Close
Duke shfaqur rezultatin -9 deri 0 prej 2
  1. #1
    i/e regjistruar Maska e ZANOR
    Anëtarësuar
    25-09-2002
    Postime
    1,114

    Vëni Re! Vëni Re!

    VËNI RE! VËNI RE!


    Vëni re! Vëni re! Thuase po paraqes diçka të re (gjoja se nuk e dini), por në realitet po formon një problematikë të re ndërshqiptare, që duket ende për dikend si një mjegullirë, apo me vetdashje, mund të paraqiten disa shqiptarë, gjoja në forma superiore të identitetit kombëtar, në krahasim me gjoja shqiptarët 'tjerë' kur në realitet secili shqiptar, ka vëtëm një identitet nacional-kombëtar - SHQIPTAR!




    IDENTITWTI KOSOVAR ËSHTË IDENTITET SHTETËROR

    KOSOVAR + ALBANAS = SHQIPTAR
    KOSOVA + ALBANIA = SHQIPËRIA


    IDENTITETI KOMBËTAR ISHTE ËSHTË E DO TË MBETET - SHQIPTAR

    KOMBI SHQIPTAR NUK NJEH KUFINJ SHTETËROR NDËRSHQIPTAR, PO VEÇ KUFINJT ETNIK BALLKANIK!


    Njohjet, e Bisedat ndërshqiptare që bëhen përditë, duke u paraqitur rreth dy gjoja etninomeve të reja: shqiptar e kosovar, duhet të marrin fund dhe nuk kanë pse keqpërdorin vetveten, vet shqiptarët: ''jam shqiptar nga Shqipëria, e kosovar nga Kosova'' - shqiptar e kosovar, janë dy terma të papajtueshme me identitetin kombëtar shqiptar. Nuk mund të jenë dy shqiptar, njeri shqiptar e tjetri - kosovar! Termi kosovar është vetëm term juridik shtetëror, ashtu sikur termi - albanas, albaner, albanian, për shtetasit albanas.

    Ndërkombëtarisht, shqiptarët e dy shteteve Albania e Kosova, njihen: albanian, albaner, albanaise, albaneze, pra të gjithë shqiptarët, quhen më këtë identitet nacional-kombëtar dhe nuk ka pse të ndërthuret ndërkombëtarisht, asnjë shqiptar, gjoja e ndien veten ma superior botërisht, për një identitet shtetëror, që tjetri zyrtarisht, në legjislativin ndërkombëtar nuk e ka, kur të gjithë shqiptarët quhen botërisht: shqiptar nga Albania, shqiptar nga Kosova, kurse përkatësitë e vërteta, të drejta të shqiptarëve, që ende janë nën nënshtetësitë tjera, duhet të njihen, si shqiptar nën ato shtete, pëekatësisht nën të cilat edhe jetojnë, e jo me fjalën (nga), por më fjalën (nën) - shqiptar nën Malin e Zi, shqiptar nën Servinë, shqiptar nën fyrom-irjm (Maqedonia), shqiptar nën Greqinë - ngase nuk ka shqiptar nga Servia, as nga mali i Zi, as nga Maqedonia, as nga Greqia - por ka shqiptar, nën ato shtete, shqiptar nën ato rregullime shtetërore, me ato nënshtetësira!

    Ndërshqiptarisht, të gjithë shqiptarët, janë kombëtarisht - shqiptar, që nuk njohin kufinj kombëtar, ndërshqiptarë, por vetëm kufinj shtetëror e nënshtetëror, ashtu sikur shkoi rrjedha e historisë ma të re, apo të Historisë të Sotme Shqiptare, që gradualisht ecën deri në ribashkimin kombëtar shqiptar!

    Kombëtarisht, të gjithë shqiptarët kanë vetëm një identitet kombëtar - shqiptar, shtetasit e ardhëm të ribashkimit të Shqipërisë Etnike, si shtete të ribashkuara shqiptare, në një shtet nacional-kombëtar, krejt kah janë tokat shqiptare ballkanike - një komb - një shtet shqiptar ballkanik, i Ballkanit illirik!
    Ndryshuar për herë të fundit nga Albo : 06-02-2009 më 18:02

  2. #2
    Perjashtuar Maska e Sabriu
    Anëtarësuar
    29-12-2005
    Postime
    1,283

    “Kombi kosovar” perballe Kombit Shqiptar

    “KOMBI KOSOVAR” VERSUS E KOMBIT SHQIPTAR

    Publikuar më 05 shkurt, 2009 .

    Prof.Dr. Mehdi Hyseni

    BAROMETRI DIPLOMATIK

    *** Gjatë kohës së sundimit të së keqes dhe të mashtrimit universal, pohimi i së vërtetës është revolucionarizëm."

    (George Orwell)


    Ndër faktorët kryesorë që kanë ndikuar në “zbulimin epokal” të termit “KOMB KOSOVAR”, janë faktorët politikë të jashtëm të bashkësisë ndërkombëtare, të cilët kanë qenë të involvuar në zgjidhjen e krizës së Kosovës. Në këtë kontekst, pa dyshim se kanë ndikuar edhe institucionet dhe qendrat e ndryshme shkencore me analizat dhe me studimet e tyre propozuese dhe sugjeruese autoriteteve të tyre qeveritare politike dhe diplomatike, për zgjidhjen e statusit politik të Kosovës.

    Ndër analistët e parë të politikës ndërkombëtare, i cili ka dalë në opinionin publik ndërkombëtar me tezën e tij për ndërtimin e “kombit të ri kosovar”, është Janus Bugajski ( drejtor i Qendrës për Studime Strategjike dhe Ndërkombëtare për Evropën Lindore në Uashington). Propozimin e tij për ndërtimin e “Kombit të ri kosovar” e kanë pranuar me kohë edhe qarqet diplomatike zyrtare të Stejt Departamentit Amerikan, me qëllim që para botës demokratike dhe, në frymën e Rendit të Ri Botëror, të justifikonin krijimin e shteteve të reja multietnike, pluraliste dhe demokratike në Evropën Lindore dhe, së këndejmi, edhe në Ballkan. Shembuj konkret të kësaj strategjie politike dhe diplomatike amerikane, janë: Sllovenia, Kroacia, Bosnja e Hercegovina, Maqedonia, Mali i Zi, dhe Kosova.

    Teza politike e Janus Bugajskit “Kombi kosovar” para dhe pas pavarësisë së Kosovës, ka gjetur mbështetje dhe terren të përshtatshëm, por shumë të kufizuar vetëm nga disa intelektualë shqiptarë në Kosovë, siç janë Migjen Kelmendi dhe Nexhmedin Spahiu me shkrimet dhe me librat e tyre për “Kombin kosovar”. Mirëpo, pavarësisht nga përpjekjet e tyre si rezultat i interesave komplementare të politikës ditore, që të paktën në formë propagandistike, të dëshmohen si “argatë” konsekuent të tezës politike të Janus Bugajskit, se gjoja, tanimë janë krijuar kushtet “historike” për krijimin e “kombit të ri kosovar”, këta autorë shqiptarë kanë ngelur vetëm “dy zëra të vetmuar në shkretinë”, sepse askush nga ajka intelektuale akademike shkencore shqiptare as në Kosovë, as në Tiranë, as në Tetovë, e as në diasporë, nuk i ka mbështetur tezat e tyre politiko-propagandistike antikombëtare shqiptare, të ashtuquajtura “kombi kosovar” nga se ky nuk ekziston si i tillë as mbi bazën historike, as kombëtare, as mbi atë faktike dhe juridike shkencore mbase ai është vetëm një trill me prapavijë politike dhe propgandistike, që është në funksion të përçarjes së shqiptarëve dhe të shkyerjes së kombit shqiptar, si dhe të rujatjes së statuis quo-s së territorit të copëtuar dhe të kolonizuar të Shqipërisë etnike në Ballkan..

    (A) Nacionalizmi shqiptar nuk është i barasvlershëm me nacionalizmin serb!

    1. Nacionalizmi shqiptar nuk është simetrik me nacionalizmin primordial dhe antisemitist serbomadh. Ndaj, është idiotizëm sui generis, që këto dy nocione të vihen në një horizontale të përbashkët të shqyrtimit dhe të gjykimit të tyre si fenomene negative kombëtare dhe shtetërore, të krijimit të “kombit kosovar” të Migjen Kelmendit dhe të Nexhmedin Spahiut.

    2. Në lidhje me këtë shtrohet kjo pyetje për “gjuetarët” e nacionalizmit shqiptar në Kosovë: - Cilat janë pasojat e derisotme të nacionalizmit shqiptar për popujt dhe vendet fqnije në Ballkan?

    3. Si “shkak” dhe si “pasojë” e nacionalizmit shqiptar, cilët popuj dhe, cilat territore të huaja të vendeve fqinje i kanë në zotërimin e tyre shqiptarët dhe Shqipëria Etnike?- Asnjë!

    4. Konkretisht, cilët popuj dhe kombësi joshqiptare janë dëmtuar dhe rrezikuar në ndonjë formë nga nacionalizmi shqiptar (qoftë fizike, bioligjike, ekonomike, politike, kombëtare dhe shtetërore) gjatë koekzistencës së tyre në Jugsllavinë Mbretërore, në Jugosllavinë e Titos, në “Jugosllavinë” e Serbsë dhe të Malit të Zi nën sundimin e Slobodan Milosheviqit, të Serbisë së sotme të Boris Tadiqit? – ASNJË prej tyre!

    5. Përundrazi, si rrjedhim i nacionalizmit të tërbuar shovinist dhe destruktiv serbomadh kanë pësuar shqiptarët (edhe në Anamoravë, edhe në Kosovë, edhe në Iliridë, edhe në Malësinë e Madhe të Mbishkodrës nën Mal të Zi), edhe si qenie fizike, biologjike, kombëtare, territoriale dhe shtetërore.

    6. Pa marrë parasysh tendencat dhe interesat karrieriste politike, ekonomike, tregtare dhe kosmopolite të “gjuetarëve” dhe të “arkitektëve” të “kombit kosovar” me në krye Migjen Kelmendi dhe Nexhmedin Spahiu, në Kosovë nuk ekziston kurrfarë nacionalizmi primitiv as agresiv shqiptar. Prandaj, asnjëri e as tjetri, në elaborimin e tezave të tyre “politiko-kombëtare” nuk mund të marrin si pretekst, se për të “heshtur nacionalizmin shqiptar”, e vetmja rrugë oportune qenka formimi i “kombit kosovar”.

    7. Një tezë e tillë antishqiptare lexuesi shqiptar, nuk mund ta gjejë as në tezat e falsifikuara dhe të sosfistikuara të politikës dhe të propagandës ditore antishqiptare të Beogradit!?

    8. Teza “kombi kosovar” nuk ka për pasojë “nacionalizmin agresiv” shqiptar, të trilluar nga autorët e tij, por pikësëpari, është në funksion të shkyerjes së kombit shqiptar dhe të mosndryshimit të kufijve artificialë, që nënkupton mosndryshimin e gjendjes së shqiptarëve dhe të territoreve të kolonizuara të Shqipërisë Etnike.

    9. Pra, si në kuptimin e ngushtë, ashtu edhe në atë të gjerë, apostrofimi për ta luftuar dhe neutralizuar nacionalizmin shqiptar nëpërmjet instrumentit politik “kombi kosovar”, do të thotë se, përpos elementëve të politikave të huaja, janë dalë në sipërfaqe edhe mbështetësit dhe imituesit e tyre shqiptarë siç janë Migjen Kelmendi dhe Nexhmedin Spahiu, të cilët, për të arritur një objektiv të tillë politik, nacionalizmin shqiptar e kanë futur “në një thes” me nacionalizmin etnocentrik serbomadh!?

    10. Një përpjekje dhe një gatishmëri e tillë miope për ta luftuar nacionalizmin shqiptar në Kosovë, e dëshmuar jo vetëm në formë propagandistike verbale, por madje edhe me libra nga autorët Migjen Kelmendi dhe Nexhmedin Spahiu, të shkruara në stilin e Janosh Bugajskit për krijimin e “kombit të ri kosovar”, nuk duhet të jetë nënçmuar as nga elita politike, as nga elita shkenca e mirëfilltë e as nga nacionalistët dhe demokratët shqiptarë, sepse në “krateret e thella nëntokësore” të kësaj strategjie fshihet mobilizimi dhe disponimi” i faktorëve të ndryshëm vendorë dhe të huaj se bashkarisht, do të luftojnë nacionalizmin shqiptar, po qe se ai paraqitet në çfarëdo forme qoftë si barrierë kyç për krijimin e “kombit kosovar”, që ipso facto, nuk është asgjë tjetër, veçëse shkyerje dhe shpartallim i kombit dhe i shtetit etnik natyral shqiptar në Ballkan.

    Sipas tezës politiko-propagandistike të Janus Bugajskit dhe të tandemit Migjen Kelmendi dhe Nexhmedin Spahiu, “kombi kosovar”, veç shkyerjes së kombit dhe shtetit shqiptar, ka për qëllim edhe luftimin e “nacionalizmave” serbo-shqiptarë në Ballkan?!

    Ky konstatim nuk ka kurrfarë elementesh të vlefshme teorike as praktike, e aq më tepër nuk ka kurrfarë karakteri as leverdie pragmatike, sepse si në kuptimin e përgjithshëm, ashtu edhe në të veçantë, deri më sot, në praktikën e sistemit shtetëror të marrëdhënieve ndërkombëtare, nuk kemi asnjë shembull konkret se krijimi i shteteve të reja ka eliminuar fenomenin e “nacionalizimit”. Prandaj, as krijimi artificial politik i “kombit kosovar” nuk ka asnjë shans që të luftojë “nacionalizmin” serbomadh, jo vetëm në Kosovë, por as në përmasa ballkanike. Ndërkaq, shikuar në retrospektivën e derisotme të historisë së ekzistencës së shqiptarëve dhe të Shqipërisë Etnike, nacionalizmi shqiptar, kurrnjëherë nuk ka vepruar në kuptimin negativ të tij, domethënë nuk ka pasur karakter antisemitist, racist, urrejtës as armiqësor ndaj kombve dhe kombësive të tjera, qoftë brenda përbashkësisë shqiptare, qoftë jashtë saj. Prandaj, në këtë vështrim, nuk ekziston kurrfarë nevoje as teorike e as praktike, që të krijohet “kombi kosovar” për ta lufuar “nacionalizmin agresiv ” shqiptar në Kosovë?!

    Përkundrazi, nëse vërtet, do të vinte në shprehje krijimi i “kombit kosovar”, atëherë, ekziston mundësia reale, që me plot të drejtë të ngrejë kokën flamuri i nacionalizmit pozitiv gjithëkombëtar shqiptar jo vetëm në Kosovë, por në mbarë hapësirat etnike shqiptare në Ballkan, që të mos lejojë shkyerjen dhe copëtimin e kombit shqiptar.

    Paraqet, Sabri Selmani

Tema të Ngjashme

  1. Diaspora shqiptare në mbrojtje të çështjes sonë kombëtare
    Nga altin55 në forumin Çështja kombëtare
    Përgjigje: 2
    Postimi i Fundit: 09-10-2012, 09:20
  2. Ç'mendim keni për nacionalizmin shqiptar?
    Nga Anton në forumin Çështja kombëtare
    Përgjigje: 45
    Postimi i Fundit: 25-09-2012, 16:09
  3. Rrymat politike katolike shqiptare
    Nga ~Geri~ në forumin Toleranca fetare
    Përgjigje: 74
    Postimi i Fundit: 30-04-2006, 04:33
  4. Shteti grek, ky armik i kombit shqiptar
    Nga ~Geri~ në forumin Çështja kombëtare
    Përgjigje: 26
    Postimi i Fundit: 09-04-2005, 07:33
  5. Cili është synimi i AKSH-së?
    Nga Faik në forumin Çështja kombëtare
    Përgjigje: 65
    Postimi i Fundit: 04-12-2003, 04:22

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund të hapni tema të reja.
  • Ju nuk mund të postoni në tema.
  • Ju nuk mund të bashkëngjitni skedarë.
  • Ju nuk mund të ndryshoni postimet tuaja.
  •