
Postuar mė parė nga
abdurrahman_tir
ky postim eshte per ty dhe per te gjithe ata qe genjejne(me apo pa qellim)
Talibanėt dhe Selefizmi1
Ēėshtja e fundit, tė cilėn dėshirojmė ta qartėsojmė, ka tė bėjė me portretizimin qė mediat i kanė bėrė Talibanėve, si pasues tė metodologjisė Selefije Uehabije, kur faktikisht ata janė pasues tė sektit Sufij Deobandi, dhe ata kanė qenė nga njerėzit mė tė ashpėr dhe mė tė flaktė kundra Selefijve, tė cilėt ata vetė i kanė etiketuar si Uehabijtė e Kėqij.
Na ėshtė transmetuar nga Dijetarėt e besueshėm Selefij tė Pakistanit, se ata (Talibanėt) kanė treguar urrejtje ndaj Da'uetit Selefij, duke mbyllur disa prej instituteve qė thėrrasin pėr tek Kurani dhe Suneti. Ata, gjithashtu, i kanė diskretituar dhe i kanė sharė Selefijtė, duke i quajtur ata gajr mukalidijn (ata qė nuk bėjnė pasim tė verbėr) e tė tjera si kėto. Nė njė ligjėratė, tė titulluar Kush janė njerėzit e Hadithit, shejkh Zubejr Ali, nga Pakistani, qe pyetur pėr Talibanėt:Shejkh! Cili ėshtė opinioni juaj nė lidhje me Talibanėt nė Afganistan? Ai u pėrgjigj:Talibanėt janė njė grup qė bėjnė pjesė nė sektin Deobandi. Nė Pakistan, ne i kemi Deobanditė tė ndarė nė dy grupe: [1] Hajati dhe [2] Mamati. Talibanėt i pėrkasin grupit Hajati. Talibanėt nuk kanė Akide tė pastėr. Talibanėt janė bidatēinj dhe ata i kanė kaluar kufijtė jashtėzakonisht nė shumė ēėshtje, pėr sa u pėrket Selefijve. Pėr shembull, nė Afganistan, Talibanėt i kanė mbyllur institutet e Selefijve, dhe gjithashtu shumė prej xhamive janė mbyllur dhe, po ashtu, tė gjitha xhamitė qė po ndėrtoheshin nga Selefijtė, u ndaluan. Ky informacion mė erdhi nga miku im i nderuar, i cili qe njė prej atyre njerėzve tė Sunetit, qė ndėrtonte xhamitė dhe institutet Selefije. Pėr shembull, miku im, Ebu Umejr Kurejshi nga Islamabadi, dhe, gjithashtu, shumė prej Selefijve Afganė, po na i japim kėtė lajm i cili ėshtė muteuatir (i transmetuar nga shumė njerėz tė besueshėm dhe qė nuk mund tė jetė gėnjeshtėr).
Kush janė, pra, Deobanditė, dhe cili ėshtė dallimi midis tyre dhe Selefijve?
Deobandi ėshtė njė sekt qė u themelua nė vitin 1867, nė njė qytet me emrin Deoband, nė Indi. Themeluesi i tij ishte njė burrė me emrin Muhamed Kasim Nanotuij. Disa prej themeluesve tė tjerė tė kėtij sekti janė edhe Rashid Ahmed Gangohij dhe Haxhij Imdadullah, i cili, mes Deobandive, njihet me nam si Muhaxhir Mekkij (emigruesi pėr nė Mekke). Dhe, mes nesh, ai njihet si Mefrur Mekkij (i daluri nga Mekka).
Themelimi i kėtij sekti nisi me njė medreseje, nė qytetin Deoband. Pas themelimit tė tij, Deobanditė u shpėrndanė nė grupe tė ndryshme, me identitete tė ndryshme, dhe nė kohėt e sotshme ne kemi shumė degėzime tė sektit Deobandi, pėr shembull: Xhemat Teblig, Sipaij Sahabah, Hajati Deobandi, Memati Deobandi, Ishatu-Teuhijd ues-Suneh, Xhematul-Islamij, Hak Ēar Jar, grupi Fadlu-Rrahman, Talibanėt, Xhejshi Muhamed etj
Selefijt dallojnė nga Deobanditė nė shumė ēėshtje. Kėto dallime pėrfshijnė ēėshtje qė kanė tė bėjnė me besimin, themelet e Fesė dhe (ahkamet) rregullat, gjykimet e saj. Prej kėtyre dallimeve, do tė diskutojmė ēėshtjet qė kanė tė bėjnė me besimin dhe themelet.
Sė pari: Deobanditė besojnė nė konceptin e Uahdetul-Vuxhud (njėsia e ekzistencės sė Allahut me krijimin). Dijetari i Dijetarėve tė Deobandive, Haxhij Imdadullah, ka thėnė nė lidhje me kėtė besim tė prishur:Deklarata e Uahdetul-Vuxhud ėshtė e vėrteta dhe ėshtė e saktė, dhe i pari qė ra dakord me kėtė ēėshtje ishte Shejkh Muhjidin Ibn Arabi.2 Fjala e Ibn Arabiut, e cila aludohet kėtu, ėshtė deklarata e tij:Nė tė vėrtetė, ekzistenca e krijimit ėshtė ekzistenca e Krijuesit. Ai, gjithashtu, ka thėnė:Nė ēdo gjė ka njė shenjė qė tregon se ėshtė esenca e saj, kėshtu qė nuk ka asgjė qė ekziston, pėrveē Allahut.3
Vėrtet, ēdokujt qė i ėshtė dhėnė sy, veshė dhe aftėsia e tė kuptuarit, e di se ky ėshtė nga besimet mė tė kėqija qė kanė hyrė nė gjokset e njerėzve. Ėshtė mė i lig dhe mė i keq sesa vetė besimi i tė Krishterėve, tė cilėt thonė se Zoti ėshtė njė prej tė treve (Ati, Biri dhe Shpirti i Shenjtė, tė cilėt ata i konsiderojnė tre zota tė unifikuar nė njė zot, sh.p). Sepse, sipas besimit tė Deobandive, Allahu i Lartėsuar gjendet nė objekte, si kafshėt, pemėt, gurėt, mbeturinat dhe gjithēka qė ekziston! I pastėr ėshtė Allahu nga ato me tė cilat ata e pėrshkruajnė Atė! Kjo ėshtė Akideja mė mizore, kuptimi mė i ndyrė e mė i shthurur, dhe ėshtė mohim (kufr) i qartė i tė gjitha atyre me tė cilat erdhėn Profetėt dhe Pejgamberėt nga Teuhijdi i Allahut.
Ka thėnė el-Imam Ibn Ebil-Izz el-Hanefij (v.792):Dhe, me tė vėrtetė, mohuesit e Cilėsive tė Allahut e quajnė mohimin e Cilėsive teuhijd, prej tyre Xhehm Ibn Safuan dhe pasuesit e tij, sepse ata thonė: Pohimi i Cilėsive kėrkon qė el-Uaxhib4 tė jetė i shumtė. Kjo thėnie dihet qė ėshtė e prishur, nga domosdoshmėria, sepse, vėrtet, pohimi i diēkaje nė kuptimin abstrakt, nė tė gjitha cilėsitė, do tė thotė qė dikush nuk mund ta pikturojė atė jashtė asaj ēka ajo ėshtė, dhe mendja do tė fillonte tė mendonte se ajo nuk ekziston. Kjo ėshtė forma mė ekstreme e mohimit (tetijl). Dhe kjo thėnie i ka bėrė njerėzit tė thonė se Allahu ėshtė kudo dhe tek ēdo gjė, dhe kjo ėshtė mė e keqe sesa kufri i tė krishterėve, sepse, vėrtet, tė krishterėt ia specifikuan atė Mesisė (Jezusit), kurse kėta njerėz e pėrdorin atė nė mėnyrė universale, tek i gjithė krijimi.
Dhe prej pėrmbajtjes sė kėtij lloj Teuhijdi ėshtė besimi se Faraoni dhe populli i tij e plotėsuan Imanin, duke e njohur Allahun nė realitet. Dhe prej pėrmbajtjes sė tij ėshtė se adhuruesit e idhujve janė nė tė vėrtetėn dhe nė shpėrblim, dhe, nė realitet, ata adhurojnė vetėm Allahun dhe asnjė tjetėr veē Tij. Dhe prej pėrmbajtjes sė tij ėshtė se nuk ndryshon ndalimi nga lejimi, mamaja nga motra dhe nga gruaja e huaj, dhe nuk ka ndryshim midis ujit dhe alkoolit, zinasė dhe martesės. Dhe pėrmban, gjithashtu, se ēdo gjė ėshtė nga njė burim i vetėm, madje, mė saktė, Ai ėshtė burimi i vetėm. Dhe prej pėrmbajtjes sė tij ėshtė se profetėt ishin tiranė ndaj popullit tė tyre! Larg prej asaj ēka thonė ata ėshtė Allahu, nė njė Lartėsi tė madhe!!5
Shejkh Ahmed en-Nexhmij ka thėnė nė lidhje me kėtė ēėshtje:Si pėrfundim: atėherė, pa dyshim, qė besimi nė Uahdetul-Vuxhud ėshtė njė besim kufri dhe ateizmi, dhe hyjnizim i botės materiale. Kjo ėshtė njėsoj si puna e Komunistėve, sepse motoja e Komunistėve ėshtė Nuk ka zot dhe bota ėshtė thjesht materiale, kėshtu qė ata e bėnė botėn materiale hyjni. Kjo ėshtė ajo ēka shohim nė ēdo vend. Sufistėt thonė nė (pretendimin e tyre tė) Uahdetul-Vuxhud:Nuk ka gjė nė kėtė ekzistencė, veē Allahut, prandaj ēdo gjė qė ne dėgjojmė dhe perceptojmė, nga llojet e ndryshme tė perceptimit, kėto janė vetė Allahu. Kėshtu, Allah ėshtė njeriu, xhini, melaiket, dhe Ai ėshtė shpend, insekt, oqean i dallgėzuar, toka e shtrirė, era qė fryn, kufoma qė qelbet, epshi, Allah ėshtė jeta e tė gjallit, dhe vdekja qė e kthen tė vdekurin nė kufomė. Ai ėshtė i vetmi qė lind dhe vdes, dhe Allahu ėshtė gjithēka.6
Deobanditė e njohin dhe e pranojnė adhurimin e varreve. Muhamed eth-Thanij el-Husnij ka thėnė nė librin e tij Sirah Muhamed Jusuf: Me tė vėrtetė, shejkh Muhamed Iljasi qėndronte i ulur pas varrit tė Abdul-Kuddus el-Kinkuhi, udhėheqėsit tė rendit sufij Xhishtijeh Sabrijeh, nė pjesėn mė tė madhe tė kohės. Ai ulej, nė vetmi, pranė varrit tė Seid el-Bedajunit dhe ai falej me xhemat atje.7
Muhamed Eslem el-Pakistani ka transmetuar nga Sirdar Muhamed el-Pakistani, se ai ka thėnė:Kam qenė me Xhematin Tablig pėr gati dhjetė vjet, dhe shumė herė shkoja me Muhamed Jusuf ed-Dihlauij, Emirin e Xhematit Tablig, tek varri i Muhamed Iljasit, mu nė mes tė natės. Ne uleshim pėrreth varrit tė tij, pėr njė kohė tė gjatė, duke pritur me kokat tona tė mbuluara. Dhe ai tha:Shejkh Muhamed tha:'Vėrtet, poseduesi i kėtij varri, shejkhu ynė, Muhamed Iljasi, shpėrndan dritėn qė zbret nga qiejt, te varri i tij, midis pasuesve tė tij, sipas lidhjes dhe pėrkushtimit ndaj tij.'8
Ky ėshtė kundėrshtim i hapur e i qartė i themelit tė islamit dhe i urdhrit tė Pejgamberit tė Allahut (sal-Allahu alejhi ue sel-lem). Xhundub Ibn Abdullah el-Bexhelij (radij-Allahu anhu) ka thėnė se ai e ka dėgjuar Profetin (sal-Allahu alejhi ue sel-lem) tė thotė, pesė ditė para se ai tė vdiste:Vėrtet, ata qė ishin para jush i morėn varret e Profetėve tė tyre dhe varret e njerėzve tė mirė si vende adhurimi, kėshtu qė ju mos i merrni varrezat si vende adhurimi. Vėrtet, unė ua ndaloj qė ta bėni kėtė!9
Nga Ebu Hurejra (radij-Allahu anhu), transmetohet se i Dėrguari i Allahut (sal-Allahu alejhi ue sel-lem) ka thėnė:O Allah, mos e kthe varrin tim nė idhull. Mallkimi i Allahut qoftė mbi ata qė i marrin varret e Profetėve tė tyre si vende tė adhurimit.10
Abdullah Ibn Sherxhijl Haseneh ka thėnė:E kam parė Uthman Ibn Affanin duke urdhėruar pėr sheshimin e varreve, kėshtu qė atij i thanė:'Ky ėshtė varri i Umm Amr, bija e Uthmanit', megjithatė, ai urdhėroi qė edhe ai tė sheshohej.11
Nga Ebul-Hejaxh el-Esedij transmetohet se ai ka thėnė:Ali Ibn Ebi Talib, radij-Allahu anhu, mė tha:'A nuk duhet tė dėrgoj ty pėr atė qė mė ka dėrguar i Dėrguari i Allahut? Qė ti prishėsh tė gjitha statujat dhe pikturat, dhe ti sheshosh tė gjitha varret e ngritura.12
Ebu Burde ka thėnė:Ebu Musa el-Esharij na kėshilloi, para se tė vdiste, duke na thėnė:Ju duhet tė shpejtoni me xhenazen time
dhe mos vendosni nė lahdin tim ndonjė gjė qė do tė jetė midis meje dhe tokės, dhe asgjė mos ndėrtoni mbi varrin tim. Dėshmoni se unė jam i pastėr nga ato gra tė cilat i rruajnė kokat e tyre, grisin rrobat e tyre apo godasin faqet e tyre. Ata (tė pranishmit) i thanė:A ke dėgjuar ndonjė gjė pėr kėtė? Ai tha:Po, nga i Dėrguari i Allahut (sal-Allahu alejhi ue sel-lem)!13
Deobanditė besojnė se ėshtė obligim pasimi i verbėr i njėrit prej katėr Imamėve, njė pasim i verbėr, individual e konkret. Shejkhu i tyre, Khalil Ahmed es-Saharanfurij qe pyetur:"A ėshtė e saktė qė njė person tė pasojė verbėrisht njėrin prej katėr Imamėve, nė tė gjitha bazat (usul) dhe degėzimet (furu), apo jo? Sa ėshtė e pėlqyeshme apo e obligueshme kjo, dhe kujt, nga katėr Imamėt, i bėn ti taklid, nė disiplinat e bazave (usul) dhe degėzimeve (furu')?"
Ai u pėrgjigj:Ėshtė e domosdoshme pėr njerėzit e kėtij brezi, qė ti bėjnė taklid njėrit nga katėr Imamėt, mė saktė, kjo ėshtė e obligueshme. Vėrtet, ne i kemi dėshmuar shumė nga ata, qė e braktisėn taklidin (pasimin e verbėr) e Imamėve dhe ndoqėn tė kuptuarit dhe tekat e tyre, qė tė bien nė gropėn e kufrit. Allahu na ruajt nga kjo! Dhe pėr kėtė arsye, ne dhe Dijetarėt tanė i bėjmė taklid Imamit tė Muslimanėve, Ebu Hanifes, rahimehullah. Allahu na bėftė qė tė vdesim nė kėtė rrugė dhe na bashkoftė nė shoqėrinė e tij! Dhe ka shumė shkrime nga Dijetarėt tanė, qė janė pėrhapur dhe janė bėrė tė famshėm nėpėr tokė.14
Shejkh Husejn Ahmed el-Medinij, kur foli pėr ndryshimin mes Deobandive dhe da'uetit tė Muhamed Ibn Abdul-Uehabit, tha:Vėrtet, Uehabijtė e konsiderojnė Shirk pasimin qorrazi tė njė Imami tė caktuar, dhe ata i pėrmendin katėr Imamėt dhe pasuesit e tyre me fjalė tė kėqija. Kėshtu, pėr shkak tė kėsaj, ata e kanė kundėrshtuar Ehli-Sunetin dhe Xhematin. Dhe tė tjerė, veē kėtyre pasuesve tė verbėr tė Indisė, gjithashtu janė pjesė e kėtij grupi tė keq. Tamam, po ashtu, edhe Uehabijtė e Nexhdit, me pretendimet e tyre se ata janė Hanbelij, nuk punojnė me medhhebin e Imam Ahmed Ibn Hanbelit nė ēdo ēėshtje. Pėrkundrazi, ata e braktisin fikhun Hanbelij, nėse ai ėshtė nė kundėrshtim me hadithin, sipas tė kuptuarit tė tyre. Dhe ata janė mėsuar tė pėrdorin fjalė tė kėqija e vulgare, me mė tė mėdhenjtė e kėtij Umeti, sikurse vėllezėrit e tyre, qė zgjedhin tė mos bėjnė taklid. Sa pėr mė tė mėdhenjtė tanė, ata janė pasues tė Ebu Hanifes, rahimehullah, nė ēėshtjet e bazave dhe tė degėzimeve, dhe ata e konsiderojnė tė obligueshėm taklidin ndaj njėrit nga katėr Imamėt, siē qe shpjeguar nga Shejkh en-Nanotuij, nė (veprėn e tij) Letaif Kasimeh dhe Shejkh Kankuhij nė Sebijlu-Reshad. Veē kėsaj, shejkh el-Kankuhij ka shkruar njė libėr tė veēantė mbi obligimin e taklidit, nė tė cilin ai ka shkruar njė sėrė refuzimesh kundra Uehabijve
15
Mund tė shihet qartė nga ky citim, se Deobanditė nuk janė nė menhexhin e Shejkh Muhamed Ibn Abdul-Uehabit. Pėrkundrazi, ata pėrpiqen qė ta hedhin poshtė Shejkhun dhe pozitėn e Selefizmit, me dauetin (thirrjen) e tyre pėr taklid. Pėr tė treguar pozitėn e Selefizmit ndaj pasimit tė verbėr, po citojmė nga disa prej Dijetarėve tė sė shkuarės dhe tė tashmes. Ibn Hazm (v.456), rahimehullah, thotė nė en-Nubedh:Pasimi i verbėr nuk ėshtė i lejuar, dhe nuk lejohet pėr asnjė njeri qė tė marrė thėnien e ndonjėrit pa argument. Argument pėr kėtė ėshtė thėnia e Allahut:
Ndiqeni atė qė ju ka zbritur Zoti juaj, dhe mos ndiqni asnjė Eulija (mbrojtės apo ndihmues). Pak jeni qė pėrkujtoni! Suretul-Araf, 7:3,
dhe thėnia e Tij:
Kur iu thuhet atyre: Pasoni atė qė Allahu ka zbritur! Ata thonė: Jo! Ne do tė ndjekim atė rrugė nė tė cilėn i gjetėm baballarėt tanė Suretul-Bekare, 2:170;
dhe Ai ka thėnė, duke i lavdėruar ata qė nuk pasojnė qorrazi:
Ata tė cilėt i dėgjojnė fjalėt dhe pasojnė atė mė tė mirėn prej tyre, janė (ata) tė cilėt Allahu i udhėzoi dhe ata janė njerėz qė kuptojnė Suretu-Zuner, 39:18;
dhe thėnia e Tij:
Dhe nėse keni ndonjė mosmarrėveshje mes veti, parashtrojeni atė tek Allahu dhe i Dėrguari i Tij, nėse jeni qė besoni nė Allahun dhe nė Ditėn e Fundit Suretu-Nisa, 4:59.
Pra, Allahu na ndaloi qė ti drejtohemi dikujt tjetėr, kur kemi mosmarrėveshje, pėrveē Kuranit dhe Sunetit tė Profetit tė Tij. Dhe ekziston ixhmaja mes Sahabėve, qė nga i pari e deri tek i fundit, dhe ixhma mes Tabiijnėve, qė nga i pari i tyre e deri tek i fundit, nė ndalimin e ēdo njeriu qė tė mos u pėrmbahet fjalėve tė ndonjėrit prej tyre ose ndonjėrit para tyre, duke pranuar gjithēka, kėshtu ai qė e merr ēdo thėnie tė Ebu Hanijfes, Malikut, Shafiut apo Ahmed Ibn Hanbelit, rahimehumullah, prej atyre qė janė tė aftė qė tė bėjnė dallim. Duhet ta dinė se ata kanė kundėrshtuar ixhman e Umetit, tė gjithė ata, dhe kanė marrė njė rrugė tjetėr veē rrugės sė besimtarėve. Ne kėrkojmė strehim tek Allahu nga ky qėndrim.
Dhe, vėrtet, vetė Dijetarėt fisnikė e kanė ndaluar pasimin qorrazi tė tyre, apo pasimin e tė tjerėve veē tyre. Kėshtu, ai qė i pason ata verbėrisht, i ka kundėrshtuar ata. Gjithashtu, ēfarė u jep mė shumė tė drejtė kėtyre personave qė tė pasohen sesa prijėsit e drejtė, Umer Ibnul-Khattab, Ali Ibn Ebij Talib, Ibn Abbasi, apo Aisheja, nėna e besimtarėve. Kėshtu, nėse pasimi i verbėr do tė ishte i lejuar, atėherė kėta (Sahabėt) do ta meriton mė shumė sesa Ebu Hanijfe, Malik, Shafiij apo Ahmedi
16
Imam Ebu Hanijfe ka thėnė:Kur gjendet njė hadith qė ėshtė Sahijh, atėherė ky ėshtė Medhhebi im. Ai gjithashtu ka thėnė:Kur ta them diēka qė kundėrshton Librin e Allahut, apo atė qė ėshtė transmetuar nga i Dėrguari, atėherė injorojeni atė ēfarė kam thėnė unė. Dhe ai ka thėnė:Ėshtė e ndaluar pėr ndonjė qė nuk e di argumentin tim qė tė japė fetua, duke u bazuar mbi fjalėt e mia.
Imam Malik ka thėnė:Vėrtet, unė jam njeri. Ndonjėherė gaboj dhe ndonjėherė jam i saktė, prandaj shikojini mendimet e mia: gjithēka qė ėshtė nė pėrputhje me Librin dhe Sunetin, pranojeni atė; gjithēka qė nuk ėshtė nė pėrputhje me Librin dhe Sunetin, injorojeni atė. Ai, gjithashtu, ka thėnė:Ēdonjėrit pas Profetit do ti pranohen fjalėt e tij ose do ti refuzohen.
Ka thėnė esh-Shafiij:Kur gjendet njė hadith qė ėshtė Sahijh, atėherė ai ėshtė medhhebi im. Ai gjithashtu ka thėnė:Nė ēdo ēėshtje, ku njerėzit e transmetimit gjejnė njė transmetim nga i Dėrguari i Allahut qė ėshtė Sahijh, i cili ėshtė nė kundėrshtim me atė qė kam thėnė unė, atėherė unė e kthej mbrapa atė qė kam thėnė, qoftė gjatė jetės sime apo pas vdekjes sime. Ai, gjithashtu, ka thėnė:Muslimanėt janė pajtuar (ixhma) se nėse dikujt i bėhet i qartė njė Sunet i tė Dėrguarit tė Allahut, sal-Allahu alejhi ue sel-lem, nuk ėshtė e lejuar pėr atė qė ta braktisė Sunetin pėr thėnien e ndonjė tjetri.
Imam Ahmedi ka thėnė:Kushdo qė refuzon njė thėnie nga i Dėrguari i Allahut, sal-Allahu alejhi ue sel-lem, ai ėshtė nė prag tė shkatėrrimit. Ai, gjithashtu, ka thėnė:Mendimi i Euzaiut, Malikut dhe Ebu Hanijfes, tė gjitha ato janė mendime, dhe janė njėsoj para syve tė mi. Sidoqoftė, argumenti gjendet te transmetimet.17
Si ka mundėsi, atėherė, qė tė ngatėrrohen Selefijtė me ata qė ndjekin rrugėn e Deobandive? Ai qė e bėn njė gjė tė tillė, ose ėshtė i pakujdesshėm dhe nuk e njeh tė majtėn nga e djathta e tij, qiellin nga toka, ose ai ėshtė prej atyre qė ngritin kurthe e qė pasojnė epshin, qė kėrkon tė ndoti detin e Selefizmit, me ndyrėsirat e gėnjeshtrave dhe shtrembėrimeve.
--------------------------------------------------------------------------------
1. Shkėputur nga libri me titull Nė mbrojtje tė Islamit, nėn hijen e ngjarjeve tė 11 Shtatorit, i publikuar nga Troid Publications.
2. Sherhul-Akijdetit-Tahauijeh, fq.556.
3. Futuhat el-Mekkijeh, 1/272.
4. Arsyeja pėrse Imam Ibn Ebil-Izz e ka pėrdorur termin el-Uaxhib, kur pėrmend Xhehmitė, ėshtė pėr shkak tė pėrdorimit nga ana e tyre tė termit Uaxhibul-Vuxhud dhe Mumkinul-Vuxhud
etj. Ata i pėrdornin kėto terma qė tė justifikonin, nė njė farė mėnyre, konceptin panteist tė Uahdetul-Vuxhud.
5. Sherhul-Akijdetit-Tahauijeh, fq.78-79, me saktėsimin e Shejkhul-Albanit.
6. el-Meuridu-Adhabiz-Zilal, fq.234.
7. Sirah Muhamed Jusuf, fq.135.
8. el-Kaulul-Beligh, fq.65-66.
9. Transmetuar nga Muslimi (2/67-68), Ebu Auaneh (1/104) dhe tė tjerė.
10. Transmetuar nga Ibn Khuzejmeh, nė Sahijhun e tij (1/2/92), Ibn Hibbani (340-341), dhe Ibn Ebi Shejbeh nė el-Musennef (4/140). Ėshtė vėrtetuar nga Imam el-Albanij, nė Tahdhirus-Saxhijd.
11. Transmetuar nga Ibn Ebi Shejbeh nė el-Musennef (4/138) dhe Ebu Zurah nė et-Tarijkh (22/2), me njė zinxhir tė saktė transmetuesish.
12. Transmetuar nga Muslimi (2243) dhe en-Nisaij (2032, 2159)]
13. Transmetuar nga Ahmedi (4/397), me njė zinxhir tė fortė transmetuesish.
14. el-Muhanad, fq.43.
15. esh-Shihabu-Thakib, fq.62-63.
16. en-Nubedh e Ibn Hazmit, fq.115-117.
17. Shiko parathėnien e Muhamed Nasirudin el-Albanit, tė librit Sifatus-Salatin-Nebij, pėr referencat e kėtyre transmetimeve.
Pėrktheu: Alban Malaj
Krijoni Kontakt