Vapa në Tiranë
skicë
Korriku hyri me shira të rrëmbyeshëm dhe të gjithë menduan se atë vit do të kalonin një verë të lagët dhe të freskët,por kjo nuk zgjati shumë,pasi filloi një vapë e padurueshme afrikane.
Qyteti ngulçonte nga makinat që jshtëqitënin një lloj përzierje gazi dhe tymi që te merrte frymën.
Rrugëve kryesore çfaqeshin here pas here autobotët e bashkisë që spruconin pluhurin e rrugëve duke ngritur lart aromen e këpucëve,sandalleve dhe kapërtonave.Ajri ishte i nxehtë sa që nganjëherë dukesh sikur nuk kishte fare oksigjen.
Lana,lumi i vetëm në qendër të qytetit ,pothuajse ishte tharë,ajo rridhte nje letyrë e cila kundërmonte erë shurrë,mbeturina te shkumbëzuara shamposh dhe djerse,perzjerje sperme ,pështyme ,qurre dhe parfumi.
Dritaret qëndronin hapur për të nxjerë jashtë gogesimën e apartamenteve.Kjo ,e përzierë me erën e specave te fërguar,të turlive dhe groshëve,të kafeve turke dhe qumështit të djegur
Kondicionerë te palodhur, nxirnin ujin e kondsionuar nëpër bidona plastik, pik pik sikur të ishte duke u pjekur rakia.Qielli kishte vetëm një ngjyrë,atë të një dielli gjigand të bardhë në gri .Gjethet e pemëve si të hipnotizuara nuk lëviznin fare.Ato te dorëzuara tashmë,lëshoheshin me spirale ,të lehtësuara nga mungesa e klorofilit,duke mbushur lulishtet dhe trotuarët me një lloj ndryshku kërcitës.
Cdo gjë dukesh sikur valëvitesh,flamujt,rrugët,pallatet a thua se qyteti do të avullonte e do të ngrihesh lart në qiell.
Disa re te bardha mbi malin e Dajtit ,dukej qënuk kishin ndërmënd të dalonin,ato thjesht shtegëtonin si delet e urta te Zotit, që me siguri i dërgonte në vende ku binte vashdimisht shi.Kështu ndodhëte gjithmonë.....................
Gusht 27.8.2011
Krijoni Kontakt