Close
Faqja 2 prej 13 FillimFillim 123412 ... FunditFundit
Duke shfaqur rezultatin 11 deri 20 prej 122

Tema: Eva Sotiri

  1. #11
    Letersia Maska e feneri
    Anėtarėsuar
    05-12-2007
    Vendndodhja
    Nė Kėrēovė
    Postime
    359
    Gjyshes time


    Ishte seē na ishte nė njė kohė...!
    Kėshtu i nisje pėrrallat, gjyshja ime
    dhe unė me ėndje zhytesha nė to
    e rendja bashkė me ty nėpėr rrėfime.

    Ti mė tregoje, e ėmbla gjyshja ime,
    plot historira trimash atdhetarė…
    Me magjepsje me kenget dhe shkrimet…,
    pastaj pėr ēesmat qė pikonin ar…

    E mengadalė, plot pėrkėdheli,
    dorėn e plakur mė vije mbi kokė.
    Unė qeshja, siē qeshin fėmijėt
    dhe tė puthja nė tė bardhat flokė.

    Edhe sot, prapė fjalėn tėnde dua,
    ngrohtėsinė e zemrės, sytė e tu…
    Je nė shpirtin tim, gjithmonė me mua,
    megjithė boshin qė mbeti kėtu…
    Arbėri tė qofsha fal, tė kam nėnė e mė ke djalė !

  2. #12
    Letersia Maska e feneri
    Anėtarėsuar
    05-12-2007
    Vendndodhja
    Nė Kėrēovė
    Postime
    359
    Imazhi i nje heroi te rene per Atdhe…

    Keto vargje, heroi im, jane per ty,
    Per driten qe ke pasur dhe prape ta shoh ne sy.
    Per jeten tende, Diell dhe hapesire,
    Per vdekje tende qe keput zinxhire.

    Hyjnor, yll i pashuar dhe ze i drejtesise,
    Emri yt me pershendet nga krahet e perjetesise.
    As frika, as dhimbja jo, ty nuk te ndal,
    Imazhi yt eshte trumfi final.

    Fjala jote eshte kushtrim i pafund…
    Nuk ka me armik qe ty te te munde.
    Per ty jam krenare, por syte kam gjithe lot.
    Se bashku drejt fitores, askush s'na ndal dot…

    Hyjnor, i pavdekshem, drite e vendit tim,
    Shpirti yt me ndricon, tek prehet ne ameshim.
    Terri, padrejtesia, egersia me s’te ndal,
    Vepra jote eshe triumfi final.
    Arbėri tė qofsha fal, tė kam nėnė e mė ke djalė !

  3. #13
    Letersia Maska e feneri
    Anėtarėsuar
    05-12-2007
    Vendndodhja
    Nė Kėrēovė
    Postime
    359
    Babait tim

    Kujtimet janė veshur plot mjegull.
    Tashmė nuk i kujtoj dot tė gjitha
    Aq kthjellėt pėrherė.

    Dhe figura jote dhe zėri yt,
    Dhe aroma jote kanė hyrė nė njė botė zbehjeje,
    Siē zbeh era polenin e luleve nė pranverė.

    Ti vjen e nga ajo fotografi mė buzėqesh
    Ēdo herė qė tė shoh.
    Ti mė buzėqesh pėrsėri e pėrsėri.

    Duket sikur ti je mė i lumtur se unė,
    Sikur edhe qė andej shpirti yt kėrkon tė mė dėrgoje
    Lumturi.

    Ku ta ēoj gjithė kėtė dashuri qė na bashkon?
    Kėtė lidhje kaq tė fortė?
    Kėtė lidhje instiktive, tė pakėputur, ma thuaj!

    Lidhje tė pavdekshme!
    Unė nuk mund tė jetoj dot pa ty.
    Siē duket as ti, qė vjen kaq shpesh, pa mua.




    Horizont i njė prekshmėrie malli e dhembjeje!

    Janė tė rrallė krijuesit, aq ma tė rrallė kritikėt qė munden tė pėrkufizojnė dimensionin domethėnės tė shprehjeve poetike!

    Poetja Eva SOTIRI i ka ofruar faqes sė krijuesėve poezinė margaritarė dhe ėshtė e natyrėshme qė ajo i ka prekur ca lexues dhe bashkėpunėtor tė kėtij forumi , se, kanė vėnė ca fjali nė fund tė ripostimit tė poezisė.
    As unė, dhe ata qė pas meje, siē e bėnė edhe postuesit para meje , nuk do t'ia arrijmė qė t'ia shpjegojmė lexuesit domethėnien e plotė tė poezisė , e cila, sado e shkurtėr, ėshtė aq e pambarim nė shtjellim! Sepse, ėshtė e shkruar pėr mungesėn e figurės kryesore tė jetės, ashtu siē del figura e Babait !

    Por, Eva ėshtė shumė e arsyeshme ! Ajo ka shpaluar ndjenjėn e saj pasi , kanė ndryshuar gjendjet dhe disponimet, rrethanat dhe komunikimet e saj me jetėn, njerėzit ! Nė kėtė relacion, ajo ėshtė treguar e fortė, mbijetuese, dhe me njė shestim tė pėrhershėm ka vėnė portretizimin e babit nė vargje! Aty ka rritur dimensionet e njė vlere tė madhe siē ėshtė babai pėr fėmijėn! Por ndjenja e Evės, e nxitur nga pikėshikimi poetik, ka vėnė dioptrinė e pikėshikimeve aty ku zemra bėhet vullkan malli e dashurie, dhe tė mbulon me detin e pėrhershėm tė pavdeksisė sė babait, i cili, edhe nga kthetrat e ftohta te vdekjes, ka leshuar pikėshikimet qė tė shikojė krijesėn duke u pėrball pa tė nė jetė, qė pėr shpirtin e tij dhe nderin e tij tė arrijė lartėsitė e suksesit!

    "Duket se ti je mė i lumtur se unė
    Sikur edhe qė andej shpirti yt do tė me dergojė
    Lumturi...!"

    Kėto vargje qė lindin pas mungesės sė tij fizike, e kanė vėnė Poeten Eva nė dimensionin e njė meditimi qė sa ėshtė dhembje, po aq eshte edhe sfidim pėr atė qė ndjen se , Babai, akoma dikun qėndron, pėrballet dhe mbijeton t'i japė lumturi.

    Nė pėrmbyllje tė kėsaj nisme krijuese, Eva Sotiri, ka vėnė vulėn e njė pėrjetėsie ! Ja se si e rrumbullakson atė :

    "Lidhje tė pavdekshme
    Unė nuk mund tė jetoj dot pa ty !
    Siē duket as ti, qė vjen kaq shpesh, pa mua !

    Kjo sfidė e racionales meditative, ka shpaluar rrjedhat e njė linje tė domosdoshme! Ka shpaluar vvragėt, lotėt, dhembjen, vetminė e krijueses , dhe e pėrkrahur nga hija e dashur e babait, ajo ka hy nė shtigjet e krijimit, t'ia japė pavdeksinė babait, qė vdekja, vetėm fizikisht i ndau!
    Ndryshuar pėr herė tė fundit nga feneri : 04-02-2009 mė 19:49
    Arbėri tė qofsha fal, tė kam nėnė e mė ke djalė !

  4. #14
    Letersia Maska e feneri
    Anėtarėsuar
    05-12-2007
    Vendndodhja
    Nė Kėrēovė
    Postime
    359
    Nje kenge per ne te dy…

    Sa here qe jemi bashke ti me thua
    Se do me rrembesh gjithe ngrohtesine
    Dhe ta mbash me vete
    Per ta pasur dikur, nese i ftohti te rreshket neper shpine.

    Sa here qe te takoj ti me thua
    Se do rrembesh aromen e flokeve te mia
    Per ta mbajtur brenda teje
    Sa here qe te duhet te enderrosh…

    Sa here qe te shikoj ti me thua
    Se do ta marresh driten e syve te mi
    Dhe do ta ruash ne zemren tende
    Per te bere drite kur jeta te jete e erret..

    Kur te jemi bashke
    Une do rrembej gjithe rrahjet e zemres tende
    Dhe me to do te ndertoj krahet e nje fluture
    Qe te rrije me mua dhe te me tregoje per ty…

    Kur te jemi bashke
    Do te te dua dhe vetem do te te dua
    Dhe gjithe kjo dashuri do jete
    Me e bukur se gjithe endrrat e gjithe te dashuruarve.

    Kur te jemi bashke
    Nga cdo enderr do ēele nje lule
    Nga cdo lule, nje fole dashurie,
    Nga cdo fole, nje kenge per ne te dy…
    Arbėri tė qofsha fal, tė kam nėnė e mė ke djalė !

  5. #15
    Letersia Maska e feneri
    Anėtarėsuar
    05-12-2007
    Vendndodhja
    Nė Kėrēovė
    Postime
    359
    Kur nuk te takova…


    Une nuk isha, ndersa ti derdhje lot,
    Dhe lotet e qiellit binin mbi ty.
    Shpirti me thyhej, sa shume s’e them dot,
    Ne naten qe shtrihej ngadale mbi te dy.

    Mungova, isha atje ku nuk doja.
    Trishtuar, me duhej te recitoja gezim…
    Nuk shihja as yje, as henen kundroja,
    Teksa doja te rendja ku ish shpirtin tim.

    Me mire, ndoshta, qe me lot nuk te pashe,
    Me mire qe dhe ti me lot s’me pe mua.
    Ne enderr me dhimbte, me vriste, pa fjale
    Ajo largesi nga zemra qe dua.

    Ne diten qe erdhi, nje diell me shihte
    Trishtueshem, sikur te me thoshte me fal,
    Qe s’u be aq i nxehte, sa te tera t’i shkrinte
    Malet dhe rruget qe neve na ndane…
    Arbėri tė qofsha fal, tė kam nėnė e mė ke djalė !

  6. #16
    Letersia Maska e feneri
    Anėtarėsuar
    05-12-2007
    Vendndodhja
    Nė Kėrēovė
    Postime
    359
    Ndryshe

    Ndryshe, sot gjithshka eshte ndryshe..,
    Alternuar neper jeten drite e terr,
    Tjeter eshte shikimi edhe puthja.
    Tjeter, nje mendim qe rrugen merr.

    Ndryshe…! Ti ke hyre ne zemren time.
    Nuk e di se si, nga c’porte valle
    Dhe cdo mates, busull humb kuptimin,
    Si ta dija qe do ndjeja kaq shume mall!

    Ndryshe vjen mengjesi, perkedheles,
    Tingujt ndryshe rendin si ujvare...
    E gjithe jeta si cdo dite merr rrjedhen,
    Por … asgje nuk eshte si me pare…
    Arbėri tė qofsha fal, tė kam nėnė e mė ke djalė !

  7. #17
    Letersia Maska e feneri
    Anėtarėsuar
    05-12-2007
    Vendndodhja
    Nė Kėrēovė
    Postime
    359
    Cikli i tretė





    Dite pa shpirt
    Arbėri tė qofsha fal, tė kam nėnė e mė ke djalė !

  8. #18
    Letersia Maska e feneri
    Anėtarėsuar
    05-12-2007
    Vendndodhja
    Nė Kėrēovė
    Postime
    359
    Fjala


    Nė krahė tė pėrkund,
    tė vret,
    tė ngre prapė,

    njė fjalė e ngrohtė,
    e egėr
    a kallp.

    Njė fjalė hipokrite
    kthen qiellin nė gri,
    njė
    fjalė mjeshtėrore
    tė vesh me magji.

    Njė fjalė s’ėshtė gjithshka,
    shpesh s’tė mjafton,
    sa herė e vėrteta
    nė tė nuk qėndron.

    Por zemra
    e veshur me mjegull stuhish.
    pėr fjalėn e ėmbėl
    ka mall sigurisht.
    Arbėri tė qofsha fal, tė kam nėnė e mė ke djalė !

  9. #19
    Letersia Maska e feneri
    Anėtarėsuar
    05-12-2007
    Vendndodhja
    Nė Kėrēovė
    Postime
    359
    Fjalorėt


    Nuk di pse pyetja jote kaq dhimbshėm mė kumbon,
    nuk di pse nga ēdo kthesė ti rri dhe mė vėshtron…

    Dhe kur vrapoj shkujdesur, dhe kur jetėn ndjek pas,
    dhe kur boshin e heshtur pėrpiqem mos ta has…

    “A jam unė mikja jote?”- si erdhėm gjer kėtu?
    Ta dish thellė zemrės time janė gdhendur sytė e tu…

    “Mos jam pėr ty e huaj?” ē’tė them s’mė mbetet mė.
    Gjithshka rreth nesh mė duket e ngrysur dhe pa zė.

    Sa shumė vlen ti pėr mua s’e ditke pra, vėrtet??!!
    Atėhere gjithė fjalorėt duhen ndryshuar krejt
    Arbėri tė qofsha fal, tė kam nėnė e mė ke djalė !

  10. #20
    Letersia Maska e feneri
    Anėtarėsuar
    05-12-2007
    Vendndodhja
    Nė Kėrēovė
    Postime
    359
    Dite pa shpirt



    Digjen qiej prej letre

    Iluzione yjesish..

    Fragmente pafundesish.

    Deti i zi mbledh simbolet e lirise, madheshtise…

    Hije ēnjerezore infiltrojne deri ne kocke

    Si shpirtra te keqinj

    Pergjaken imazhe

    Ne kujtese dhe ne mendime

    Invazion kotesish…
    Arbėri tė qofsha fal, tė kam nėnė e mė ke djalė !

Faqja 2 prej 13 FillimFillim 123412 ... FunditFundit

Tema tė Ngjashme

  1. Sotir Peci
    Nga [Perla] nė forumin Elita kombėtare
    Pėrgjigje: 0
    Postimi i Fundit: 11-06-2009, 08:48
  2. Varfėria, rritet numri i femrave qė prostituojnė
    Nga [Perla] nė forumin Aktualitete shoqėrore
    Pėrgjigje: 41
    Postimi i Fundit: 22-03-2009, 10:05
  3. Dodona Pelazgjike Dhe Tomor’i Zotit Te Pelazgevet
    Nga Darius nė forumin Arkeologji/antropologji
    Pėrgjigje: 75
    Postimi i Fundit: 04-02-2009, 19:23
  4. Sa respektohen tė drejtat e fėmijėve?
    Nga Estella nė forumin Tema shoqėrore
    Pėrgjigje: 13
    Postimi i Fundit: 19-11-2002, 08:51
  5. Refimi i viktimave te prostitucionit
    Nga Beqari002 nė forumin Aktualitete shoqėrore
    Pėrgjigje: 20
    Postimi i Fundit: 15-11-2002, 08:47

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund tė hapni tema tė reja.
  • Ju nuk mund tė postoni nė tema.
  • Ju nuk mund tė bashkėngjitni skedarė.
  • Ju nuk mund tė ndryshoni postimet tuaja.
  •