Ne "korrieri" Vetoni thote:
------------
Eskperimenti i katert i bashkimit mes Serbise dhe Malit te Zi, pa emrin Jugosllavi
Nga Veton Surroi
1.Pothuajse nje shekull pas aneksimit te Malit te Zi nga Serbia, keto dy shtete nenshkruajne edhe nje akt kushtetues te perbashket. Keso here, per dallim prej tre hereve te tjera, emri Jugosllavi nuk permendet. Pas 13 vjetesh te vdekjes se Jugosllavise, politikanet e ketyre dy shteteve me ne fund tejkaluan sindromin e te amputuarit, pra ndjenjen qe e ka njeriu te cilit i jane prere gjymtyret se po i kerruhet kemba a dora.
Dhe, ky nuk eshte i vetmi rezultat i ritualit makaber ne Beograd me te cilin varrosej trupi i vdekur mbi dhjete vjet me pare. Ai tjetri imediat eshte se per dallim prej shtetit per nje perdorim, sikur faculetat e letres, qe u formua dhjete vjet me pare, nga Milosheviqi e i quajtur serish Jugosllavi, politikanet e Beogradit dhe Podgorices keso here nenshkruan karten kushtetuese te dickaje qe nuk mund te quhet shtet. Me kete u definua e kaluara: nuk ka me Jugosllavi te Kralit, Titos e Milosheviqit. Por, nuk u definua saktesisht e ardhmja: do jene dy shtete te cilat do te paraqiten bashkerisht para shteteve te tjera, me mundesi qe pas te vjetesh te vendosin per nje rruge vetjake, ne baze te percaktimit me referendum. Per me teper, me aktin e nenshkrimit te Kartes kushtetuese (ose me saktesisht, atehere ku te kaloje votat ne parlamentet e shteteve anetare) ne fakt u vulosen edhe dy sisteme politike e ekonomike qe nuk jane automatikisht te nderlidhura e as te nderlidhshme. Mali i Zi do te vazhdoje te paguaje me euro, Serbia me dinare; doganat do te jene nen kontroll te shteteve e pa marreveshje paraprake per union doganor dhe institucione te perbashketa ne kete sfere; ushtaret e oficeret malazez do te sherbejne ne shtetin e tyre pos nese e deshirojne te kunderten; Parlamenti i bashkesise se re sipas gjendjes se tanishme do te kete po aq kompetenca sa edhe dega e ndonje partie politike ne province para dhjete vjetesh- pra te protestoje ashper...
2.
Pse atehere gjithe kjo zhurme mediale rreth Kartes kushtetuese? Per shkak te disa interesave marketingu dhe disa kthesave konceptuale.
Nga aspekti i marketingut, Bashkimi Evropian, si kumbare i bashkesise se re Serbi-Mal te Zi mund te pretendoje se e ka penguar procesin e cintegrimit te metejme te Jugosllavise, duke e ruajtur nje lloj bashkesie shteterore, ne vend te nje lufte mes republikash, sic ishte bere zakon gjate dhjetevjeteshit te kaluar. Te njejten gje mund ta thote edhe Koshtunica, si kryetar i mundshem i ardhshem i Serbise. Nga aspekti konceptual, qe te gjithe mund poashtu te pranojne se kane blere tre vjet qeverisjeje te padefinuar meqe nuk kane ndonje zgjidhje me te mire. Mali i Zi nuk kishte shumice kritike per pavaresi, Serbia jo se jo, ndersa pavaresimi i Malit te Zi, mendohej ne Bruksel dhe ne shume kryeqytete te botes, do te mund te shpejtonte ambicjet e kosovareve per pavaresi ndonese nuk kane treguar asnje rezultat te rendesishem ne vetqeverisje.
Kosova, ne fakt eshte vendi ku bashkedyzohen marketingu dhe koncepti. Karta e re kushtetuese le ne forme simbolike (por juridike) Kosoven nen pushtet te Beogradit ndersa de facto per shume njerez ne Bashkim Evropian, modeli i ngjizjes artificiale te Serbise dhe Malit te Zi do te mund te sherbente qe neser ky propozim t'i behej edhe Kosoves. Ne fakt, keto zera do te shtohen gjate vitit te ardhshem, ne vecanti kur behet fjale per marredheniet e Bashkesise se re serbo-malazeze me Bashkimin Evropian.
3.
Per sa i perket Kosoves dhe vullnetit te qytetareve te saj, cilado forme e bashkejeteses se zgjedhin serbet e malazezet nuk mund t'i imponohet. Per me teper, shekulli I kaluar ka treguar se eksperimentet ne krijimin e shtetit te nderlikuar e qe nuk respektojne interesin e atij qe e nderton , perfundojne si eksperimente te deshtuara. Madje edhe ne rastin paraprak te Jugosllavise se Milosheviqit te cilet e ndertuan dy popuj te nje barku, serbet e malazezet. Nuk ka arsye te besohet e kunderta edhe keso here.
Andaj, karta e dakorduar kushtetuese ne Beograd eshte e barazvlefshme me tre vjet te blera kohe, pas te cilave te gjithe ne do te jemi me te mencur. Edhe BE-ja, edhe Serbia e Mali i Zi. Por, edhe ne kosovaret, te cilet do te percjellim me vemendje dy perpjekjet kyce te faktoreve qe inauguruan kete karte: Si te binden dy shtetet se kjo bashkesi funksionon dhe si te binden kosovaret se kjo bashkesi po funksionon e se duhet te kycen ne te.
4.
"Nomen est omen",- thone latinet e vjeter. Emri mban fatin, do te ishte ne perkthim te lire. Para dhjete vjetesh kur u formua Jugosllavia e Milosheviqit, prej Serbise e Malit te Zi, shkrova se shteti i ri do te duhej quhej Serbia e Zeze. Tashme me duket se ia gjeten tamam emrin ketij shteti pretendent: Serbia e Mali i Zi. Pas nje kohe, per nga natyra, goja e njeriut i shkurton keto nderlikime, dhe do te kerkoje ta quaje, o Serbi o Mal i Zi.
Krijoni Kontakt