Mos e perdhosni edhe kete teme si beni me shume te tjera. Debatet fetare mbajini per tek nen-forumi i fese.
CSTO per mendimin tim eshte nje reagim per te ndaluar zgjerimin e metejshem te NATO me anetaresimin e vendeve lindore. NATO kur u krijua ishte ne te vertete nje opsion me shume per perendimin pasi OKB dhe keshilli i sigurimit mund te mbaheshin pezull nga Rusia. Kjo e fundit ploteson standartet shume me mire se shumica e anetareve te NATO por perseri nuk eshte anetare. Tregues ky i dukshem i qellimit te vertete te NATO-s (anti-Rusi).
Megjithate nuk besoj se CSTO do te jete ne gjendje te konkurroje aq forte me NATO sa te quhet si kunderpeshe e fuqise boterore.
`That` is good and `that` is funny...but it costs a lot of money...
Bota moderne ka dy pole influence politike, ate lindor nen influencen Ruse dhe ate perendimor nen influencen amerikane.
Vendet islamike, pavarsisht se kohet e fundit kane qene ne qender te vemendjes nuk ngrene e nuk ulin ndonje peshe te madhe, vetem se perdoren si benzine qe skenaristet ruse ose amerikane ia hedhin zjarreve te tyre kur kane nevoje.
Ndryshuar pėr herė tė fundit nga Conquistador : 06-02-2009 mė 18:05
Te lutem shume, si nuk luan peshe p.sh Irani qe pasuron gjithe kohen Uranium mendon qe nuk luan peshe.
Apo nje miliard e 200 e ca milione myslimane qe kontrollohen pikerisht nga kjo pjese?
Do isha shume i guximshem te thoja dicka te tille.
Irani eshte vend ne zhvillim. Ta kesh te qarte qe eshte nen influencen ruse. Pasurimi i uraniumit behet nen kontrollin e shkencetareve rus. Pra eshte vegel ne dore te Rusise.
Dakort por republike islamike ama. Vendet arabe do te krijonin nje barazpeshe ne raport me kinen sapo ajo te hyje ne kete koalicion.
E vertete qe eshte republike islamike. Por edhe republikat islamike jane te ndara mes dy poleve. P.sh Arabia Saudite ka politike pro-amerikane. Nderkohe qe Irani po forcon gjithnje e me shume marrdheniet me Rusine dhe vendet pro-ruse. Kohet e fundit kemi pare takimet e perzemerta te Ahmadinexhatit me Hugo Chavezin e Venezueles. Hugo Chavez eshte nje perkrahes i flakte i Rusise. Pra te gjithe keto vende po fuqizohen nga Rusia e cila po perpiqet te vendose te njejten peshe influence ne vendet e Azise dhe Amerikes latine, qe vuri SHBA ne Europe. Ashtu siē SHBA u lejoi disa vendeve Europiane te pajiseshin me arme berthamore, ashtu dhe Rusia po pajis tani disa vende qe ka nen influence. I tille eshte edhe Irani.
Ne rregull por duhet te themi qe edhe keto vende kane peshe te madhe ne nje rivalitet dhe shtoj qe ne lufte gjerat ndryshojne ne minuten e fundit dhe ku mund te dihet se sa kohe do te qendroje Irani besnik i Rusise dhe sidomos kur eshte nen presionin e vazhdueshem amerikan.
Kjo CSTO ka per te luajtur rolin e Paktit te Varshaves nqs krijohet.Por kesaj rradhe Europa Lindore s'do bej pjese ne te dhe ndryshon puna.Do jete "konfrontim" Europe-Azi.
Po te kemi aleance Rusi-Kine pak me spec sepse arrihet goxha fuqi qe e konkuron NATO-n pa frike fare.
Por ushtrite ruso-kineze jane me te vertete te shumta por te tekonologjise se vjeter,keshtu qe do pak kohe ne kete aspekt.Psh ne 1996 gjysma e tanqeve ruse ishin jashte perdorimit,ose nga 5000 avjone qe ka Kina,shumica jane te lufteve te Koreve.
Por asnjehere nuk duhet nen vleresuar.
Sa per vendet arabe, e kane aty ustain,Izraelin qe i ben pelte per 24/h.
Renditja ishte rastesore.
Per Kinen ke te drejte, duhej ta kisha marre parasysh.
Shtetet e tjera tip Iran apo Venezuele jane thjesht zare qe hidhen ne lojen e madhe. Pra njehere i fiton Amerika e njehere i fiton Rusia (apo Kina?) zaret. Por lojtaret nuk jane as Hugoja dhe as Ahmedini.
Diku kam lexuar nje thenie te Napoleonit: Kur Kina do zgjohet bota do tronditet.
Pike per pike. Kina eshte bere Superfuqi. Bota po tronditet dhe po tronditet mire.
Krijoni Kontakt