.... dhe ky duket se eshte vetem fillimi

Artikulli i meposhtem eshte marre nga International Herald Tribune. Flet per zbulimet me te fundit te arkeologjise nenujore ne detin Jon, Sarande. Une po pershtas ne shqip nje permbledhje te shpejte nga artikulli:

Nje ekip arkeologesh nenujore shqiptaro-amerikane kane zbuluar gjurme te 4 anijeve te mbytura te cilat mendohen te jene te shekullit te VI-III para eres sone. Nderkohe qe tre pika te tjera te mundshme pritet te verifikohen.

Geffrey G. Royal i organizates joqeveritare qe udheheq studimin (vezhgimin) mendon se "Shqiperia eshte nje burim shume i madh arkeologjik ende i pashfrytezuar" dhe se "Me cfare kemi zbuluar deri tani, mund te themi se Shqiperia eshte ne te njejtin nivel me Italine dhe Greqine".

Zbulimet te tjera perfshijne amfora te perdorura per transportimin e veres dhe vajit te ullirit te cilat "ndoshta ishin prodhuar ne qytetin jugor grek te Korintit, ne shekullin e VI ose fillim te shekullit te V p.e.s. Sipas arkeologut shqiptar Adrian Anastasi, "nese konfirmohet datimi i vjetersise ne shek. VI p.e.s., ky do te ishte vetem rasti i peste, ne te gjithe boten".

Te tjera objekte jane amfora te shek. IV p.e.s dhe tjegulla catish, vazo e afrikes veriore e shek I-III dhe ankore guri te anijeve romake te shek II-I p.e.s. Sipas Anastasit, tjegullat jane dhe zbulimi me i vecante pasi "nje ngarkese e tere tjegullash te mbytura nuk eshte zbuluar kurre me pare". Duket se nga menyra si jane vendosur tjegullat se anija eshte ende nen to.

Udheheqesi i misionit Greg Robb thote se "nese i gjithe materiali qe kemi zbuluar do nxirrej ne siperfaqe, do nevojitej nje muze i ri per t'i vendosur" Sipas tij deri tani jane skanuar vetem 217 km katror.

Auron Tare beson se pas perfundimit te projektit, do diskutohen dhe mundesite e nxjerrjes se objekteve ne siperfaqe.

http://www.iht.com/articles/ap/2009/...-Treasures.php