Close
Faqja 9 prej 13 FillimFillim ... 7891011 ... FunditFundit
Duke shfaqur rezultatin 81 deri 90 prej 122

Tema: Eva Sotiri

  1. #81
    i/e regjistruar Maska e Luna01
    Anėtarėsuar
    18-02-2009
    Postime
    124
    Pritja


    Sa shumė padurim,
    moskuptim
    nė kaos idesh shoqėruar!
    Sa pikėpyetje pafund
    tek dikush qė shpreson
    nė njė pritje – zgjim…

    Edhe kur s’i ngjan
    Penelopės sė adhuruar,
    si ajo durimin lėkund,
    labirinteve tė kohės
    harruar…

    Kur njeriu shndėrrohet
    nė ėndėrr, nė ajėr, nė zė,
    pas njė pritjeje tė tillė,
    i natyrshėm
    s’mund tė jetė mė.

    Sepse njė ėndrre s’mundesh
    t’i dhurosh dashuri.
    Faji i askujt s’mund tė jetė
    kurrsesi…

    Ashtu si dikur
    nuk kthehet dot mė.
    Se mė tė afėrt bėhen
    plot yje nė qiell,
    pika shiu
    kur netėve zė,
    kėngė trumcakėsh
    nė ditėt pa diell.

    Kjo e gjata pritje
    labirint absurd,
    kotėsinė pėrkund.
    Nis nga Penelopa,
    stėrzgjatet pėrhumbshėm
    dhe ėshtė e pafund…

  2. #82
    i/e regjistruar Maska e Luna01
    Anėtarėsuar
    18-02-2009
    Postime
    124
    Frutat e urrejtjes


    Rriten fushave tė minuara,
    Zemėrim dhe hakmarrje mbuluar.
    Mbillen nė varre masive
    si ushqim makabėr
    Pėr dheun e zi blatuar.

    Varur nėpėr degė tė pemėve
    a me njė plumb nė kokė, si nė njė ēmenduri,
    pėrēudnuar karrigeve elektrike
    a me njė litar rreth qafės,
    pa u kėnduar as edhe njė elegji.

    Nuk janė tė ėmbla dhe tė lėngshme ato fruta,
    Por tė pėrgjakura deri nė babėzi.
    Nuk i pėrkasin botės sė bimėve
    Por asaj tė kafshėve
    deri nė shtazėri.

    Farat e tyre janė tė forta
    Si injoranca qė i prodhon.
    Kush ushqehet me to nuk sheh njerėz pėrreth
    Por vetėm armiq
    Tej e mbanė percepton.

    Kush i kultivon nuk pranon mė arsye
    Por vetėm dhunė gjithkund.
    Piqen nė njė stinė tė quajtur luftė,
    Stinė e urryer,
    qė vdekjen pėrkund.

    Pėrfundojnė ato fruta deri nė shtėpitė tona
    Nė njė servis tė njė propagande vulgare
    Dhe kujtohemi se i kemi para syve
    Kur ndodhemi befas
    nėn grackėn e tyre tinzare…

  3. #83
    i/e regjistruar Maska e Luna01
    Anėtarėsuar
    18-02-2009
    Postime
    124
    NE DITELINDJE


    Nė ditėlindjen e nėnės

    Gjthė lulet per ty,
    gjithė fjalėt e zemrės,
    Gjithė malli nė vargjet e mia,
    Pak jane e di …
    Nė ditėlindjen tėnde o Nėnė!
    Ti vetė je e gjithė poezia.


    Buzėqeshje e ėmbėl,
    Shqetėsim i pėrjetshėm,
    Larg teje gjatė s’mund tė rri
    Se mė mungon ajri,
    Nuk e kuptoj veten
    Sa herė pranė meje s’je ti.


    #########################


    Nė ditėlindjen e vėllait


    Dua tė tė dhuroj mė tė mirat
    E botės sonė tė trazuar:
    Sė pari miqėsi,
    Pastaj tė gjitha ato
    qė shpesh kanė munguar
    qetėsi, mirėsi, siguri…

    Dua tė tė dhuroj sinqeritetin
    Ashtu si ēdo ditė
    e gjej tek ti.
    Mendimin real dhe mbėshtetės,
    Kurajon dhe forcėn e jetės
    Pėr t’u pėrballur me rrebesh e stuhi.

    Dua tė tė dhuroj gjithshka,
    Gjithė mbarėsinė
    qė jeta njeriut i sjell.
    Tė them tė mbetesh i tillė
    Si deri tani
    Me menēurinė qė gjithmonė pėrcjell.


    #########################


    Nė ditėlindjen e tė dashurit

    Nuk di mė nėse ke ti ditėlindjen sot,
    Apo ėshtė dita kur unė kam lindur…
    Jemi njė dhe nuk di mė ku ėshtė dallimi
    pėr secilin nga ne tė dy…
    Konfuze po pres urimin tėnd, shpirti im,
    Nė vend qė tė tė uroj unė ty…!


    ##########################


    Nė ditėlindjen e njė heroi

    Unė e festoj ēdo vit ditėlindjen tėnde,
    Qė e vogėl e mbaj mend.
    Tani nga pasqyra s’mė sheh mė ajo vajza e vogėl
    Qė buzėqeshte me imazhin tend.

    Tani mė sheh njė 28 vjeēare,
    Kurse ti je pėrsėri tridhjetė e nėntė.
    Gjakun tėnd tė derdhur e nderon gjithė bota,
    Bėhet poezi, legjenda, kėngė…


    #########################


    Nė ditėlindjen e njė keqbėrėsi

    Nė njė ditė dhjetori mes resh zymtuar,
    Mes erės kuēedėr qė fryn e shfryn
    Edhe pse mė dukesh humbėtirave shkuar,
    Ditėlindja jote mendimeve hyn..

    Sikur tė mundja tė ribėja kalendarin
    Viti do kishte njė ditė mė pak…
    Ka ditė qė sjellin vėrtet acarin,
    Qė gėzimin shuajnė, pa njohur cak…

    Njė ditė dhjetori ka shkuar kot
    Se lindja jote bėn pjesė nė tė.
    Dhe pse ti, prej kohėsh, i fshirė nga bota
    Dhjetori si mė parė, nuk kthehet mė.


    #########################


    Ne ditėlindjen e njė gėnjeshtari

    Kur duhet tė tė uroj?
    E mban mend ditėlindjen e vėrtetė
    Apo dhe atė e ke humbur…?
    Duke gėnjyer pėrditė e mė shumė,
    Ndoshta ke filluar tė besosh
    Gėnjeshtrat e tua pa fund,
    Qė po tė marrin edhe ty si njė lumė.

  4. #84
    i/e regjistruar Maska e Luna01
    Anėtarėsuar
    18-02-2009
    Postime
    124
    Duke menduar pėr Ismail Kadarenė…


    Ėshtė mirė dhe keq tė jesh binjakėt
    Nė shenjat e zoodiakut.
    E ndarė pėrgjysėm rri mendoj
    Qėllimet, rend mbas shkakut….

    E ndarė pėrgjysėm sot pėr ty
    Tė ngre nė piedestal,
    Tė vė kurorė si Jul Ēezar,
    I lartė je si njė mal….

    Si njė binjake e pashėrueshme
    Nuk rri dot pa menduar:
    Pse labirinteve tė jetės
    Kaq shumė ke devijuar…!

    Nga njėra anė tė adhuroj
    Pėr madhėshtinė brilant,
    Nga ana tjetėr s’tė kuptoj
    Pse veten kudo mbart….?

    Mos ti vėrtet mendon dhe ndjen
    pėr veten tėnde shumė..?
    Mos mė lejo tė ndjej zhgėnjim
    Nė kohėn mbushur zhurmė.

    Ka shumė qė veten e harruan
    Dhimbjeve tė Shqipėrisė.
    Vėrtet pėr ta nuk ndjej dyzuar,
    I shoh mes madhėshtisė…

    Unė jam binjake e pandreqshme
    S’rri dot pa tė menduar.
    Diēka kėrkoj qė pas kėsaj
    Pėr ty mos ndjej dyzuar….

    Ndryshuar pėr herė tė fundit nga shigjeta : 16-12-2009 mė 21:43

  5. #85
    i/e regjistruar Maska e Luna01
    Anėtarėsuar
    18-02-2009
    Postime
    124
    Shpirti yt – vezullim

    - Avni Rustemit -


    Nėpėr vite vjen kushtrim pėrsėri
    Zemra jote e madhe, hapi yt, Avni.

    Pėr Atdheun tim – domosdoshmėri
    Shpirti yt flamur duhet pėrsėri.

    -------

    Vezulloi fort kur Atdheu pėrbaltej,
    Kur toka e shenjtė me tradhėti matej.

    Kur shitej, kur blihej si njė mall pa vlerė,
    Erdhi pėr t’i sjellė respekt edhe nder.

    Plumbi i tij dėrmoi veē Esat Toptanit
    Gjithė kob – mizorinė qė i thurej Vatanit.

    Bėri qė tradhėtia tė vdesė ēdo ditė
    Erdhi si njė ėngjėll, sjellė nga Perėnditė.

    I dha tjetėr emėr vendit tėnd, vendit tim,
    U bė dritė shprese, brezave kushtrim.

    Buzėqesh dhe sot, e loton bashkė me ne.
    Nėn krismat e tij zemra ndryshe rreh…

    Krah tė fortė i jep Shqipes pėr liri,
    E shfaros tradhėtinė madhėshti e tij.
    Ndryshuar pėr herė tė fundit nga shigjeta : 16-12-2009 mė 21:44

  6. #86
    Letersia Maska e feneri
    Anėtarėsuar
    05-12-2007
    Vendndodhja
    Nė Kėrēovė
    Postime
    359
    Cilin varg tė ndaj? Cilėn poezi ? Secila mė e realizuar ! Secila margaritar qė rrezaton risi!

    Uroj qė tė bėheni jehona me e kėndshme me vlerat qe do te sillni. Se keto qe lexova, padysim e kane ate nivel dhe gjithmonė shpėrndajnė kėnaqėsi!
    Arbėri tė qofsha fal, tė kam nėnė e mė ke djalė !

  7. #87
    i/e regjistruar Maska e nestorp
    Anėtarėsuar
    07-07-2009
    Vendndodhja
    Londer
    Postime
    514
    Pershendetje poete! Poezite tuaja po me pelqejne, sepse jane te bukura e vargjet rimojne.Si dashamires i poezise do kisha dashur te lexoja vargje me me shume figura letrare.Figurat e gjetura letrare te perdorura me mjeshteri e elegance e bejne pozezine teper te arrire.Per mua si admirues ''nazeli'' i poezise moderne, nuk eshte e rendesishme rima,por mesazhi qe ajo percjell nepermjet koloritit te pasur e te shumllojshem te figurave letrare. Kete kritike, jua beje per t'ju nxitur e inkurajuar,qe ne te ardhmen poezia juaj te shkelqeje.Pres qe ne te ardhmen te lexoje poezi me te arrira.Shtrydhe mushtin e muzes suaj,por lere vargun te dale lirshem!
    Respekte
    ]
    Ndryshuar pėr herė tė fundit nga nestorp : 16-12-2009 mė 11:29

  8. #88
    i/e regjistruar Maska e Luna01
    Anėtarėsuar
    18-02-2009
    Postime
    124
    Ju falenderoj feneri dhe nestorp. Respekt
    Ndryshuar pėr herė tė fundit nga shigjeta : 16-12-2009 mė 21:44

  9. #89
    i/e regjistruar Maska e Luna01
    Anėtarėsuar
    18-02-2009
    Postime
    124
    Atij qė, pėr Shqipėrinė, s’ju shua kurrė frymėzimi

    - Dritėro Agollit -


    Nuk tė shoh veē Marsit, mbi kuajt e erės
    Por nė ēdo stinė mbi njė keshtjellė lavdie – ti vetė,
    Se nuk i ike luftės, as dimrave therės.
    Pėr dhimbjen njerėzore ndeze luftė edhe me retė.

    Se shumė larg ja u ndale marshimin tė ligjve,
    Ata nuk i deshe as pėr nė varreza.
    Nuk deshe tė vinin pranė teje e pranė miqve,
    Pėr ty bora mbeti e bardhė dhe e zezė mbet’ e zeza!

    Mes fjalėve tė tua njoha akoma mė mirė
    Njerėz qė tė puthin, njerėz qė tė pėshtyjnė.
    Zhgėnjimin nga “miq” me zemėr tė nxirė,
    Qė me gjuhėn e tyre nuk flasin, por ndyjnė.

    Tė dua shumė se ti prapa s’u ktheve nga udha
    Edhe kur tė pritėn mundime tė tmerrshme.
    Nė sytė ėndėrrimtarė, nė ballin me rudha
    Dashuria pėr njerėzit t’u gdhend e pėrjetshme.

    E kapur pėr dore, jam me vargjet e tua
    Sofrėn e Historisė mė bėn ta rishoh tė vėrtetė,
    Tė ndjej nė krye tė saj veprat e tua,
    Shqipėrisė, plot halle, i risjellin jetė.

    Me dritė shpirti saluton burra qė tė plaken s’dinė
    Dhe frymėzimi jo nuk ju ėshtė shterrur kurrė…
    Por ti vetė vjen mes nesh me rininė, madhėshtinė
    Me frymėzimin qė sjell jetėn nė vargjet si gurrė.
    Ndryshuar pėr herė tė fundit nga shigjeta : 16-12-2009 mė 21:44

  10. #90
    i/e regjistruar Maska e nestorp
    Anėtarėsuar
    07-07-2009
    Vendndodhja
    Londer
    Postime
    514
    Mes fjalėve tė tua njoha akoma mė mirė
    Njerėz qė tė puthin, njerėz qė tė pėshtyjnė.
    Zhgėnjimin nga “miq” me zemėr tė nxirė,
    Qė me gjuhėn e tyre nuk flasin, por ndyjnė.

    Bravo! Driteroi i Devoll,Devoll do te mbetet nje figure e nderuar ne altarin e letrave shqipe.Vepra e tij i ka rezistuar kohrave,bile sot e kesaj dite eshte aktuale.
    Cdo shqiptar qe e njeh kete burr duhet t'i heqi kapelen atij kur t'i dale perpara.Une per vetew e kam bere,por ka qene nje moment kur ai ishte 'xurxull'' nga rakia,por mendjen e kish top.

    Poete mos e vur veten ne veshtiresi per te gjetur rimen.Poezia eshte e bukur edhe pa rime.Ajo di te trokase ne zemren e dashamiresve te saj edhe pa rime.Rima mendoj une ju pershtatet me shume kengeve,por edhe kenget , ne ato vende ku muzika eshte ne majat me te larta, kendohen bukur edhe pa rime. Mesazhi,mesazhi qe percjellin na bene qe jeta te na duket me e bukur dhe t'ju respektojme e t'ju duam ju njerzit e heshtur qe i perkushtoheni vendit bij te te cilit jeni.Me falni se mos e teperova!
    Ndryshuar pėr herė tė fundit nga shigjeta : 16-12-2009 mė 21:44

Faqja 9 prej 13 FillimFillim ... 7891011 ... FunditFundit

Tema tė Ngjashme

  1. Sotir Peci
    Nga [Perla] nė forumin Elita kombėtare
    Pėrgjigje: 0
    Postimi i Fundit: 11-06-2009, 08:48
  2. Varfėria, rritet numri i femrave qė prostituojnė
    Nga [Perla] nė forumin Aktualitete shoqėrore
    Pėrgjigje: 41
    Postimi i Fundit: 22-03-2009, 10:05
  3. Dodona Pelazgjike Dhe Tomor’i Zotit Te Pelazgevet
    Nga Darius nė forumin Arkeologji/antropologji
    Pėrgjigje: 75
    Postimi i Fundit: 04-02-2009, 19:23
  4. Sa respektohen tė drejtat e fėmijėve?
    Nga Estella nė forumin Tema shoqėrore
    Pėrgjigje: 13
    Postimi i Fundit: 19-11-2002, 08:51
  5. Refimi i viktimave te prostitucionit
    Nga Beqari002 nė forumin Aktualitete shoqėrore
    Pėrgjigje: 20
    Postimi i Fundit: 15-11-2002, 08:47

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund tė hapni tema tė reja.
  • Ju nuk mund tė postoni nė tema.
  • Ju nuk mund tė bashkėngjitni skedarė.
  • Ju nuk mund tė ndryshoni postimet tuaja.
  •