Pėr katėrdhjetė vjet ezani kurrė s'ėshtė thirrur veēse Se'id bin el-Musejjeb, radiallahu anhu, ishte nė xhami para se ai tė thirrej. [Tabekat el-Hanabileh 1/141, Hiljet el-Eulija 2/163, Sifat es-Sefueh 2/80]
Umerit i ra tė fikėt pasi u goditė me thikė dhe sipas el-Misuer bin Mekremes qe thėnė:"Asgjė s'do ta bėjė atė tė ngrihet pėrveē thirrjes pėr namaz, nėse ende ėshtė gjallė". Ata i thanė atij:"Namazi ka pėrfunduar, o udhėheqės i besimtarėve!" Ai u zgjua dhe tha:"Namazi, pasha Allahun! Vėrtet, nuk ka hise nė Islam pėr kėdo qė lė namazin". Ai fali namazin ndėrsa plaga e tij gjakoste. [Sifat es-Sefueh 2/131, es-Sijer 5/220]
Pasi qė er-Rebi bin Hejthem u paralizua pjesėrisht, ai shkonte nė xhami i ndihmuar nga dy njerėz. Atij i qe thėnė:
"O Ebu Jezid! Tė ėshtė bėrė e lejueshme tė falesh nė shtėpi". Ai tha:"Tė vėrtetėn e ke thėnė, por dėgjova lajmėrimin e thirrėsit [muezinit] 'Haja ala el-Feleh [Eja nė sukses]', dhe mendova se kushdo qė e dėgjon kėtė thirrje duhet t'i pėrgjigjet, qoftė edhe duke u zvarritur". [Hiljet el-Eulija 2/113]
Adij bin Hatim, radiallahu anhu, ka thėnė:"Sa herė qė vjen koha pėr namaz, vjen ndėrsa jam i etur pėr tė dhe i gatshėm pėr ta falur atė [dmth me abdes]". [ez-Zuhd tė Ahmed, f.249]
Ebu Bekr bin Abdullah el-Muzeni ka thėnė:"Kush ėshtė si ti, o biri i Ademit? Kurdoqoftė qė ti do e pėrdor ujin pėr tė marrė abdes, shkon nė vendin pėr adhurim dhe kėshtu je nė praninė e zotit tėnd [dmth fillon tė falesh] pa pėrkthyes apo pengesė mes teje dhe Atij". [el-Bidaje ue en-Nihaje 9/256]
Ebu Reja el-Ateridi:"Asgjė qė lė prapa nuk mė dhimbset, pėrveē asaj se hidhesha pėrmbys nė fytyrė pesė herė nė ditė pėrpara zotit tim, tė lartėsuarit dhe mė tė nderuarit". [Hiljet el-Eulija 2/306]
Ebu el-Alije ka thėnė:"Unė udhėtoja mė ditė tė tėra pėr tė takuar njė njeri dhe gjėja e parė qė vėreja tek ai ishte namazi i tij. Nėse ai do ta falte namazin si duhet dhe nė kohė, do tė rrija me tė dhe tė merrja dituri nga ai; nėse e gjeja atė tė shkujdesur ndaj namazit, do ta lija dhe i thosha vetes se pėr gjėra tjerė veē namazit, ai do tė ishte madje edhe mė i shkujdesur".
Kur Ali bin el-Husein merrte abdes, ngjyra e tij ndryshonte. Familja e tij e pyeste pėrse kjo i ndodhte sa herė qė merrte abdes, dhe ai thoshte:"A e dini se pėrpara kujt do tė qėndroj [nė namaz]?"
Jezid bin Abdullah qe pyetur:"A duhet tė vėjmė kulm mbi xhaminė tonė?" Ai tha:"Pastroni zemrat e juaja dhe xhamia do t'ju mjaftojė". [Hiljet el-Eulija 2/312]
Adij bin Hatim, radiallahu anhu, ka thėnė:"Qė kur jam bėrė musliman, gjithmonė jam kujdesur tė jem me abdes kur thirrej ezani". [es-Sijar 3/160]
Ubejd bin Xha'fer ka thėnė:"Kurrė se kam parė xhaxhanė tim, Bishr bin Mesnur, tė humbasė tekbirin e parė dhe kurdoqoftė qė ndonjė person ngrihej nė xhami pėr tė kėrkuar ndihmė nga njerėzit, xhaxhai im i jepte diēka". [Sifat es-Sefueh 3/376]
Ibn Sema'eh ka thėnė:"Pėr katėrdhjetė vjet tekbirin e parė [nė namaz] e kam humbur vetėm kur mė vdiq nėna". [es-Sijer 10/646]
"Nėse e njihni njė njeri tė painteresuar ndaj tekbirit tė parė, lani duart prej tij". [es-Sijer 5/56, Sifat es-Sefueh 3/88]
Mejmun bin Mehren erdhi vonė nė xhami dhe kur iu tha se tashmė kishin pėrfunduar namazin, ai tha:"Tė gjithė i pėrkasim Allahut dhe Atij do t'i kthehemi!" Unė mė shumė parapėlqej namazin me xhemat sesa tė jem guvernator i Irakut". [Mukeshefet el-Kulub, f.364]
Junus bin Abdullah ka thėnė:"Ē'ėshtė me mua? Kur e humbi pulėn brengosem, por kur e humbi namazin me xhemat, kjo nuk mė brengos". [Hiljet el-Eulija, 3/19]
Ndėrsa po rrinte nė podium, Umeri tha:"Njeriu mund tė ketė flokė tė bardha [dmth tė moshohet si musliman], megjithėkėtė ai s'ka kryer madje as njė namaz pėr Allahun e lartėsuar!" Ai qe pyetur:"Pėrse?" Ai tha:"Ngaqė ai nuk e fal atė duke qenė i nėnshtruar, serioz dhe nuk i kushton vėmendje Allahut me zemėr". [el-Ihja 10/202]
Hammad bin Selemeh ka thėnė:"Kurrė s'jam ngritur pėr namaz pa e imagjinuar Xhehenemin pėrpara syve tė mi". [Tedhkiret el-Hufadh 1/219]
Muadh ibn Xhebel kėshilloi tė birin e tij:"Biri im! Fale namazin sikur ai qė ėshtė gati tė shkojė dhe imagjino qė mund tė mos falesh prapė. Ta dish se besimtari vdesė mes dy veprave tė mira: atė qė e ka bėrė dhe atė qė e ka patur ndėr mend ta bėjė". [Sifat es-Sefueh 1/496]
Bekr el-Muzeni ka thėnė:"Nėse do qė tė kesh dobi nga namazi yt, thuaj vetes:"Unė mund tė mos kem rast pėr tė falur tjetėr namaz". [Xhami el-Ulum uel Hikem, f.466.]
Shubrumeh ka thėnė:"Ne shoqėruam Kerz el-Harithin nė njė udhėtim. Sa herė qė donte tė ngrente njė kamp nė ndonjė rajon, ai kėqyrte dhe kur gjente njė pjesė tė mirė tė tokės qė e pėlqente, ai shkonte aty dhe falej derisa vinte koha pėr t'u larguar". [Sifat es-Sefueh 3/120]
el-Kasim bin Muhamed ka thėnė:"Sa herė qė dilja nė mėngjes, e vizitoja A'ishen, radiallahu anhu, [tezen e tij dhe gruan e pejgamberit, salallahu alejhi ue selam] dhe e pėrshėndetja. Njė ditė prej ditėsh, e gjeta atė duke falur namazin e duhasė [paradites], duke e lexuar ajetin nė vijim vazhdimisht, duke qarė dhe duke iu lutur Allahut:"Kėshtu Allahu ka qenė i mėshirshėm ndaj nesh dhe na ka shpėtuar nga tortura e Zjarrit". [52:27] Qėndrova aty derisa u mėrzita dhe u largova e shkova nė pazar pėr tė bėrė diēka, dhe i thashė vetes se kur do ta bėj atė ēfarė duhet tė bėj, do tė kthehem [te A'isha, radiallahu anha]. Kur e pėrfundova dhe u ktheva, e gjeta atė duke qėndruar ende nė namaz, duke e recituar tė njėjtin ajet, duke qarė dhe duke e lutur Allahun". [el-Ihja 4/436]
Mejmun bin Hejjen ka thėnė:"Kurrė se kam parė Muslim bin Jeserin tė kthente kokėn ndėrsa falej, qoftė kur ishte namazi i shkurtėr apo i gjatė. Njė herė e njė kohė u rrėzua njė pjesė e xhamisė dhe zhurma i frikėsoi shumė njerėz qė ishin nė pazar. Ndėrsa ai ishte nė xhami, nuk u frikėsua dhe madje as nuk e ktheu kokėn dhe vazhdoi tė falej". [ez-Zuhd tė Imam Ahmed, f.359]
Unė e shoqėrova Ata bin Rebahun pėr tetėmbėdhjetė vjet. Kur u moshua dhe u dobėsua, ai qėndronte nė namaz dhe lexonte afro dyqind ajete nga sureja Bekare ndėrsa qėndronte me aso vendosmėrie, saqė asnjė pjesė e tij nuk lėvizte." [es-Sijar 5/87, Sifat es-Sefueh 2/213]
Ebu Bekr bin Eijesh ka thėnė:"Po ta kishit parė Habib bin Ebu thabitin nė sexhde, do tė kishit menduar se ka vdekur pėr shkak tė sexhdes sė gjatė tė tij". [es-Sijer 5/291]
Ali bin el-Fudejl ka thėnė:"Pashė eth-Theurin tė binte nė sexhde ndėrsa falej, dhe unė bėra tauaf rreth Shtėpisė shtatė herė para se ai ta ngrente kokėn nga sexhdeja". [es-Sijer 7/277]
Uthman bin Ebi Dehresh ka thėnė:"Kurrė s'kam falur namaz pa e lutur Allahu mė pas qė t'mė falte pėr tė metat nė mėnyrėn e faljes". [Tarikhu Bagdad 13/207]
Mu'auije bin Murreh:"Unė jetova gjatė kohės sė shtatėdhjetė shoqėruesve tė Muhamedit, salallahu alejhi ue selam, dhe po tė kishin qenė gjallė ata sot, s'do ta njihnin asnjė nga veprimet e juaja pėrveē ezanit!" [Hiljet el-Eulija 2/299]
Pėr mė shumė, Mejmun bin Mehren ka thėnė:"Po tė ngjallej ndonjė nga Selefėt midis jush sot, ai do tė njihte vetėm Kiblen e juaj".
Kur Hatim el-Esem qe pyetur pėr namazin e tij, ai tha:"Kur afrohet koha pėr namaz, unė marr abdes tė pėrkryer dhe shkoj aty ku kam pėr t'u falur dhe ulem derisa tė bėhem plotėsisht i vetėdijshėm pėr atė ēfarė do tė bėj; pastaj ngrihem dhe falem, duke imagjinuar Ka'ben pėrpara syve tė mi, parajsėn nė tė djathtė, Zjarrin nė tė majtė dhe engjėllin e vdekjes pas meje; imagjinoj se ky ėshtė namazi im i fundit qė do ta fali, ngrihem me shpresė [nė Allahun dhe parajsėn e Tij] dhe me frikė [nga dėnimi i Allahut] dhe e them tekbirin ndėrsa jam plotėsisht i vėmendshėm; lexoj Ku'ranin qetėsisht, bie nė sexhde i pėrulur dhe ulem nė kėmbėn time tė majtė, me shputėn time tė shtrirė nė tokė dhe shputėn e djathtė tė ngritur; gjithė kėtė ndėrsa falem me sinqeritet. Pas kėsaj, nuk di [nuk ndihem i sigurt] nėse ky namaz ėshtė pranuar nga unė!" [el-Ihja 1/179]
Njė nga Selefėt ka thėnė:"O biri i Ademit! Ti ke nevojė pėr pjesėn tėndė nė kėtė jetė, por pėr pjesėn tėnde nė jetėn e pėrtejmė ke edhe mė shumė nevojė. Nėse kujdesesh pėr pjesėn tėnde nė kėtė jetė, do ta humbasėsh pjesėn tėnde nė jetėn e pėrtejme dhe po ashtu do ta humbasėsh pjesėn tėnde nė kėtė jetė; nėse kujdesesh pėr pjesėn tėnde nė jetėn e pėrtejme, ti po ashtu do ta fitosh pjesėn tėnde tė plotė nė kėtė jetė pa mundim". [Fada'il edh Dhikr tė Ibn el-Xheuzi, f.19]
Talk bin Habib ka thėnė:"Tė drejtat e Allahut janė mė tė mėdha se mundėsia dhe aftėsia e robit pėr t'i pėrmbushur ato. Ndaj, mbėrrije mėngjesin nė gjendje pendimi dhe mbėrrije natėn nė gjendje pendimi".
Krijoni Kontakt