Close
Duke shfaqur rezultatin -19 deri 0 prej 3

Tema: Prend Ukaj

  1. #1

    Prend Ukaj

    Shkeputur nga vellimi “Rektima mėkatesh

    Jetoj me orėt

    Jetoj me orėt,
    Tė vjedhura
    Nė xhepat e dit’ve

    T’pamirat i pėrtyp
    Dhe i shtėrzej
    N’ēdo jashtėqitje.

    Te ky skajmal
    Si nė mitet
    Vras dhe fal…


    Femra ime

    Femra ime e erosit
    E hirshme, e dlirė
    Si Ajkuna e eposit


    ***

    Nė nje degė druri t’pyllit tim
    E lė vjerrė njė eshtėr
    Qė ma kallėzon rrugėn nesėr.


    ***
    N’i varr prehen, atje nė mal
    Eshtrat e ėndrrave tė mia -
    Kufomė e ngrirė nė mėkat


    As po di…

    As po di, ku humbova, as ku gabova, pėr dreq
    As po di, pse bėra mirė, as pse gjeta keq

    As po di, pse e gdhenda emrin n’ata gurė
    As po di, pse shlyer ma kanė dikund

    As po di, pse po vij, as pse po shkoj
    As po mė ndalė, as po mė lėshon…

    Ah, n’i muzg, n’i muzg t’murmė
    Te ky dhé kam me pasė prehė

    Herėdovonė, herėdovonė.



    Nata – Tash e pafundme

    Nata, tash e pafundme
    Zhduket nė humbellėn e mosgjėsė…

    N’hjekė, prej zorit
    Frymė marr thellė
    Deri nė fund t’zgorit

    Nė varrterr
    Dy sytė mė mbetėn ēelė…
    Mos shkruaj gjė kur je me nerva, sepse, ndėrsa plaga e gjuhės ėshtė mė e keqe se e shpatės, mendo ē’ka mund tė jetė ajo e pendės

  2. #2
    Nė pritje tė njė hingėllime..

    Kalorėsi me kalė, egėrshan
    Iku nga ditėjeta ime
    S’e di kah mė hupi, ku m’u fsheh?

    U rashė an’ pėr anė, gjithkah dromeve
    Ndėr imėshta, suka e mrize
    Askund s’e gjeta, pėr besė

    Rreshpeve, kėmbėt ndėrgjakė, prapė
    Vrik, sulem mbas kalorėsit idhnak,

    Nė pritje tė njė hingėllime…


    Nė troje tė shkimbur gjėmash

    Ndėshkuar ma paskan rracėn dhe sharė,
    Mallkuar dhe namė, pa shkak, pa faj.

    Nė troje tė shkimbur gjėmash,
    Nė beteja t’humbura, pa lavd.

    Prej vitesh,
    Jetuar kam i ndėrkallur
    N’psherėtimėn e njė emri,
    Qė digjet
    Ndėr shkarpa zjarri…

    Sak, me emblemėn e kumtit
    Tė ringjallur.


    Prorė nė ėndrrat

    Prorė e prorė n’ėndrrat
    Njė ėngjėll mė ulet

    Djalli, doemos
    E nguc, e nguc…

    Dhe ėngjėllin, dhe t’paudhin
    T’i pranoj me duhet

    Koh’ e dhelprės ėshtė –
    Mė tha dikush
    Mos shkruaj gjė kur je me nerva, sepse, ndėrsa plaga e gjuhės ėshtė mė e keqe se e shpatės, mendo ē’ka mund tė jetė ajo e pendės

  3. #3
    Perjashtuar
    Anėtarėsuar
    17-01-2007
    Postime
    139
    yes yes and yes

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund tė hapni tema tė reja.
  • Ju nuk mund tė postoni nė tema.
  • Ju nuk mund tė bashkėngjitni skedarė.
  • Ju nuk mund tė ndryshoni postimet tuaja.
  •