Close
Faqja 3 prej 13 FillimFillim 12345 ... FunditFundit
Duke shfaqur rezultatin 21 deri 30 prej 122

Tema: Eva Sotiri

  1. #21
    Letersia Maska e feneri
    Anėtarėsuar
    05-12-2007
    Vendndodhja
    Nė Kėrēovė
    Postime
    359
    Zoti, Unė dhe Ti…


    Sa larg! Ndoshta gjithmonė mes nesh ka qene kjo largėsi
    dhe ndoshta fare kot na dehu ideja e marrė
    se ishim prane te dy.

    Jam larg! Nė ndjenja e mendime as unė nuk di se ku.
    Ndoshta dhe fare pranė kur ty tė kam qėndruar
    s’kam qenė aspak kėtu.

    E ku ėshtė pikėthyerja? Nė cilat labirinte ngeci ndonjė vėshtrim?
    Mes gjithe fjaleve te embla, mes tingujsh, peshperitjesh
    Nje thirrje a takim?

    I lashti ligj i botės ėshtė kthyer mbrapsht rrėmbimthi.
    Vetė Zoti sofrėn shtron…
    Dhe ne si dy tė mjerė i shesim tangėrllik
    Si Papė apo Cambronne.

    Dhe s’kemi frikė fare, por rrahim krenarė krahėt
    Prej parafine bėrė.
    E Zoti buzėqesh kur na sheh majė kalit.
    S’le diellin tė na zėrė...

    Qė krahėt mos na shkrijnė dhe me ndriēim qiriri
    Mos biem pėrmbi dhe.
    Na lė tė ndjejmė dhe pak tė Bardhėn Dritė tė Qiellit,
    paēka se s’ėshtė pėr ne.

    Dhe prapė qėndrojmė larg, me mijra vite dritė,
    ndonėse kaq tė vetmuar
    e Zotit zemėrmadh i shesim tangėrllik,
    me zemrėn tonė tė shuar.
    Arbėri tė qofsha fal, tė kam nėnė e mė ke djalė !

  2. #22
    Letersia Maska e feneri
    Anėtarėsuar
    05-12-2007
    Vendndodhja
    Nė Kėrēovė
    Postime
    359
    Qyteti, mbrėmja, unė dhe ti.

    Tė bukur, tė lumtur, tė lodhur, tė zhveshur..,
    qyteti, mbrėmja, unė edhe ti.
    Aroma e pėrzierė e flokėve,
    ngjyra e syve tė tu, reflektuar nė sytė e mi.

    E kujt ėshtė kjo zemėr qė kaq shumė rreh
    mė fort se frymėmarrja dhe zėrat tanė?
    Ėshtė e jotja, e qytetit a e mbrėmjes,
    apo ndoshta e imja me tingull kėmbane?

    Nuk e di ende ku mbrėmja mbaron
    dhe ku fillon qyteti me zemrėn e tij.
    Nuk dalloj nė jam unė kur mė pėrqafon.
    a je ti qė pushon brenda syve tė mi…
    Arbėri tė qofsha fal, tė kam nėnė e mė ke djalė !

  3. #23
    Letersia Maska e feneri
    Anėtarėsuar
    05-12-2007
    Vendndodhja
    Nė Kėrēovė
    Postime
    359
    ( Poezi per heroin tim)


    1.Sytė e mi tė skuqur

    Sytė e mi janė skuqur,
    si arenat e pėrflakura nga gjaku i demave
    nė mbrėmjet e toreadorėve nė Spanjė...

    Sytė e mi janė tharė,
    si barku i njė gruaje
    tė paaftė tė gjenerojė akoma jetėn...

    Sytė e mi,
    qė kanė derdhur tė gjithė lotėt e botės,
    mbushur me trishtimin e gjithė popujve.

    Pėr tė derdhur tė gjithė kėta lot,
    kėrkuan borxh fijet e argjendta, me tė cilat janė varur yjet
    nė qiellin e trishtuar tė 9 tetorit.

    Pėrreth meje shumė sy tė tjerė,
    tė mbetur jetimė nga imazhi yt, si njė Krisht i ri,
    imazh i bukur, si ai i njė ėngjėlli...

    Sy tė mbetur jetimė,
    si fėmijėt e njė nėne tė vdekur nė moshė tė re,
    ende nė kėrkim tė dashurisė qė ndriēon jetėn...

    Sytė e mi tė inatosur dhe prerės si thika
    ndaj atyre qė tė bėjnė keq, duke tė kėrkuar..
    Duke tė kėrkuar ... nė tė gjitha jetėt...

    _________________________________
    Arbėri tė qofsha fal, tė kam nėnė e mė ke djalė !

  4. #24
    Letersia Maska e feneri
    Anėtarėsuar
    05-12-2007
    Vendndodhja
    Nė Kėrēovė
    Postime
    359
    2. Deshėn..

    Ra, por asgjė pėrfundimtare s’mund tė jetė
    (ndjehen hapat e kthimit, qė andej nga shkoi).
    Ai ėshtė i lartė, i pėrjetshėm, i mermertė,
    edhe pse vdekja e egėr deshi ta errėsojė.

    Ai ishte larg ndėrsa e lidhnin atje
    dhe kur e lidhnin larg ai vinte kėtu.
    Ndėrsa e murosnin bėhej ujė, rridhte tek ne.
    Kur e varrosnin, ringrihej, luftonte pėr ju.

    Emrin, mbiemrin t’ia zhduknin kėrkuan,
    por emėr pagėzimi, nė zemrat e gjithė botės u bė.
    Tė plagosur, tė munduar, tė ēarmatosur e pushkatuan,
    kujtuan se fituan, por gjithė bota u ngrit pėr tė.

    Deshėn tė ishte vetėm, nga tė gjithė i harruar,
    por ai ringjallet nė ēdo brez, tek tė gjithė ne.
    E besuan tė pėrhumbur, por ai me armė nė duar
    na jep shpresė, na jep forcė, pėr njė pranverė tė re.
    Arbėri tė qofsha fal, tė kam nėnė e mė ke djalė !

  5. #25
    Letersia Maska e feneri
    Anėtarėsuar
    05-12-2007
    Vendndodhja
    Nė Kėrēovė
    Postime
    359
    3. Fjalėt e fundit tė tij



    Fjalėt e tua mė kumbojnė si jehonė:

    “…Nuk mė bėhet vonė qė po vdes,

    Armėt e mia do tė vazhdojnė tė qėllojnė…..”

    Ndjej njė brengė nė zemėr,

    qė kohėn nuk mund ta kthej dot pas.
    Por fjalėt e tua janė vetė forca:

    “…..E di qė keni ardhur pėr tė mė vrarė..

    Qėlloni frikacakė,

    Ju po vrisni vetėm njė burrė.”
    Arbėri tė qofsha fal, tė kam nėnė e mė ke djalė !

  6. #26
    Letersia Maska e feneri
    Anėtarėsuar
    05-12-2007
    Vendndodhja
    Nė Kėrēovė
    Postime
    359
    Mėshira

    Nė njė moment tė vetėm
    ishe i gatshėm tė shkatėrroje njė jetė njeriu.
    Ti person indiferent, zemėrzi, meskin, i pabesė.

    Ēdo ditė pėshtyve nė fytyrė jetėn,
    duke shkatėrruar atė tė tjerėve,
    pa mėshirė.

    Nė fakt nuk pate mėshirė pėr veten tėnde,
    me kėtė qė i shkaktove…
    Ēdo ditė!

    Jeta jote tani ėshtė njė zgavėr e mjerė…
    Falėnderoj Zotin, qė ti nuk e njeh,
    atė qė mė bėn tė aftė tė provoj mėshirė
    pėr ata qė janė si ti.
    Arbėri tė qofsha fal, tė kam nėnė e mė ke djalė !

  7. #27
    Letersia Maska e feneri
    Anėtarėsuar
    05-12-2007
    Vendndodhja
    Nė Kėrēovė
    Postime
    359
    HERONJT E V I G U T








    Kushtuar Pese Heronjve te Vigut - Ahmet Haxhia, Ndoc Mazi, Ndoc Deda, Naim Gjylbegu dhe Hydajet Lezha. I vranė pėrsėri pas gjashtė dekadash Dhe ishin pėrsėri njėzetė vjeēarė, Nė gjoks edhe nė ball...



    I vranė pėrsėri pas gjashtė dekadash
    Dhe ishin pėrsėri njėzetė vjeēarė,
    Nė gjoks edhe nė ballė gjurmė plagėsh
    Nė shpirtin tonė gjaku i tyre i patharė.

    Skėrmisin dhėmbėt bijtė e etėrve gjakpirės
    Dhe duket se me bronzin po luftojnė
    Nė gjashtėdhjetė vjet gjaku i tyre mbjell tė mirėn
    Edhe pse sot nga piedestali duan ti rrėzojnė.

    Nuk janė statujat e heronjve bronz e hekur,
    Nuk janė beton dhe as mermer - ti zhdukni ju!
    Me nder janė gdhendur, snjeh lavdia fjalėn vdekur
    Nėpėr miliona zemra shqipesh janė kėtu.

    Nėse ju shkulni njė shtatore nuk humb Shkodra
    Dhe kur nga kreu i parlamentit nxirrni thonjtė.
    Nuk humbet gjaku se kanė plot vėllezėr, motra,
    Nė gjithė Shqipėrinė kanė statujėn 5 heronjtė.

    Fjalėt e tyre: Po na shitojnė plumbat armike,
    Po jetėn do ta falim si me le!
    Vdekje fashizmit pėrsėri na brohoritėn -
    Gjithė plumbat kundėr tyre ranė mbi ne

    Toka shqiptare, qielli, prapė i pėrshėndeti
    Si ate ditė kur pėr tė fundit herė Diellin panė
    Nė zemrat tona me gjak gdhendėn amanetin
    Nė Vig i vrane dikur, por sot pranė nesh i vranė



    http://www.youtube.com/watch?v=3H8q7...e=channel_page
    Arbėri tė qofsha fal, tė kam nėnė e mė ke djalė !

  8. #28
    Letersia Maska e feneri
    Anėtarėsuar
    05-12-2007
    Vendndodhja
    Nė Kėrēovė
    Postime
    359
    Dashuria dhe urrejtja



    Dashurine e adhuroj dhe e dua,

    Ata qe dashurohen, gjithashtu…

    Dashurine – se eshte Zemra e Zotit mbi mua,

    Te dashuruarit – se zhdukin mekatet tek ju.



    Dua fjalet e embla dhe shtigjet e dashurise,

    Por dhe ankthet a dhimbjet qe ajo kalon.

    Lotet, pendimet, rrugen drejt lumturise

    Drite e paperenduar e Parajses qe s’mbaron.



    Urrejtjen e urrej dhe e perbuz.

    Ata qe urrejne te jene sa me larg nga ne.

    E urrej se eshte nate e zeze dhe dite me muzg

    Se djalli eshte fshehur pas qiellit te saj plot re.



    Zonje e genjeshtres, perandore e ligesise

    Droge dhe dhimbje qe pafund vret.

    Humnere qe gerryen shpirtin, ne dhimbje braktis.

    Pafundesisht mbyt jeten ne helmin e vet.
    Arbėri tė qofsha fal, tė kam nėnė e mė ke djalė !

  9. #29
    i/e regjistruar Maska e Luna01
    Anėtarėsuar
    18-02-2009
    Postime
    124
    Baticė…


    Nata nė rrezet e para tė dritės po tretet dhe shkon,
    Lind dita e re plot tinguj, me prekjen e Diellit mė zgjon.

    Fantazmat veniten, tė trembura struken, heshtin diku.
    Gjithė shpresat, projektet, vendimet sėrish arrijnė kėtu.

    Sė bashku me natėn mendimet e trishta kalojnė nė asgjė,
    Udhėkryqe pėr zgjidhje plot ethe, sikur nuk presin dot mė.

    Vrapon si e ēmendur gjithė jeta me ritėm, nė pafundėsi
    Njė ditė qė po ikėn, vrapon dhe nuk kthehet tek unė pėrsėri.

    Po ti Zemra ime… ku je sot, ku je? Nuk mundem tė shoh…!
    Je larg edhe afėr, je imi, tė dua dhe zemrėn ma ngroh.

    E lire - robėruar, gėzimin kėrkoj, trishtimin e prek,
    Brenda dhe jashtė jetės sime je Zoti dhe flaka qė djeg.

    Me fjalėt e ėmbla pa trup dhe pa shqisa, shikimet pa sy
    I ndjej ledhatimet edhe pėrkėdheljet, me mendjen tek ty.

    Me puthjet pa buzė, me prekjet pa duar, me ėndrrat pafund,
    Me mall edhe dhimbje, nė fatalitetin qe dot nuk na mund.

    Nė qiellin e bukur tė ditėve tona ėshtė ndezur stuhi,
    Me rrahjet e zemrės ke sjellė nė kėtė botė Vezuvin e Ri…

    Me lotėt e derdhur ke bėrė tė ndryshojnė baticat dallgė plot,
    Lavdia e yjeve me zjarrin e zemrės nuk matet mė dot…

  10. #30
    i/e regjistruar Maska e Luna01
    Anėtarėsuar
    18-02-2009
    Postime
    124
    Njė poezi dashurie


    Dua tė tė shkruaj njė poezi dashurie,
    qė tė mos jetė e rėndomtė…

    Por dashuria ka pėrjetėsisht tė njėjtat fjalė,
    ėmbėlsi tė pėrjetshme,
    zemėr tė pėrjetshme…

    Atėhere ē’duhet tė tė shkruaj mė tepėr
    Se sa… tė dua… dhe kaq…?
    Dhe tė dėgjoj heshtjen qė vjen mė pas?
    Heshtjen e njė pėrqafimi
    ndėrsa shtrėngojmė njėri-tjetrin,
    duke u pėrpjekur tė bėhemi sė brendshmi e sė jashtmi njė.
    Dhe ėshtė gjithshka.

    Dua tė tė shkruaj njė poezi dashurie,
    qė tė jetė e veēantė…

    Por dashuria ka tė njėjtėt sy,
    tė njėjtat buzė…,
    tė njėjtat premtime tė zjarrta
    e shikime tė ndezura..

    Atėhere ē’duhet tė tė them mė tepėr
    se sa… tė dua… dhe kaq…?
    Tė ēlirohemi nga ēdo mbrojtje dhe ēdo veshje
    dhe asgjė tė mos mendojmė?

    Jemi bashkė
    Dhe ėshtė gjithshka.

Faqja 3 prej 13 FillimFillim 12345 ... FunditFundit

Tema tė Ngjashme

  1. Sotir Peci
    Nga [Perla] nė forumin Elita kombėtare
    Pėrgjigje: 0
    Postimi i Fundit: 11-06-2009, 08:48
  2. Varfėria, rritet numri i femrave qė prostituojnė
    Nga [Perla] nė forumin Aktualitete shoqėrore
    Pėrgjigje: 41
    Postimi i Fundit: 22-03-2009, 10:05
  3. Dodona Pelazgjike Dhe Tomor’i Zotit Te Pelazgevet
    Nga Darius nė forumin Arkeologji/antropologji
    Pėrgjigje: 75
    Postimi i Fundit: 04-02-2009, 19:23
  4. Sa respektohen tė drejtat e fėmijėve?
    Nga Estella nė forumin Tema shoqėrore
    Pėrgjigje: 13
    Postimi i Fundit: 19-11-2002, 08:51
  5. Refimi i viktimave te prostitucionit
    Nga Beqari002 nė forumin Aktualitete shoqėrore
    Pėrgjigje: 20
    Postimi i Fundit: 15-11-2002, 08:47

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund tė hapni tema tė reja.
  • Ju nuk mund tė postoni nė tema.
  • Ju nuk mund tė bashkėngjitni skedarė.
  • Ju nuk mund tė ndryshoni postimet tuaja.
  •