i cili kaloi kėndej pari nė shekullin e cekur (mė 1663). Qelebiu, pos tjerash, nė njė mėnyrė na paraqet njė gjendje statistikore tė objekteve sakrale dhe profane tė Gjakovės. Sipas tij nė kėtė periudhė Gjakova ka pasur 2000 shtėpi, disa mesxhide dhe dy xhamia monumentale, hane tė mbuluara me plumb, hamamin e bukur dhe 300 dyqane.

    Tė gjitha kėto dėshmojnė pėr njė rritje dhe zhvillim tė zejtarisė, tė tregėtisė si dhe tė numrit tė banorėve, tė cilėt u morėn me kėtė punė. Pra, lirisht mund tė nxjerim pėrfundimin se Gjakova, nė shekullin XVII formohet si qytet me plotkuptimin e fjalės.

  2. #2
    Besimtar Musliman Maska e Drini_i_Zi
    Anėtarėsuar
    09-09-2008
    Postime
    1,327
    Arkitektura e xhamise se Hadumit

    Prezenca shekullore e turqve osmanlinj nė Kosovė, u shpreh edhe nė kulturėn materiale dhe shpirtėrore tė banorėve tė kėsaj treve. Nga artet figurative mė sė tepėrmi depėrtoi arkitektura, e cila la vulėn kryesore nė ndėrtimtarinė e Kosovės.

    Nga periudha osmane nė teritorin e Kosovės mbeten mjaft vepra sakrale, xhamia tė cilat veēohen me monumentalitetin e tyre. Njė ndėr kėto monumente me vlerė ėshtė pa dyshim edhe xhamia e Haddimit nė Gjakovė. Kjo vepėr e mbuluar me kube i takon formės klasike tė xhamive.

    Xhamia e Haddimit pėrbėhet nga kėto pjesė: salla e lutjeve (faljeve), hajati (portiku) qė zė vend nė fasadėn veriore tė veprės si dhe minaresė. Pėr rreth xhamisė janė varret ku nė tė kaluaren varrosėsen anėtarėt e familjeve tė njohura tė Gjakovės.

    Si material ndėrtimor konstruktiv ėshtė pėrdorur guri i latuar marrė nė afėrsi tė Gjakovės, matanė lumit Erenik, e nė mes tė Devės dhe fshatit Guskė. Dekorimet plastike, ornamentet nuk prezentohen nė xhami pos nė parapastėn e minares.

    Salla e lutjeve ka vėllim unik dhe ėshtė e mbuluar me kupolė. Kjo sallė ka planimetri katrore, nė tė hyhet nga dera e cila gjendet nė fasadėn veriore. Dera ėshtė e mbuluar me arkitrah. Salla me vėllimin e saj unik , ėshtė e mbuluar me kupolė tė konstruktuar drejtpėrsėdrejti mbi tė nėpėrmjet tė trompeve nė qoshet. Madhėsia e kupolės ėshtė 13,50 m.

    Pėr kėtė ėshtė specifike se kupola qėndron nė tetė pilastra tė forta dhe nė konstruksion tė trompeve.

    Kjo mėnyrė e konstruktimit paraqet vetėm zgjedhje tė kėtillė ndėrtimore nė ishJugosllavi . Zgjedhje tė kėtilla hasim edhe nė Shqipėri. Muret e rrafshta nė kėtė xhami mbarojnė me harqe tė vijuara nga trompet, nė pjesėt ku mbarojnė harqet dhe fillon kupola, krijohet korniza. Duhet tė ceket se kjo kupolė nuk ndriēohet nga asnjė dritare, pra ėshtė e verbėr. Sa i pėrket ndriēimit, salla e lutjeve merr dritė nga gjithsejt 11 dritare. Ēdo faqe e kubit, pėr dallim nga ajo veriore, ku ndodhet hyrja ka 3 dritare. Dritaret janė tė vendosura nė dy rradhė, nė formė piramidale. Nė radhėn e parė janė tė konstruktuara nga dy dritare nė ēdo faqe tė kubit. Kėto dritare kanė qenė tė mbuluara me hark, por tani janė me arkitrah (kjo gjė mund tė vėrehet edhe me sy nga fasada e jashtme). Ndėrkaq nė radhėn e dytė ka tė konstruktuar vetėm njė dritare. Kjo dritare me hark tė mprehtė ndodhet pikėrisht nėn harqe, nė tre muret anėsore, pos asaj veriore. Dritaret e xhamisė sė Haddimit nga jasht janė tė siguruara me parmak tė metaltė.

    Si nė ēdo xhami edhe nė kėtė tė Haddimit, pėrballė hyrjes ėshtė mihrabi. Ky element ėshtė i thelluar nė mur nė formė unike me stabaktike nė pjesėn e sipėrme gjysmė konike. Pos mihrabit, nė tė djathtė tė tij ėshtė mimberi qė sherben pėr predikime. Mimberi pėrbėhet prej: derės, shkallėve dhe balldahinit. Pra siē shihet, mimberi ka formė tradicionale tė trajtave tė mimbereve dhe ėshtė i punuar nė tėrėsi nga druri. Tė tėra elementet e drurit janė tė gdhendura dhe tė pikturuara nė atė mėnyrė qė i pėrgjigjen trajtimit tektonik tė kėtij elementi.

    Nga druri ėshtė i realizuar edhe mafili, i cili qėndron mbi shtylla tė drurit. Mafili ėshtė i vendosur nė anėn veriore mbi hyrjen pėr nė sallėn e lutjeve, nė tėrė gjerėsinė e saj. Nė mafil arrihet nėpėrmjet shkallėve tė minares dhe atė nga salla e lutjes. Sikurse pjesėt tjera tė xhamisė edhe mafili ėshtė i tėrė i pikturuar, natyrisht me motive tė botės bimore. Dyshemeja e xhamisė tė zėnė nė gojė ėshtė nga dheu i shkelur dhe e shtruar me qilima.

    Shikuar nga jasht vėllimi kryesor me kupollė pėrbėhet prej pjesės kubike dhe tamburit me kupollė. Vėllimi kryesor ėshtė i konstruktuar nga gurėt e latuar dhe nuk ka suva. Njė muratim i kėtillė vazhdon deri nė fillim tė kupollės

    Pėr tė realizuar, (konstruktuar) kupollėn nga vėllimi i kubit ėshtė kaluar nė tetėkėndėsh. Nė kėtė rast, gjatė kėtij proēesi tė ngushtimit, nė katėr qoshet, formohen trekėndėshet tė cilat nė tė dy anėt e jashtme mbarojnė nė kurorė dhe janė tė mbuluara me plumb. Pjesa konstruktive e cila fillon nga vėllimi e vazhdon, pėrfundon nė kurorė ku fillon kupolla paraqet tamburin. Tamburi nė xhaminė e Hadumit nė Gjakovė, ėshtė e ulėt dhe tetėfaqėshe. Nga kurora e tamburit fillon mbulesa me plumb tė kupollės sė xhamisė nė fjalė.

    Hajati (portiku) i xhamisė sė Hadumit pėrfshin fasadėn veriore dhe ka njė zgjidhje tradicionale tė kėtyre ambienteve. Hajati shėrben (nė rast nevoje kur nė sallėn e lutjes nuk ka vend apo arrihet me vonesė) pėr lutje. Hajati mbulohet me tri kupolla tė madhėsisė sė vogėl. Kėto kupolla po sikurse edhe ajo kryesorja janė tė mbuluara me mbulesa tė plumbit.

    Nga jasht nė portik arrihet nė mėnyrė direkte. Portiku ėshtė nė nivelin e dyshemesė sė sallės sė lutjeve, (faljeve). Prej koridorit tė portikut e cila ndan nė dy pjesė tė barabarta veprėn, arrihet nė sallėn e faljeve. Dyshemeja e portikut, hajatit si pėrherė ėshtė nė nivel tė lartė nga dyshemeja e sallės sė lutjeve dhe tė terenit pranė xhamisė sė Hadumit. Pra siq shihet dyshemeja e hajatit tė xhamisė nė fjalė paraqitet si njė podium dhe kėshtu shėrben si njė bazament ndaj arkadave mbi shtylla, kolona.

    Arkada veriore, pra e ballit kryesor tė xhamisė pėrbėhet prej tri harqeve qė mbėshteten nė katėr shtylla. Shtyllat e hajatit tė xhamisė nuk janė monolite por tė konstruktuara nga disa pjesė. Kėto kolona (shtylla) nuk kanė bazament dhe paraqesin njė gjė tė rastit nė arkitekturėn osmane. Poashtu edhe kapitelet e shtyllave janė tejet modeste ku tė vetmin dekorim paraqesin unazat e materialit tė mesingut.

    Nga ana lindore dhe perėndimore paraqiten vetėm nga njė hark tė mbėshtetur nė kolonėn e arkades veriore dhe murin nė fasadėn kryesore tė objketit.

    Kėtu bėmė analizimin e portikut, hajatit i cili ėshtė ndėrtuar nė njė kohė me sallėn e lutjeve dhe i takon, natyrisht projektit fillestar tė xhamisė sė Hadumit. Mirėpo ne kėtu, nė anėn veriore kemi edhe njė pjesė tė zgjedhur tė hajatit e cila pėrfshin gjėrėsinė e arkadės kryesore. Kjo pjesė e shtuar nuk i takon kohės sė projektit fillestar por ėshtė ndėrtim i decenieve tė para tė shekullit XIX. Po si kupollat tjera edhe kjo pjesė e zgjeruar me ēati druri njė ujėshe me tavan tė rrafshtė ėshtė e mbuluar me mbulesė tė plumbit. Kjo pjesė konstruktive e realizuar nga materiali i drurit nė pjesėn veriore qėndron mbi shtyllat e drurit.

    Edhe pse nga aspekti konstruktivo - arkitektonik nuk i pėrgjigjet kohės sė ndėrtimit ekzistues, mendojmė se nė njė mėnyrė dhe masė ėshtė koordinuar nė ambientin e tanishėm dhe si i tillė me vlerėn e saj historike tė kohės duhej edhe mė tej tė jetojė , tė paraqitet si pjesė pėrbėrėse e ambientit dhe kompleksit tė xhamisė sė Hadumit edhe pse pėr kėtė kemi mendime tė kundėrta.

    Si pjesė e pandarė dhe me rėndėsi ėshtė edhe minareja e cila si zakonisht zė vend nė tė djathtė tė sallės sė lutjeve. Nė minare arrihet nga enterieri i xhamisė me ndihmen e portės sė vogėl e cila ėshtė nė nivel tė dyshemesė tė sallės sė lutjeve. Portė tė vogėl kjo minare ka edhe nė mafil nga komunikohet me kėtė ambient apo prej kėsaj pjeseje me minaren.

    Baza e minares ėshtė kėndėdrejtė dhe vazhdon deri nė lartėsi tė ēatisė trekėndėshe, nė anėn veriperėndimore tė xhamisė. Nė kėtė pjesė muratimi pėrfundon me njė kornizė tė gurit. Nga korniza e cekur trupi i minares kalon nė formė shumė kėndore dhe shkon duke u ngushtuar gjer nė kornizėn e dytė. Distanca nė mes kornizave nuk ėshtė e madhe. Prej lartėsisė sė kornizės sė dytė, trupi i minaresė gjithmonė, lehtazi duke u ngushtuar vazhdon deri nė kazan - sherifeja. Para kazanit egziston edhe njė kornizė. Kazani nė lėshime anėcake nė disa rende gurėsh tė latuar del nga muri perimetral tė trupit tė minaresė dhe kėshtu fiton njė gjerėsi sa pėr tė lėvizur nė rast nevoje, pėr kryerjen e ndonjė ceremonie tė caktuar fetare. Kazani e ka edhe parapetėn e tij. Kjo pjesė, pra kazani - sherifeja nė xhaminė e Hadumit edhe tė vetmin element ku prezentohen edhe punimet nė reliev, plastikė tė imėt. Daljen nė kazan e mundėson njė portė e ngushtė dhe e ulėt. Konstruksioni i minares nuk mbaron me kaq, po, tani mbi kazan vazhdon pjesa e sipėrme e cila mbaron me ēati tė drurit nė formė konike dhe ėshtė e mbuluar me mbulesė tė drurit.

    Funksioni i minares qė nėpėrmjet tė shkallėve tė saja tė arrihet nė kazan - sherife. Shkallėt janė nga gurėt qė pjesėrisht lėvizin ndaj njėri tjetrit. Enterieri i minares nė xhaminė e Hadumit ndriēohet me njė numėr tė vogėl ditaresh. Kėto dritare kanė formė tė frengjisė. Dritaret tė zėna n'gojė pos fuksionit tė cekur luajnė edhe rrolin e ajrosjes sė minares.

  3. #3
    Besimtar Musliman Maska e Drini_i_Zi
    Anėtarėsuar
    09-09-2008
    Postime
    1,327
    PIKTURAT MURALE


    Nė xhaminė e Hadumit nė Gjakovė, nė veprėn arkitektonike osmane e ndėrtuar nė decenien e fundit tė shekullit XVI, na prezentohet edhe piktura murale e cila ėshtė karakteristike pėr kėto objkete tė kultit. Enterieri, fasada kryesore e xhamisė sė Hadumit, hajati, janė tė dekoruara me pikturė murale tė realizuara nė seko teknikė. Motivet kryesore janė peisazhet e taktizuara ( nė ca raste edhe me motive tė arkitketurės popullore, kullave tė rrafshit tė Dukagjinit) me selvi, motive arkitektonike tė objekteve tė kultit, xhamive, ornamente bimore, figurat gjeometrike si dhe citatet e Kur'anit. Dekorimet e zėna n'gojė, paraqiten nė kube, kurorė nishe, harqe dhe trompe. Njėherit duhet cekur se edhe mihrabi, mimberi, mafili si dhe pjesėt e sallės sė lutjeve, poashtu janė tė dekoruara me piktura murale. Tė tėra kėto piktura murale tė konzervuara dhe tė restauruara. Kjo punė e cekur u bė nė disa faza gjatė viteve 1977 - 1981 nga ekipi i piktorėve tė Entit Krahinor tė Mbrojtjes sė Monumenteve tė Kulturės. Me kėtė rast do tė japim parashkrimin, analizėn e pikturave murale, arabeskave tė konservuara dhe tė restauruara tė kėtij objekti. Meqė punimet u bėnė duke filluar prej pjesėve mė tė larta pra prej kubesė atėherė poashtu do tė jetė edhe pėrshkrimi.



    Nė pjesėn qendrore tė rozetės gjenden tė pikturuara gjethet. Ngjyra dominuese nė kėto gjethe ėshtė e kuqja dhe e kaltėra. Kėto gjethe janė tė pėrqėndruara gjer nė unazėn e parė tė rozetės. Hapsira nė mes tė gjetheve tė pėrmendura dhe tė unazės sė parė pėrmbanė ton tė pėrhimtė, po tė njejtin ton qė ka edhe pjesa dominuese e kubesė pa dekorimet pikturale. Unaza e parė e rozetės fillon nė konturė rrethore tė ngjyrės sė kaltėr. Kjo unazė ėshtė plotėsuar me dekorime nga bota bimore ku dominon ngjyra e kaltėr. Sfondi i kėsaj unaze ėshtė oker. Poashtu nė unazėn e dytė vėrejmė motivet nga bota bimore tė pikturuara me ngjyrė tė kaltėr, kurse sfondi ėshtė i kuq. Unaza pėrfundon me konturė tė kaltėr e prej sė cilės dalin dekorimet, gjethet tė stilizuara tė sė njetės ngjyrė. Me kėtė pėrfundon dekorimi nė pjesėn mė tė lartė tė kubesė, pra nė rozetė. Nga rozeta e gjer nė pjesėn dirkte mbiunazore tė kubesė nuk ekzistoijnė dekorimet. Kjo pjesė e cila pėrfshinė edhe hapsirėn mė tė madhe tė kubesė pėrmban ton tė pėrhimtė.

    Nė unazė si dhe nė pjesėt tjera direkte mbiunazore tė kubesė, motivet kryesore tė dekorimit janė tė botės bimore, figurat gjeometrike, citatet e Kur'anit si dhe motive arkitektonike. Kėto motive bėjnė pjesė nė pikturat murale mė tė bukura dhe me tė vlefshme pėr nga vlera artisktike tė kėsaj vepre arkitektonike osmane. Interesant ėshtė se nė kubenė e kėsaj vepre nuk ekziston asnjė dritare por nė vend tė tyre janė tė pikturuara nė mėnyrė dekorative tetė dritare. Kėto dritare janė tė lidhura dhe tė pandara nga motivet e unazės. Dekorimet e unazės me motive tė botės bimore (gjethe) tė stilizuara nė mėnyrė lineare pandėrprerė vazhdojnė nėpėr dritaret e pėrmendura. Motivet nė kėto dritare janė tė botės bimore, figura gjeometrike dhe citate tė Kur'anit. Dritaret nė pjesėn e brendshme i kanė harqet (litarin harkor) kurse nė pjesėn e brendshme tė harkut janė citate nga Kur'ani. Ngjura dominante nė kėto dritare ėshtė e kaltėra e kuqja, oker dhe e zeza (e zeza pėrdoret vetėm nė citatet e Kur'anit). Nė mesin e dy dritareve ėshtė nga njė motiv e nė tė dy anėt e motiveve janė tė pikturuara selvitė. Tė tėrė selvitė kanė njė formė dhe i pėrngjajnė njėra tjetrės nė ēdo pikėpamje. Nė pjesėt mbiunazore pos tjerash, janė tė pikturuara edhe motive me pėrmbajtje arkitektonike, xhamitė. Kėto piktura murale nuk kanė tė bėjnė aspak me modelin e veprės ku ekzistojnė.

    Mirėpo nė mesin e kėtyre realizimeve, nė pjesėn lindore ėshtė me rendėsi dhe ėshtė interesante njė komponim me elemente arkitektonike si pjesė pėrbėrėse e pikturės. Me kėtė rast posaēėrisht do tė ndalemi nė analizėn e kėsaj piktureje.

    Autori nė qendėr tė komponimit i ka grumbulluar elementet, veprat arkitektonike si sarkale poashtu ato profane. Nga veprat sarkale janė tė pikturuara dhjetė xhami tė vendosura pesė nga pesė nė tė djathtė dhe nė tė majtė tė komponimit. Kėto vepra si elemenete tė komponimit janė tejet identike. Kjo ngjashmėri pėrsėritet edhe nė objektet e ndėrtimtarisė folklorike, nė kullat e rafshit tė Dukagjinit tė cilat poashtu pikturohen dhe janė pjesė e komponimit nė fjalė.

    Nė kėtė komponim ėshtė fusha e gjelbėr me drunjė tė stilisuar si pjesė tė piktures duke zėnė edhe planin e parė nė kėtė realizim. Drunjtė prezentohen edhe nė pjesėn qėndrore tė komponimit ku janė tė pikturuara motivet arkitektonike. Mbi kėto motive ėshtė qielli i kaltėr. Komponimi ėshtė i kornizuar. Kornizėn e pėrshkruajnė lulet e stilizuara. Ngjyra dominuese nė komponim ėshtė e gjelbėra, e kaltėra dhe e pėrhimėta.

    Shikuar nė tėrėsi kėtu kemi tė bėjmė me njė pikturė me vlerė artistike. Nė kėtė komponim nuk ėstė vėshtirė tė vėrehet se autori nuk ka ndjeshmėri pėr proporcione, nuk e njeh pėrspektivėn. Ai, elementet e komponimit, ndėrtimet arkitektonike i vendos nė njėrėn mbi tjetrėn. Mirėpo pa marrur parasysh vlerėn e saj artistike ky komponim ka njė rėndėsi tė njė pikture dokumenti. Piktura ka njė vlerė tė posaēme meqė me njė mėnyrė tregon, dokumenton, paraqet disa objekte ekzistuese nė gjysmėn e pare tė shekullit XIX (kur ėshtė edhe pikturuar) nė Gjakovė apo edhe nė rrethinėn e saj. Nė saje tė disa elementeve konstruktivo - arkitektonike (karollhanes, dyshekllėkut) tė prezentuara nė kėtė komponim mund tė konkludohet se autori i njeh mirė rrethanat dhe objektet nė kėtė trevė tė Dukagjinit dhe mu pėr kėtė nuk ėshtė vėshtirė tė arrihet nė pėrfundim, se mjeshtri, piktori ėshtė vendas.

    Loja nė mėnyrė mjeshtrore e linjave mė sė miri mund tė vėrehet nė motivin qė poashtu gjendej nė anėn lindore tė kubesė. Kėtu dominojnė figurat gjeometrike si dhe ato tė botės bimore (akantusi i stilizuar). Nė pjesėn e brendshme tė figurave janė tėrhequr linja horizontale dhe vertikale, tė cilat japin formėn e rrjetės. Nė brendi tė disa figurave gjeometrike, nė rrjeta janė tė pikturuara lulet me ngjyrė tė bardhė dhe tė kuqe. Ngjyra dominuese nė kėtė motiv ėshtė e kuqja e kaltėra dhe oker. Kjo lojė e linjave vėrehet edhe nė motivin e anės verilindore. Poashtu edhe nė anėn veriore tė kubesė ėshtė pikturuar motivi i pavarur me tematikė tė botės bimore (gjethe tė stilisura dhe lulet). Kėtu vėrehet edhe njė objekt i natyrės sė qetė, amfora antuike, por si pjesė pėrbėrėse e veprės. Nga amfora e pėrmendur dalin lulet. Motivet e natyrės sė qetė paraqiten edhe nė dekorimet nė pjesėn perėndimore tė kubesė. Nė kėtė anė gjendet edhe njė pikture murale me motive tė botės bimore.

    Ndėrkaq nė unazėn e kubesė dominojnė figurat gjeometrike, rrathėt dhe polikandėt e nė to citatet e Kur'anit si dhe emri i All-llahut xh.sh. i Muhammedit a.s. dhe pasardhėsve tė tij. Emri i All-llahut xh.sh. ėshtė shkruar nė pjesėn ballore tė sallės tė lutjeve, kurse duke shkuar nga e majta vjen emri i Muhammedit a.s. dhe pasardhėsve tė tij. Emrat janė tė vendosura nė radhė ndėrsa citatet e Kur'anit dhe kėshtu me radhė. Poashtu nė kėtė pjesė janė tė pikturuara edhe gjethet e stilisura dhe lulet. Trompa jug - perėndimore si dhe ajo juglindore pėrkah motivi janė tė njejta dhe i pėrmbajnė po ato elemente karakteristike tė dekorimit tė kėsaj vepre. Nė qendėr ėshtė teksti i Kur'anit i vendosur nė radhė nė formė tė elipsės (kjo ėshtė karakteristike pėr tė tėrė trompėn). Kėso elemente, elipsa dekoruese por me madhėsi mė tė vogla kemi edhe nė tė dy anėt e kėsaj, tė kryesorės. Brendėsinė e sipėrfaqės sė elipsave e dekoron buketi i trėndafilave. Ky motiv vėrehet edhe nė trompėn verilindore kurse nė atė veriperėndimore nuk kemi. Sipėrfaqet tjera tė trompeve jugperendimore dhe juglindore e dekorojnė lulet, gjethet e stilisura tė akantusit, rrathėt nė formė tė elipsės motivi nė formė tė rrjetės e nė lulet e stilizuara. Ndėrkaq trompet verilindore dhe veriperėndimorė e dekorojnė kryesisht motivet nė formė tė rrjetės e nė tė lulet e stilizuara.

    Hapėsira nėnharkore, nishat ku edhe ekzistojnė dritaret (pos asaj veriore nuk kemi dritare) gjithashtu e dekorojnė motivet cilėsore tė pikturės murale nė kėtė objekt. Elementet dekoruese nė sipėrfaqen mbi mihrab janė: citatet e Kur'anit, gjethet dhe lulet e stilizuara, mirėpo nė kėtė hasim edhe nė motivin e rrushit gjė qė ėshtė rast i vetėm nė dekorimin e kėsaj vepreje. Dekorimet e kėtilla por pa motivin e rrushit kemi edhe nė hapsirėn e anės perėndimore, veriore dhe lindore. Nė vend tė elementit tė cekur, pra rrushit kėtu paraqiten selvitė si dhe trėndafilat tė cilėt dalin nga vazat (pos tė asaj perėndimore nga ana e majtė e dritares tė cilėn mjeshtri pėr shkak tė sipėrfaqes jo tė mjaftueshme e paraqet pa vazo). Tė tėrė pjesėt ballore tė harqeve i pėrshkojnė rrathėt nė formė tė elipsės, tė lidhura nė mes veti nė formė tė pa ndėrprerė tė cilat fillojnė nga pilastra ku edhe prezentohet motivi i cekur i trėndafilit. Nė sipėrfaqet e brendshme tė elipses kemi motive bimore, lulet e stilizuara. Kėtu motiv nuk kemi vetėm nė pjesėn e lartė tė harkut, nė ato vende ku harku arrinė nė unazė. Kėtu paraqitet teksti i Kur'anit. Ndėrkaq pjesėt tjera tė harqeve ballore i dekoron elementi i njohur nė formė tė rrjetės, e nė tė lulet e stilizuara.

    Nė sipėrfaqet e dekoruara tė cilat formohen nė vendet ku fillojnė harqet mbi pilastra paraqitet citati i Kur'anit si dhe elementi veēantė i njohur i rrjetės. Elementin e rrjetės nuk e kemi nė ballin kryesor tė xhamisė. Nė vendd tė kėtij motivi janė tė pikturuara ato tė botės bimore, lulet e stilizuara. Muret nė sallėn e lutjeve, palistrat, dritaret mimberi, muhrabi dhe mafili dekorohen poashtu me motivet e botės bimore, citatet e Kur'anit si dhe figurat gjeometrike. Citatet e Kur'anit prezentohen mbi dritare, nė timpanone. Kėtu pos palistrės veriore e cila dekorohet me motivin e rrjetės tė tjerat janė me motive tė gjetheve tė akantusit. Dritaret i pėrshkon motivi i luleve tė stilizuara tė ngjyrės sė kaltėr pastaj motivi nė formė tė rrjetės, lulet e stilizuara me nė fund gjethet e ngjyrės sė kaltėr dhe tė kuqe.

    Dekorimet pikturale, nė seko teknikė paraqiten edhe nė hajatin, portikun e xhamisė dhe nė fasadėn me kupola nė harqe si dhe nė pjesėn ballore tė hajatit.

    Nė kėtė pjesė tė xhamisė, sikurse edhe nė enterierin e saj prezentohen motivet e botės bimore, arkitektonike dhe citate tė Kur'anit. Pėr dallim nga dekorimi nė enterier kėtu prezentohet edhe motivi i yllit bosh, tė shpuar. Ky motiv na prezentohet nė kupollėn e mesme tė hajatit si dhe nė ballin kryesor poashtu tė kėtij ambienti. Nė fasadėn kryesore tė sallės lutėse (natyrisht nga jasht) mbi portalin e saj prezentohet motivi i xhamisė sė Haddimit nė disa kulla tė rrafshit tė Dukagjinit si elemnte pėrbėrėse tė komponimit (njė motiv tė kėtillė e kemi pasur edhe nė enterierin e xhamisė). Pos kėtij motivi natyrisht se kėtu paraqiten edhe lulet e gjethet e stilizuara si dhe citatet e Kur'anit. Dekorimet i pėrshkojnė edhe dritaret nė tė dy anėt e portalit kryesor te xhamisė.

    Pėrqendrimi kryesor i dekorimit piktural, nė hajat e cila veēohet nga vlerat artistike ėshtė kjo e kubesė sė mesme. Kėtu paraqitet simboli i yllit bosh (dy yje) njėra ėshtė e ngjyrės sė kuqe ndėrsa tjetra e pėrhimtė. Pjesėn qėndrore tė kėtij motivi e dekorojnė lulet e stilizuara. Motivin nė fjalė e konturojnė dy rrathė tė cilat distancohen nė mes veti afėr 20cm. Nė hapėsirėn e distancuar tė rrathėve paraqiten gjethet e stilizuara tė kombinuara me ngjyrė tė kaltėr dhe tė kuqe. Motivi i pėrshkruar pėrsėritet edhe nė pjesėt tjera tė kubesė, gjerė nė motivin e rrjetės, tė vendosur nė figura gjeometrike, trekėndėshe dhe romboide. Nė unazėn e Kubesė janė tė pikturuara gjethet e stilizuara tė ngjyrės sė kaltėr dhe tė kuqe. Sfondi i tyre ėshtė i gjelbėr.

    Motivi i rrjetės i ngjyrės sė gjelbėr dhe tė kaltėr paraqitet nė dy trompe, ndėrsa nė tė tjerat lulet edhe gjethet e stilizuara tė akantusit. Rrjetat e cekura na prezentohen edhe nė pjesėt ballore tė harqeve pos asaj tė ballit kryresor ku pikturohen rrathėt sferike.

    Edhe dy kubetė anėsore tė xhamisė dekorohen me lule dhe gjethe tė stilizuara si dhe me citatet e Kur'anit.

    Ballin kryesor tė hajatit e pikturojnė motivet dekoruese tė rozetave (gjithėsejtė katėr) prej tė cilave dy nga dy janė tė njejta. Nė mesin e rozetave prezentohen yjet bosh, ndėrkaq anash motivi i lules. Nė harqet e ballit tė hajtit paraqiten rrethe sferike e nė to rrjetat me lule tė stilizuara. Shtyllat nė hajtin e xhamisė janė tė lyer nė tė bardhė por edhe kėto ishin tė dekoruara me figura gjeometrike tė ngjyrės sė kaltės

  4. #4
    Besimtar Musliman Maska e Drini_i_Zi
    Anėtarėsuar
    09-09-2008
    Postime
    1,327
    FAZAT E PIKTURIMIT

    .

    Kėto dekorime tė analizuara dhe tė pėrshkruara nė enterier, fasadėn kryesore si dhe nė pjesėt tjera tė portikut tė realizuara nė seko teknikė, me motive tė pejsazheve tė silizuara, me selvi, motive arkitektonike, ornamente bimore, figura gjeometrike dh ecitate tė Kur'anit janė punime pikturale tė cilat i takojnė shtresės sė tretė tė kėsaj vepre osmane. Shtresa e tretė dekoruese ėshtė realizuar nė vitin l260 (sipas hixhrit). Nė bazė tė kalendarit tė tanishėm piktura nė xhaminė e Haddimit ėshtė bėrė mė 1841. Kėtė e dokumenton data e shėnuar nė timpanonin e portalit kryesor. Pos datės - vitit kėtu ekziston edhe ky shėnim i cili nė pėrkthim tė lirė do tė ishte: " Data e meremetimit tė kėsaj xhamie Sylejman, Perėndia i cili ėshtė tepėr falės ia dhuroftė tė mirat, 1260". Duhet cekur se edhe nė kėto piktura tė shtresės sė tretė nė mes dy luftėrave botėrore u muarėn disa masa mbrojtėse nga mjeshtri (piktori) i Gjakovės Ismail Qarri. Kėtij i ndihmoi edhe Ahmed Qarri.

    Gjatė punimeve konzervuese - restauruese nė dekorimet pikturale tė xhamisė sė Haddimit, pėrkatėsisht nė kubenė e meseme tė hajatit (mė 14.07.l981) u bėnė edhe disa sondime. Me kėtė rast, gjatė sondimit arritėm nė pėrfundim nė saje tė dėshmisė ekzistuese, pikturės murale se ekzistojnė edhe dy shtresa tė mėparme tė realizuara nė seko teknikė.

    Dekorimet pikturale tė shtresės sė parė i karakterizojnė motivet gjeometrike si dhe ato tė botės bimore lulet e stilizuara. Motivi gjeometrik i punuar nė ngjyrė tė zezė e pėrshkon pjesėn direkte mbi unazore. Kėtu prezentohen dy linja horizontale tė trashėsisė 2,5cm. Dhe janė tė distacuara nė mes veti pėr 10 cm. Nė mes tė kėtyre linjave janė tė vendosura edhe linjat po tė trashėsisė sė njejtė tė cilėt njėherit edhe bashkojnė kėto dy elemente tė kėtij motivi. Nga faza parė janė tė ruajtura edhe motivet nė kubenė e hajatit. Kėtu prezentohen motivet e stilizuara, motive tė botės bimore - luleve si dhe fihgurat gjeometrike. Ngjyra e tyre ėshtė e kuqe (qeremide). Lule tė stilizuara janė tė kontuara me nga dy linja tė ngjyrės sė zezė.

    Dekorimet pikturale tė shtresės sė parė mendojmė se duhet ti takojnė fillimit tė shekullit XVII pra janė tė realizuara menjėherė pas ndėrtimit tė objektit, xhamisė sė Haddimit.

    Mbi shtresėn e parė tė pikturės paraqitet edhe shtresa e dytė e cila ėshtė prezente edhe nė kupola tė tjera tė portikut. Motive dekoruese pėrfshijnė pjesėt direkte mbiunazore si dhe tėrė kupolėn e mesme mbi portalin hyrės tė xhamisė. Nga motivet si dhe ēdo herė paraqiten lule tė stilizuara si dhe figura gjeometrike - linjat zikzake. Kėto motive lule prezentohen dhe e pėrshkojnė tėrė pjesėn mbiunazore. Ngjyra dominuese nė to ėshtė e kuqe kurse e zeza i konturon kėto motive. Pos kėsajė konture tė zezė ato i pėrshkon edhe njė konturė tjetėr e ngjyrės sė kuqe. Distanca, hapsira nė mes luleve ėshtė e dekoruar me pika tė ngjyrės sė zezė dhe ngjyrės sė kuqe (njė e zezė, njė e kuqe) gjė qė kėshtu edhe pėrsėritet nė tėrė pjesėn mbiunazore . Mbi kėto motive prezentohen tash motivet e botės bimore, lulet e stilizuar tė cilat dalin si duket nga vazat. Nė pjesėn e sipėrme tė motiveve tė pėrshkruara (lulet qė dalin nga vaza) pikturohen, pėrsėriten ato tė pjesės mbiunazore, lulet e stilizuara tė ngjyrės sė kuqe tė cilat konturohen me dy kontura tė ngjyrės sė zezė, pastaj dekorimi pasurohet me vija zikzake dhe me linja qė pėrshkojnė tėrė kupolėn.

    Dekori i fazės sė dytė poashtu sipas mendimit tim duhet supozuar se ėshtė realizuar nė shekullin XVIII.

    Kėtu duhet cekur se gjatė fazave tė para tė punėve mbrojtėse, konzervuese - restauruese e qė pėrfshiu realizimet nė enterierin e xhamisė, pėrkatėsisht nė kubenė kryesore si dhe nė muret e sallės sė lutjeve u bėnė edhe sondimet por ekipi i piktorėve konzervues nuk hasi (pos nė pikturat e shtresės sė tretė) nė dekorime, elemente tė fazės sė parė dhe tė dytė e kėto qė ishin prezente nė hajtin e xhamisė. Mirėpo mendojmė se ėshtė e pamundur qė kjo sallė e lutjeve nuk ishte dekoruar me piktura murale. Salla e lutjeve si pjesė kryesore e xhamisė shėrbeu dhe nė tė pėrherė u bėnė, u mbajtėn ceremonitė fetare. Mu pėr kėtė ėshtė dashur tė jetė e dekoruar edhe para kėsaj shtrese tani ekzistuese. Poashtu mendojmė dhe nuk e shoh tė arsyeshme qė hajati tė jetė dekoruar dhe t'i ipet njė tretman mė i volitshėm pėr dallim nga salla e lutjeve pėrkatėsisht enterieri i saj. Ekziston mundėsia (kur kishim me u bazuar nė sondimet e piktorėve tė bėra gjatė fazės sė parė tė konzervimit) qė prej kohe suvaja e enterierit e posaēėrisht tė kubesė tė jetė rrėnuar?!. Kjo e thėnė ėshtė vetėm njė supozim dhe si e tillė mund tė ngelė, derisa nuk arrinė nė fakte tjera tė cilėt kishin me e dėshmuar tė kundėrtėn.

    Nė fund mund tė konkludojmė se xhamia e Haddimit nė porpocionet, format e saja, pėrmbanė nė vete diē tė fuiqishme e me ēka ndikon dhe i jep njė ngrohtėsi objektit ėshtė koordinuar dhe jeton edhe sot nė ambientin e Ēarshisė sė Madhe nė Gjakovė.



    Prof. Fejaz Dranqolli

  5. #5
    Besimtar Musliman Maska e Drini_i_Zi
    Anėtarėsuar
    09-09-2008
    Postime
    1,327
    Fotografi nga xhamia e Hadumit
    Fotografitė e Bashkėngjitura Fotografitė e Bashkėngjitura    

  6. #6
    Besimtar Musliman Maska e Drini_i_Zi
    Anėtarėsuar
    09-09-2008
    Postime
    1,327
    Brendia ---
    Fotografitė e Bashkėngjitura Fotografitė e Bashkėngjitura    

  7. #7
    Besimtar Musliman Maska e Drini_i_Zi
    Anėtarėsuar
    09-09-2008
    Postime
    1,327
    ......................
    Fotografitė e Bashkėngjitura Fotografitė e Bashkėngjitura   

  8. #8
    Besimtar Musliman Maska e Drini_i_Zi
    Anėtarėsuar
    09-09-2008
    Postime
    1,327
    Xhamia e lagjes Mulla Jusuf


    Kjo xhami ėshtė ndėrtuar nga tre familje tė njė gjaku: nga familja e Mullahasanėve, Mullashabanėve dhe Mullamuslive nė vitin 1854. Xhamia pėr nga madhėsia dhe pėr nga bukuria vjen menjėherė pas xhamisė sė Hadumit. Ka njė minare tė bukur prej guri tė skalitur dhe tė rradhitur shumė bukur. Nė hyrje ka dy dhoma tė vogla, tė cilat siē duket janė ndėrtuar mė vonė, ndėrsa nė oborr gjendet kroi me ujė tė ftohtė tė Ēabratit. Kjo xhami, falė Zotit, pėrballoi mynxyrat e kohės dhe nuk u mbyll kurrė. Renovimi i derės sė hyrjes ėshtė bėrė nga Bashkėsia Islame si dhe nga brenda shadravanin. Renovimi ėshtė bėrė nė Korrik 2004.
    Fotografitė e Bashkėngjitura Fotografitė e Bashkėngjitura    

  9. #9
    Besimtar Musliman Maska e Drini_i_Zi
    Anėtarėsuar
    09-09-2008
    Postime
    1,327
    Xhamia e Lagjes Kusarė


    Kjo xhami ėshtė e ndėrtuar mė 1770. Nė vitin1916 ėshtė bėrė njė adaptim nė ballkonin e xhamisė dhe ėshtė rrethuar me murė koridori (nė hyrje) me ē'rast janė pėrfituar dy dhoma, tė cilat kan luajtur rolin e mejtepit. Ėshtė njė xhami tipike e kėsaj treve me njė kulm karakteristik dhe me minaret tė qėndrueshme mesatare, ku qartė vėrehen gurėt e saj katrorė. Ka njė mejtep tė vogėl nė tė majtė dhe njė minber njėshekullor tė pandėrruar. Xhamia mbyllet pėr 15 vjet gjatė periudhės komuniste, pėr t'u rihapur gjatė viteve 1990. mė 1996 meremetohet nga xhemati dhe lagjja Kusar, tė cilėt menjėherė ia japin shkėlqimin qė e pat. Kėsaj xhamie iu grabitėn njė hektar qė i takonin si vakėf, dhe nė atė hapėsirė ndėrtohen afro 20 dyqane.
    Fotografitė e Bashkėngjitura Fotografitė e Bashkėngjitura   

Tema tė Ngjashme

  1. Gjakova, qyteti i kulturės antike
    Nga Davius nė forumin Bashkėpatriotėt e mi nė botė
    Pėrgjigje: 15
    Postimi i Fundit: 12-10-2017, 20:23
  2. Sikur Hollivudi Te Bente Filma Me Histori Shqiptare.
    Nga nikas nė forumin Kinematografia dhe televizioni
    Pėrgjigje: 66
    Postimi i Fundit: 08-07-2009, 03:15
  3. "Njė histori e deformuar nga serbėt”
    Nga RaPSouL nė forumin Historia shqiptare
    Pėrgjigje: 0
    Postimi i Fundit: 02-01-2009, 21:44
  4. Histori me emra dhe emra pa histori
    Nga Enri nė forumin Aktualitete shoqėrore
    Pėrgjigje: 0
    Postimi i Fundit: 25-07-2003, 16:28
  5. E verteta ne Histori
    Nga Brari nė forumin Historia shqiptare
    Pėrgjigje: 2
    Postimi i Fundit: 21-05-2003, 11:23

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund tė hapni tema tė reja.
  • Ju nuk mund tė postoni nė tema.
  • Ju nuk mund tė bashkėngjitni skedarė.
  • Ju nuk mund tė ndryshoni postimet tuaja.
  •