Senatorët dhe kongresistët amerikanë falenderojnë shqiptarët për përkrahjen që po i japin popullit amerikan
Uashington, 21 mars - Mbrëmë në Uashington u mbajt një takim i përbashkët ndërmjet senatorëve e kongresistëve amerikanë me përfaqësuesit e Këshillit Kombëtar Shqiptaro-amerikan. Në një raport të transmetuar në "Zërin e Amerikës" citohet drejtori ekzekutiv i Këshillit Kombëtar Shqiptaro-Amerikan Martin Vulaj të ketë thënë se dita e Kongresit këtë vit, ishte një ditë krenarie për shqiptarët. Ai ka theksuar se përfaqësuesit e Senatit dhe të Kongresit amerikan në vazhdimësi e kanë vlerësuar pozitivisht pozicionin e shqiptarëve dhe mbështetjen e tyre të fuqishme dhënë SHBA-ve në aksionet ushtarake kundër Irakut. Z. Vulaj ka shtuar se senatorët dhe kongresistë amerikanë kanë falendëruar shqiptarët e Shqipërisë, të Kosovës dhe të Maqedonisë për deklaratat dhe për ndihmën ushtarake e shpirtërore, përkatësisht për përkrahjen që shqiptarët i kanë dhënë në këto momente të vështira popullit amerikan, që do të thotë se shqiptarët në këtë mënyrë po ia kthejnë borxhin Amerikës, e cila a bërë shumë për ta gjatë viteve të kaluara.
Krijoni Kontakt