Qëllimi i policisë britanike është që t'i tërheq femrat muslimane në rradhët e saj.
Sipas rregullores së re, atyre u është mundësuar bartja e hixhabit, shamisë, me të cilën do ta mbulojnë kokën, e mbi të do ta vendosin kapelën zyrtare të policisë.
Në polici besojnë se rregullat e deritashme rreth veshjes i ka larguar shumë femra muslimane nga dëshira për të punuar në polici.
Shami e zezë do të jetë nga materiali jodjegës, ndërsa muslimanet do të kenë mundësi ta bartin gjatë tërë kohës, derisa janë në detyrë.
Kryeshefi Geoff Feavyour këtë e krahasoi me lejimin e bartjes së turbanit para disa vitesh pasi që policisë britanike i ishin bashkangjitur sikhët.
Sipas të dhënave nga viti 2007/08 në policinë britanike punojnë 23% femra, por pjesëmarrja e femrave nga bashkësitë aziatike dhe bashkësitë tjera është i vogël, vetëm 6%. Qëllimi i policisë është ta rris këtë në 15%.
"Është e qartë, ne dëshirojmë që personat nga të gjitha bashkësitë t'i bashkëngjiten forcave tona, ndërsa futja e hixhabit vërteton përkushtimin tonë në drejtim të këtij qëllimi. Kjo është shtesë e uniformës dhe shpresojmë se me këtë do t'ju dëshmojmë se janë të mirëseardhur", tha Feavyour.
Ky hap është përshëndetur edhe nga bashkësia muslimane në polici. Kapteri Ismail tha se beson fuqishëm që policët në bashkësitë lokale duhet të jenë nga ato bashkësi.
"Kjo do t'ju ofroj mundësi për përparim në karrierë dhe, shpresoj, se do të ndryshoj qëndrimin e të tjerëve ndaj muslimanëve", tha Osman.
05.02.2009.islamgjakova.net
Krijoni Kontakt